05/12/2025

13 KORRIKU – DATË E CILA SHQIPTARËVE IU KUJTON MIZORITË DHE VUAJTJET E TYRE TRAGJIKE

0
Xheladin_Zeneli2

Nga Xheladin Zeneli

13 Korrikun, Mali i Zi dhe malazezët e konsiderojnë ‘ditën e  shtetësisë’ së tyre, por për shqiptarët kjo datë iu kujton vuajtjet historike, krimet dhe mizoritë që janë kryer ndaj tyre.

Malazezët festojnë dy data të 13 Korrikut. 13 Korrikun e vitit 1878 në të cilën Kongresi i Berlinit e njohu Malin e Zi si shtet të pavarur  dhe 13 Korrikun e vitit 1941 si datë e ashtuquajturit  fillimit të ‘kryengritjes kundër fashizmit’.

13 Korrikun e parë të vitit 1878 Mali i Zi e ka dhuratë nga Fuqitë e Mëdha të kohës, me theks të veçantë nga Rusia cariste. Falë vendimeve të atij Kongresi famëkeq Mal i Zi përjetoj një një ndër ekspanzionet më të mëdha territoriale të asaj kohe.Territori i Malit të Zi para Kongresit të Berlinit të vitit 1878 kishte 4,405 km², kurse pas Kongresit 9,475 km² duke përfshirë edhe daljen në det të tij. Pjesa dërmuese e dyfishimit të  territorial të vet,Mali i Zi u arrit kryesisht në dëm të territoreve shqiptare.

Gjatë procesit të aneksimit,pushtimit dhe kolonozimit të territoreve shqiptare ,Mali i Zi ka kryer vrasje masive, masakra dhe krime me përmasa gjenocidi  ndaj popullsisë së pafajshme autoktone shqiptare .

Po numrojnë disa nga krimet malazeze ndaj shqiptarëve që filluan menjëherë pas 13 Korrikut 1878 dhe vazhduan me dekada të tëra më pas edhe në shekullin e 20-të.

Krimet e malazezëve  ndaj shqiptarëve:

-2,875 shqiptarë të vrarë  dhe të masakruar gjatë viteve 1875-1877

-1,345 shqiptarë të vrarë dhe të masakruar në Previ të Plavës në vitin 1880;

-3,156 shqiptarë të vrarë dhe të masakruar gjatë viteve 1900-1912;

-3,920 shqiptarë poashtu të vrarë  dhe të masakruar gjatë viteve 1913-1943.

Kurse me 13 Korrikun e dytë të vitit 1941, filluan krimet e reja ndaj shqiptarëve:

-Rreth 3,000- 4,000 shqiptarë  të masakruar në Tivar në vitin 1945;

-Reth 8,000 të tjerë të vrarë gjatë periudhës komuniste dhe në emër të “vëllazërim-bashkimit”, kur Mali i Zi ishte pjesë e Jugosllavisë;

-Rreth 12,000 të tjerë të persekutuar,arrestuar dhe burgosur ;

-Me qidra mijëra shqiptarë të detyruar me dhunë të lëshojnë  trojet e veta etnike dhe të emigrojnë në botën e jashtme;

-Me dhjetra mijëra shqiptarë të shkombëtarizuar, asimiluar dhe me  strukturën kombëtare të vendbanimeve të tyre krejtësisht të ndryshuar, etj.

Pra, themelet e shtetit të Malit të Zi janë krijuar mbi eshtrat e viktimave shqiptare dhe asnjë regjim dhe pushtet deri më sot nuk e ka  njohur këtë realitet dhe asjëherë ata nuk kanë kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin e tyre .

Pra si i tillë 13 Korriku për shqiptarët gjithëmonë do të simbolizojnë një datë të hidhur dhe tragjike.

Xheladin Zeneli

13 Korrik 2025

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok