10 prill 1994 – 10 prill 2025

Nga Artan Hoxha
Sot mbushen plot 31 vite nga ngjarja e rëndë, e njohur si “Masakra e Peshkëpisë”, ku humbën jetën dy “Dëshmorët e Atdheut”, komandanti i repartit ushtarak Fatmir Shehu dhe ushtari nga Mallakastra Arsen Gjini.
Mbrëmjen e 10 prillit 1994, nje komando e armatosur e organizatës ultranacinaliste e fashiste MAVI (Fronti për Çlirimin e Vorio-Epirit) e përbërë nga pjestarë të forcave speciale të ushtrisë dhe policisë greke, e ndihmuar nga shtetas shqiptarë me kombësi greke, sulmoi dhe mori për disa orë peng 130 rekrutë të rinj të pa armatosur në repartin e Ushtrise Shqiptare në Peshkëpi të Gjirokastrës, buzë kufirit me Greqinë
Edhe pse dihet saktësisht se kush janë ekzekutorët dhe pjestarët e komandos terroriste, ende nuk ka asnjë të dënuar në lidhje me këtë ngjarje, më e rënda në historinë e 35 viteve të postkomunizmit në Shqipëri, ku u sulmua dhe u cënua rëndë integriteti territorial i vendit.
Mosndëshkimi i vrasësve të kësaj masakre edhe pas 31 vitesh, është turpi i qeverive dhe politikanëve shqiptarë që kanë qeverisur vendin në këto tre dekada e gjysëm.
Sot më shumë se kurrë duhet të përkujtohet dhe të nderohet rënia në krye të detyrës, në mbrojtje të tërësisë territoriale të Republikës së Shqiperisë të 2 “Dëshmorëve të Atdheut”, komandantit FATMIR SHEHU dhe ushtarit ARSEN GJINI…
Sakrifica dhe gjaku juaj që, ka vaditur tokën e këtij vendi, nuk do të harrohet kurrë…
Nderim dhe krenari për “DËSHMORËT E ATDHEUT”
https://www.facebook.com/artan.hoxha.900