Faton Krasniqi
Faton Krasniqi u lind më 27.06 1982, në Kamenicë-Republika e Kosovës.
Rrjedh nga një familje intelektualësh e Malësisë së Gallapit.
Shkollen Fillore e kreu në Kamenicë,kurse të mesmen e përfundon me sukses
Të shkëlqyeshëm,në Drejtimin Mjekësi e Përgjithshme “Dr Asllan Elezi”- Gjilan.
Fatoni ishte futbollist i të rinjëve të K.F Arbëria-Kamenicë,që nga viti 1995 deri më1998.
Dhe prej vitit 1999 deri në vitin 2005, ishte futbollist aktiv i K.F Dardana anëtar i Ligës së Dytë i Kosovës në Futboll.
Gjatë kësaj kohe është shperblyer me një numër të madh Mirënjohjesh sportive.
Në vitin akademik 2002\03 fillon studimet në Universitetin e Prishtinës,në
Fakultetin e filologjisë-Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe.
Në vitin 2006 përfundon studimet universitare me të arritura të larta.
Temë diplome pati : “Arvanitasit e Greqisë dhe e Folmja e Tyre”.
Në qershor të vitit 2006 boton veprën e tij të parë me poezi “Frymëzime të Hidhura”.
Në vitin akademik 2007\08 vazhdon Studimet Postdiplomike në UP-Departamenti
I Gjuhës Shqipe.
Fatoni është një nga themeluesit e subjektit politik të LDD-së, dega në Kamenicë.
Ku edhe zgjidhet kryetar i Forumit Rinor të LDD-së,në Kamenicë.
Ishte Anëtar i Këshillit Kombëtarë, si dhe Anëtar Bordit Këshillëdhënës së FRLDD-së në qendër gjatë periudhes kohore (2008\09).
Përmos këtyre aktivitetve,mirret me studime gjuhësore me prozë,poezi,ese,dhe së fundmi është në përfundim të veprës së tij të dytë letrare, e që është një përmbledhje me poezi.