Valbona Myteveli
Mail-adresa: valbona.myteveli@yahoo.de
Shumë të nderuar bashkatdhetarë dhe bashkatdhetare,
jam duke përgatitur temën e doktoraturës për ta mbrojtur në Universitetin e Bonn-it (Gjermani), ku kam mbaruar studimet e shkencave politike. Tema e doktoratës: "Transformimi i identitetit shqiptar". Do më ndihmonit shumë nëse do pranonit të përgjigjeni në pyetjet e mëposhtëshënuara:
1. Cili është roli i lëvizjes kombëtare „Rilindja“ si nismëtare e krijimit dhe formimit të identitetit politik shqiptar: vendi (roli) i gjuhës, fesë dhe historisë?
2. Ç´rol luajnë simbolet, mitet dhe feja në identitetin shqiptar? Ç´mendoni për ekzistencën e një bashkëjetese të paqtë midis grupeve të ndryshme fetare?
3. Cilin vend zë arsimi, si kriter shumë i rëndësishëm në krijimin e identitetit? Si kanë qenë dhe si janë institucionet arsimore në kohën e komunizmit dhe sot, lufta për shkollën dhe arsimimin në gjuhën shqipe në Kosovë dhe në Maqedoni; etablimi i gjuhës shqipe, konfrontimi mbi historinë dhe mënyrën e të shkruarit të historisë?
4. Si zhvillohet ndjenja e solidaritetit në kohë krizash, konfliktesh dhe lufte në Kosovë dhe në Maqedoni? Si vlerësohet lufta e UÇK-së sot nga popullsia?
5. Në çfarë niveli gjendet besimi i popullsisë në forcat politike dhe në institucionet shtetërore; ç´mendohet për nepotizmin, klientelizmin, korrupsionin, kriminalitetin e organizuar? Cila është puna e OJQ-ve dhe medias, ç´rol luajnë ato në vazhdimësinë e formimit të identitetit shqiptar?
6. Cili është zhvillimi dhe e ardhmja e Kosovës në aspektin ekonomik dhe politik? Ç´ndryshime do të sjellë miratimi i Kushtetutës në lidhje me problemin e pakicave, çështjen e sigurisë? Ç´rol luan dhe cili është pozicionimi i Bashkësisë Ndërkombëtare?
7. Ç´mendoni për emigracionin, si një fenomen shumë të përhapur ndër shqiptarët, kërkesat dhe konfrontimi me realitetin e huaj, ndryshimet e „Un-it“ në migracion?
8. Cila është perspektiva e integrimit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në BE: ç’ndryshime do të sjellë kjo për identitetin shqiptar?
9. Cilat janë perspektivat për të ardhmen politike, ekonomike dhe sociale te bashkësisë shqiptare në Evropën Juglindore? Ç´mendoni për ekzistencën dhe vazhdimësinë e identitetit shqiptar?
Për të takuar bashkatdhetarë dhe për të bërë intervista planifikoj të vizitoj Kosovën përafërsisht nga data 22 - 28 qershor dhe Maqedoninë nga data 1 - 4 korrik. Ju mund të më dërgoni përgjigjen në mail-adresën time të sipërshënuar ose të më dërgoni numër telefoni që të ju telefonoj për të rakorduar terminin dhe vendtakimin në Kosovë dhe në Maqedoni.
Paraprakisht ju falënderoj për gatishmërinë Tuaj që të më ndihmoni duke u përgjigjur në pyetjet e bëra.
Me respekt,
Valbona Myteveli
(Me 5 qershor 2008)
rovipepi@hotmail.it
www.albanesitalia.blogspot.com