26/05/2024

14 nëntori i vitit 565 shënon ditën e vdekjes së Justinianit të Madh, perandorit bizantin me gjak dhe origjinë dardane!

0

Nga Jahja Drançolli

Justiniani i Madh lindi në afërsi të kalasë së Bederianës, në një fshat të quajtur Taur/Tauresium i Dardanisë në vitin 482, ndërsa vdiq në Kostandinopojë më 14/XI/565. Pasi arriti të ngjitej në fronin e Perandorisë Bizantine në vitin 527, ai bëri përpjekje për të ribashkuar Perandorinë Romake, e cila në kushte të reja do të kishte qendër Kostandinopojën (Stambollin e sotëm). Për të arritur këtë qëllim, ai bëri reforma ushtarake, ekonomike, si dhe ligjore për të stabilizuar Kostandinopojën e trazuar nga kryengritjet e shpeshta. Në këtë kuadër, vetëm në zonën e vendlindjes së tij (Dardani), ai kishte ndërtuar dhe rindërtuar 69 fortifikime apo kala me qëllim që popullsia të kishte mundësi të strehohej në kohën e dyndjeve barbare.

Krahas ndërtimit të fortifikimeve, rrugë të reja janë ndërtuar dhe rindërtuar në të gjithë Ilirinë, duke përfshirë edhe Dardaninë. Janë të njohura rrugët që lidhnin Justiniana Prima/Justiniana e Parë, Justiniana Secunda/Justiniana e Dytë/Ulipana, Shkupi, Nishi, Lezha dhe shumë qendra të tjera të Dardanisë e më gjerë. Disa dëshmi për këtë veprimtari ndërtimore mund të gjejmë te historiani dhe kronisti Procopius Caesariensis (490-565), në veprën monumentale të titulluar “Mbi ndërtimet” (Περὶ ϰτισμάτη ose De aedificiis), të cilën ai e shkroi në mbështetje të Justinianit të Madh në shek. vitet 553–555.

Në listën e gjatë të fortifikimeve të rindërtuara dhe ndërtuara nga Justiniani I, që na jep Prokopi, spikasin shumë emra qytetesh dhe lokalitetesh të Ilirisë.

Ky aktivitet i ndërtimeve të Justinianit në Dardani e ka gjetur fillimin me ndërtimet e tipit castrum, tip ky i cili do të kulmojë pikërisht në kohën e tij (mesi i shek. VI). Prandaj Prokopi, në librin “De aedificis”, shprehej: “nëse është e rrezikshme të lundrosh në një det të egër me një barkë të pajisur keq, nuk është më pak guxim të duash të shprehësh madhështinë e ndërtimeve të perandorit Justinian me origjinë nga Dardania”.

Burimi: zbulimet e fortifikimit Aria (Harilaqi i sotëm), Fushë Kosovë, marrë nga: “Kosova: Archaeological Heritage” të botuar në  Encyclopedia of Global Archaeology, Claire Smith editor  (second edition, 2020, pp. 6300-6328) me autor Prof. dr. Jahja Drançolli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok