23/12/2024

12 nga qindra arsyet nga te cilat duhej te ikte Ard Veliu…

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

1-U ba garanti i realizimit te çdo propozimi te Edvin Rames qe vinte nepermjet ushtarëve te tij te besuem; Fatmir Xhafa, Sander Lleshi dhe Bled Çuçi!

2-Dorezoi policine te sipermarrja e qeverise per te menaxhue çdo sektor qe vilte e sillte parà, kjo pa asnje kriter!

3-Shkoi dhe mori me mjetin e tij, ne Delvine, te nje prej personave qe konsiderohej baron droge dhe e solli ne Tirane, pra u kthye ne shofer…

4-Legjitimoi perdhosjen e figures se punonjesit te policise duke hesht e duke mos qene i zoti te kundershtonte njehere te vetme te perdorimit te policise nga krimi shtetnor qe na me e largue e quajme; krim i organizuem!

5-Nuk organizoi kapjen e asnje personi me rekorde te theksueme kriminale, kryeisht vrases me pagese te cilet levizin te lire, persona qe nuk i di veç policia, prokuroria e gjykata po madje edhe palet e viktima qe kane patur fatkeqesi!

6-E la policine te inkriminohej si kurre ma pare; pasi ne çdo ngjarje te madhe, me tendenca mafioze ishte dhe asht e pamundun te mos kete gisht dhe dijeni primare policia!

7-I braktisi efektivet ne meshiren e fatit duke krijue nje hendek te madh pabarazie mes policive te rolit  baze me ata qe kishin mbeshtetje dhe ishin te zgjedhun per zgjedhjet e zgjidhjet e puneve te pushtetarëve!

8-Per zhdukjen e dhjetera burrave e te rinjve per drogen nga Vlora ne Shkoder!

9-Per rrembimin, vrasjen dhe zhdukjen e trupit te pajete te Jan Prenges!

10- Per vrasjen e Klodian Rashes!

11-Per perplasjen me arme ne Elbasan  ku u vra Pjerin Xhuvani, nje nga ngjarjet ma te turpshme qe u kryen ne mes te dites dhe ne mes te vendit dhe ne prag zgjedhjesh!

12-Sepse ishte vetem korrier i urdherave idiote dhe te paarsyetueshme te bandave politike qe frymojne nga lidhja me Edi Ramen…

__________

Kur Policine e Shtetit nuk e bani Tan Didi, i cili u largue nga te majtet me thanien qe “kta i duan burrat me fustan” dhe u kthye duke besue se sistemi ramist do t’ishte ndryshe me ate nanoist, harroni kta kalamajt e mbajtun me çokollata nga nderkombetaret!

Skam asgja me kte djalin qe u emerue sod, por me mentalitetin totalitar te regjimit monstruoz te Edvin Rames…

vs-kjo asht per te gjithe ata qe shpresojne se ky djali mund te baje hatana profesionale!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok