24/11/2024

110 drejtues të Sigurimit të Shtetit që kryen krime monstruoze

0

Kremtimi i Kërshëndellave në Shqipëri është shoqëruar me masa drastike të MPB të koordinuara nga Drejtoritë e Sigurimit duke arrestuar disidentët dhe klerikët e lartë pikërisht në ditët e festave, si pjesë e “Platformës së Sigurimit” miratuar nga KQ, për të dhënë “goditje” kundër “reaksionit” por edhe për t’u “siguruar” se njerëzit e sigurimit ishin të pacënueshëm nga ndjenjat humane që lidhin komunitetin ndër kremtime

Nga Leka Ndoja

Në  përkujtim të 40 vjetorit të procesit të fundit gjyqësor ndaj klerit katolik, të 29 prillit 1977 ndaj Imzot Ernest Luigj Çobës, Ipeshkvit të mbramë të Shkodrës gjatë komunizmit, dhe në përkujtim të Ipeshkvit të parë të shuguruar në demokraci nga Papa Gjon Pali II, në Shkodër më 1993 të Imzot Zef Simoni. Imzot Çoba akuzohej për “krimet” e: tradhëtisë ndaj atdheut, terrorit, agjitationit dhe propagandës dhe moskallëzimit të krimit.

Në procesin e njohjes për leximin dhe zbardhjen e episodeve të krimeve gjatë komunizmit në Shqipëri , kemi vjelë ndër dokumente 100 eksponentë – aktantë të Sigurimit dhe organeve të diktaturës, sipas burimeve arkivale.

Pas dhjetë vjetëve nga viti 1967, i “revolucionit kulturor” kundër fesë, salvimi i Klerit Katolik arriti në epilogun e tij me vrasjen e Imzot Ernest Çobës.

Kremtimi i Kërshëndellave në Shqipëri është shoqëruar me masa drastike të MPB të koordinuara nga Drejtoritë e Sigurimit duke arrestuar disidentët dhe klerikët e lartë pikërisht në ditët e festave, si pjesë e “Platformës së Sigurimit” miratuar nga KQ, për të dhënë “goditje” kundër “reaksionit” por edhe për t’u “siguruar” se njerëzit e sigurimit ishin të pacënueshëm nga ndjenjat humane që lidhin komunitetin ndër kremtime.

Mjaft nga aktantët  e diktaturës janë sprovuar madje disa edhe janë cënuar gjatë këtyre shërbimeve. Mbas përfundimit të “revolucionit kulturor” të PPSH u uzurpuan, u rrënuan dhe u tjetërsuan objektet e kultit, duke marrë emrat dhe datat perfide të ideologjisë duke i shërbyer agjitacionit figurativ dhe kino-sportiv.

Ali Xhunga (Hetues në Shkodër në procesin e Imzot Ernest Çobës).

Andon Deçka (Of. Sigurimi, dëshm, në proc. e Hazbiut).

Angji Faber (Of. Sigurimi, SEMPI për Korçë).

Aqif   Lleshi

Argjir  Lipivani (Of. Sigurimi, SEMPI për Ushtrinë).

Asim  Aliko (Komandant i Njësitit Special të Ndjekjes, të Sigurimit).

Beqir  Balluku (Kryetar i Komisonit të Dëbim Internimeve).

Beqir  Ndou (Zëvendës-Ministër i Parë i Brendshëm 1949-1955).

Bilbil  Klosi (Zv. Kryetar i Komisionit të Dëbim Internimeve).

Dajlan  Hajdari

Demir  Zhupa (Hetues, nga një fshat i Vlorës, torturoi gjashtë muaj rresht Lavdosh Zeqon).

Dervish  Bajrami

Edip  Çuçi (Of. i Sigurimit për Jashtë)

Elham  Gjika (Drejtor i Drejtorisë së Hetuesisë, hetues i Fiqret Shehut).

Fadil  Kapisyzi (Prokuror).

Faik  Minarolli, (Prokuror i Shkodrës, Prokuror në Proc. kundër Imzot Ernest Çobës).

Farudin  Jaho

Farudin  Poçari

Feçor  Shehu (Drejtor i Sigurimit për Tiranën 1955-56; Drejtor i Drejtorisë I të Sigurimit; 1974, -1978, Zv. Ministër P.B.; Drejtor i kundërzbulimit për Jugosllavinë dhe vizitorët në Shqipëri, Ministër i Brendshëm 1979-1981).

Ferhat  Matohiti (Hetuesi i Teme Sejkos dhe i Hamit Matjanit).

Gani  Keçi (Sekretar Partie në MPB., dëshm, në proc. e Hazbiut).

Gjeli   Argjiri

Gjin  Marku (shef i MLKA (MCR), akuzuar se kish shkuar në amb. Jug. nga K. Hazbiu).

Gjon   Banushi (Hetues i Musine Kokalarit, dëshmitar në procesin e Hazbiut).

Halil  Zeneli

Halim  Xhelo (oficer Sig. u akuzua për letra anonime dhe u arrestua).

Halit  Kaçanolli

Halit  Tafani (Hetues i Sigurimit, hetoi Ing. Aleks Vasilin në Procesin e Maliqit).

Hasaf  Kondi (Shef i Sigurimit i Brigadës së Delvinës në Div. e Gjirokastrës).

Hazbi  Lamçe (Drejtor i Burgut të Artizanatit, u dënua si pseudoshkrimtar).

Hulusi  Dautaj

Hysen  Hoxhati

Idriz  Seiti (Kryetar i Degës XII të Sigurimit)

Ilmi  Seiti (Kryetari Degës PB Shkodër, i vetëvrarë).

Ilo  Kola

Isan  Boriçi

Ismail  Qineti (Of. i Sig. u akuzua për dhënie të platformës së Sigurimit organeve të kundërzbulimit sovjetik).

Ismet  Isufi

Ismet  Spahija (Nd.Prokuror i Rrethit Shkodër, mori pjesë në Procesin kundër Lec Sahatçisë dhe Imz. Ernest Çobës).

Isuf  Keçi

Jakë  Tefiku (Hetues i Lec Sahatçisë, në procesin ndaj Imzot Ernest Çobës).

Jonuz  Mersini (Oficer zbulimi i Sigurimit të Udhëheqjes, dëshm, në proc. e Hazbiut).

Jonuz  Mersini.

Kadri  Gojashi (Drejtor në MPB).

Kadri  Hazbiu (Kryetar i Komisionit të Dëbim Internimeve; më 1945: emërohet në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit; Shef i Sektorit të Mbrojtjes për Ushtrinë deri në shtator 1947. Shtator 47 – prill 48 specializohet në Shkollën e Lartë të KGB, në Moskë; 1949-1955 Zëvendësministër, Shef i Degës së Kundërspiunazhit Kundër Bandave dhe Zbulimit Jashtë. Ministër i Brendshëm: Qershor 1955 -1979).

Kadri  Ismailati (Hetues i MPB).

Koli  Shuke (Of. Sig. i Kundërzbulimit për ish Vendet e Demokracisë Popullore).

Kopi   Niko

Kristo  Themelko (Drejtoria Politike e Sigurimit të Shtetit, Zv. i Parë i Koçi Xoxes).

Kristofor  Mërtiro (Jurist, hetues i B. Ballukut, propozuar nga Feçor Shehu; i dënuar me pas, në proc. e Hazbiut).

Lelo  Sinaj

Lirim  Pëllumbi (Sekretar i Dytë i Komitetit të Partisë të Ministrisë P. B.).

Llambi  Peçini (Zëvendës Kryetar i Drejtorisë së Sigurimit të Ushtrisë, 1961-1965, Shef i Sekretariatit të MPB, 1965-1974 Drejtor i Drejtorisë së Dytë të Sigurimit për Udhëheqjen).

Llesh    Pjetër Lleshi (Of. i vrarë nga Sigurimi për devijim të detyrës).

Manush  Myftiu (Kryetar i Komisionit të Dëbim Internimeve).

Mark  Deda (Shef i Seksionit, Arkivi MPB).

Martiko  Gjika (Of. Sig. Shef Finance në MPB.).

Mehmet  Çaka (Of. Sigurimi, propozuar nga Hazbiu për Zv. Ministër i MPB).

Mehmet  Shehu (Shef i Sigurimit të Shtetit gjatë gjithë kohës që qe Ministër i Brendshëm 1949-1955).

Mihallaq  Ziçishti (Drejtori i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit, dhe Zëvendësministër).

Muço  Saliu, major (Kreu Kursin e Sigurimit në Moskë më 1947; më 1950-1955, Kryetar i Sigurimit të Udhëheqjes).

Myzafer Spaho (Drejtoria Politike e Sigurimit).

Nazar Berberi

Nesti Kerenxhi (Zëvendës-Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit 1945-1948 shkarkohet me grupin e Koçi Xoxes. Deri më 1982 drejtor ndërmarrje në Selenicë; u arrestua në gjyqin e Kadri Hazbiut, u burgos dhe u internua deri më 1989).

Nevzat Haznedari (Prokuror i Gjykatës Ushtarake të Tiranës; Zv.Kryeprokuror, Kryetar i Degës së Hetuesisë; i depresuar u vetëvra).

Niko Çeta (Kryetar i Sigurimit të Udhëheqjes, 1945-49).

Nusret Dautaj (ingjinier, në vitet ’70 Zëvendës-Kryetar i Degës së P.B. Korçë; Drejtor i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme, Tiranë 1975-81).

Panajot Plaku (Drejtor i Kufirit pranë MPB).

Pelivan Luçi (Hetues i Fiqirete Shehut).

Pëllumb Dishnica (Of. Sigurimi, Drejtoria Politike e Sigurimit).

Pëllumb Hysni Kapo (ingjinier, më 1982 Kryetar i Degës së PB. në Tiranë; më pas Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit).

Perlat Kasa (Hetoi nacionalistin vlonjat Lavdosh Zeqon).

Petrit Arbana (Of. Sig. për Zbulimin në Kosovë).

Petrit Hakani (Kryetar i Degës së Elbasanit dhe i Degës së Hetuesisë pranë MB, hetues i Mitrush Kutelit, Zyrika Manos).

Pilo Shanto: Drejtor i Degës së Zbulimit në MPB.

Piro Dautaj (Hetues në Prokurorisë së Përgjithshme, hetues për çështjen e “sabotatorëve”; një nga tre hetuesit e Fiqirete Shehut por u shkarkua nga det.).

Qerim Muka

Rakip Hoxha

Rexhep Kolli (Drejtor i Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit dhe Zëvendësministër i MPB).

Sali Ormëni (Drejtor i Policisë dhe Zëvendësministër më 1948 pas Pleniumit XI të KQ, vetëvrarë më 3 mars 1951).

Saliko Sulo

Shaip Sadiku (Of. Zbulimi në Jugosllavi).

Shefqet Muçi (Kryetar i Trupit Gjykues në Procesin e Imzot Ernest Çobës që u dënua 25 vjet burg).

Shkëlzen Bajraktari (Hetues i Kadri Hazbiut).

Shpend Dega (Of. Sigurimi).

Shyqyri Çoku (Hetues në Shkodër në proceset e etërve katolikë: të Imzot Ernest Çobës, Zef Simonit, Kolë Tonës, Lec Sahatçisë, Mark Hasit dhe vëllait të Imzot Zefit, Gjergj Simonit).

Skënder Konica (Hetues i Sigurimit).

Skënder Kosova (Hetues, në Drejtorinë e Sigurimit të Tiranës).

Stavri Xhara (Hetues, torturuesi Nr. 1 i Sigurimit, i akuzuar për lidhje me këshilltarin jugosllav Zvetovar Kaçiç).

Sulejman Axhemi (Of. i Sig., Shoqërues i M. Shehut).

Sulejman Manoku (of. Sig. dëshm. ndaj Hazbiut).

Tasi Marko (Komandant i Kampit të Maliqit).

Teki Koloneci (Drejtor i Kufirit).

Thoma Karamello (Shef i Kundërspiunazhit).

Thoma Tutulani (Hetues në Proc. e Kadri Hazbiut).

Thoma Vangjeli (SEMPI për Ushtrinë).

Todi Gusho (Of. Sigurimi, relatoi për Stavri Xharën në proc. e Hazbiut).

Vagjel Kote (Hetues i MPB, hetoi Imz. Ernest Çobën).

Vango Mitrojorgji (Kreu Shkollën e Sigurimit në Moskë 1947-1948).

Vaskë Koleci (Kreu Shkollën e Sigurimit në Moskë 1947-1948).

Vesel Ahmeti (Zv. Drejtor i Përgj. i Policisë).

Xhavid Nimani (Shef i OZNA-s për Kosovën).

Xhavit Ismailaga

Zef Çeli (Of. i MPB).

Zihni Muço (Shef i Kundërspiunazhit më 1946, zëvendësministër i Brendshëm më 1947; Sekretar i Përgj. i Kryeministrisë, kryesoi takimet me Dushan Mugoshën, Fadil Hoxhën e Xhavit Nimanin).

Zija Beqiri

Zoi Themeli (Drejtor i Zbulimit të Jashtëm të Sigurimit 1948-1955).

Zyhdi Aga (Oficer i Sig., në Drejtorinë e Sigurimit të Ushtrisë).

Zylfi Saliu (Of. Sigurimi, arrestuar në Berat për vrasje; Drejtor i Ndërmarrjes së Ujrave në Tiranë).

kujto.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok