21/12/2024

NJË VEPËR E JASHTËZAKONSHME E POEZISË LIRIKE DHE HISTORIA E VËRTETË ARTISTIKE E ILIRISHTES

0
Buzhala-Ani-i-ilirishtes

(Përkitazi me veprën e lexuar me lirika të veçanta të Prend Ndue Buzhalës, “ANI I ILIRISHTEVE”, SHB “LENA”, Prishtinë 2020)

Nga Brahim (Ibish) AVDYLI

Këndi i qasjeve të veçanta të poezisë

Leximi sot i një libri të veçantë të poezisë (post)moderne të lirikave, nga dymbëdhjetë vepra të tij poetike (12), i një autori shumë të njohur shqiptar dhe i veçantë, Prend Ndue Buzhalës, nga qendra e Republikës së Kosovës, nga Çabiqi i Klinës: zgjon kënaqësi të posaçme estetike. Ai jo vetëm se është krijues e poet i mirëfilltë, por edhe studiues i veprave të ndryshme dhe i monografive; autor i vështrimeve dhe kritikave të letërsisë bashkohore, me rreth 51 vepra; e ndër të tjera disa me prozë të shkurtër e tregime, për rreth 8 vepra, ndër to janë 3 romane (të fundit, “Në kapërcyll”, do t`i kthehem përsëri me një studim!); autor veprash të publicistikës historike dhe kulturore, rreth 3 vepra; apo të përgaditura për shtyp, me apo për autorë të tjerë, rreth 15 vepra; aq më tepër të jesh i afërt që kur ka qenë i burgosur politik, në vitin 1982. Atë vit iu patën ndërprerë të gjitha botimet e publikimet, madje për një kohë të gjatë. Kemi parasysh edhe një fakt me vlerë: ai ka qenë njëherësh pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, pikërisht në Zvicër, ku shumë autorë zvicranë nuk kanë pasur mundësi që të thirren në këtë Festival, e as unë. Ne, duhet t`i qasemi në mënyrë të veçantë, për të gjitha veprat. Janë dikund 87 vepra.

Prend Ndue Buzhala është autor i librit poetik “Ani i ilirishteve”. Edhe titulli i veprës vjen në mënyrë krejtësisht të veçantë. Të shkruash për këtë autor, me rreth 87 vepra, duhet të dish se në cilën anë do t`i qasesh. Autori e njeh mirë artin e krijimit.

Deri më tani e kam pasur një vështrim të gjatë për librin e tregimeve apo prozave të shkurtëra, “Heroi i rrugës”, për të cilën pak kush ka ditur në cilën anë ta vështrojnë, sikurse e kam vështruar unë. Në të vërtetë, autori i ka edhe tre libra të tregimeve të shkurtëra, “Shenjat e kryqëzimit”, “Sizifi pa gurin e tij” dhe “Zërat jashtë vetvetes” (2021) e që janë “tregime me pak fjalë”, dhe të cilat do t`i përfshijmë në lëminë e shkrimeve të veçanta, për të cilat autori këtë gjë e meriton. Për tregimet e shkurtëra pak kush ka shkruar…

Të shkruash për veprën e tij “Ani i ilirishteve”, është parësore, sepse ai është lirik i veçantë i poezisë së sotme. Ta shfletosh përmbledhjen e ta lexosh e të mos e shikosh se si e ka ndarë autori Prend Ndue Buzhala, në tri cikle: Libri i hyrjes; Libri i çasteve i-lirike; dhe Libri i daljes, do t`i qasesh gabimisht. Pjesa e parë quhet “Ani i ilirishteve”; pjesa e dytë “Ilirishtet e mia”; ndërsa pjesa e tretë “Oratorio në korin e ilirishterve”. Njëri krijim, “Pa titull”, është e nxjerrur edhe në kopertinë. Është e shkruar si një poezi apo si një prozë poetike, në shenjë faleminderimi, e cila e përmbledh librin dhe iu drejtohet lexuesve. Autorin e veprës e shohim në një fotografi të veçantë, në kopërtinë, para perëndeshës DEA, duke “komunikuar” me te.

Shtohet pyetja: përse autori e ka ndarë në tri (3) cikle, kur e dimë prej formulës së parë “Atit e të Birit dhe Shpirtit të Shenjtë”, i cili e përkushton poetin postmodern me trininë e veçantë të besimit jetësor; dhe përse cikli i dytë quhet “Libri i çasteve i-lirike”, nëntitulli “Ilirishtet e mia”? Është cikli më i gjatë dhe i ndarë si fjalë të shqipes: “i-lirishte”. Kjo gjë na i thotë të dyat: këngët lirike dhe ilirishten. Cili na e shpjegon vorbullën e sjelljeve të poetit rreth ilirishteve të vërteta historike, antike apo moderne, e të cilën e sheh vetëm me sytë e krijuesit të vogël, në jetë të përkohshme, nën shembullin e madh të krijuesit të botës së gjerë?! Ai është I LIRË, si ilirët, Yllirët, dhe të Diellit, si ylli më i vogël pranë tokës, i cili tek njeriu është shpresëdhënës dhe i jetës së gjallë; është gjallëria, edhe dija.

Njëri ndër këta, njerëz me dije, është KRIJUESI, që e përshëndet në fund të librit perëndeshën DEA, pra krijuesi artistik e jetësor, i identifikuar me perëndeshën; në trininë filozofike të poetit “i-lirik”; është “ani i ilirishteve”.

Të parës, ne do t`i kthehemi përsëri, por ani është kryesori, sepse prej tij është krijuar ilirishtja (yllirishtja) e jonë, që prej gjenezës së njerëzimit, prej Thot-it shqipfolës, 12`000 vite para Krishtit, në Egjypt. Edhe sot e kemi në gjuhën shqipe foljen “them”, dhe ajo folje, e cila është në vetën e tretë, ai (ajo) thotë, na e thotë kushtimisht Thot-in e njerëzimit.

Çështja ilirishte, prej kohësh është ndarë nëpër fé e shtete të ndryshme, e ka kapluar çnjerëzorja.

A e di ndonjë njeri që ta deshifrojë bazën filozofike të kësaj vepre moderne të artit të jetuar, të përjetuar, të menduar dhe të shkruar artistikisht?

Ne, do të bëjmë provën e parë, çka është ANI. Ana është në këta fjalorë, por ani nuk është në disa edicione të tyre, vetëm se na reflektohet si ana e skajshme e një copë pëlhure. Edicionet e tjera mund ta kenë.

Për lehtësi, e marrim një recension të veçantë të autorit të pavarur Klinas, mikut tjetër, Mikel Gojani[1], ku ndër të tjera rrumbullaksohet se: ANI, sipas fjalorit, shkruan për organin e gruas dhe të femrës së gjitarëve, ku zihet e zhvillohet pjella, shtrati, këmisha që e mbështjell pjellën. Pra është ani i fëmijës. P.sh. i bie (i shket) ani, e ngre anin, etj…” Është një emër anatomik i trupit të femrës, e cila do të lindë dhe do të shtojë jetën.

Poeti e ka anin e vet krijues, i cili, sikur vuan tërë kohën me pjellën e vet poetike e të shumëllojshme, në bazë të prirjes së lindur me te, si njeri. Ne theni se “i përzihet mida, me thartinën e jetës”, por vuan të tërë jetën me krijimet e tij, a i ka shkruar mirë apo çka do t`u shtojë apo të heq…

Kthehemi edhe njëherë në kopertinën e mbramë të veprës dhe e shikojmë autorin, i cili e përshëndet përmendoren e zotneshës DEA. Sinjifikimi filozofik na vjen se njeriu lind prej nënës, amës, prej mëmës dhe asaj i falet. Këtu ka rol të veçantë, se krijimi është veti e njerëzve të posaçëm.

Për ne, që kthehemi në jetën e përkohshme, përmes saj na del trinia e vërtetë e jetës dhe në kokë është ATI I SHENJTË, i cili gjendet në botën e përjetshme, sepse na e jep SHPIRTIN E SHENJTË, përmes nënës së kësaj bote e babës, atit jetësor, që e ruan farën me kujdes, dhe KRIJUESI. ATI I SHENJTË, PERËNDESHA DEA dhe KRIJUESI lidhen në mes vete. Këtu e kemi TRINITETIN E KRIJIMIT, i cili lidhet me NUMRIN TRE (3). Atij i falet njeriu, si Zotit apo Zotneshës. Në të vërtetë, krijuesi i falet DEAS, pra nënës-zot, që e ka mbajtur në anin e saj, pastaj e ka ruajtur pjellën e vet.

Kjo lidhet edhe me anën e ilirishtes, sepse në Bibël, e cila është përkthyer në 2500 e sa gjuhë të tjera të botës, e ka fillimin të papërkthyer, në shqip, “Zanafilla”, e kjo gjë e tregon se jemi kombi dhe gjuha e parë simbolike, e të tjerat janë gjuhë konceptuale e konvertuale, e shkruar prej Yllirëve të Thot-it, rreth 12.000 vite para Krishtit. Por ne nuk duam që t`i kthehemi kësaj çështje e as çështjeve të gjuhëve, sepse kemi aq shumë armiq. Një gjë dihet: gjuhë e Zotrave konsiderohet gjuha e vjetër shqipe!

Kuptimi i dytë i ANIT është vendi ku lidhen eshtrat, pra vendi kyç.[2] Të marrin për shembull “ani i dorës”. Ani ka mbetur vetëm në shqipe. Ajo është ani a burimi i të gjitha çështjeve që i veshemi për t`i shqyrtuar; është ani kyç i të gjitha lidhjeve; i kryqeve të forta të lidhjeve, të thënë simbolikisht. Lidhjet janë të ilirishtes, si ATI I SHENJTË, si KRISHTI, si KRIJIMI, i cili do të ketë folur një dialekt, atëherë dialekt i gjuhës shqipe, dialektin aramaisht, e cila sot është gjuhë e veçantë KOPTE, sepse të gjithë ishin YLLIR (ILIR). Mendoj se këtu e ndjenë autori “anin e ilirishteve”.

E treta herë është se kjo qasje përdoret edhe në kuptimin figurativ të fjalës: mbështjellësi i sotëm i shqipes. Ilirishtja është mbështjellësi, edhe i identitetit tonë, që na e ruan e na përcjell ndër mileniume; është burimi, ngjizja e gjithçkaje ndër ne; është burim i qenies historike, mitike, gjuhësore. Jemi një ndër të parët, por shumë të nëpërkëmur dhe të luftuar, duke na munduar për vdekje, e ne kemi mbijetuar, sepse e kemi për gjenezës sonë të punojmë dheun e atit (atdheun) për një jetë më të mirë, për përparim, për paqe, për dashuri njerëzore. E dashuria është polivalente. Ajo i ndërlidh të gjitha lidhjet. Janë në anën e ilirishtes, nuk janë në anën e luftës. Krahu i majtë është kundër Zotit të Madh, Atit të Shenjtë, për sundim e pushtimet antinjerëzore, apo të dhunës së njerëzve të përdalur; të njerëzve, që janë tërësisht të dalur nga bota e tyre, e tipit “njeri”; të djajve e demonëve, etj…

Me tërë veprën letrare të poezive lirike “Ani i ilirishteve” Prend Buzhala na lind me qenien e tij shpirtërore përmes ilirishtes; në lindje e në përlindje artistike; prej gjenezës deri në bashkëkohësinë tonë, me përshkrimet poetike të arkeologjisë apo artefaktet prej arkeologjisë, të cilat na përdoren në këtë vepër me gjuhën e tyre artistike; përshkrimet poetike të mozaikeve, të cilat na dalin përmes gjuhës poetike në formën e lirikave meditative, prej gjenezës

e deri më sot, si shtresa të qenies së vërtetë të shqiptarëve, prej Dardanisë e deri në Epir, përkundër ndarjeve adminstative e gjeografike, në tërë spektrin e shtrirjes së tokës së mbetur, për të zvogluar dashtë e pashtë mundësinë e hapërimit tonë, duke e mohuar ekzistencën tonë para mileniumeve.

Prandaj kjo gjë është një nga arësyet pse autori na e shkruan këtë vepër…

Analizat letrare e filozofike apo teorike letrare të kësaj vepre të veçantë të poezive lirike

Poezia e autorit të njohur Prend Ndue Buzhalës është lirike, jo abstrakte. Poezia lirike, sipas disa teoricientëve të njohur, e njërin ndër këta po e marr nga studimet perëndimore e prej Zvicre, Prof. Dr. Mario Andreotti, në veprën e tij “Struktura e letërisë moderne”, i cili ka qenë apo është ende në punë në Universitetin e St. Gallës/CH, por edhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Vararlberg-ut/Austri, sepse dëshirë të vetme e kam që ta vlerësoj poezinë e Prend Buzhallës në përgjthësi, siç është ajo, siç na llogaritet kjo poezi, me të gjitha shprehjet e saj, duke e pasur parasysh formën e saj me metaforikë e simbolikë apo shprehje të tilla, dhe me tema të veçanta. [3] Ajo lëviz prej lirikës individuale e deri në lirikën objektive.[4]

Në radhë të parë i takon poezisë postmoderne lirike, të cilën teoricienët më të përkryer e quajnë “poezi lirike postmoderne”, e cila filon prej viteve 80-ta e 90-ta, sepse para viteve 80-ta ka qenë e lidhur më shumë me traditën.[5]

Parësore është gjuha letrare e shpehjes. Ajo shikohet si mjeti kryesor i komunikimit. Ndërkaq ligjërimi i tij përkufizohet me individualizimin e kodit gjuhësor, sepse gjinia e tij i merr trajat e veta stilistike dhe komunikuese. Kuptimi i poezisë lirike del nga të gjitha elementet gjuhësore artistike prej kompozicionit e deri te njësitë e saj më të vogla vargnore.

Nga fjalëfomimi niset prej dialektit gegë, që në historiografinë e hershme antike na del si formë parë e shprehjes, por “Zeusi ka fituar mbi Kronin”, d.m.th. ka fituar Toska gradualisht mbi Gegët. Tani toskët thonë sikur janë “më të vlershëm”, por gegët e kanë dhënë gjithçka që është e nevojshme, për botën. Ky është stili i tij, i cili na integrohet në gjuhën e sotme letrare. Gjuha e veçantë na lëviz prej dialektit gegë dhe dardania, deri te gjuha letrare e mirëfilltë, si për të shprehur pasurinë e paharrur të ilirishtes së vjetër, nga koha e gjenezës, kur nuk kishte askud “kombe” të shpifura, me të gjitha llojet e të zezave apo vrasjet masive, si “serbët”, “grekët”, apo “sllavët”. Këtu fjalëformimi i nisur nga dialekti i gegërishtes së dardanisë është në funksion të pasurimit të leksikut tonë të gjuhës shqipe. Vetë përdorimi i fjalëve të gjuhës shqipe në dialektin gegë ka funksion ndërlidhës të gjuhës letrare shqipe, me mekanizmat e gjuhës së vet artistike, përmes të cilave na forcohet pasuria leksikore, me fjalët e reja, e kanë funsion letrar e stilistik. Trajtimi i stilit, na thotë teoricienti i letërsisë, Zejnullah Rrahmani, është një nga çështjet kryesore. Kufiri i tyre është vështirë të përcaktohet.

Nga përcaktimet e tij, në dy aspekte, neve na vyen aspekti i dytë, që është i lidhur drejpërdrejtë me gjuhën dhe mënyra e saj e organizimit, e cila është në kuadër të ligjërimeve të ndryshme.[6] Interesimi i veçantë i tyre na vjen prej të ashtuquajurave trope e deri te metafora, mbretëresha e figurave.

“Silistika bashkohore nuk e pranon që figurat janë zbukurime retorike, as stoli gjuhësore që i vishen poezisë. Sot mendohet që në poezi nuk ka asgjë të jashtme, madje as forma e saj nuk konsiderohet si e tillë”. [7]

Vepra e Prend Ndue Buzhalës, “Ani i ilirishtes”, nuk ka asgjë që mund të kosiderohet “e jashtme”. Përkundrazi. Çdo gjë është artistike, edhe kur në të folmen tonë normale do t`i konsideronim si të tilla. Në gjuhën që e pasuron poeti me shprehje letrare nga ilirishtja, janë të përdorura vetëm në mënyrën e vetë artistike. Të gjitha janë aty vetëm figura artistike.

“Figura lidhet me kërkesat e veçanta të ndërtimit të imazhit poetik, është formë e konkretizimit të ideve dhe e individualizon shprehjen poetike… Janë të njohura dy mënyra të zhvendosjes së kuptimit të fjalës (në stilemë ):

a.) kur fjala rrëshqet nga një send në tjetrin në realitetin jashtë-gjuhësor;

b.) kur nodh ndryshimi në kuptimet e fjalës si proces gjuhësor. Mënyra e parë i përgjigjet metonimisë, mënyra e dytë ndërtimit të metaforës”.[8]

Pothuajse të gjitha figurat artistike na përdoren në këtë poezi lirike, prej metaforave, shprehjeve simbolike e alegorike, deri te kriteri i formës poetike, që bazohet në kriterin tematik, që në të vertetë janë disa nga koha e lashtë ilire dhe antike, e disa na mbruhen me tone të mirëfillta elegjiake, të cilat u ngjajnë vetëm korit të tragjedive antike e ilirike, si p.sh. “KORI I VAJTOREVE ILIRE”; lirika parësore të medimit apo medimeve filozofike; lirika atdhetare e fetare, që sheshherë na krijohen edhe lirika me nuanca të përshpirtëshme, në të cilat poeti na krijon një zhanër të ri me një leksik adekuat e modernist, të papërdoruara ndonjëherë në poezinë moderne lirike, epitafet e epitymbitë (të cilat janë në varrezat e vjetra apo mbishkrimet varrore), epiklezat, himnet e vjetra kishtare, askezat tekstuale, apo edhe këngët e tij solemne.

Janë disa forma krejt të reja, dhe këto janë paraprakisht epikleza, e cila nga përkthimet kishëtare e luajnë një rol të veçantë në liturgjinë kishëtare, si forma e parë e besimit fetar të krishterë katolik; similituda, e cila është në teorinë e ngjajshmërisë, si cilësi apo gjendja e të qenit të ngjajshëm me diçka, e në poezi është model i këndimit të sotëm shqiptar me ate gojor dhe antik, pra është ngjashmëria e shpirtit të sotëm shqiptar me ate ilirik dhe antik, si një këndim antik e të ringjallur në poezinë postmoderne lirike; dhe epifania e ka kuotimin e Bekimit të Madh, bibilike, pra është ajo zbulesë.

Epikleza vjen e përkthyer nga e ashtuquajtura “gjuha greke”, sepse ata nuk e dinë se në atë vend që quhet sot “Greqi” ka qenë paraprakisht gjuha iliro-shqipe, e shkruar me një alfabet të pellazgishtes, e më vonë po e njëjta, në formën e gjuhës së shkuar me alfabetin fenikas të Kadmit.

Këto forma-zhanre janë edhe komunikime tekstesh, e që është veçori e postmodernes.

Nga ajo gjuhë, në dy alfabetet e vjetra të shkrimit, me alfabetin pellazg apo fenikas të Kadmit, na e vjedhin të ashtuquajturit “grekë”. Janë tri fise, të quajtura akej, jo ilirë dhe jo shqiptar. Bota e përgënjeshtruar prej akejve, na thotë prej “greqishtes” se epikleza “është thirrja e Zotit mbi një send ose një person i cili shenjtërohet në këtë mënyrë. Për çdo gjë që Zoti ka krijuar është e mirë dhe asgjë nuk është e dënueshme, kur ajo shijohet me mirënjohje; është shenjtëruar përmes fjalës së Zotit dhe përmes lutjes”.[9]

Në të vërtetë, lutjet epikletike janë pjesë e kremtimit të sakramenteve, p.sh. në shenjtërimin e ujit të pagëzimit ose në shenjtërimin e ullinjve.

Lutja epikletike më e rëndësishme është lutja e meshës dhe si një e tërë: përmes thirrjes lavdëruese të Zotit mbi bukën dhe verën; shpalljen efektive të aktit origjinal; ku buka dhe vera shenjtërohen. E në lutjen eukaristike (është vetëm njëra formë e epiklezës kishëtare), janë pjesë të caktuara, të cilat teknikisht na referohen si leximi i epikës; kërkesa për Shpirtin e Shenjtë për kumtuesit (“leximi i epikës së kungimit”), dhe kërkesa për transformimin e dhuratave (“ndryshimi i leximit të epikës”). Këto janë epika e jo lirika.

Në kishat orientale, shqiptimi i epikës së ndryshimit shihet si momenti i ndryshimit, ndërsa në shtetet perëndimore shihet në shqiptimin e raportit të institucionit. Ky ndryshim tregon se Kishat Lindore i japin një vlerë më të lartë personit dhe veprës së Shpirtit të Shenjtë, në tërë teologjinë kishëtare dhe devotshmërinë e tyre, sesa Perëndimi. [10]

Edhe poeti lirik postmodern Prend Ndue Buzhala e futë këtë epikë tipike në formë moderne të shprehur në lirika, në shenjë të vlerës më të lartë të Shpirtit të Shenjtë, të Atit të Shenjtë, të devotshërisë së tij.

Lirika e veçantë e Pren Ndue Buzhalës na transmeton linjën e mendimeve të veta, të shenjave ilirike, e anit më të vjetër ilirishte në frymën e ilirishtes së kohës dhe vargje të tëra simbolit emblematik dhe enigmatik e hyjnor të ilirishtes. “ANI I ILIRISHTES” është i mbajtur në shpirtin e qenien e tij të krijuesit prej gjenezës e deri në ditët tona; e tërë ilirishtja jeton me dhemje e dëshmi të parevokueshme prej gjenezës e deri sot; i dhënë krejtësisht për paqe, por i detyruar të mbrohet e të luftojë për ruajtjen e premisave të Atit të Shenjtë; të mbrojë tokat nga armiqtë e shumtë e pa asnjë pikë respekti; nga vrasësit e dhunuesit të lirisë së shenjtë e dashurisë së pamatur; nga babëzitë e dhjetra demonëve, që i ndërrojnë rolet e tyre me shenjëtorët e vërtetë; i ndërrojnë me fetë e me tortura të ndryshme; pra, nga e tërë historia.

Ata duan që ta zhdukin krejtësisht kombin ilir (yllir) nga harta e madhe e popujve, e të dalin vetë sikur janë të parët e krijimit të njeriut e të Zotit!…

Unikalizmi në mënyrën artistike të shpirtit të poetit

Se vepra e lirikave të Prend Buzhalës “Ani i ilirishteve” është një vepër e caktuar unikale dhe artistike, me të drejtë e cakton recesionisti i veçantë Mikel Gojani, në pjesën e tij, si “libër me vlera unikal”.[11]

Unikalizmi shprehet në mënyren e veçantë të këngëtimit të ndieshëm. Vetë poeti është i veçantë, e kësisoji edhe poezia e tij “i-lirike”. Sikur të gjithë poetët e ilirishtes, me të cilët sinkrotizohet Prend Ndue Buzhala, nuk kishin “shënuar asgjë ilirishte”, e ai për këtë gjë që në fillim na thotë:

“…të zbres

Në nëntokën e thellë të Ditës së Kujtimeve

Për t`i parë gjurmët e gjakut të Asaj Dite Epoke

Gjurmë që e kanë vizatuar Rrethin e Kufirit…”

 

(Ani i ilirishteve, faqe 7).

 

Pastaj:

 

“Aty gjeta fytyrën tënde ilirishte

Në shëmbëltyrën e zjarrit…”

 

(Pa aty, e njëjta faqe),

 

e cila është gjurmë e ilirishtës që prej zanafillës së të mirës e të keqes, të cilat janë sinonime të së njëjtes vijëzim, por në dy pikat ekstreme të tyre, të

Krijuesit të Botës, Zotit tonë të Madh dhe Antikrijuesit, të Kryedemonit.

Pështyma që kanë hedhur nëpër mileniumet e viteve rreth jetës sonë në “rrethin e përjetësisë” janë gjurmë të pashlyera. Në raport me ta e kundrejt tyre, vjen bekimi solemn nga poezia lirike, “Me një bekim solemn në Dardania Sacra”; “Kuvendarët ilir me veshje asketike”; apo “Doracak për leximin e kalendarit kozmik të një autori ilir”, që është një prozë e mirëfilltë, dhe mjaft e bukur, që ta kuptojë secili; “Orët e Shqipnisë”, që e thotë me dialekt gegë, por që lidhet me të qenmes sonë të madhe, të mbrojtur nga Orët e Maleve, të cilat i kam shkruar unë, në përmbledhen time,[12] të Shqipërisë, të cilët jani si shqipet, me të cilat lidhet vetë shprehja “Shqipnisë” me “Shqipe”.

Libri i çasteve i-lirike, ”Ilirishtet e mia”, fillon “Me testament ilirishtes” dhe vazhdon me “Gjarpri dhe luftëtari ilir”, e cila e konsideron se “Gjarpni ishte i Pari i Fisit”, duke jetuar së bashku me te:

 

“Shpesh e gjejshim nën jastëk

A në shtratin me kashtë e me fier”

 

(Gjarpri dhe luftëtari ilir, faqe 25).

 

Kjo gjë tingëllon “një ironi serioze”, në qoftë se mund të thuhet kështu, sepse i ka të vërtetat tona jetësore, të cilat janë mjaft të varfëra e krenare. E keqja midis vëllezërve ç`armatoset kur njeriu i ynë jeton, rritet, lufton, pra lind apo vdes me “gjarpërin në gji”, me frigën e tij. Gjarpëri është ndjenja armiqësore për njeriun. Ai lind e vdes me gjarpër nën jastëk. Populli ynë dëshomon se gjarpërin e ke më afër se vdekjen. E pa te nuk mund të jetosh. Kur nuk mund të dihet për te, ai të vie “nën jastëk”. Kjo është e vërteta e hidhur mbi jetën tonë ilirike. Ai na thotë në të njëjtën poezi, me shtatë pjesë, ku gjarpëri na është “i dashtun me fatkeqësitë tona” :

 

“Luftëtari Ilir u shndërrua në gjarpër

E mandej në një dem të fortë me brina.

Njani bri iu thye në dyluftim,

Kurse hyjneshat e detit e shndërruan në Bri të Begatisë.”

 

(E njëjta poezi, “Gjarpri dhe luftëtari ilir”, pjesa II, faqe 26).

 

Pastaj na vie historia e Republikës së Ulpianës, e cila është Republika e Dardanisë, në të njëjtin vend, më e gjërë se Republika e Kosovës, në të cilët na ngjallen “sekretet e humbura”, sepse “Mjeshtrit dardanë” janë ata “që e gdhendin gurin”. Guri qëndron gjatë nëpër kohë me dëshmitë hitorike. Dëshmia vazhdon nëpër mileniume, por sikur njerëzia e ka humbur syrin, mendjen e dijen dhe nuk i shqyrton aq sa duhet “Faltoret e padukshme të Orakullit”; vargun “Shtyllat e Lavdisë” (faqe 41) dhe poezinë lirike “Brigjeve të lumenjve Dardanë”, sado që kanë material të dukshëm historik, por po e fusim këtu “Hyjneshën Dardane”, e cila është një lirikë e domosdoshme.

Tekstin e poezive lirike mund ta lexojë çdokush dhe ndër to ka aty-këtu lirika të shkuara me të folmen tonë dialektore gegërishte, me simbolika të veçanta, sepse vetë njeriu ynë ndër mileniume ka folur me metaforë e simbolika të përditshme. Titulli dhe nëntitulli e kanë nga një renditje të këtillë, e cila nuk shihet e nuk u intereson mjaft poetëve të sotshëm, sepse ipen pas “shprehjeve abstakte”, gjë që shpesh herë i dërgon ata në padije e të pështjelltë, e cila e devalvon nga koha në pa kohë krejtësisht poezinë.

Te Pren Buzhala kapet kjo gjë edhe nga titulli e nëntitulli, pra është një poezi simbolike. Nëntitulli merr rëndësi analitike. P.sh. “Nëpër nimfeumet e Dardania Sacrum”. Nga historia e dimë mirëfilli çka ka qenë “Dardania Sacrum”. Në fund të fundit, e kemi lexuar edhe librin e ruajtur në arkivin e Vatikanit “Illyrikum Sacrum”, pjesë e të cilit është Dardania, por edhe nimfet.

Poezitë e “çasteve i-lirike”, janë formuar prej dy fjalëve, “ilirike” dhe “lirike”, e cila thotë se janë krijuar detyrimisht nga e njëjta gjuhë e vjetër e kombit të madh ilir, gjuhën e vjetër shqipe, e cila rrumbullaksohet me numër.

Paralelisht me letërsinë shkon edhe matematika. Të dyjat shohin përtej kodrave. Thoti ka qenë ilir/yllir dhe përveç të tjerave, ka qenë edhe shencëtar e matematikan. Letërsia shprehet me metaforë, e matematika shprehet me numra, sepse:

 

“… I ke mjeshtrit e mendjes e të shpirtit

Në filizin e ngjizjes…”

 

(Faltoret e padushme të Orakullit, faqe 36).

 

Duhet ta shfletojmë e ta njohim historinë e vërtetë dhe të gjitha poezitë e kësaj përmbledhje. Poeti plotësisht identifikohet me popullin e tij, e populli flet me gjuhë e lidhur “nyje në fyt”, nga armiqtë e tij, sepse forca e durimit është të bësh të pamundurën, me shpirtin oqean të ilirëve:

 

“… i fala vrasësit e mi

Vrasësit e fëmijve me vajin në buzë.”

 

(Brigjeve të lumejve dardanë, faqe 42).

 

Vërtet, cili është prind (babë apo nënë) që nuk i njeh trashëgimtarët e tij? Cili fëmijë nuk e njeh një nga prindërit e tij, të dytë, babën apo nënën e tij? Nganjëherë, njëri është Zot apo Zotneshë, e tjetri është njeri apo gjysëm- njeri. Poeti u drejtohet simbolikisht hyjneshave dardane, jo vetëm se ato janë nënat tona, por sepse miti i pavdeksisë lidhet me to, nga aspekti arkeologjik, filozofik, historik e artistik, që shenjtërohet me “nënën e Dardanisë”, e cila i rrit fëmijtë e vet; i ushqem me gji e me gjëra të ndryshme; derisa ata të kenë forcë të mjaftueshme sa të gjallërojnë lirshëm, por gjithmonë e ka kujdesin mbi ta. Ajo qëndron nëpër kujdes e mallëngjim të përhershëm të vuajtjeve shpirtërore, prej nënës së veçantë dardane:

 

“Zbret Kori i Muzave

Në Shenjëtoren e Përjetësisë nëpër nimfeume,

Nëpër labirintet e Kasnecëve të Qiellit

Diku në Smirnë, në Gllamnik,

Në Madianë a në Ulqin:

Deae Dard, DeaeDardanicae

Me formula përkushtimesh e spirale universi

Për të na hapë Portikun e Pafundësisë së kohëve

Drejt Diellit Tonë, aty ku ne jemi qenie diellore.”

 

(Hyjnesha Dardane, faqe 45).

 

Por dua të ndalem pak në Kështjellën e Princesës Jerinë, në të cilën nën titullin e poezisë i-lirike shënohen dy kullat e Jerinës, të cilat ndodhen në Pograçë të Klinës. Unë kam shkruar për fatomën e vjedhur nga “serbët” Jermia, të cilët e kanë ndërruar emrin e saj nga Jerina “Jer-mia”, në lirikën time “Antirrugët e bebzave”,[13] të cilat ishin zana ilire deri te Kroacia e Sllovenia, e të cilët janë të shpifur, me kriminalitet dhe gënjeshtrat, jo më largë se 300 vite. Jerina është princeshë ilire dhe klinase, mesi i Kosovës, e cila e mbytë veten në pusin e saj, përderisa ajo nuk mund të duronte padrejtësitë. Ishte princeshë dhe fjalët e Zotit janë fjalë të pushtetshme.

Kështu, na e thotë edhe poeti:

 

“Na vjen me regëtima dashurie e hijeshie,

Mandej të shohim në një kuvend lulesh

E me shpirtin e dëlirë si ujët e lumit Klinë…”

 

(Kështjella e Princeshës Jerinë, faqe 54).

 

Ajo na vjen si një hyjneshë e një ame femërore, fillimisht me një paqartësi të mendimeve tona nga Pusi i Jerinës, por dhuna ka qenë më e fuqishme se sa ajo, prandaj duke mos mundur të përballet me ta, për hirë të Zotit të Madh, e mbytë veten për ta ruajtur përgjithmonë hijeshinë dhe bukurinë e saj, për dashurinë e mirësinë e përbotshme, të papërlyer aspak.

Vazhdojmë me “Okarinën”, e cila është e njohur në mbarë Dardaninë e lashtë dhe Ilirinë; “Ligjërimi ilirik i një amfore me pergamenën e pazbuluar”, në 4 pjesë; “Kori i vajtoreve ilire”, me 6 pjesë, në të cilën, kërkojnë një grimcë fati në zemrat e njerëzve, pra, vendbanimin e tyre; i numërojnë vajet e tyre për ilirët e lashtë dhe vjen “Mallkimi i vajtojcave të ilirisë”, sepse iliria nuk është e njëjta nga armiqtë e shumtë e të pandarë, si është dashur të jetë:

 

“Mallkuar qofshim këta shkatërrues të jetës sonë

Mallkuar qafshin këta zemërgur

Që po shpërblehen!…”

 

(Kori i vajtoreve ilire, pjesa e gjashtë, Mallkimi i vajtoreve ilire, faqe 76).

 

Titujt thonë diçka të posaçme. Po i përmendim disa të tjera: “Sirenat e

Dyrrahut”; “Vrapuesja e Prizrenit”; “Kodeks ilirishtes nëpër kohësi”; “Kupa qiellore e lotores ilire”; “Shën Niketa i Remesianës ose Shenjtori dorë për dore me harmoninë”, i cili i ka 5 pjesë; “Dea e Butrintit ose Ormira e Dheut”; “Kobi i Bukurisë së Rozafës”; “Enjti, magu i moçëm ilir”; “Epiklizë për mbretëreshën Teutë”; “Duke e dhënë më të mirën nga vetja”; “Varri i luftëtarit nëpër nekropolet e moçme”; “Banorët e Diellit”, “Libri i vajtimeve për Albanopolin”; “Similituda e katarsisit në teatrin ilirik”; “Epifani për Shenjëtorët ilirë”; “Sonatina Dardanica”, etj., të cilat janë një pjesë e lirikave të përshpirtshme, jo me qëllim të mirëfilltë fetar e religjioz, por atdhetar, njerëzor e social, në të cilat i këndon poeti me lot shpirtërorë e magjikë të të mirave të dikurshme të njeriut dhe mjerisht edhe të të sotmes, që iu ka dhuruar kaherë Zoti dhe veprat të shenjtëve lavdërues, që vinë nga realiteti superior ilirik.

Porse nuk kemi lirika të veçanta të mendimit, por poezi lirike me tone të theksuara mendimi në tërë përmbledhjen, madje edhe me thekse të dalluara sociale, e ndonjëherë, toni elegjiak ndihet mirë, por janë kryesisht lirika atdhetare, me veti të anëve pozitive të karakterit nacional.

Jo vetëm që na zgjojnë artistikisht dhembjen njerëzore, por edhe aludimet e të së vërtetës i-lirike, në të cilat na forcohet e vërteta e jonë historike:

 

“Duam Çlirimin nga Pjella e Barku i Urrejtjes.”

 

(Shën Niketa i Remesianës ose Shenjëtori dorë për dore me harmoninë, pjesa e dytë, “Kori i Apostujve dhe i Profetëve”, faqe 95).

 

Për Rozafën e Shkodrës dhe Urën e Shenjtë ka mjaft poezi nga poetët shqiptarë, edhe nga unë[14], por në “Kobin e bukurisë së Rozafës”, në 5 pjesë, nuk ka si të përfshihet më bukur e më dhimbshën miti i Rosafës. Na jepet në mënyrë të papërsëritshme bukuria e Rozafës nga Prend Ndue Buzhala. Ai, jo vetëm se e shkrin me lot artistikë kobin e kësaj bukurie shqiptare, që me dhembje shpirtërore e amësore të saj e shkrin për djalin e vogël në gji, e cila është dhembje unikale shqiptare, e në gji, që është ripërtërirja shpirtërore e gjeneratave, ligjërojnë vuajtja e pikëllimi i saj i shenjtë, në pjesën “Trazirë qumështore”. Poeti thotë:

 

“Gjithçka kishte të bënte me një besë:

Ajo besonte përtej jetës e vdekjes së saj.”

 

(Kobi i bukurisë së Rozafës, pjesa e dytë, “Shembësit vallëzojnë natën”, faqe 110).

 

Shembësit e natës janë demonët e shkatërrimit. Demoni kundërshtar e ka kundër amën e shenjtë të dashurisë së përkryer, e cila është pikërisht mbi themelet e arta të lirisë:

 

“Në trajtën e pluhurit mbijeton kotësinë

Në trajtën e mjegullnajave të zjarrta mbijeton kaosin…”

 

(Po aty, pjesa e pestë <të gjitha të numëruara më pakë, sepse pjesët e para nuk numërohen, e këtu e shënuar “Pjesa 4”>, “Ama e dashurisë lindur nga farëdhembjet”, faqe 114).

 

Të gjitha femrat tona e kanë emrin mbretëreshë, si p.sh. Teutë:

 

“Kur themi: Bukuri,

është njësoj si të themi mbretëreshë,

Njësoj si të themi urti, luftëtare e qëndresë.

Njësoj si të themi një familje e një mbretëri…”

 

(Epiklezë për Mbretëreshën Teutë, faqe 121).

 

Simbolika e dhembjeve tona shkon deri në lashtësinë e ilirëve, pra ilirëve të lashtë, nga zanafilla e njerëzimit dhe “Banorët e Diellit”, që në të vërtetë nuk janë banuesit realë të Diellit, por janë banuesit e tempullit të lashtë diellor, të zbritur prej Yjeve. Dielli është ylli më i afërt i Tokës. Banuesit e tempullit mbajnë në duar “Diskun e Diellit”, pra DIJEN, URTINË, DRITËN, “trupat e vajzave me veshje të bardha” (nga pjesa e 5, Profania e shenjtë):

 

“E tani Iliri i Lashtë zbret në Kohën tonë

I sjellë me vete Diellin e Retë këtu,

Nga Atdheu i Tjetërfarshëm.

Le të marshojnë nëpër hapësirën e paanë mbi ne.

Në këtë vend Banorësh të Diellit.

Te ky Atdhe Yni i Përbashkët.”

 

(Banorët e Diellit, faqe 141).

 

Duke shkruar edhe një “Epifani për shenjtorët ilirë”, si njerëz të denjë të së mirës, për 588 të martirizuarit e Dardanisë e të Ilirisë, e një pjesë e madhe e tyre u përkushtohet konkretisht poeti, është dëshmia e vetme e historisë, një klithje që e dëshmon artistikisht historinë, të cilës asnjë shkencëtar e dijetar nuk u përkushtohet aq poetikisht si poeti i ynë:

“Në vend të rrezeve të diellit lëvizin rrezet e gjakut.

E gjaku klithte: kot vini ta merrni në duar shenjtoren,

Ajo shenjtore është vrarë me sopatë,

Dyzet shenjtorë janë ngulur në hunj,

Janë prerë me shpatë,

Janë varur në litar.”

(Epifani për shenjtorët ilir, pjesa 2, “Dëshmitari i historisë 1”, faqe 172).

Prandaj poeti i këndon plot me dhembje të thellë të gjithë shenjtorët e lirisë, të cilët janë vrarë e sakatuar për “pastërtisë së pafajësisë” apo në Kohën më të madhe të Ligësisë, për të qenë zëdhënës të mësimeve të urta të besimit, mendimit, lirisë së fjalës e përkushtimit, sepse ata “i kanë përsëritur Fjalët e Hyjit” (Pjesa e 3, e shënuar 2, “Laudato, për shenjtorët ilirë”).

Së fundi, në Librin e çasteve i-lirike vjen proza e ribotuar dhe e rishkruar “Sonatia Dardanica”, në “Koha antike” dhe “Koha moderne”, të këtij çasti të veçantë me harfën lirike, në dy kohërave të ndryshme, në të cilën thotë:

“Në anën tjetër të zemrës-gur, të gurit-zemër, ishte qëndisur një harfë këngësh…”

(Po aty, “Koha antike”, faqe 188),

dhe në “letrën-rozë e ku e kishte shënuar edhe emrin e saj, DEA”, thotë:

“<I kam këta lotë si lotët e varrit>.

Loti kishte pikuar në letër.

Dhe Pika e Lotit kishte lënë shenjën e vet pranë shkronjave.”

 

(Po aty, “Koha moderne”, faqe 190).

 

Nuk ka ku të sinjifikohet më bukur e më përvuajtshëm se harfa e këngëve: tigëllon teli i ndjenjave e qan edhe zemra! Edhe vetë jam poet i-lirik! Lirika e vargjeve mi nxjerr çdo ditë pikat e lotëve. Kur pikojnë lotët, të rrinë pranë engjëjt e Zotit të Madh, të ndihmojnë e nuk të lënë të vdesësh!…

Këtu përfundon pjesa e dytë, mjaft e gjatë, dhe fillon pjesa fundit, më e shkurtër, “Libri i daljes”, “Oratorio në korin e ilirisheve”, e cila fillon më së pari me poezinë lirike “Kumtari ynë përpara Gjergj Kastriotit”; pastaj “Leka”; “Dita e Mesharit”; “Oratorium me shtatë paradigma të flisë së përjetshme”, e cila fillon me Pjetër Budin dhe i ka 6 pjesë; “Me ilirishtet në korin e Sibilave”, kushtuar Pjetër Bogdanit; “Pleqnari”; “Kuvendi”; “Mbrojtja e shpirtit”; “Dheu i të parëve e ruan pikën e gjakut tënd”; “Plaga e strukur e rrezeve”; “Kur arrin një mal ta ngresh sipër resh”; proza poetike e mjaft e rrallë “Vetmia e Perëndeshës ilire të Bukurisë”; “Amaneti s`lihet në rrugë”; “Lajthitjet hyjnore”; dhe “Dora e kohës me akrepat e me trumbetat e saj”, që e përmbyllin me ide dhe mendime filozofike dhe artistike këtë përmbledhje poetike. Nga titujt e kupton se cila është dalja “Ani i ilirishteve”, si dhe faleminderimi, që hidhet edhe në faqen e mbramë të kopertinës.

Nga këto gjëra e kuptojmë cilat janë porositë e një iliriani të vërtetë, me të cilin idetifikohet edhe poeti, dhe amanetin poetik të autorit të sinkronizuar me ilirishtet e veçanta, e cila nuk mund të lihet si “amanet” në rrugë, por me tërë poezinë e tij lirike, sikurse me të gjitha veprat e ndryshme.

Po e përsëritim, me fjalët e Gjergj Kastriotit, e cila e vlershme për të gjithë shqiptarët, e me të cilin sinkronizohet poeti, i cili thotë tekstualisht:

 

“Na ndihme, Zoti Ynë,

Ç`po ndodh me Kujtesën tonë,

Gjashtëqind e pesëdhjetë janarët

Po përpiqen të na i marrin,

Me shekujt e rrëmbyer,

Me tempujt e zhdukur e të grabitur,

Të përgjakur në gjunjë qëndrojmë para Teje,…”

 

(Kumtari ynë përpara Gjergj Kastriotit, faqe 193).

 

Kjo është një “Kumt i Rojës e Mburojës” për të gjithë shqiptarët, kudo që të ndodhen ata. Siç thotë poeti e të parët tanë: Amaneti nuk lihet në rrugë!…

Vlerat e jetës, të qenies kombëtare, për artin e kohës

Që të kuptohet mirëfilli lirika e tij, poezia postmoderne lirike e Prend Ndue Buzhalës i ka format e shumëllojshme. Së pari, duhet të përcillet nga libra të posaçme teorike letrare e nga filozofia e përgjithshme dhe libra të ndryshme fetare e të ndryshme bashkëkohore. Pastaj, duhet të kesh kulturë mendimi e gjykimi, që të mund të analizosh poezinë e autorit të veçantë.

Poezia e këtushme shkruhet në disa drejtime të ndryshme dhe bashkohen në një qëllim të vetëm ideomatik. Na duket sikur ndryshojnë e dallojnë me njëra-tjerën, por ato sjellin një shije të re të artit të shkruar dhe të shijes së përvojës së krijuar të autorit të mbi 87 vepra.

Stili i poetit dhe autorit Prend Ndue Buzhala është tërësisht dhe poashtu në mënyrë të veçantë. Nëpër faqet e këtij libri i ngrehë lartë vlerat e jetës e të qenies së përgjithshme kombëtare, të cilat mund të themi se janë harruar.

Për të ilustruar këtë mendim, ne po e shkëpusin në fillin të librit, një pjesë nga proza poetike, e shkruar më parë, për që është me domethënie:

“Gjithçka ka një lidhje të pashkëputshme me Dheun. Dheu është origjinë e burim i gjithçkaje. I Qenies Njerëzore e i fanitjeve tona. I lindjes dhe vdekjes… Ajo na ngërthen Urtinë për t`u shpërnderuar në një tjetër përmasë a dimesion. Ajo na lidhë me mijëra fije me vetveten, të dukshme e të padukshme…”

(Fijet e padukshme të dheut amë, faqe 17)

AGU I DIJES fillon të zgjidhet me këtë prozë poetike, përderisa me “amë” i themi atdheut, në të cilin jetojmë, apo ku ndodhemi, porse ai na lëviz nëpër gjeografinë e botës, prej gjenezës sonë të madhe, prej Atlantës së përmbytur (kështu i thonë amerikanët emrit shqip në qytetin e saj, dhe jo <antlantida>, me mbaresat e shqipes sipas alfabetit pellazgo-fenikas, në “Greqinë” e sotme!) e deri në shtetet e sotme: Shqipërisë, Çamërisë, Maqedonisë Jugore apo Veriore, Republikës së Kosovës, deri në Nish të Serbisë e rrotull, nëpër Serbi e Mal të Zi. Në të vërtetë, kjo prozë poetike është riaktualizuar. Edhe njëherë e kam recensuar këtë prozë poetike, me premisa të posaçme,[15] por ama është nëna jonë e madhe, është ani i ilirishtes, që ndodhet brenda saj.

Ai ikë përsëri me një prozë poetike në fund të librit të tij dhe idetifikohet me bukurinë e perëndeshës DEA, që do të thotë se vjen nga gjuha shqipe e vjetër, sikurse DIJA, DITURIA, DIELLI, ZOTI I MADH. D-E-A sinkronizohet me Zotneshën e Atdheut, e të vie keq që nuk e kuptojmë realisht vetveten, sepse e kërkojmë pashprehimisht në “statujën e perëndeshës së bukurisë”, që prej arkeologjisë, e nuk e dimë se duhet të kalojmë “në Bregun e Ujit të Madh”, për ta parë vetveten me sytë e kohës së re. Kështu, një ditë, edhe ne do të zhytemi thellë në shpirtat tanë:

“Arkeologia kishte shkuar në Bregun e Ujit të Madh të depërtonte te vetmia e statujës, por edhe vetë u shndërrua në statujë vetmie”

(Vetmia e perëndeshës ilire të bukurisë, faqe 226-228, pjesa 4, f. 228)

E këtu na thuhet e vërteta: yllirët, ilirirët janë bijtë e bijat e vetme të Zotit të Madh; e flasin këtë gjuhë si të zotrave apo zotneshave, gjuhën shqipe apo të ilirishtes; janë në shëmbëllimin e tyre, të lindur prej një nëne, që mund të jenë nga një DEA, e cila lidhet me Atdheun; i kanë të gjithë, pak më pak a më tepër, vetitë e Krijuesit të Botës sonë, prej gëdhendësit të gurëve e deri te poeti i ilirishtes; i kanë vetitë e mira të tyre, karakteret e tyre, të ngjajshme me Zotin e Madh e Krijuesin, etj.; por ata i ka gllabëruar sot vetëdija e përmbysur dhe nuk e shfletojnë librin e madh të yllirishteve, të kësaj apo të asaj bote!

Dhe këte e duan të arrijnë vetëm armiqtë më të mëdhenj të kësaj bote: që trashëgimtarët e ilirisë të mos e njohen vetveten, që prej zanafilës e deri më sot: 12.000 vite para Lindjes së Krishtit e deri në vitin 2020 e këtej!…

Forma e shkrimit të lirikës së kësaj poezie

Forma e shkrimit të kësaj vepre të Prend Ndue Buzhalës është gjuha artistike e kësaj vepre, prej autorit të saj, është gjuha e veçantë e dialektit të tij në gegërishte dhe prej Dardanisë së dikurshme, që ndër mileniume mbetet e gjallë brez pas brezi, prandaj flet me të folmen e këtij vendi; ai na flet në Dardani shqiptarisht e artistkisht, me tërë veprën e tij ilirishte.

Poeti i kthehet gjuhës së veçantë të tij, e cila nuk bëhet kot së koti, por ka kode të veçanta. Këto kode të veçanta na e pasurojnë gjuhën letrare.

Në lidhje me gjuhën, që e zgjedh poeti, na kujtohet një thënie për vepra të tjera, sot e Dr. sci., atëherë Mr. Sci. Shefqet Dinaj, i cili, në veprën tij, të redaktuar nga Muhamet D. Rogova, thotë përgjithësisht:

“Gjuha është mjeti me të cilën krijohet vepra letrare, siç është bronxi ose

mermeri për skulturën dhe tingulli për muzikën.”[16]

Autori e mban dhe e kultivon për bukuri shprehjen e lirikës moderne të formës simbolike, metaforike e alegorike. Gjuha e tij është gjuha e vendit të tij, e dhënë nga pena e artë e shkrimtarit. Ndonjëherë të dërgon deri atje sa të ndash si “poezi postmoderne e lirikës simbolike”, figurativisht tjetër apo më të lartë artistike. Në këtë pasuri të veçantë vijnë fjalë të reja e të shkruara e më së miri të vargjeve sintetike, të krijuara për herë të parë apo të shkuara me shkonja të mëdha, për t`i ditancuar nga shkrimi real, si p.sh. po i marrin disa: “Ditës së Kujtimeve”; “Banorët e Diellit”; “Atdheu i Tjetërsojshëm”; “Orët e Shqipnisë”; “Germa e Shenjtë”; “Formula e Pagëzimit të Shpirtit i Shenjtë i Lirisë”; “Kuti Pragu”; “Orë e Paqes”; “Orë e Mirë”; “Orë e Engjullit e të Urtisë”; “Orë e Shtëpisë”; “Rruzullimet Parajsor në Kopshtin e Edenit”; “Botën pa Kujtesë”; “Pamjet e Hyjneshës”; “Mësimi i Madh i Fatit”; “Kokrrën e Mendjes”; “Pema Magjike”; “Shtyllat e Lavdisë”; “Besëlidhjen e Moçme Ilirishte”; “Kasnecëve të Qiellit”; “Zonjë e Fjalës së Madhërishme”; “Zonja e Shtëpisë së Jetës”; “Mjeshtre Qiellore”; “Zonë e Fjalës së Madhërishme”; “Guri Krijues”; “Guri Që Humb”; “Guri i Rrëmbyer”; “Guri Që Del Jashtë Rendit”; “Mozaikun e Madh të Shpirtit të Qenies”; “Fuqinë e Zemrës”; “Lotin e Mortit”; “Faltoret e Vajtimeve”; “Gurët e Dëshmisë”; “Fryma e Idhnisë”; “Kanunin e Jetës”; “Loti Kozmik”; “Muzën e Kujtesës”; “Barku i Urrejtjes”; “Epistolat e Bekimit”; “Komunikimi Shpirtëror”; “Qenie e Tejdukshme”; “Orë e Rrëfimeve Diellore”; “Kullat e Orës së Dijes”; “Mjeshtri i Kohës”; “Ama e Brinjës së Plagosshme të Dashurisë”; “Vepra e Përsosur e Ndërtimit”; “Zoti i Zjarrit dhe i Luftërave”; “Enjti i Hyjnive Ilire”; “Dera e Yjeve”; “Kohën e Mbretëreshës së Deteve”; “Shpirti i Kohës”; “Vajtimi i Germave”; “Mbreti i Syrit të Hyjit”; “Guri i Rrënojës”; “Qytetin e Shpirtit”; “Loja e Madhe e Teatrit të Intrigës”; “Flaka e Fjalës”; “Orë e Kurdisur”; “Kohë të Prishura”; “Dheun e Telasheve”; “Kombet e Sëmuara”; “Rrobat e Së Mirës”; “Kohën e Ligësisë”; “Kopshtin e Dashurisë”; “Fjalë e Braktisur”; “Fletën e Zhgënjimit”; “Fletën e Besën e Burrnisë”; “Fuqitë e Errësirës”; “Nuses së Diellit”; etj., të cilat i simbolizojnë edhe gjërat më të rëndësishme të qenies ilire, që është gjeneza jonë e vetme. Kemi qenë të luftuar përgjithmonë nëpër mileniume e shekuj nga armiqtë e shumtë e të gjithanshëm, sikur kemi dalur prej dorës së Zotit të Madh e Krijuesit, prej Besës së tij, mirëpo kjo gjë nuk është e vërtetë, sepse jemi të lindur me misionin hyjnor. Ne kemi mbijetuar, përkundër shumë shpifjeve të liga.

Arkivi artistik i poetit na i hedh këto para syve, që ta shohim e kuptojmë dhe të mund të gjykojmë, madje nga disa fjalë të krijuara prej tij e të shkruara me shkronja fillestare të mëdha, që të bien në sy, si këto më lartë, që ne i nxorrëm dhe i shënuam. Duhet t`i lexoni e rilexoni!

Të mos i harrojmë edhe njëherë pa i përmend disa tituj, si p.sh. “Faltoret e padukshme të Orakullit”, “Hyjnesha Dardane”, “Epifani për shenjëtorët ilirë”, “Sonatina Dardanica”, etj. të cilat i kanë bazat e tjera të poezisë së veçantë të shenjtërisë dhe kjo nuk ndodhet te poetë të tjerë të atdheut simbolik e të dardanisë. Mund të themi, me një fjalë të koncentruar, se vepra “Ani i ilirishteve” është Bibla e vogël e vargjeve ilirike.

Ajo është e shkuar me një gjuhë të përsosur e të bukur të autorit Prend Ndue Buzhala; me mjaft tone simbolike, metaforike dhe alegorike…

[1] Mikel Gojani, „Rizbulimi poetik i lashtësisë dhe qenies sonë”, nga recesioni i dërguar në formën origjinale, në arkivin tim personal, me rrjeshta të ngeshura, 1-7 faqe A4.

[2] Përafërsisht po aty, recensioni i Mikel Gojanit.

[3] Prof. Dr. Mario Andreotti, “Die Struktur der modernen Literatur”, 4. Auflage, Haupt Verlag Bern-Stuttgart-Wien, 1983, faqe 281.

[4] Po aty, faqe 285.

[5] Po e njëjta vepër, faqe 303.

[6] Zejnullah Rrahmani, “Teoriae letërsisë”, botim i plotësuar, SHB “Faik Konica”, Prishtinë 2008, faqe 85.

[7] E njëjta vepër, faqe 87.

[8] Po aty, faqe 87.

[9] Nga përkthimi shqip, prej origjinalit kishëtar katolik, i nxjerrur në Google.com.

[10] Nga po aty, e marrë tekstualisht.

[11] Mikel Gojani, i njëjti recension i dërguar, në arkivin tim.

[12] Nëse dëshironi, shikoni përmbledhjen time “Qielli i paprekur”, Brezi `81, Prishtinë 2012, faqe 61 apo në kopertinë, faqja e dytë, në të cilën e lidhi detyrimisht me Zotrat e Përjetësisë, përmes oreadave, orëve të kësaj jete. Bota e jonë reale sulmohet gjithnjë nga të lindurit e djallit, por jo edhe qielli, që simbolizon përjetësinë…

[13] Shikoni po deshët në veprën time “Arena e dhembjeve”, Botimet Meshari, Prishtinë 2017, faqe 83.

[14] Shikoni po deshët “Suferinat e dhembjes”, në përmbledhjen poetiko-lirike, “Shtegtimi i lirisë”, Faik Konica, Prishtinë 2014, faqe 74.

[15] Shikoni po deshët recensionin tim, Brahim Avdyli, Rrugët e ndërdijes, përplasja e realitetit dhe kontadikta e të së vërtetes”,1 + 2, nëpër mjaft organe elektronike apo edhe në Web-faqen time, të pa korigjuar e provizore: http://www.brahimavdyli.ch/studime-për-librin-me-tregime-1/, dhe http://www.brahimavdyli.ch/studime-për-librin-me-tregime-2/, për veprën e tregimeve të shkurtëra “Heroi i rrugës”, SH “Rozafa”, Prishtinë 2017…

 

[16] Shefqet Dinaj, „Tematika, diskursi, personazhet dhe modeli i krimit në vepër letrare“, Shoqata e Intelektualëve “JAKOVA”, Gjakovë 2011, faqe 84.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok