15 veçantitë e kombit tonë
Nga Reshat Nexhipi
Sqarim
Një fejton voluminoz, pothuajse, me të njëjtin titull, më është publikuar vite më parë, prandaj, për të mos u bërë i mërzitshëm për lexuesit që përcjellin shkrimet e mija, po evidentoj vetëm rezimenë e ati fejtoni, me qëllim që të pengoj plagiatorët, mos e shfrytëzojnë më, siç është vepruar gjer më tani, me disa pjesë të tij, pa cituar fare emrin tim. Ky veprim i shëmtuar është kryer, edhepse akoma jam gjallë dhe, mund të merret me mend, se çmund të ndodhë, më pas. Të filloj tani me temën, elaborimin e së cilës, do ta bëj sa më thjeshtë, për të më kuptuar çdo lexues, pa marrë parasysh nivelin e arësimimit të tij.
Veçantia e parë
Ska patur, ska, dhe, as do ketë ndonjëherë, që, nga gjiri i ndonjë populli, të dalë një femër, siç është Gonxhe Bojaxhiu, e njohur tani dhe përgjithmonë, si ,,Nënë e tërë botës,,. Se sa kjo zonjë e bekuar, na bën krenarë dhe të veçantë nga çdo popull tjetër, nuk duhet koment më vete.
Veçantia e dytë
Ska shembull që ndonjë shkencëtar i shquar, i një kombi, të ketë shkruar për kombin tjetër që është më i vjetër në botë, siç është rasti me akademikun francez Maurico Druon, i cili, këtë vlerësim, kaqë të lartë, e ka dhënë për ne shqiptarët, edhepse, me të, nuk na lidh asgjë, për të na i bërë qejfin. (Infoshqip.Com.12. 04. 2017).
Veçanti e tretë
Ska rast që historia e një vendi, të jetë afirmuar aqë tepër me ngjarje dhe figura të popullit tjetër, siç është rasti meGreqinë, historia e së cilës, në piedestalin më të lartë të historisë botrore, ka zënë vend me 12 perënditë dhe me herojt e Luftës së Trojës, si dhe me Lekën e Madh, edhepse i takojnë racës tonë, sidomos i fundit, por, edhe ato, para tij, gjë të cilën, veç tjerash, e dëshmojnë edhe disa emra të të tyre puro-shqiptare, siç është emri i Afroditës, që ska nevojë të sqarohet, ose emri Trojë që ka të bëjë sipas disave, me fjalën shqipe truall ose tru, sipas të tjerëve, por sidoqoftë është fjalë e gjuhës tonë.
Veçanti e katërt
Ska shembull, që, nga gjiri i një populli, siç janë shqiptarët, të kenë dalë 24 perandorë, 7 papë, dhe ,,Babaj,, i kombit (Gariballdi), që të kenë afirmuar ndonjë shtet tjetër, siç është rasti me Italinë, 16 princër të dinastisë Gjika, me Rumaninë, dinastia 300 vjeçare e Mehmnet pashë Kavallës, me Egjiptin etj.
Veçanti e pestë
Përveç Gariballdit, nga gjiri i kombit tonë, kanë dalë edhe tre ,,baballarë,, të tjerë: Vashingtoni i Amerikës, me nënë shqiptare, Napoleoni i Francës, me origjinë arbëreshe dhe Qemal Ataturku, të paktën nga njëri prind, shqiptar. Pra, në damarët e figurave numër një, në 4 shtete të rëndësishëm, 3 në Europë dhe 1 matanë okeanit, ka rrjedhur edhe gjak shqiptari, gjë që nuk është rast me ndonjë popull tjetër.
Veçanti e gjashtë
Ska shembull që, një popull, të ketë shpëtuar nga vdekja mijra hebrej dhe 20 mijë ushtarë italianë, siç është rasti me shqiptarët. Për hebrejt dihet, se është shkruar gjerë e gjatë, por jo edhe për 20 mijë ushtarët e Italisë, që gjindeshin në Shqipëri, të cilët, me urdhërin e Hitlerit, duhej të pushkatohen, si hakmarrje për kapitullimin e Italisë, në vjeshtën e v.1943. Populli shqiptar, ata, i shpëtoi njësoj si hebrejt, duke i fshehur nëpër shtëpitë e veta, ose në mënyra të ndryshme, edhepse, ata ushtarë, ishin okupatorë të Shqipërisë!.
Veçanti e shtatë
Rrallë ka, ose ska popull, që të ketë nxjerrë nga gjiri i tij femra të shquara, siç është rasti me Kleopatrën-mbretëreshë e famshme e Egjiptit, Teutën-mbretëreshë ilire, nga e cila u dridheshin këmbët perandorëve më të shquar të Romës,Parashqevë Qiriazin, e vetme femër në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919 dhe e cila fliste në disa gjuhë, me çka magjepsi të pranishmit, ose Elena Gjika, e cila në moshën 15 vjeçare, përktheu në gjermanisht,,Iljadën,, e Homerit,Shote Galicën, mos flasim për Gonxhe Bojaxhiun e pa zavendësueshme, të cilën, e përmenda më parë, por që meriton të përmendet në çdo moment kur bëhet fjalë për veçoritë e kombit tonë.
Veçanti e tetë
Rrallë ka shembull që disa shtete të jenë çliruar nga njerës, tërësisht, ose pjesërisht, me gjak të huaj, siç është rasti me Algjerinë, të cilën nga spanjollët, e kanë çliruar 4 vëllezër shqiptarë, Amerikën, Vashingtoni, siç thashë, me nënë shqiptare, Egjiptin, Mehmet Pashë Kavalla, puro-shqiptar, Italinë, Garibaldi, me origjinë shqiptare, Turqinë, Qemal Ataturku, të paktën, nga një prind shqiptar etj.
Veçanti e nëntë
Rrallë ka rast që nga gjuha e një populli të huaj, të jetë krijuar emri i disa shteteve, ose qyteteve, siç është rasti me gjuhën tonë. Ja vetëm disa shembuj: Algjeri=gjiri i artë, Argjentinë=argjend, Malta=mjaltë, Maqedoni=e madhe, Europa ka emrin e motrës së Kadmit ilir,Italia, emrin e Italit ilir, Britania, emrin e Britit, poashtu ilir etj.
Veçanti e dhjetë
(Besa, mikëpritja, dhe trimëria shqiptare)
Sa i takon besës, për të dihet botërisht, prandaj dhe ska nevojë për ndonjë elaborim të posaçëm, mjafton rasti i Ramizit i cili nuk pranoi të heqë litarin nga qafa, vetëm e vetëm se i kishte dhënë besën shokut të vet joshqiptar, Boros, se vetëm vdekja mund t i ndajë. Edhe për trimërinë, ska nevojë të zgjatem, mjafton rasti i Adem Jasharit, ose djaloshit i cili para varrjes kërkoi krër që edhe i vdekur të jetë i bukur, kurse sa i takon mikëpritjes, mjafton rasti i moshatarit shqiptar, i cili, para varrjes, pat thënë se kjo sështë gjë fare për të, në krahasim me momentin kur mysafirin e kishte përcjellë pa drekë, se skishte çti japë për të ngrënë.
Veçanti e njëmbëdhjetë
Kjo nuk ka të bëjë me tërë kombin, por vetëm me shqiptarët e Maqedonisë. Nuk besoj të ketë rast, që, nga gjiri i një populli, jo shumicë, në një shtet, të kenë dalë dy nobelistë, siç është rasti me Ferid Muratin dhe Gonxhe Bojaxhiun, të dy nga Maqedonia,kurse nga shumica asnjë, madje as nga Mëma Shqipëri!. Veçanti për shqiptarët e Maqedonisë, sipas meje, janë edhe 60-70 mijë votat e tyre për një parti të kombit tjetër, gjë që ska ndodhur dhe, nuk besoj të ndodhë e kundërta në Maqedoni, ndoshta edhe më gjerë, posaçërisht në vendet ballkanike, të paktën, në disa dekada të ardhme.
Veçantia e dymbëdhjetë
Kur jemi te shqiptarët e Maqedonisë, ja edhe një veçanti tjetër, përveç asaj, që, posa theksova. Ska shtet, i cili, emrin e vet dhe të kryeqytetit, t i ketë fituar nga gjuha e popullit ,,pakicë,, siç është rasti me Maqedoninë, emri i së cilës ka të bëjë me fjalën shqipe e madhe, kurse kryeqyteti i saj-Shkupi, me fjalën ,,shqip,,gjë që dëshmon se kush në këtë shtet është vendas dhe kush ardhacak. Mos flasim për emrin e tre lumenjëve më të mëdhenj të këtij shteti-Vardarit, të Shkupit, Dragorit të Manastirit, dhe Drinit, me emra puro-shqiptare: i bardhë,për Vardarin, dragua, për Dragorin, dhedryni,çelsi, për Drinin, ose për emrat e dy fushave më të mëdha-Pellagonisë dhe Pollogut, që kanë të bëjnë me fjalën shqipe pellg.
Veçanti e trembëdhjetë
I kthehem përsëri kombit nëpërgjithësi. Shqiptarët, nga çdo popull tjetër, dallohen edhe nga historia e emrit të tyre, si popull dhe si shtet, sepse ka të bëjë me shqiponjën- epitet i mbretit tonë të famshëm-Pirros të Epirit, i cili jetonte 2400 vite më parë. Apostrofova këtë veçanti me histori të shenjtë, sepse, zakonisht shtetet dhe popujt e tyre, mbajnë emra të ndonjë figure historike, fisi, vendi etj., si p.sh. Amerika mban emrin e Ameriko Vespuçit, Britania dhe Italia, siç thashë, të dy ilirëve-Britit dhe Italit etj., mos flasim për emrat e dy kontinenteve-Afrikës dhe Azisë, të cilët, sipas historianes të shquar Elena Kocaqit, janë krijuar nga fjalët shqipe: frikë për Afrikën dhe i zi për Azinë! (shenja është imja, kuptohet pse). Me fjalë të tjera, ska popull i cili mund të mburet me emrin e vet, sa ne shqiptarët, si ,,Bij të shqiponjave,, ose shteti, ,,Vend i shqiponjave,,.
Veçantia e katërmbëdhjetë
Megjithë këtë histori kaqë madhështore, shqiptarët janë më modestë se çdo popull tjetër, posaçërisht historianët, gjë që është edhe një veçanti më vete. E them këtë, sepse, historianët e çdo populli, nuk lënë gjë pa nxjerrë në shesh, kur ajo shkon në dobi të afirmimit të kombit të tyre, madje, disa, edhe duke mashtruar, siç është rasti me historianët grekë, të cilët, me përjashtime të disa prej tyre, edhepse janë të vetëdishëm që Leka i Madh, ka origjinë ilire, e konsiderrojnë për të vet, duke u bazuar në deklaratën e tij, poashtu të rejshme për shkaqe politike, të cilat i kam sqaruar në shkrimet e mia të mëparshme. Mos flasim për 12 perënditë dhe herojt e Trojës, të cilët i përmenda më sipër. Se sa e tërë kjo flet për modesti, bile të tepëruar dhe në dëm të historisë tonë, kuptohet vetvetiu.
Veçanti e pesëmbëdhjetë
Për të mos më quajtur subjektiv dhe për të qenë i sinqertë, nuk mund të mos apostrofoj edhe tre veçanti negative për kombin tonë, të cilat, na kanë sjellë në këtë gjendje të mjerueshme. E para ka të bëjë me hakmarrjen, për të cilën dihet mjaft, prandaj dhe ska nevojë të thuhet më tepër. Sa i takon tradhëtisë, do përmend vetëm Moisi Dibrën dhe Hamza Kastriotin, të cilët dëmtuan tepër kombin, duke tradhëtuar heroin ynë kombëtar, veprimtari kjo e ndjekur edhe në të ardhmen, siç është edhe koha më e re. Fjalën e kam te udbashët tanë, emri i të cilëve qendron në listë të posaçme, edhepse, unë, ata, i ndaj në dy kategori: Në njerës që kanë pranuar të jenë të tillë, për të zgjedhur ndonjë hall, dhe pa bërë ndonjë dëm, dhe njerës, për të fituar ndonjë pozitë, titull, por duke dëmtuar të tjerët, siç ishte rasti me ata të Adem Demaçit dhe ca të tjerë, të cilët, kohëve të fundit,po tregohen patriotë, duke marrë pjesë nëpër tubime të ndryshme, ose duke botuar libra me përmbajtje patriotike, të cilat, fatkeqësisht, pa probleme, u promovohen nga ana e institucioneve të ndryshme, pa ua prerë mendja se, në këtë mënyrë, denigrohen në maksimum. Sa i takon kokëfortësisë, të cilën e konsiderroj për veçanti negative, do tregoj vetëm vlerësimin që thuhet si barcoletë: Nëse shqiptari pengohet në ndonjë gurr, nxjerr revolen dhe e bën copë.
Ps. Kur jemi te veçantitë negative, nuk mund të mos apostrofoj neglizhencën e intelektualëve të shquar të Shqipërisë, të cilët, fatkeqësisht dhe për çudi, po lozin rolin e sehirxhiut ndaj politikës aktuale, e cila, me qëllim ose pa të, po e kthen ,,Vendin e shqiponjave,, në monizëm, për të mos thënë në diktaturë, kur pushteti mbahej përmes vrasjeve, burgosjeve, internimeve, kurse tani, përmes krimit dhe drogës, fenomen ky i cili po denigron dita ditës një komb të tërë, kuptohet, edhe ne shqiptarët, në Maqedoni.