Author Topic: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI  (Read 2619 times)

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« on: February 14, 2011, 03:52:28 PM »
VARGJET E MIA

Mbi një letër derdha vargjet

Vargje zemre valë-valë,

Hapen portat, gëzohen pragjet

Brenda hyn shpirti me mallë.

Kullë për kullë  e shtëpi për shtëpi

Peshë e çojnë  trimen rini,

Vatër më vatër, oxhak më oxhak

Vargjet e mia valojnë  - Bajrak.

Vargjet e mia

Frymëzim nga Perëndia,

I këndojnë Lirisë

I falen Shqipërisë.

Vargjet e mia

Melhem për plagë,

Vargje si shkëndia

Barut e flakë.

Vargjet e mia

Këngë e betim,

Vargje si stuhia

Qëndresë e marshim.

Vargjet e mia:

Gëzim e hare,

Tufan e rrufe,

Dritë e shpresë,

Liri e Besë.

Vargjet e mia:

Vargje melodike,

Vargje magjike,

Vargje vullkanike.

Vargjet e mia:

Vargje arbërore,

Bukuri lulebore,

Besë burrërore.

Vargjet e mia:

Vargje shqiptare,

Vargje kushtrimtare,

Prijnë flamurtare.

Vargjet e mia

Visare kombëtare,

Vargjet e mia

Vargje çlirimtare.

Vargjet e mia

Lule përmbi gur,

Vargjet e mia

Shqipe në Flamur.

Vargjet e mia

Vargje si liria

Maliherë e dyfekë

Rrethatore me fyshekë

Herë baladë, herë  simfoni

Rreze drite mbi Shqipëri.

Vargjet e mia:

Rrënjë pellazgjike

Trungje ilirike

Degë Arbërie

Fryte Shqipërie

Pemë përjetësie.

Vargjet e mia

Vargje njerëzore,

Vargjet e mia

Vargje popullore.

*****************
 

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« Reply #1 on: February 14, 2011, 03:53:05 PM »
SONTE

Sonte gjumë unë  nuk kam

Sonte vargjet fund nuk kanë,

Sonte zemra po m’gufon

Sonte shpirti po më trazon.

Sonte mendja nuk po lidhet

Sonte trupi po më dridhet,

Sonte frymëzimi po ndriçon

Sonte pena po flakëron.

Sonte nata është e gjatë

Sonte nuk bëhem rehat,

Sonte unë do rri i zgjuar

Sonte kam për të shkruar.

Kur këndoi gjeli n’agim

U zgjova befas, me rrëmbim

Kotur mbi kompjuterin tim

Lodhur, mpirë,... trupi im.

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« Reply #2 on: February 14, 2011, 03:53:37 PM »
KEMI…!

Kemi Atdhe e Mëmëdhe,

Jemi t’Parët mbi këtë Dhe.

Kemi Atë e kemi Mëmë,

Diell e Yje na kanë zënë!

Kemi Babë e kemi Nënë,

Vrarë, djegur, të përzënë!

Kemi Farë e kemi Fis,

Shqipëria katandis!

Kemi Duar e kemi Këmbë,

Çdo armik na han me dhëmbë!

Kemi Sy e kemi Veshë,

Që të dy i kem’ shti n’leshë!

Kemi Zemër e kemi Kokë,

S’i përdorim për këtë Tokë!

Gjithëçka kemi, Asgjë s’kemi,

Vëlla me Vëlla ndaras jemi!

Krah për krah nuk luftojmë,

Njëri-tjetrit s’i ndihmojmë!

S’ndihmon Zot e Allah!

Jem’ ”jetima për gjynah”!

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« Reply #3 on: February 14, 2011, 03:54:07 PM »
UNË  DHE KOMBI

Unë dhe Ti, Ti dhe Unë

Jem’ si deti i pafund,

Të Dy bashkë asgjë s’na tund

Kurrë armiku nuk na mund.

Të Dy tok, dora-dora

S’na ndal shiu, as dëbora,

Të gjithë Botës ia bëjmë fora

Si Kastrioti e Ismail Vlora.

Unë dhe Ti – një Flamur

Qëndrojmë bashkë  - gur mbi gur,

Të Dy tok bëjmë  një Mur

Që nuk shembet sot as kurrë,

Nuk ka forcë që  na nda

Të Dy bashkë bëjmë  Kala.

Ti dhe Unë - një  Shpirtë kemi

Unë dhe Kombi një  Trup jemi,

Të Dy bëjmë një  Tërësi

Një Atdhe, një  Kombësi,

Të pamposhtur në  histori

Pellazgji dhe Iliri,

Arbëri dhe Shqipëri

Të pavdekshme në  Gjithësi.

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« Reply #4 on: February 14, 2011, 03:56:19 PM »
JETA IME

Jeta është  dhuratë hyjnore,

Është Parajsë përrallore.

Jeta është  për t’u jetuar:

Herë  duke kënduar

Herë  duke vajtuar

Herë  duke medituar.

Jeta ime - ylber me ngjyra,

Reflekton si pasqyra.

Jeta ime -  bardhë e zi,

Atom drite në Gjithësi.

Herë  më ëmbëlson, herë më vreros!

Herë  më zbardh, herë më katranos!

Herë  më ngren, herë më plandos!

Herë  më pastron, herë më përdhos!

Herë  më shpëton, herë më viktimos!

Herë  më nderon, herë më marros!

Herë  më shëron, herë më plagos!

Herë më ngazëllen, herë më brengos!

Herë  më zgjidh, herë më prangos!

Herë  më don, herë më muros!

Herë  më errëson, herë më ndrit!

Herë  më krenon, herë më zvarrit!

Herë  më vesh, herë më zhvesh!

Herë  më qesh, herë më ngërdhesh!

Herë  më zbut, herë më egërson!

Herë më shtang, herë më shliron!

Herë  më qetëson, herë më zemëron!

Herë  më nxin, herë më vezullon!

Herë  më trimëron, herë më frikëson!

Herë  më përplas, herë më ngushllon!

Herë  më përbuz, herë më ledhaton!

Herë  më fal, herë më gjykon!

Herë  më lidh, herë më çliron!

Herë  më mbyt, herë më shpëton!

Herë  më çmend, herë më kthjellon!

Herë  më plak, herë më rinon!

Herë  më fik, herë më ndez!

Herë  më ftoh, herë më mërdhez!

Herë  më djeg, herë më përflak!

Herë  më përkdhel, herë më përgjak!

Herë  më përlot, herë më gëzon!

Herë  më kërrus, herë më lartëson!

Herë  më shanë, herë më lavdëron!

Herë  më vret, herë më gjallëron!

Herë  e butë, herë e ashpër!

Herë  si pëllumb, herë si gjarpër!

Herë  e bukur, herë e shëmtuar!

Herë  si nuse, herë e shtriguar!

Herë  e dashur, herë e urryer!

Herë  bujare, herë e ndërkryer!

Herë  si lule, herë si therrë!

Herë  si dritë, herë si terr!

Herë  në qiell, herë në tokë!

Herë  kam mend, herë s’kam kokë!

Herë  besoj, herë dyshoj!

Herë  pesimist, herë shpresoj!

Herë  dorëzohem, herë qëndroj!

Herë  di shumë, herë gjë s’kuptoj!

Kjo është Jeta që  jetoj

Kjo është Rruga që  rrugëtoj

Me vetëdije, pavetëdije

Është dhuratë Perëndie

Nuk i ngjanë moti-motit

Jeta ime – vullnet i Zotit.

****************************

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« Reply #5 on: February 14, 2011, 03:57:06 PM »
NUK MJAFTON!

Nuk mjafton të quhesh Shqiptar

Kur armikut s'i del përballë!

Nuk mjafton të jesh idealist

Nëse nuk je nacionalist!

Nuk mjafton të thuash jam atdhetar

Kur nuk je  çlirimtar!

Nuk mjafton të jesh patriot

Nëse Atdheut s'i del zot!

Nuk mjafton të quhesh luftëtar

Kur nuk ngjesh pushkë  e jataganë!

Nuk mjafton të quhesh vizionar

Nëse s'ke ide, je trutharë!

Nuk mjafton të vetëquhesh komandant

Kur je mendjemadh e arrogant!

Nuk mjafton vetes t'i thuash udhëheqës

Nëse s'ke karizmë e s'je tërheqës!

Nuk mjafton veten ta emrosh lider

Kur ndaj shokëve po vjellë vrer!

Nuk mjafton të quhesh zëdhënës

Nëse s'je prof, por je nxënës!

Nuk mjafton të premtosh

Kur duar e kokë i ke bosh!

Nuk mjafton n'agim të  mburresh

Dhe pasdite të përçurresh!

Nuk mjafton të fërfëllosh si furtunë

Dhe pastaj t'ia fusësh gjumë!

Nuk mjafton agjitacioni

Që të shpërthejë  revolucioni!

 

Nuk mjafton as interneti

Që të mashtrohet sërish mileti!

Nuk mjafton radio-televizioni

Që të manipulohet opinioni!

Nuk mjafton komunikata

As gazeta, as deklarata!

Populli don punë, fakte…

Atdheu don çlirim, akte…

Këto troje ilirike

Kërkojnë Shqipëri Etnike.

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« Reply #6 on: February 14, 2011, 03:58:09 PM »
ZARET U HODHËN

Zaret vetë i hodhëm

Zaret vetë i mblodhëm!

Zaret i hodhëm, lufta filloi

Zaret i mblodhëm, lufta mbaroi!

Zaret u hodhën

Por asgjë nuk dolën!

Liri nuk na sollën!

Kufinj të ri mbollën!

Zaret u hodhën disa herë

Por s’fituam asnjëherë!

Se Rubikoni nuk u kalua!

Se liria nuk u fitua!

Se Atdheu nuk u çlirua!

Se Shqipëria nuk u bashkua!

Zaret u hodhën, por mungoi guximi!

Zaret u hodhën, por mungoi vendimi!

Zaret u hodhën, por mungoi bashkimi!

Zaret u hodhën, por mbet zhgënjimi!

Zaret u hodhën, por s’na u hoq zarari!

Se Shqiptarëve u mungoi Cezari!

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« Reply #7 on: February 14, 2011, 03:58:41 PM »
SA SHUMË  USHTRI!

Ca thonë janë tri,

Ca thonë s'ka asnji!

Ca thonë jemi Ne,

Ca të tjerë: “Ja ku na ke”!

Armiqtë hedhin valle,

Pushtetarët pijnë cigare,

Kush s'çanë kokën fare,

Për këto "ushtri" çlirimtare!

Sot i kemi tri "ushtri",

Nesër dhjetë me siguri,

Se shqiptari kështu e ka,

Një "ushtri" në çdo kazá!

Një komandant në  çdo mëhallë,

Pak ushtarë, sa për farë,

Asnjë luftëtar për luftim,

Asnjë shqiptar për bashkim!

Sa shumë "ushtri",

Etnikja Shqipëri!

Sa shumë "ushtri" pa ushtarë,

Sa shumë "ushtri" me llafazanë!

Sa shumë "ushtri",

Sa pak liri!

Sa shumë copëtim e robëri,

Moj e dashura, e mjera Shqipëri!

*******************************

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« Reply #8 on: February 14, 2011, 03:59:42 PM »
S’KAM KOHË

S’kam kohë të lakmoj,

më duhet të lexoj.

S’kam kohë të bëlbëzoj,

më duhet të mësoj.

S’kam kohë të përgojoj,

më duhet të mendoj.

S’kam kohë të vendnumroj,

më duhet të hapëroj.

S’kam kohë të ngadalësoj,

më duhet të vrapoj.

S’kam kohë të harxhoj,

më duhet të punoj.

S’kam kohë të errësoj,

më duhet të xixëlloj.

S’kam kohë të mallkoj,

më duhet të bekoj.

S’kam kohë të armiqësoj,

më duhet të pajtoj.

S’kam kohë të vajtoj,

më duhet të këndoj.

 

S’kam kohë të lotoj,

më duhet të jetoj.

S’kam kohë për prapsi,

Kam kohë për mirësi.

S’kam kohë për ligësi,

Kam kohë për njerëzi.

***********************

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« Reply #9 on: February 14, 2011, 04:00:24 PM »
NDREQ E PRISH!

Ndërto ditën, natën prish!

Vëllau – vëllanë e gërvish!

Shkatërro të huajtë, prish shqiptarët!

Fillo vendasit, mbaro barbarët!

Ndreq e prish, prish e ndreq!

S’na bjen në fije Zot, as dreq!

Ndreq e prish, shekuj me rradhë!

Prish e ndreq, ndër mijëvjeçarë!

Herë kolor, herë  bardhë e zi!

Janë Shqiptarët me Shqipëri!

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« Reply #10 on: February 14, 2011, 04:01:04 PM »
BUZËQESHJA E NGRIRË

Nuk mundem të këndoj!

Nuk mundem të vallëzoj!

Nuk mundem të gëzohem!

Nuk mundem të lumturohem!

Nuk mundem të qesh!

Në këtë lëmsh e përshesh!

Kur bota është në  terr!

Nga të shoh vetëm tmerr!

Buzëqeshja m’është ngrirë

Trupi më është mpirë

Zemra më qanë

Shpirti më ofshanë

Mendja më fluturon

Loti më pikon

Këmbët më janë  prerë

Goja më nxjerrë  vrerë. 

Buzëqesh në shtëpi

Buzëqesh me shokët e mi

Sapo dal në rrugë, në  qytet

Buzëqeshja ngrinë, realiteti vret. 

Gjak e luftëra rend e pa rend!

Varfëri e ferr në çdo kontinent!

Vuajtje, mjerim, padrejtësi, uri…

Buzëqeshjen ma kanë  ngri.

*********************************
 

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« Reply #11 on: February 14, 2011, 04:01:44 PM »
KËRKOJ…

Me kandil në dorë,

kërkoj Rrugën, Vërtetësinë.

Me pushkë e shpatë,

kërkoj Lirinë.

Me laps e penë,

kërkoj Drejtësinë.

Me libër e ligj,

kërkoj Barazinë.

Me lutje njerëzore,

kërkoj Paqën, Harmoninë.

Me Llampën e Diogjenit,

kërkoj Njerinë.

Kërkoj pandërprerje,

Mirëkuptim e mirësi,

Sa shumë mizerje,

Vetëm pak njerëzi!

Me pishë e qiri,

Kërkoj dritë, lumturi,

E mira përfundi,

E keqja përmbi!

Kërkoj, kërkoj, ...

Ngado që shkoj,

Në tokë vigjëloj,

Mbi valë po notoj,

Mbi re fluturoj,

Kërkoj, kërkoj, ...

Kërkoj në Tokë, kërkoj në Qiell,

Natën me Hënë, ditën me Diell,

Kërkoj, kërkoj, kërkoj, ...

Ngado që endem, ngado që shkoj.

****************************

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« Reply #12 on: February 14, 2011, 04:02:44 PM »
DISA DITË…

(Monologu i Shqiptarit)

Disa ditë më shkëlqejnë  sytë

Trupin ma përshkon një  dritë.

Disa ditë më ndalet fryma

Shpirtin tim e mbulon bryma!

Disa ditë më rreh zemra,

Gufon gjaku nga koka te thembra. 

Disa ditë më ngrinë  gjaku

Këmbëkryq armiqtë ulur te pragu!

Disa ditë këndoj me gëzim,

Kur shoh Shqipet n’fluturim.

Disa ditë lotoj nga tmerri,

Kur Atdheun e zen terri!

Disa ditë jam trim me fletë,

Disa ditë frikacak i vërtetë!

Disa ditë jam bardhan,

Disa ditë i zi, katran!

Disa ditë jamë  i mirë, meleq,

Disa ditë i keq, për dreq!

Disa ditë jam altruist,

Disa ditë egoist!

Disa ditë jam gjuhëshpatë,

Disa ditë gojëthatë!

Disa ditë jam kolos,

Disa ditë përtokë  plandos!

Disa ditë jam kumri,

Disa ditë gjarpër i zi!

Disa ditë jam plis,

Disa ditë i pafis!

Disa ditë jam kreshnik,

Disa ditë ia mbath, ik!

Disa ditë jam militant,

Disa ditë pa nagant!

Disa ditë jam patriot,

Disa ditë idiot!

Disa ditë jam tribun,

Disa ditë majmun!

Disa ditë jam mendimtar,

Disa ditë gomar!

Disa ditë jam dëshmor,

Disa ditë tradhtor!

Disa ditë jam liberator,

Disa ditë puthadorë!

Disa ditë jam stoik,

Disa ditë apatik!

Disa ditë jam uragan,

Disa ditë mjeran!

 

Disa ditë jam optimist,

Disa ditë pesimist!

Disa ditë jam Shqiptar,

Disa ditë Njeri, planetar!

****************************
 

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« Reply #13 on: February 14, 2011, 04:03:17 PM »
NJERËZ-DJAJTË!

Luten ditën, vrasin natën!

Luten natën, vrasin ditën!

Luten për vete, vrasin tjetrin!

Nxijnë jetën, shuajnë  dritën!

Janë bisha me pamje njeriu!

Disa falen, disa kryqohen!

Fytyrë djalli e dhëmbë  ariu!

Nga njëri-tjetri nuk dallohen!

Thirren në fe, thirren n’Zot!

Janë të pabesë, pa karakter!

Janë pa zemër, në  sy pa lot!

Ngado shkojnë mbjellin vrerë!

Janë gjarpërinj, janë  hiena!

Herë helmojnë, herë  kafshojnë!

Si virusët nëpër vena!

Njërëzdjajtë na shkatërrojnë!

***************************
 

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« Reply #14 on: February 14, 2011, 04:03:50 PM »
RRI ZGJUAR…

Rri zgjuar në gjumë,

mendimet rrjedhin lumë.

Rri zgjuar në ëndërr,

herë luftëtar, herë  dhëndërr.

Rri zgjuar natën e ditën,

përhap dijen, shpërndajë  dritën.

Rri zgjuar mendja ime, zgjuar rri,

kandil në shekuj, gacë  e shkëndi.

Rri zgjuar zemra ime, zgjuar rri

rreh për dashuri, këndon për liri.

Rri zgjuar shpirti im, zgjuar rri,

kërkon drejtësi, lutet për njerëzi.

Rri hapur syri im, hapur rri

vigjëlon, roje bën mbi Shqipëri.

Rri i zgjuar unë, zgjuar rri,

derisa Ballkani të bëhet Iliri.

****************************