23/12/2024

UDHËHEQËSI  POLITIK

0
Nike_Gashaj

Nga Nikë Gashaj

Supozimet vetiake për rolin e udhëheqësit politik zakonisht përcaktohen si aftësi personale për të ndërmarr iniciativa në situata shoqërore, për të planifikuar dhe organizuar aksionin dhe siguruar bashkëpunim. Andaj, mund të dallohen disa vetijë qenësore të cilat ndikojnë në sjelljet e udhëheqësit, sikurse janë: 1) Bindjet politike. Për tu kuptua raporti i udhëheqësit dhe të bashkëpuntorëve, më së pari duhet me i ditur, të cilat janë bindjet politike të udhëheqësit. Bindjet politike i përcaktojnë qëllimet dhe strategjitë. Në pajtim me bindjet e udhëheqësit caktohen dhe prioritetet e veprimit politik.

Rëndësia e bindjeve politike drejtpërdrejtë varet nga natyra e shoqërisë politike në të cilën udhëheqësi politik vepron. Në ato shoqëri në të cilat ekziston grindja e madhe e vlerave, përçarjet ideologjike, rëndësia e bindjeve është shumë më e madhe sesa në shoqëritë ku ekziston një konsensus i vlerave.

Krahas njohjes së bindjeve politike është e nevojshme të dihet sesa udhëheqësi rrin në mënyrë të qëndrueshme pas bindjeve të veta politike dhe sa atij i janë ato bindje me rëndësi. Sipas atij dimensioni mund të dallohen udhëheqës me vlera-rigjide. Ata janë udhëheqës të drejtuar bindjeve të tyre politike të cilave ua kushtojnë tërë politikën. Ai është një kriteri i dëshirueshëm i veprimit dhe i marrëdhënieve politike. Dhoji i dytë, janë udhëheqësit pragmatik, të cilët i përshtaten kushteve konkrete dhe janë të gatshëm për ti ndërrua pikëpamjet fillestare me qëllim të arritjes të qëllimeve të caktuara. Derisa të parët i ndërrojnë(nëse është e nevojshme edhe me dhunë) marrëdhëniet konkrete shoqërore në pajtim me bindjet e tyre, të tjerët e ndërrojnë vetin,duke iu përshtatur marrëdhënievet  shoqërore konkrete.

2) Stili politik. Derisa bindjet politike të udhëheqësit drejtpërdrejtë ndikojnë në bashkëpuntor, ndërsa ndikimi i stilit politik është më tepër i tëthort. Stili politik shprehet në mënyrë t’interaksionit  me bashkëpuntor. Për shembull, vallë udhëheqësi më tepër preferon një raport të drejtpërdrejtë ”sy në sy”, ose më tepë mbështetet në ndërmjetsues; a është më tepër i drejtuar në bashkëpunim me të tjerët, apo ekskluzivisht mbështetet në mëndimet e veta;  si e përdorë retorikën politike dhe propagandën; a i studion çështjet në hollësi, apo mbështetet vetëm në informata  të përgjithshme;  a është procesi i vendimeve transparent, apo e mbanë në fshetësi?

Është me rëndësi të theksohet, se stili i udhëheqësit ka një ndikim tek njerëzit me të cilët udhëheqësi drejtpërdrejtë bashkëpunon. Me fjalë të tjera, nga njëra anë udhëheqësi synon për t’i zgjedh ata bashkëpuntorë të cilët i kanë vetitë e njëjta apo të ngjajshme me stilin e tij të udhëheqëjes, ndërsa në anën tjetër dhe vetë bashkëpuntorët spontanisht i përshtasin sjelljet e veta kërkesave të përceptuara nga udhëheqësi. Andaj, udhëheqësi në rrethin e tij të drejtpërdrejtë e krijon një unitet të caktuar, i cili nga njëra anë, ia lehtëson vetë procesin e udhëheqjes, mirëpo, në anën tjetër, e vështirëson pranin e qasjeve të ndryshme dhe trajtimin e shiqimin e problemeve përkatëse.

3.Motivacioni.Parashtrohet pyetja: cilat janë arsyet që personat e veçantë dëshirojnë të bëhen udhëheqës? Ekzistojnë mjaftë përpjekje për sistematizimin e atyre arsyeve. Duke respektuar sistematizimet e tilla, mund të dallohen disa arsye të motivacionit, si vijojnë:

  1. a) Dominimi primitiv– disa autorë mendojnë se tek çdo njeri ekziston synimi për të dominuar dhe ajo është jo si rezultat i veçorive të fituara, por ajo rrjellë si vetija natyrore nga lindja.b) Pushteti mbi të tjerët– në situatat e caktuara, në pajtim me teorinë psikoanalitike, udhëheqësi është objekt i transmetimit të emocioneve në vazhdimësi të varësis dhe nënshtrimit të bashkëpuntorëve. Andaj upinioni duhet për ta ditur se ka njerzë në shoqëri të cilët kërkojnë me qenë në pushtet, por shoqëria duhet të vëndosi mekanizma kontrollues të sjelljeve të tyre.
  2. c) Nevoja për status– nevoja për prestigj ose status është e përhapur, ashtu që shumë psikologë e kanë vë në regjistër të instikteve themelore. Mirëpo, nevoja e tillë duhet të sqarohet si motiv për një status më të lartë. Ajo do të thotë lufta për pushtet dhe mundësi të influencës, por edhe më shumë para. Një status më i lartë e mundëson personin dhe për kontakte shoqërore me njerzë me statuese të larta.

ç) Nevoja për zgjidhjen e problemit – Njerëzit me orientime të fuqishme të vlerave, te të cilët mbizotëron ndjenjë e përgjegjësis ndaj bashkësis për të bër çka kanë mundësi për zgjidhjen e ndonjë problemi,  shpeshherë hyjnë në politik dhe e marrin rolin e prijësit politik. Atyre  politika ose pozita e udhëheqësit nuk iu është për qëllim, por si mjet për arritjen e qellimit.

  1. d) Nevoja për kompensim–sikurseLasswellikaherë e ka shkrua(1930.), shpeshherë njeriu politik është ai i cili në sferën politike bën përpjekje për t’i kompensua mossukseset e frustracionet e jetës së tij të përditshme. Përndryshe, mund të vërehet se me politik shpesh merren personat politikisht të pa arsimuar dhe mediokërt. Mirëpo,  është e njohur se zhvillimit e progresit shoqëror nuk i duhen “llomotitësit intelektual dhe politik” sikurse ka thënë Zhan Poll Sartr. Njëkosisht, ajo paraqet degradimin e politikës kuadrovike dhe të përgjegjësisë. Pa dyshim, ajo ka pasojë afatgjatë negative në marrëdhëniet e përgjithshme të rrjellave e qëllimeve të zhvillimit shoqëror, në veçanti në qoftë se kuadrat e tillë gjinden në “pozita të rëndësishme” të shtetit dhe shoqërisë.

Me fjalë të tjera, kuadrat e tillë  nuk kanë kuptim, prirje, energji dhe, çka është më e keqe, ata nuk kanë dije elementare, orientim e informacion për njohjet bashkëkohore shkencore dhe për “novacione”. Prandaj, me të drejtë thuhet se nuk ka kurrgjë më të vështirë se kur mediokërt intelektual dhe politik “veshin petkun” që nuk u pështatet ose është joedukuat për “shtatin” e tyre. Ata me kohë mëndjemallohen se “petkat e tilla” e bëjnë qenjen e tyre – e jo dëshprimin dhe shkretërin e tyre shpirtëror.

Me të vërtetë kur mediokërt arrijnë te ndonjë funksion, ata janë në gjëndje të bëjnë gjithça, si dhe shumë punë të pandershme, për tu mbajtur ose për të shkua dhe ndonjë funksion dhe më të lart dhe më përgjegjës. Ata janë të prirur për keqpërdorime, kurdisje intrigash e ngatërresash, ashtu që shpesh janë aktorë kryesor të marrëdhënieve të këqija ndërnjerëzore. Më në fund, nuk mundi përpa i përkujtua fjalët e një mbreti të Spanjës, i cili para listës së kandidatëve për burgim ka bërtit: “Medokërt duhet më së pari me i fut në burg”.

(Autori është politolog)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok