Veprimtari Xhavit Çitaku me aktivitetin përmbajtësor shpirtëzoi legjendën e krenarisë së mërgatës shqiptare në Suedi
Nga Prof. Osman Ahmetgjekaj
Një personalitet interesant. Dukët pak sa i mërzitur, i lodhur nga një jetë e gjatë dhe e rëndë mërgimtare. Nuk janë pak 32 vjet larg vendlindjes, prindërve, motrave e vëllaut, miqëve e shokëve dhe farefisit të gjerë. Iku se nuk mund ta duronte presionin e vazhdueshëm të policisë serbe për shkak të punës së tij si gazetar. Guximshëm shkruante për të gjitha të ligat që pushteti fashist serb ia bënte sidomos banorëve të Drenicës. Kjo nuk i pëlqente barbarëve karpatian që ushtronin dhunë të shfrenuar me të vetmin qëllim: për të zhbërë popullin shqiptar nga trojet dardane. Telefoni cingërronte dy – tre herë në ditë nga agjent të pashpirt serb, që e körcönonin me jetë nëse vazhdon me atë ritëm të shkruaj kundër policisë. Me lotë në sy u nisë drejt rrugës së hidhur e të pa shpresë të kurbtit. Sa më shumë që autobusi i afrohej kufirit ish- jugosllav me Hungarinë, ai kthente kokën prapa. Gjithëçka i kujtohej në ato momente: edhe të mirat edhe të ligat. Asgjë nuk peshonte më shumë se sa dhimbja që ai ndiente për shkak të lënies së atdheut. Ishte çakorduar nga rrahje të shpeshta të zemrës dhe sikur dëshironte të thoshte se këtë tokë e këtë vatan e lëshuan qindra mijëra shqiptarë, se kjo tokë e lagur me gjak nga pushtues të ndryshëm herët a vonë do të arrijë që t`i shkul rrënjët e okupimit barbar serb, pushtuesit më të çmendur që njeh historia. Mendja iu kishte turbulluar e nuk dinte çka bënte. Prekte kokën, faqet, gojën, hundën dhe pyeste vetëveten: a jam në ënderrë? Po të isha zhgendërr, kurrënekurrës nuk do ta bëja këtë, thoshte vet me veti. Fort rëndë i dukej ai akt i ikjës nga toka stërgjyshore. Kishte kaluar kohë e gjatë që me bashkëshortën nuk kishin ndërruar asnjë fjalë. Nuk kishin çka t‘i thonin njëri- tjetrit. Që të dytë i kishin hallet e njëjta e dhimbjen, po ashtu, të njëjtë. Më lehtë iu dukej të mos flisnin ngaqë më shumë kishin kohë për të kujtuar ato bukuri përrallore që kishte vendi i tyre . Po ashtu kishin kohë të mendojnë edhe për shumë e shumë gjera të tjera jetësore që iu kishin mbetur në kujtesë nga fëmirija e deri në ato momente. Me pak fjalë, kështu e filloi bisedën me një ndjenjë drithërimi ditën kur para tridhjetë vjetësh kishte braktisur vendlindjen dhe ishte vendosur në Suedi, përkatësisht në qytetin e Goteborgut, në të cilin nisi një jetë të re Xhavit Çitaku, veprimtarë, gazetar, krijues, publicist e humanist.
Model i intelektualit të angazhuar në çështje kombëtare
Xhaviti me shpirtin e tij fisnik prej se ka filluar të kuptoj jetën dhe atdhetarizmin, Kosova dhe fati i saj ishte brengë dhe preokupim i tij shikuar nga dimensionet nga më të ndryshmet. Prandaj, kompleksiteti i shqyrtimit të saj është i përbërë dhe i ndërvarur prej premisave jetësore si dhe të parimeve për kohën që ka jetuar dhe brenda saj brengën e brendshme shpirtërore për gjendjen në të cilën ishte Kosova. Me një fjalë, Xhavit Çitaku ka dhënë modelin e intelektualit të angazhuar në çështje kombëtare sipas modelit perendimor, prej se ka braktisur vendlindjen, por edhe modelin e një guximtari e shtytësi të disa proceseve sa ka vepruar në Kosovë e sidomos në mërgatë. Kësisoj, nga viti 1992 kur arriti në tokën suedeze, ai u bë zë i fuqishëm dhe i rëndësishëm në organizimin dhe pjesëmarrje në të gjitha proceset që kishin kryefjalë pavarësinë e Kosovës. Duke pasur parasysh angazhimin e tij të madh dhe të palodhshëm, Xhavit Çitaku zgjedhet kryetar i nënkomisionit të trepërqindshit në Orjeng, Laholm dhe në kryesi të nënkomisioneve në qytete të tjera ku ka jetuar e punuar. Kontributi i tij i madh dhe i pakontestueshëm ishte sidomos në grumbullimin e mjeteve të trepërqindshit, por edhe të Fondit “Vendlindja thërret”, si dhe në fushën e informacionit dhe të sensibilizimit të situatës së rëndë në të cilën gjendej atdheu. Ky veprimtar i shquar fitoi respekt e besim nga të gjithë, sepse vërtetë ishte një burrë i vendosur, një burrë i fjalës dhe besës. Besim e përkrahje të madhe kishte fituar sidomos nga Kryetari i Komisionit Qendror të trepërqindshit për Suedi Prof. Dr. Muhamet Shatri, nga i cili ka marrë mirënjohje për kontributin e tij të dhënë si veprimtarë i palodhshëm. Xhaviti me krenari tregon dëftesat e qindra mijëra koronave që kishin kontribuar bashkatdhetarët tanë në rajonin ku ai kishte vepruar dhe të cilat i kishte dorëzuar pranë Komisionit Qendror. Fjalë miradije për këtë veprimtarë në çdo vend e tubim fliste edhe i ndjeri Beqir Sadiku, kryetar i Degës së LDK në këtë shtet skandinav. Kontributi i tij i madh i pakontestueshëm është edhe në dhënien e dhjetra intervistave për shtypin dhe radion suedeze, në të cilat me fakte e argumente konkrete pasqyronte dhunën që po e ushtronte regjimi fashist serb mbi popullatën e pafajshme shqiptare si dhe ishte i pranishëm edhe në organizimin dhe mbështetjen e disa aksioneve humanitare që kishin të bënin për shërimin e të sëmurëve në Kosovë, për ndërtimin e shkollave, për familje të varfëra, për bartjen e kufomave në vendlindje dhe aksioneve të tjera të dobishme. Ishte kryetar i Këshillit për raste të jashtëzakonshme për komunën e Laholmit dhe ndihmoi shumë komunitetin shqiptar për shumë punë që ata nuk kishin njohuri për t’i zgjidhur në mënyrën si e do rregulli e ligji suedez.
Në plan të parë ai punoi shumë në bashkimin e të gjitha forcave në një front të përbashkët. Për të realizuar këtë objektiv tejet të rëndësishëm dhe për të kontribuar sado pak që zbrazjes së Kosovës t’i ndalet hovi, Xhavit Çitaku punojë natë e ditë, vizitoi vendet ku ishin të strehuar shqiptarët deri në veriun e largët e të ftohtë të Suedisë, duke iu sqaruar se tash o kurrë duhet të tregojmë vetën, të bëhemi patriot të vërtetë dhe të mos kursejmë asgjë për të mirën e vendit tonë, për një të ardhme më të ndritur dhe për çlirimin definitiv nga okupatori serb. Fjalët e këtij burri të mençur u dëgjuan me vemendje, u kuptuan mirë dhe shumica e pjesëtarëve të mërgatës shqiptare u përcaktuan dhe u betuan se do të japin gjithçka që kërkohet nga ta dhe në dobi të atdheut.
Shumë pak flet për vetveten e kontributin e madh që ka dhënë me dekada për atdheun
Xhavit Çitaku ishte një personalitet që përqafonte e mbështeste çdo gjë të re, çdo gjë patriotike, çdo gjë që shkonte në të mirë të komunitetit shqiptar në Suedi. Ishte një model i një njeriut punëtor që nuk përtonte të angazhohej gjithnjë aty ku e kërkonte nevoja dhe, njëkohësisht, i përkushtuar për të mirën e kombit dhe atdheut. Ai ishte korrekt me bshkëpunëtorët e shumtë që i pati, nuk e injorante asnjë, përkundrazi kishte e ka besim në të vërtetën për të cilën ka sakrifikuar shumë. Ishte një personalitet i veçantë, diçka që e dallon nga të tjerët, që është i çmuar, që kishte respekt dhe ishte i respektuar. Pra, burrat që kanë lënë gjurmë të pashlyer në historinë mërgimtare, që shpirtëzojnë legjendën e krenarisë së një kombi, mbësin të mëdhenjë sikurse është Xhavit Çitaku. Kush e njeh Xhavit Çitakun dhe nuk gjeti tek ai burrin shqiptar të patundur, fisnik, të urtë, të mençur.
“Punën që e kam bërë ia kam pasur borxhë atdheut dhe ky është shpërblimi im më i madh që e ndiej në shpirt”, ishte përgjigja e tij. Ai ndihet shumë krenar që e ka bërë këtë punë e shumë më tepër që ka qenë i privilegjuar dhe i është besuar për të kryer detyra kaq të rëndësishme e me përgjegjësi të madhe. Xhaviti falenderon nga zemra shumë miqë e bashkëpunëtor nga rajoni ku kanë zhvilluar aktivitet shumë të madh e të pandërprerë së bashku pa kursyer asgjë nga vetja. Kanë lënë anash obligimet e tyre ndaj familjeve e të punës dhe kanë udhëtuar ditë e natë për të marrë pjesë në organizimin e komunitetit shqiptar me të vetmin qëllim: për të ndërtuar murin e pavarësisë së Kosovës, e cila më në fund u bë realitet.
Krijues që nuk rendi për të bërë numra librash, por vlerë e përmbajtje artistike
Xhavit Çitaku është një krijues i suksesshëm, i cili deri me tash ka botuar tre romane: “Pëshperitje e jetës në mërgim”, “Ëndrra të thyera” dhe “Lotët e pendimit”, të cilët janë pritur shumë mirë nga lexuesit dhe kritika letrare. Së shpejti do të botohet edhe romani i tij i katërt. Talenti i tij prej një krijuesi të mirëfilltë po vlerësohet edhe në artin poetik. Ai ka shfletuar e studiuar edhe autor suedez që kanë pasur interesim për kulturën, historinë, gjuhën e traditën shqiptare dhe kësisoj ka bërë të mundur pasurimin në mënyrë përmbajtësore të korpusit tonë kulturor, shkencor e patriotik. Me një fjalë, krijimtaria e tij po lënë gjurmë të pashlyer në letrat shqipe dhe në anën tjetër po frymëzon gjeneratat e reja për të vazhduar në botën krijuese dhe në këtë mënyrë për t’i dhënë imazh të shkëlqyeshëm ndërtimit të urave të miqësisë ndërmjet popullit suedez dhe atij shqiptar si vlera të vjetra kulturore tradicionale. Xhavit Çitaku nuk rendi pas vëllimit, përkatësisht për të bërë numra librash, përkundrazi, ai po arrin qëllimin e tij të vlerës e përmbajtjes, duke u çmuar lartë nga kritika letrare në të gjitha trojet etnike. Thënë konkretisht veprimtaria e tij krijuese është një thesar i çmuar i letrave shqipe.
Xhavit Çitaku është sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi i XI Albani” në Suedi dhe ka punuar shumë për të ngritur imazhin e këtij assacioni krijues në gjithë botën shqiptare. Sipas tij kjo shoqatë ka hartuar një program të pasur përkitazi me aktivitetin që do ta zhvilloj, një pjesë e të cilit do të realizohet gjatë këtij viti.
Aktiviteti shumë përmbajtësor kombëtar i mërgatës shqitare në Suedi nuk mbeti në harresë
Mërgimtarët tanë në Suedi janë shembull i punës dhe aktivitetit shumë të pasur që kanë zhvilluar me dekada. Ndaj, për të mos e mbuluar pluhuri i harresës gjithë këtë punë të çmuar kombëtare, Xhavit Çitaku është kujdesur që të shkruaj qindra artikuj që u botuan në gazetat “Rilindja” ( Bujku), “Bota Sot”, “Kosova Sot”, “Koha Ditore”, “Bota Press”, “Dielli” (gazetë që botohet në SHBA), pastaj në gazeta e portale tjera që dalin në të gjitha trojet etnike shqiptare. Xhavit Çitaku, me profesion gazetar, ka punuar për shumë vite në gazetën Rilindja. Po ashtu, ai ka marrë pjesë në pajtimin e gjaqeve dhe ka pasur fatin, po ashtu, që ta shoqëroj edhe të madhin Anton Çeta në disa raste të pajtimit të familjeve në trevën e Drenicës. Ka qenë sekretar dhe Kryetar i degës së Shoqatës së Intelektuaëve Shqiptar, Dega në Skënderaj dhe ka ndihmuar e këshilluar popullatën e Drenicës për dredhit serbe rreth ndryshimeve kushtetuese të imponuara nga Serbia, në bazë të të cilave Kosova humbi autonominë që e garantonte kushtetuta ish-jugosllave. Po ashtu, Xhaviti kishte dhënë një kontribut modest, siç e quan ai vet, rreth disa aktiviteteve që kishte zhvilluar legjendari i familjes Jashari, Hamëz Jasari.
Dhe krejt në fund: Është një përjetim i veçantë ta takosh dhe të bashkëpunojsh një kohë të gjatë me një veprimtarë të devotshëm, një gazetar të shkëlqyeshëm, publicist, humanist e krijues i mirëfilltë, që shumë pak flet për vetveten e kontributin e madh që ka dhënë me dekada për atdheun sikurse që është Xhavit Çitaku nga Skënderaj.