26/12/2024

12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës – Festë në Manhattan

0
u6_Kozeta-Kosova

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës, Mark Gjonaj dhe komuniteti organizuan në Manhattan një ceremoni festive me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Nga Keze Kozeta Zylo

Në Manhattan në mjediset e hotelit “Radison” u organizua një ceremoni festive me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Aktiviteti u organizua nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës nën drejtimin e Ambasadores Teuta Sahatqija në bashkëpunim me Këshilltarin në Bashkinë e Nju Jorkut z.Mark Gjonaj dhe organizatat në Diasporë.

Në këtë ceremoni nderoi me pjesëmarrjen e saj Ambasadorja e Amerikës në Shqipëri znj.Yuri Kim.

Ishte vërtetë një surprizë ardhja e saj, kur unë e pyeta gjatë intervistës se pak orë kam që ju kam lexuar në faqen tuaj të Ambasadës në Internet që ju ishit në Tiranë, ajo m’u pergjigj se po vi direkt nga aeroporti dhe nuk mund të mungoja për këtë festë të rëndësishme për Pavarësinë e Kosovës…

Aktiviteti u transmetua direkt nga TV “Alba Life”, një transmetim që realizohet për herë të parë drejpërsëdrejti nga salla ku u mbajt ceremonia.  Për këtë më duhet të falënderoj bashkëpunëtorët e TV “Alba Life” si Valon Gërbeshi dhe Bujar Sadikaj të cilët profesionalisht dhe me përkushtim punuan fort për ta realizuar transmetimin në kanalin televiziv.

Pranë kamerave ne sollëm, komandantë, gjeneralë, ambasadorë, aktivistë, bizenesmenë, gazetarë, editorë, fotograf të mirënjohur, mësues nga Shkolla Shqipe “Alba Life” dhe mbi të gjitha Ushtarë trima të UÇK-së, bijtë e Lirisë që populli do t’ju jetë përjetësisht mirënjohes si komandantin e batalionit “Atlantiku” z.Gani Shehu, Blerim Gjocaj etj.

Ndërsa për Qerim Gjocaj, kur e solla para mikrofonit dhe kamerave dhe thashë se ky Bir i UCK-së luftoi me armë për Kosovën dhe i ngrita njerën dorë se tjetrën e la aty në Kosove nuk mund të vazhdoja me nga mbytja e lotëve.  E njoh mirë historinë e kësaj familje të nderuar të Kosovës dhe të Kombit tim…

Dashuri dhe respekt për UÇK-në, përjetësisht mirënjohje!

Pjesëmarresit u argëtuan nën tingujt e DJ Sammy dhe me interpretimin e artistëve të miënjohur si Ergin Oda, Mira Konçi dhe Elona Muça.

Pjesa e parë e këtij aktiviteti ishte nën kujdesin e Konsullatës së Përgjithshme të RKS në New York ku ishin të ftuar Ambasadorë të Misioneve pranë Kombeve të Bashkuara, Konsujt e Përgjithshëm, diplomat dhe përfaqësues të komunitetit.

Nderoi Shoqata e policisë së Nju Jorkut NYPD “Illyrian” të cilët parakaluan me flamujtë e Kosovës dhe SHBA-s.

Pjesa e dytë ishte nën organizimin dhe kujdesin e Këshilltarit të Bashkisë së Nju Jorkut, z.Mark Gjonaj dhe shoqatat shqiptare në New York.  Sipas Ambasadores Sahatqija ishte hera e parë një bashkëorganizim dy pjesësh të Konsullatës dhe Komunitetit.

Gezuar Kosovë!

Gëzuar vëllezër dhe motra shqiptarë!

Nga fjala e Konsulles së Përgjithshme të Kosovës në Manhattan Ambasadore Sahatqija

I dashur Këshilltar ne Bashkine e Nju Jorkut z. Mark Gjonaj,

Të nderuar ambasadorë, diplomatë, artistë,

E nderuar ambasadore amerikane në Shqipëri  znj. Yuri Kim

Zonja dhe zoterinj,

Të dashur vëllezër dhe motra,

Kjo festë është behet dhe më e bukur sot me njohjen nga shteti I Xhamajkes per Kosoven.

Kjo festë është në koordinim dhe mbështetje të plotë të diasporës sonë të çmuar dhe shumë sponsorëve.

Më lejoni t’ju shpreh respektin dhe vlerësimin e thellë për mikun tim të dashur Këshilltar Mark Gjonaj, udhëheqjen e tij brenda komunitetit shqiptar dhe përkushtimin për të bashkuar shoqatat, bizneset, miqtë, komunitetin për ta bërë këtë festë më domethënëse.

Diaspora na mbajti shpresat për liri kur Kosova po përjetonte aparteidën e fundit në mes të Evropës. Diaspora ishte me ne kur regjimi kriminal serb i Miloshevic drejtoi spastrimin etnik dhe genocidin kundër popullatës shqiptare të Kosovës.

Në 90 ‘ata treguan historinë e shtypjes, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të vrasjeve në Kosovë, para KB, Kongresit amerikan dhe gjetkë.

Komuniteti shqiptar ishte zëri ynë kur ne nuk e kishim zërin.

Të dashur vëllezër dhe motra,

12 vjet më parë, më 17 shkurt 2008, Parlamenti shpalli Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ishte një nga ditët më të ftohta që mbaj mend, njerëzit ishin nëpër rrugë duke mos vërejtur të ftohtin jashtëzakonisht të madh, duke dëshmuar lindjen e shtetit tonë, duke jetuar ëndrrën, duke qenë të vetëdijshëm për shumë gjenerata që nuk bënë të shohin lirinë dhe shtetësinë e Kosova, duke qenë mirënjohës për kontributin e tyre.

Mirënjohës për Presidentin Historik Ibrahim Rugova dhe rezistencën paqësore, për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Clirimtare, për SHBA dhe të gjitha vendet përparimtare që ndaluan genocidin dhe ndihmuan për të sjellë paqen në Kosovë.

Sot ne festojmë 12 vitet e Pavarësisë së Kosovës të rrethuar me shumë miq, duke festuar shumë suksese, duke qenë të vetëdijshëm për shumë sfida dhe një punë për të bërë para nesh.

Kosova sot është një anëtar i respektuar i bashkësisë ndërkombëtare që i jep vlerë të shtuar sigurisë, sigurisë, sportit, muzikës, artit në botë.

Biznesi modern dhe i gjallë po gjen rrugën e tij drejt tregjeve të reja për produktet e tyre, qoftë IT, shërbime, mobilje me cilësi të lartë, turizëm, miniera apo produkte bujqësore.

Judokët tanë e vendosën Kosovën në samitet më të larta të xhudos në botë.

Lojtarët e futbollit kosovar, shumica prej tyre fëmijë refugjatë në 1999, po bëjnë krenarë ekipet më të mira të futbollit në botë.

Këngëtarët më të mirë të muzikes poop në botë janë vajza krenare kosovare, Rita Ora, Dua Lipa, Era Istrefi etj.  Malet më të larta botërore janë pajtuar nga vajzat e Kosovës duke i treguar botës se qielli është kufiri kur ju merrni mundësinë.

Më në fund Kosova mori mundësinë, shansin për të qenë gjallë, shansin për të garuar, shansin për të shtuar vlerë, shansin për të qenë pjesë e botës.

Zonja dhe zoterinj,

Ju lutem bashkohuni me mua në festimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Le të ngremë gotën e verës së Kosovës, të provojmë disa ushqime të shijshme shqiptare të Kosovës dhe të dëgjojmë këngët dhe muzikën tonë kombëtare.

Gezuar!

Manhattan, 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok