Author Topic: Masakra e Tivarit  (Read 889 times)

luljeta

  • Newbie
  • *
  • Posts: 25
    • View Profile
Masakra e Tivarit
« on: July 31, 2007, 02:12:35 PM »
Nga: Azem Hajdini


Hyrje

Pse u masakruan 3.760 Shqiptarë partizanë të grupit të dytë, në fillim të vitit 1945 në Tivarë të Jugosllavisë ?
- Poqese i bëjmë një retrospektivë historisë do të shohim se Sërbija qëllim kryesor gjatë shekujve ka pasë dhe ende ka çfarosjen fizike të Shqiptarëve. Këtu duhet kërkuar edhe përgjigjen në rastin e Tivarit. Ky rrëfim imi këtë e deshmon padyshim.
I Mobilizimi i Shqiptarëve te moshes 16 deri në 65 vjeç në fillim të vitit 1945 dhe dërgimi i tyre nga Kosova në frontin e Sremit e të Trieshtës kishte qëllim kryesor largimin e popullatës së aftë Shqiptare nga kjo trevë për t' ua lënë brigadave serbe e malazeze duart e lira të veprimit në Kosovën e çliruar. Në këtë mënyrë iu lehtësua realizimi i planit të ndyrë të masakrit ndaj popullatës së pambrojtur, siç ndodhi në Skenderaj polac Gllogovc Gjilan e shumë vise tjera të Kosovés.
II Synimi tjetër i kësaj tradhtie ishte pengimi i realizimit të vendimeve të Konferences së Bunjajt të Gjakovës ku siç dihet më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 u miratua rezoluta e cila u mundëson Shqiptarëve të Kosovés pas luftës vetëvendosjen deri në shkëputje. Për këtë, u tha, garancia është Ushtria Nacional - Çlirimtare e Jugosllavisë e ajo e Shqipérisë. Përveç këtyre, këtë e garntojnë edhe aleatët e mëdhenj - Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika ( Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit ).
III Populli thot: << Nëse është ngrënë pitja, tepsia ka mbetur >>. Për këtë ( ekzistojnë ) dokumentet zyrtare të botuara në libër të veçantë të të Këshillit populluer të Krahinës së Kosovë - Metohisë 1943 - 1953 i shtypur në Prishtinë më 1955.
IV Dhe në fund, Tivari ishte zgjedhur si vend më i përshtatshëm për masakrën e madhe të Shqipatarëve nga se në një anë ishte i rrethuar nga deti, në tjetrën nga shkëmbinjtë e poashtu edhe ishte atëbotë i izoluar nga komunikimet e opinionit.
Pikërisht për shkak të dëshirës qe kjo çeshtje të mos mbetet në harresë, vendosa publikisht ta njohtoj opinionin.




TRAGJEDIA E TIVARIT


Që në fillim po ceku se unë - luftëtar i gjallë dhe përjetues i kësaj tragjedie, përkundër klimës gjithnjë të pavolitshme që po mbretëron në Kosovë me dekada nën sundimin bolshevik monist të regjimit serb, qysh në nëntorin e vitit 1966 lidhur me këtë vepër mizore e të papresedencë në histori, kam kërkuar ndriçimin e saj në parashtresen që ua kam bërë Komitetit Qendror të LKJ, KQ, LKS, KK, LK të Kosovës dhe Komitetit komunal të LK të Mitrovicës, me ç' rast kam kerkuar zbulimin dhe demaskimin e atyre që ndërmorrën këtë masakër.
Lidhur me përgjegjet e marra do të ndalem më gjërsisht në fund të kétij shkrimi.

* * *
Siç dihet, Proklamatës së Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe PKJ me të cilën ftoheshin shtresat e gjera popullore në kryengritje kundër fashizmit, unanimisht iu përgjegjen edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët rrokën armét dhe krah për krah me kombet dhe kombësitë e tjera luftuan kundër pushtuesve të përbashkët deri në fitoren definitive dhe çlirimin e vendit.
Në fillim të vitit 1945, kur fashizmit duhej dhënë grushtin vendimtar dhe të arrihej fitorja mbi armikun, një numër i madh i Shqiptaréve pjestarë të aradhave partizane me përvojë nga vitet 1943 / 45 si dhe një numër vullnetarësh të tjerë që u mobilizuan atëbotë, u caktuan të shkojnë nga Kosova në vijën e Frontit të Trieshtës për dy qellime themelore:
--- Që t" ia presin vijën e frontit armikut të fortifikuar në frontin e Sremit, përkatësisht t' u bëhet e pamundur forcave naziste të tërhiqen në Austri apo Itali dhe.
--- Të marrin pjesë në çlirimin e Trieshtës dhe të Istrisë, së bashku me njësité e tjera të UNÇ - së para se të hynin në kéto troje njësitë anglo - amerikane, në mënyrë që këto territore t' i bashkangjiten shtetit amë - Jugosllavisë. Për këtë qéllim nuk duhej kursyer asgjë e as numri i viktimave. Për arritjen e këtij qéllimi janë nevoitur edhe forca të mëdha si pér nga numri ashtu edhe për nga cilësia luftarake.
Të bindur në idealet e larta që shtronte para nesh fakti se shkonim në front për të çliruar vendin, në asnjë moment nuk na shkonte mendja se ndaj nesh përgaditej një kurth monstruoz e djallézor. Përkundrazi, nga të gjitha viset e Kosovës u tubuam më se 4.600 veta, më se 99 për qind shqipatarë, për të marrë rrugën e Tivarit.
Ç' është e vërteta, ne kishim dëgjuar se edhe njé grup i ngjajshëm është nisur po në këtë rrugë para nesh, edhe ata pa ditur se ishin destinuar të bëhen viktima të një masakri të paskrupullt që për nga monstruoziteti nuk ka edhe një shembull në historinë e njerëzimit. Jemi të bindur se as << Oshviençini >> i Polonisë e << Mathauzeni >> i Austrisë nuk kanë qenë me siguri më të rënda, aq më parë kur dihet se në llogoret e lartëcaktuara kanë pësuar kundërshtarét e nacizmit, kurse në Tivar masakri është bërë pikrisht ndaj bashkë - luftëtarëve dhe popullit duarthatë.
Piknisje e këtyre forcave ushtarake në grupe ishin qendrat e rretheve dhe ato komunale të Kosovës. Në njërën nga këto ku isha edhe unë e përbënin ushtarët e aradhave partizane të rrethit të Mitrovicës, të Shalës së Bajgorës dhe të Drenicës, vullnetarë dhe shumë të mobilizuar nga këto anë në një numër të përgjithshem që arrinte në 1. 1oo - 1. 2oo luftëtarë.
Në rrugë e sipér drejt Prizrenit ky numër gjithnjë rritej, kështuqë me numrin e luftëtarëve që na u bashkuan nga qendrat e rretheve dhe komunave të Vushtrisë, Besjanës, Prishtinës, Kaçanikut, Gjilanit, Lipjanit, Shtimjes, Therandës, Burimit, Pejsë Gjakovës, Rahovecit, Dragashit, Prizrenit e viseve të tjera u bëmë mbi 4.6oo veta. Është interesant për theksuar se në nismë që nga Mitrovica e deri në Prizren kemi qenë të organizuar në njësi ushtarake formacionesh të ndryshme gjithnjë nën komandën e oficerëve ushtarakë shqiptarë dhe se komandohej në gjuhën Shqipe.
Mirpo, në vendtubimin qendror në Prizren u bë riorganizimi i përgjithëshem dhe në fjalën e rastit që na e mbajten dy oficerë të lartë dhe dy civilë, na u tha ndër të tjera në gjuhën shqipe dhe serbokroate se në pjestarët e këtyre njësive llogaritet shumë dhe se duhet të mburremi me misionin që na është besuar sepse do të japim kontributin tonë në çlirimin e Istrisë dhe Trieshtës, të popujve që aq shumë kanë vujtur nën okupimin e huaj si dhe t' ia prejmë vijën e frontit të Sremit , me ç' gje do ta shpetojmë çlirimin e vendit dhe kapitullimin e nacizmit.
Poashtu na u komunikua se :
a )- Në këtë marshutë janë nisur 4.580 luftëtarë
b )- pér shkak të rrugës së gjatë deri në Tivar, rrugë kjo e cila do të kalohet nëpër territorin e Shqipërisë këmbë, të gjithë ata që posedojnë armë t' i dorëzojnë e mos t' i bajnë për së rëndi. U theksua se kjo vlen edhe pér oficerët dhe nënoficerët Shqipatrë sepse, siç u tha, ata mbajnë armë hetorogjene si gjermane, italiane, bullgare etj., kurse porsa të mbërrijnë ne Kroaci do të armatosen të gjithë me armë më moderne angleze.
Përcjelljen tonë, thanë ata, tash e tutje do ta sigurojnë oficerët dhe ushtarët e rryer serbë e malazezë, kinse për të na mbrojtur më mirë prej çfardo rreziku në rrugë.
c )- Posa të mbërrihet në Kroaci, do të bëhet riorganizimi i këtyre njësive në brigada, batalone, çeta e togje, kurse udhëheqjen me to do ta rimarrin oficëret e ç' armatosur shqiptarë.
Duke qenë të sinqertë, të çiltër e të pastër në shpirt, sikurse e ka zakon shqipatri, e të bindur se Partia komuniste nuk do ta ndjek politiken e shfarosjes së Shqiptarëve siç ishte në Jugosllavinë e Vjetër, urdhërat që na i dhanë këtu i respektuam e mandje i vlersuam si humane dhe shprehje kujdesi ndaj nesh. Askush nuk dyshonte se pas kësaj fshehej një dramë e vertetë për popullin Shqiptar, e pa shenuar në histori. Fjalët dhe parullat se po shkojmë në front si dhe lënja e armëve kinse për të na kursyer nga mundimet e rrugës së gjatë, ishin vetëm mashtrim për te realizuar më lehtë qëllimin, nga se duarthatë s' ka rezistencë, ndërkaq Tivari ishte zgjedhur si skuta më e izoluar e Malit të Zi, ku largë prej të gjitha lidhjeve komunikative, në mënyre më të padiktueshme do të ekzekutohej krimi i paparë në Histori. Konfiguracioni i terrenit me shkambinjë kanjone e det te gjerë ofronin mundësi ideale që të përbinin pa gjurmë te gjitha viktimat dhe kufomat e masakrit dhe keshtu krejt këtë krim ta mbulojë terri dhe heshtja, pa depërtua asnjë fjalë dhe e dhënë në opinion, e mos te flasim më pér ndonjë jehonë më të madhe ne vend apo jashtë tij.
Planifikuesit e këtij masakri nuk ka mundur madje t' i kënaqë as dërgimi i kétyre 4.6oo Shqipatarvë në frontin e Treshtës, që atje të vriten nga armiku fashist. Të përshkuar deri në palc me urrejtje shoviniste antishqiptare, ata donin që vet, në mënyrë ekzeltative të shfryhen e kënaqen me sadizmin e vet shtazarak.
Në Prizren qëndruan dy ditë, derisa u tubuam të gjithë dhe derisa u bë riorganizimi në njësi. Nga Prizreni, kolona e jonë e gjatë u nis në drejtim të territorit të Shqipërisë, e përcjellë tash nga pjestarët e brigadave serbe e malazeze të armatosur deri në dhëmbë, e që kishin për qëllim gjoja ta sigurojnë marshutën.
Me të kaluar të kufirit të Kosovës, sjelljet e mëparshme sadopak korrekte të përcjellësve tanë të cilët prej Mitrovicës e deri ne Kukës, megjithate i ngjanin sjelljeve te bashkëlutetarëve, këtu e tutje tashmë u shëndrruan në sjellje të armiqëve të paskrupullt, si të bishave të egra. Tani ata nuk na konsideronin, lere më si bashkélutëtarë të tyre, por as si robër të luftës, ndaj te cilëve edhe robëruesit më gjakatarë e më të pacivilizuar konventat ndërkomtare i obligojnë që të sillen në mënyrë sadopak humane. Madje, ata s' na konsideronin as si kope bagëtish, sepse është e ditur se barinjtë kujdesen që kopenë ta shpijnë deri në vendin e caktuar, kurse për përcjellsit tanë ishte krejt një se a do të vdesim gjatë rrugës apo këtë gjë do ta bëjnë atje në Tivar, në vendin e caktuar për kryrjen e masakrit masiv ndaj Shqipatrëve. Na grahnin si të denuarëve me vdekje, kur i shpiejnë në vendin e ekzekutimit. Sipas deshirës, ndoshta edhe të ushtarit më të thjeshtë, që ndodhej në percjelljen tonë, nëse i tekej, mund të na ndante cilindo prej nesh nga kolona, ta bante shoshë me automatik, apo ta therte pa rreshtur me bajonetë e kufomën ta shtyente me majen e çizmes ushtarake në hendek, për t' ua lënë korbave si ushqim. Këtë e bënin pa kurrfarë droje se dikush do t' i merrte në përgjegjsi për një krim të tillë.
Sa më shumë që largoheshim nga Kosova, përcjellsit tanë gjithënjë e më shumë e tregonin ftyrën e vërtetë të bishës gjakpirëse. Në çdo hap drejt Tivarit, ata i shtonin torturat dhe represaljet ndaj nesh, dhe siç dukej, këto u shérbenin si uvertyrë para shfaqjes së madhe << Të natës së Bartolomeut >> që do ta realizonin në Tivar. Duke konsideruar se u është ofruar një rast shumë i volitshëm për ta shprehur shkallën << Patriotizmit >>, përcjellësit tanë, serbë e malazezë, bënin gara në mes vedi sekush do t' ia kalojë tjetrit për nga egërsia dhe pashpirtësia. Përveç që na mundonin me uri, duke mos na dhëne fare ushqim, akoma më shumë na na mundonin me etje, duke na penguar të afrohemi te ndonjë burim apo prrockë e kthjellët për t' u freskuar, apo shuar etjen.
Poashtu, për ne nuk kishte strehim as kur binte shi e as kur bënte të ftohtë. Natën e kalonim nën qiellin e hapté e përcjellsit tanë flenin e pushonin në objekte të mbuluara.
Rrugës, përcjellsit tanë vazhdimisht ndërroheshin. Derisa një numér sish marshonte krahas kolonés, të tjerët pushonin në kuaj ose në qerre. Kështu ata ndërroheshin, ndërsa ne të uritur, të etur e të rraskapitur duhej të ecnim me atë tempo që na e diktonin përcjellsit tanë të ngopur e të pushueshëm. Kështu marshonim tërë ditën, me përjashtim të disa pushimeve nga gjysëm ore, jo aq për pushimin tonë, por më tepér për t' u ngopur ata me të mirat që i kishin marrë me vetë. Gjatë këtij pushimi duhej t' i kryenim nevojat tona fizologjike, nga se ato gjatë marshimit mund t' i bënim vetëm në brekë.
Disa prej nesh fizikisht më të dobët nuk mundeshim me iu përballua mundimeve. Kishte raste që të sëmurëshin, e ndodhte të vdesnin rrugës. Disa që nuk mundeshin me ecë, përcjellësit tanë i shpallnin simulant, andaj i pushkatonin aty për aty. Plumbin në kokë apo bajonetën në gjoks e merrte edhe ai që për një hap sado të vogël ménjanohej nga rreshti për ta zbathur këpucën që ia kishte vrarë këmbën, ose ai qe me kapele donte të merrte ujë në prrockë dhe për raste të ngjashme. Sa është numri i atyre viktimave që u mbetën eshtrat rrugës pa arritur fare në Tivar, askush nuk e di saktsisht, por pa dyshim ai është i madh. E them kështu, sepse në kolonen e gjatë që e përbënin mbi 4.500 veta ai që ishte në krye të saj nuk kishte mundësi ta dij se ç' po ndodhë në mes apo në fund te kolonës, e poashtu ai i fundit nuk kishte mundësi ta dinte se ç' po ngjet në krye të kolonës.
Në kéto rrethana, ditën e parë të marshimit tonë, rreth ores 20 arritém në Kukës, kurse lumin e atyshëm e kaluem përmes një vigu pasi që ura kishte qenë e shkatrruar. Atë natë mbetëm nën qiellin e hapur, në reshje të imta shiu. Ishim të rrethuar nga Drini i bardhë, e nën mbikqyrjen e vazhdueshme të forcave ushtarake serbo - malazeze. Diku kah mesnata filluan të ftohen në shtab njerézit më autoritativ të radhave tona, sidomos ata të cilét kishin rënë në sy më parë si eprorë tanë ushtarak rrugës pér në Prizren, siç u tha, kinse pér konsulltime për rrugën e mëtejme. Aty kah ora 01 pas mesnate dëgjuam disa të shtëna me pushkë automatike dhe britma te tmerrshme të cilat na habitën dhe frikasuan, por ende besonim se nuk éshtë fjala për ndonjë tradhti të përcjellsve tanë.
Është interesant rrëfimi i dy shokëve tanë që kishin qenë të ftuar, por edhe që kishin pasur fatin që në errésirë të ikin nën rrebeshin e plumbave. Fjala është pér Bajram Zukën dhe Rrustem Ahmetin nga Likoshani i Gllogovcit, të cilët na treguan se të gjithë ata që ishin ftuar kinse për konsultime në shtab, i kishin ndarë në grupe në drejtime të ndryshme dhe pastaj ua kishin përgaditur pusinë dhe boshatisur me plumba nga automatiku. Ky rrëfim i tyre tashmé na e bëri me dije se ndaj nesh megjithate po përgaditet diçka shumë e keqe, por s' kishim paragjykime se mund të ndodhë ajo që ndodhi më vonë.
Pas késaj ngjarje tragjike, të prirë nga Bajram Zuka dhe disa shokë të tjerë, në fshehtsinë ma të madhe e kemi informuar pjesën ma të madhe të kolonës për atë çka ndodhi atë natë dhe jemi organizuar në kuadër té mundësive që kishim për té marrë masa të duhura:
a ) - ua kemi bërë me dije se jemi té rrethuar dhe të pércjellë nga forcat serbe dhe malazeze dhe se nuk na konsiderojnë bashkëluftetarë e madje as si robër lufte.
b ) - askush të mos i pérgjigjet thirrjeve eventuale të shtabit dhe
c ) - askush të mos largohet madje as për nevoja fiziologjike nga vendi, kurse në mëngjes të kérkojmë sqarime për fatin e shokéve që na i morën dhe të informojmë këshillin krahinor në Prizren pér trajtimin tonë.
Masat që i ndérmorrëm dhanë fryt, sepse më askush nuk largohej nga vendi dhe se askush nuk iu përgjigjej thirrjeve të shtabit. Përjashtim béjnë Bajram Zuka dhe Ferat Dani nga Likoshani të cilët ishin tronditur thellë dhe pasiqë kishin kuptuar tradhtinë pas asaj që kishin parë në shtab, vetëm kérkonin rastin më të volitshëm që të kthehen në Kosovë.
Lidhur me sqarimet që i kérkuam në méngjes për zhdukjen e shokëve tanë, përcjellsit u përpoqën t' i demantojnë pohimet tona duke thënë se fjala ishte për dezertorë. Mirëpo, duke parë vendosmerinë tonë, na premtuan se do të kemi trajtim të njejté me përcjellësit dhe se tash e tutje gjatë rrugës nuk do të na gjej asnjë e keqe. Poashtu na thanë se për rrugën tonë është në dijeni shtabi kryesor i LNÇ -së në Kosovë dhe se vazhdimisht janë në kontakt me Fadil Hoxhën.
Në mëngjes një numér i shokëve tanë të rraskapitur nuk mundi të léviz"vendit e të nisej në rrugë. edhepse kërkuan që të sigurohen mjetet Transportuese për ta e të dërgohen në ndonjë spital të afërt, kjo kérkesë jona nuk u plotësua. Përkundarzi, mbi ta u vërsulen ushtarët porsi bishat e egra dhe i rrahën me shkopinj druri. Ata që edhe pas dajakut nuk mundën të lëviznin vendit i shpallén simulanta dhe para syve tanë i pushkatuan.
Para se të vazhdonim rrugën na dhanë njëfar mishi të terur e shumë te kripur dhe me erë të rëndë. edhe pse e dinim se është i prishur, shumë prej nesh të uritur e ngreném, mirëpo, s' kaluan as dy orë dhe shumica e sëmurëm. Kishin dhimbje stomaku, barkqitje, vjellje e temperturë të lartë. Në këtë situatë ishim të detyruar që të largoheshim prej kolone për të kryer nevojat fiziologjike. Mirëpo, edhe pse gjelatet tanë e dinin se jemi të helmuar dhe se kemi nevojë veçmas për ujë, çdo përpjekje e jona për t' iu afruar burimit me ujë, prrockës apo ndonjë ujvarje, kërcnohej me vdekje. Që më parë ushtarakét i rrethonin burimet dhe vazhdimisht shtinin me armë drejt tyre.
Mirëpo, as rrebeshet nuk i ndalonin njerézit t' ia mësyjnë burimeve të ujit për ta shuar etjen dhe helmimin, kështuqë një numër sidh gjeti vdekjen në prag té arritjes deri te burimi. Edhe sot e kam të freskët vrasjen e një të riu nga Krasmirovci i Drenicës, i cili gjeti vdekjen me kokë në burimtë një kroni.
Kështu të rraskapitur kemi vazhduar rrugën për në Pukë, ku atë ditë kemi arritur rreth orës 19.oo dhe na kanë vendosur në një luginë të rrethuar me pyje, kurse mbi ne vazhdimisht binte shi si rrëke. Në këto kushte, në periferi të Pukës e kemi kaluar natën. Të nesërmen shumë veta nuk kenë mundur ta vazhdojne rrugën kurse mbi dhjetra sish, mëngjesi i gjeti të vdekur.
Kësisoji, radhét tona vazhdimisht zvogloheshin, sepse një numër i shokëve tanë nuk mund t' iu përballonte torturave, helmimit, urisë, veshmbathjes së dobët e sidomos frigës nga likuidimi fizik. Aq sa shtohej numri i të sëmuarve, njëkohsisht rritej edhe numri i të vdekurve sepse edhe ne, të rraskapitur, nuk ishim në gjendje më t' i mbajmë për krihësh, sikurse vepruam një ditë më parë.
Prej Puke, në rrethana si ato të deritashmet, vazhduam rrugën kurse kah ora 20.oo arritëm në vendin e ashtuqujtur << Ura e Zogut >>, te një kanion i thellë nëpër të cilin rridhte ujë fare pak. Meqë urën e kishin shkatrruar fashistët Italian, transportimin tonë në anën tjetër të kanionit perpiqeshin ta organizojnë përmes një vigu dhe njëlloj vagonete. Në atë vagonet me qellim i ngarkuan mëse 50 veta dhe natyrisht teleferiku i improvizuar u këput, kështuqë të gjithë ranë në atë greminë të thellë. Disa prej tyre vdiqën kurse një numër sish u lënduan rëndë e lehtë. Tentuam menjëherë t' u ndihmojmë, por na penguan pércjellsit duke na thënë se atyre do t' u ndihmojé ushtria, kurse ne ne duhet të vazhdojmë kalimin népér atë vig të improvizuar. Mirpo, duke e ditur fatin që na priste, refuzuam të vendosemi në atë vagonetë té ndrequr dhe pas shumë bindjesh e rezistencash u detyruan té na dergojnë kembe nëpër kanion pér të dalë në anën tjeter të tij. Mirpo, posa kaluam kanionin, sërish na urdhëruan të kthehemi poshtë dhe natën ta kalojmë nën qiellin e hapur.
Edhe pse ishim të rraskapitur dhe qullë nga shiu, tërë natën jemi përpjekur t' u ndihmojmé shokëve që mbetën gjallë e të lenduar nga rënja prej vigu. Poashtu kujdeseshim edhe për disa shokë që i kishim bartur tërë ditën në lese të improvizuara, për krihësh apo në supe.
Dikur kah mesnata na e kanë kumtuar urdhërin se duhet t' i identifikojmë të gjithë të sëmurët dhe të barten nja 50 metra largë gjoja pér t' i dërguar në ndonjë spital të Shqipërisë për shërim. Mirëpo, të udhëhequr nga përvoja e hidhur që e patëm gjatë térë rrugës, ne këtë urdhër të shtabit e refuzuam kategorisht.
Në mëngjes vrejtem se një numër i shokëve që i kishim bartur dhe shumica e atyre që kishin pësuar lëndime pas rënjes nga vigu kishin mbetur të vdekur, kurse na u pamundésua bartja edhe të disave që lëngonin nga semundjet. Posa u larguam nga ai vend ata i mblodhën në qerre dhe i çuan në drejtim të panjohur. Ne të tjerët vazhduam rrugën dhe arritëm në një vend afër Shkodrës ku duhej kaluar të ashtuquajturin << Vau i Spasës >>.
Edhe këtu, meqë ura ishte e shkatrruar, filloi transportimi ynë me një anije të improvizuar. Të mésuar nga përvoja me këso improvizimesh refuzuam të hipim në atë anije pa prezencen e ndonjë oficiri dhe të së paku dy - tre ushtarëve qe na përcillnin. Shtabi, i cili ende nuk kishte kaluar << Vaun e Spasës >> pranoi kërkesat e parashtruara kështu që transportimi u bë pa ndonjë vështirsi të madhe. Mirpo, edhe këtu në anën tjeter mbetën disa shokë të sëmurë rëndë, për fatin e të cilëve kurrë nuk jemi informuar.
Në Shkodër arritëm rreth orës 16.oo me datën 30 mars 1945. Në të anët e rrugëve na pritën mijra njerëz, shumica prej të cilëve duke na përshendetur qanin, duke pëshperitur << ku jeni duke shkuar >>, << me siguri në ndonjë vend pakthim >>.!? Shumë prej tyre na ofruan bukë e veçmas ujë dhe këtu për herë të parë shuam etjen. Kjo nuk zgjati shumë pasi që shpejtë e shpejtë na vendosën në kazerma në një kodër bukur të lartë, emri i te cilës nuk më kujtohet por e dij se aty nuk kishte pasur ujë për pije. Por, për çudi, ne këtu veten e ndienim pak më të sigurtë. Mirëpo, për fat të keq, këtu nuk na lanë të qëndrojmë gjatë.
Dikur pas mesnate u nisëm në drejtim të Ulqinit duke i lënë të sëmurët në mëshirën e ushtarëve serbë e malazezë. Në rrugë e sipër, jo forte larg Shkodrés, kolona jonë aty kah ora 3 pas mesnatës ka hasur në një eksploziv që shtrihej mjedisit të rrugës, në një gjatsi prej 10 deri 20 metrash. Me të ndezur të explozivit mes nesh u krijua një panik shumë i madh, por përnjëherë pasoi urdhëri që të mos lëvizim nga vendi. Mirëpo, nga frika shumë prej nesh u rrokullisén në të dy anët e rrugës e më pastaj filluan të shtënat e ushtarakëve me ç' rast u vranë dhe u plagosën shumë shokë tanë, kurse në mesin e tyre kam njohur Tafil Shabanin nga Kozhica.
Pas nja 30 minutash na kumtuan se jeta e jonë më nuk ashtë në rrezik, duke thënë se << kjo që ndodhi është vepër e reakcionarëve apo e diverzantëve shqiptarë të Shqiprisë, të cilët hakmerreshin ndaj shqiptarëve kosovarë për masakrat dhe torturat që kinse paska bëre Xhafer Deva dhe regjimenti i ashtuqujtur kosovar >>. Krejt kjo u bë sigurisht për fshehur qéllimin e vet dhe për të nxitur urrejtjen véllavrasëse në mes të shqiptarëve.
Pas shumë kërcnimeve për ta heshtur këtë situatë jemi detyruar të nisemi dhe të vazhdojmë rrugën. Pos tre te plagosurve që na lanë t' i bartim, të sëmuerët dhe të plagosurit e tjerë nuk lejuan t' i marrim me vete, por i ngarkuan në mjete të ndryshme transportuese dhe i dërguan në drejtim të Tivarit me qëllim që të mos biejnë në sy. Shokët e plagosur i kemi bartur mbi supe deri në një fshat, emri i të cilit nuk më kujtohet, por ishte me pullaze prej guri dhe me pak tokë të plleshme. Aty fshatrët na kanë dhënë kanata qerresh të punuara prej thuprave për t' i bartur të plagosurit dhe té sëmurët.
Nga këto tortura dhe reprezalje që na bëheshin gjatë rrugës, sigurisht me së véshtiri e kanë pasur ata që ndodheshin në fund të kolonës. Ata edhe kanë pasur mundësi të numrojnë më saktsisht viktimat e rrugës, por sigurisht se në këto rrethana pak kujt i ka shkuar ndërmend ta bénte këtë, nga se në çdo moment ekzistonte mundësia që edhe vet té bëhej viktimë e përcjellësve të tërbuar. Instinkti i vetëekzistencës dhe rreziku që në çdo moment mund të likudohej, nuk lejonte tjetër të mendohej por vetem si të shpëtohet jeta. Këtë gjendje psiqike e bënte edhe më të tmerrshme hasja gjatë rrugës në kufomat që binin në krye apo nga mesi i kolonës. Në këtë pjesë të rrugës sharjet dhe ofendimet si << viste zarobljeni, vodiqemo vas u llogor na prinudni rad >>, << shoptarsku vam majku >>, << osvetiqese crnogorska omladina >>, e tj. ishin << përshendetjet >> më të shpeshta që na i drejtonte masa dhe përcjellsit tanë, duke na provokuar vazhdimisht dhe duke na i shtuar reprezaljet. Edhe nëse ndonjeri ishte i gatshëm që nga revolti të reagojë duke ditur se ndoshta do ta paguaj me kokë, këtë nuk e bënte, sepse e dinte se pos tij do të pësojnë edhe shumë të tjerë. Zatën ushtarët serbë e malazez mezi pritnin reagimin tonë më té vogël pér të shtiré në neve.
Késhtu të lodhur e të rraskapitur nga rruga, uria e etja, e më tepër nga pasiguria, në gjendje të tensionit té lartë psiqik, e kaluam rrugën nëpër tërë territorin e shqiprisë.
Me të hyrë në kufirin e Jugosllavisë, afër Ulqinit na kanë urdhëruar që të ndalet kolona gjoja për pushim, kurse të gjthë të sëmurët dhe të plagosurit që ishin me ne, të ndahen në një vend të caktuar, gjoja për të evituar ndonjë epidemi të mundshme. Thanë poashtu se ata të transportohen në ndonjë spital të Malit te Zi për shërim, por sipas të gjitha gjasave edhe ata i gjeti fati i njajtë si shokët tanë të mëparshëm, kurse ne vazhdim rrugën për né Tivar.
Me té arritur në Tivar, dikund në mes të orës 12 - 13.oo në çdo skutë té qytetit diktohej një mobilizim i madh i ushtrisë dhe popullsisë të cilét me armë né doré té drejtuar kah ne, na shikonin me pérbuzje të madhe. Diktuam qartë komplotin dhe grackën që na ishte pérgaditur. Shpirtrat tona virgjëresha u gjetën në shenjester të pushkéve dhe mitrolozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e shkambinjtë në kodrat përreth. Fitohej përshtypja se nga kjo bllokadë as zogu s' do të mund të fluturonte gjallë.
Në qendër të Tivarit të ri, na kanë urdhëruar të ndalemi dhe të ulemi midis rrugës, gjoja për pushim. Në afërsi të rrugës kishte qenë një krua nga i cili ujë rridhte pa ndërprerë. Pasi që ishim shumë të etur, u muarëm vesh që tre shokë tanë të prirë nga Sylë Gllobari të ngriten në këmbë dhe té apelojnë te një oficir që ishte afër çesmes për të na lejuar të pijmë ujë. Mirëpo, me të paraqitur te apelit, përnjëherë diktuam se oficeri u mërdhez dhe filloi piskamën e kërcnimin me fjalë ofenduese << shiptarsku vam majku >> etj. Në momentin kur Syla me shokë u përpoq të arsytojë kërkesen, përnjehere oficiri ka urdhëruar ushtarét té versulen mbi të dhe të shtijnë me armë të zjarrta. Pos vrasjes së tyre, nga plumbat që kishin bredhur anash, u plagosën disa shokë tanë dhe një ushtar malazez.
Pas késaj tragjedie, ne mbetëm té shtangur në mes të rrugës, pa patur guxim të lévizim apo të bisedojmë dhe me frigë pritnim se çdo të ndodhë me ne, pasi që na ishin drejtuar shumë tyta te armëve dhe bajoneta. Për një çast ushtria u tërhoq nja 50 metra largë nesh dhe zurën pozita më të sigurta - dikush pas shkambinjëve, dikush pas shtëpive e disa sish edhe brenda tyre. Dhjetë apo pesëmbdhjetë minuta më vonë nga komanda e vendit arritën tre oficirë të lartë dhe shumë oficirë e ushtarë të tjerë. Ardhjen e tyre ne e pritëm me një fije shprese se në mesin e tyre do të gjendet ndonje revollucionar apo komunist që do t' i jep fund këtyre torturave tona
Mirëpo, shpresa ishte e kotë, sepse njëri prej tyre zuri pozitë në një lartësi dhe filloi të na sulmoi e kërcnohet me fjalet << shiptarsku vam majku >>, << sve qemo vas ubiti >>, << samo minuti su u pitanju >> e tj.
Nuk vonoi shumë dhe pérmes altoparlanti na u komunikua se gjoja dikush prej nesh ka tentuar t' ia grabis ushtarit té plagosur malazez revolen, andej kjo dhe kërkesa e organizuar për ujë u shérbeu si preteksti për ta kualifikuar si tentim kryengritje, për çka u kërcnuan me masa hakmarrje më drastike. Mirëpo, ne të gjithë mirë e dinim se ky është vetëm një trillim si bazë për një masakér me përmasa më té mëdha.
Pas disa çastesh té heshtjes se varrit u ngrit në këmbë njeri nga shokët tanë për te cilin më vonë mësuam se ishte një i ri nga fashati Kozhicë, i cili pas konsultimeve me shokë ishte drejtuar kah oficieret me kërkesë dhe apel qe t' u japin fund këtyre vrasjeve, maltretimeve dhe sjelljeve barbare. Por, pa u ofruar mirë, në të u vërsulen ushtarët malazezë, dhe me armë dhe bajoneta që i kishin vu në pushkë e coptuan por si lakër.
Të shtrénguar dhe të tronditur nga kjo skenë e tmerrshme patologjike, ne nuk dinim me çka te bëjmë, të flasim apo si të veprojmë. Të hutuar e me sy të zgurdulluar, vetëm shikonim para vetes dhe pritnim se çka do të sjellë secili çast e minut i ardhshëm. Kur më nuk ngrihej askush në këmbë dhe nuk bënte zë, oficierët filluan té kërcnohen se një nga një do të na likuidojné të gjithëve.
Heshtjes sonë të mëtejme filluan t' u përgjigjen me terbim. Urdhruan që nga mesi i kolonés të ndahen 80 veta, te cilët i lidhën duarsh dhe i dërguan pas një ndërtese, e mëpastaj vetëm dëgjuam refallet dhe britmat e klithjet e tyre që u masakruan.
Ndër shokët që unë i kam njohur, e që u pushkatuan në mesin e këtyre 80 vetve, ishte edhe Abdyl Bislimi nga Kryshevci i Drenicës.
Me të përfunduar të kétij akti mizor, meqé ne ishim në kolonë për katër, në gjatsi prej 5 - 6 kilometrash, e mundsia për shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhéruar té ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar té lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar té ecim drejtë një ndertese të madhe trikatshe, me një siperfaqe prej afro 300 metra katrore dhe me oborr të rrethuar rreth dhjete ari. Ndértesa ishte e rrethuar nga të tri anët me kodra shkémbore, kurse oborri ishte me muri të lartë me rrethojë të hekurt, me maje të prehta, gjë që krijonte kushte shumë të volitshme për likuidimin e të gjithë neve pa marr parasysh a gjendeshim në oborr apo në ndërtesë.
Në të hyrë të oborrit të ndërtesës ishin vendosur nga 10 - 15 ushtarë në të dy anët e hyrjes të pérgaditur me shufra hekuri në dorë. Secili prej nesh që hynim nëpér atë hyrje merrte goditje në kokë, gjoks apo shpinë me shufër hekuri dhe vaj halli për atë që nuk mund t' iu bënte ballë të rénave, sepse akzistonte mundësia çdo herë që të mbetet në vend. Ai që mbetej i shtrirë nga të rënat shkilej pa mëshirë nga turma që kalonte nëpér atë hyrje, pa pasur mundësi askush t' iu ndihmojë.
Ishte e pamundur të kalojshe nëpër ate hyrje të ngushtë e të mos marrésh goditje. Vetëm gjatë këtij akti, kétu në hyrje të oborrit, mbetën të shtrirë rreth 100 apo 150 veta. Shumica prej tyre edhe të vdekur.
Ashtu të përgjakur dhe té rraskapitur nja 1000 veta që ishim në ballé té kolonës, na futën por si lopét në atë ndërtesë. Pasi që ndërtesa u mbush përplot, në oborr sipas një vlersimi ngelén mbi 2200 - 2500, kurse në rrugë të gjerë 7 - 8 metra e te gjate 80 - 100 metra, kanë ngelur të rrethuar 1.000 - 1.100 veta, por tani jo te rreshtuar, por grumbull. Kjo u bë për shkak se në këtë mënyrë bëhej likuidimi më i lehtë i tyre. Me të përfunduar të këtij aksioni, ushtarët e kapën Milazim Haxhiun nga fshati tërnavc, me pretekst se ai qenka njëri prej atyre që ka tentuar t' ia marrë revolen oficierit malazez që u plagos ashtu siç përshkruam më heret. Edhe pse ky refuzoi akuzat, mbi trupin e tij para syve tanë u zbraz një shanzher i revoles.
Edhe pse e dinim se xhelatet e pashpirtë po përgatitin masakër të paskrupullt ndaj nesh, i riu 17 vjeçar Ibrahim Koca nga fshati Polac i Drenicés se bashku me 7 shokë shkoi te komanda e shtabit, e cila ishte e vendosur në oborr dhe urdhëronte << udari majku vam shiptarsku neka znaju da je ovde Cerna Gora i da qemo sve do jednog zaklati...>>>, Pér dy qéllime:
a ) - të apelojë të ndërpritet masakri i mëtejme, sjlelljet brutale, rrahjet ne hyrje me shufra hekuri, dhe
b ) - t ' u lejojnë t' u ndihmojnë shokëve të lënduar që kishin mbetur në hyrje të ndërteses nga të rënat që kishin pësuar.
Para se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e kërkesave të përmendura, me urdhërin e komandantit, në të janë vérsulur shumë ushtarë, e kanë ngulur në bajoneta, e kanë ngritur lartë e pastaj e kanë gjuajtur në një shkamb për t' a parë më lehtë. Pastaj, me një fjalë në mënyrë mizore ia kanë pre hundën, veshët, krihët, e kanë bërë copa - copa.
Pas këtij akti shtazarak, shtabi dhe ushtarët janë tërhequr anash 100 deri 150 metra. Pas dhënjes së sinjalit me një armë të rëndë të kalibrit të madh, përnjëherë nga të gjitha anët janë dëgjuar krisma. Rebeshet e armve të ndryshme vinin drejtë nesh nga çdo skutë, oborr, shtepi, shkëmbë,dritare e pullaze të shtëpive. Shtihej me armë të zjarrit, si pushkë, automatik, mortaj dore, revole e çka tjetër jo. Kësisoji, brenda një ore, asnjë nga grumbulli i njerëzve, përafersisht mbi 3 mijë veta qe ishin vendosur ne oborr dhe shesh, nuk mbet në këmbë, kështu që rrethi i ndërteses, oborri dhe sheshi u shendrruan në lumë gjaku që i përgjante një kataklizme të vertetë.




Krahas sulmit në oborr dhe shesh, me armë të njejta dhe intesitet te njejtë sulmuan edhe brenda ndërtesës. Nga të shtënat e armve dhe bombat, plafonet e ndertesës filluan të bijnë mbi kokat e njerëzve, kurse dyshemeja e shendrrua në liqe gjaku. Në njërin prej kateve, nga të shtënat u rrënua krejt pllafoni dhe së bashku me te, një pjesë e madhe e njerëzve të gjallë dhe te vdekur ranë mbi kokat e atyre që ishin një kat më poshtë.
Gjatë sulmit, ne që ishim në dhoma të paplagosur, apelonim te shokët;
a ) që të mos ngriteshin në këmbë, sepse ishin në shënjestër të armëve të kurdisura në shkëmbinjë rreth dritareve,
b ) që bombat e hedhura në dhomë të grabiten pa exploduar dhe të kthehen jashtë,
c ) të pengohet dalja e secilit nga dhoma dhe levizja nga vendi ku është gjetur, sepse secili që iamësynte me dalë automatikisht goditej me armë të zjarrta nga dritaret,
ç ) në rast se xhelatët tentojnë të hyjnë brenda ndërteses të përgaditen pér kundërsulm gjer në vdekje dhe
d ) të pengohet kërcimi nga dritarja
--- vetëvrasja e t' u ndimohet të plagosurve dhe atyre që pësuan psiqikisht.
Nuk dij si ta pérshkruaj, por më kujtohet se një pjesé e atyre që u sëmurën psiqikisht, por edhe të tjerë, nga friga e madhe, pérnjëherë ranë né njëfarë kome
--- gjumë té thellë dhe më nuk dijshin asgjë. Në këtë mënyrë u lehtsuam sado - pak, sepse nuk kishim nevojë të angazhohemi rreth shpëtimit të tyre, kurse në anën tjetër kishim mundësi më të mëdha të merremi me vetorganizim për kundërsulm eventual. ndër ata që kontribuan më së shumti në qetsimin e situates brenda ndërtesës dhe ofrimin e ndihmës më kujtohen: Ismail Ramadani nga Lubovci, Nasuf Bajrami dhe Selman Shabani nga Baksi,Riza Hajdini e Rrustem Ahmeti nga Likoshani e të tjerë.
Për shfarosjen tonë kanë qenë të angazhuar jo vetëm ushtarët, por mendoi të gjithë qytetarët e Tivarit; burra dhe gra, mantilbardhë, pjestarë të institucioneve te ndryshme të Tivarit, me një fjalë, në ne kanë shtënë të gjithë qytetarët që atë ditë me ose pa qellim janë gjendur aty dhe atë nga të gjitha llojet e arméve. Të shtënat kanë zgjatur gjersa nuk është ngritur askush në këmbë dhe derisa s' kena dhënë ndonjë shenjë gjallërie. Këtë e vërteton edhe një raport zyrtar i shtabit operativ; ku mes tjerash thuhet:
***************************************
<<...padalle su bombe sa svih strana, pucalo se od svih oruzhja, a u pucnjavu su se umesali odbornici, bolniçarke - jednom reçju, svak ko se trefio u tom momentu i ko je posedovao oruzhje. Pucnjava je prestala onda kada se nije niko vise od gomile podizao niti micao. Svemu ovome prisustvovali su komandant i komesar X brigade i sve skoro vojne i civilne ustanove koje se nalaze u Baru. Mnogo od njih su aktivno uçestvovali u tom pushkaranju na ljude >>.
****************************************
E gjithë kjo na bënë të ditur se për shfarosjen tonë ishin përgaditur si mos më mirë. Sikur fitohej përshtypja se janë vënë në gare cili prej tyre do të vret më shumë shqiptarë. Sulmi nga të gjitha anët dhe nga të gjitha llojet e armëve sikur breshëri ka zgjatur pa ndérprerë rreth një orë e gjysmë, prej ores 14.oo deri ne ora 15.45, porse më - pastaj me intesitet më të dobët, të shtënat kanë vazhduar ndaj atyre që janë pérpjekur të ikin këmba - dorës si dhe ndaj të plagosurve qe janë strehuar nëpër shtëpi, plivica, kotarë të derrave, ahër të kafshëve, zgavrat e trupave të ullirit, në gypat e kanalizimit e gjetiu.
Në disa raste, ( më vonë kemi marrur vesh ) , disa familje i kanë strehuar dhe ua kanë shpétuar jetën të plagosurve të ikur, por për fat të keq, në të shumtën e herave, ata që janë zënë duke u strehuar, janë likuiduar në ményrë më mizore. Më duket se edhe sot më dalin para sysh kufomat e masakruara në oborrin e një shtépie - Brahim Syla e Behram Ajeti nga ternavci, dy të rinjënga Krasmirovci dhe njéri nga Kopiliqi.
Pas këtij akti mizor, i cili siç thamë zgjati mbi një orë e gjysmë, të shténat u ndërprenë, me përjashtim të ndonjë pushke e cila aty - këtu shtinte mbi ata të cilët kishin tentuar të largohen nga kjo kasaphane. Pas nja 10 - 15 minutash pasoi proklamata e re e shtabit, në të cilën thuhej:
a ) informohen të gjithë ata që kanë mbetur gjallë ose të plagosur se komandanti suprem i UNÇ, shoku Tito ka urdhëruar ndërprerjen e zjarrit dhe të gjithë i ka falur - pavarsisht prej gabimeve që kanë béré,
b ) të gjithë të plagosurve do t' u ipet ndihma mjekësore dhe sipas nevojës do të dërgohen në shérim kurse të plagosurit lehtë të ngriten në kémbé dhe té skajohen.
c ) Në fund kërkonin nga të gjallét të brohoritnin parullat: << Rrnoft shoku Tito, >> << rrnoftë bashkim - vllazërimi >> dhe << Rrnoftë ushtria nacionalçlirimtare >>.
Duke menduar se thirrjet e proklamatés ishin të sinqerta, shumica e të plagosurve filluan të ngritën e té kérkojnë ndihmë mjeksore. Mirëpo, posa u zbuluan shumica e të gjallëve, mbi ta prap u vërsulën ushtarët dhe banorét dhe i masakruan sërish. Pastaj vazhdoi aksioni i hulumtimit dhe asgjësimit të atyre që ende jepnin shenjë gjallërie. Ky lloj gjurmimi dhe asgjësimi zgjati përafersisht deri pak para mbrëmjes.
Në proklamatën që u shpall ndérkohë, sërish té gjith të plagosurve iu premtua ndihma mjekësore nëpër spitalet e Tivarit, Dubrovnikut, Splitit e gjetiu, kurse nga të plagosurit lehté u kérkua që të skajoheshin me qellim té hapjes së rrugés për t' iu ndihmuar té plagosurve réndé.
Mirëpo, të mashtruar tash disa herë, askush nga turma nuk lëvizi vendit. Pas pak, aty arritén një grup oficieresh që deri atëherë nuk i kishim parë. Pasoi një bisedë mes tyre dhe shtabit, herë - herë e përcjellur me zhurmë dhe tone polemizuese. Përmbajtjen ne s' ishim në gjendje ta dijmë, por nga gjestikulacionet kuptohej se habiteshin me këtë që kishte ndodhur.
Pasi u informuam se masaker është bérë edhe ndaj njerëzve që kishin hyrë në ndértesë, nga dritaret dëgjuam apelin që të dalim jashtë, me premtime se nuk do të na ndodhë asgjë e keqe. Përsëri na u tha se ndërprerjen e zjarrit e ka urdhëruar vet Titoja i cili, siç thoshin, na ka falur jetën.
Në ndërtesë brenda u hamendém një kohë té gjatë se a duhet dalur apo jo. Në këtë ndikoi përvoja e hidhur që e kishim gjetë tërë rrugës dhe me té drejtë dyshonim në këtë apel. Pasi nja 20 - 30 veta u konsultuan se si t' ia bejmë, Isuf Halili nga Radisheva u deklarua se ai do të dal i pari pér të kontaktuar me njërzit që apelonin për té dalë.
Ashtu edhe u bë. Pas kontaktit që vunë ky me y shokët tjerë me shtabin dhe oficiret, të prezentuar si dalmatin, si dhe pas premtimeve që morëm se nuk do të ketë vrasje, edhe ne të tjerët vendosëm ta léshojmë ndërtesën. Para se të fillojë dalja, në ndërkohë serbet dhe malazezét vunë roje në çdo kat të ndërteses dhe askush s' mund ta lëshonte atë pa u kontrolluar detajisht. Prej nesh kanë konfiskuar çdo gjë të vlefshme, si unaza ari, orë dore ose xhepi, të holla e tj.
Kur dolém jashtë, vërejtëm se oficeret qé na kishin përcjellur dhe ata të paraqitur si dalmatin, edhe më tutje diskutonin me tone të larta dhe plot nervozizém. Mésuam se të parët përpiqeshin ta arsytojnëmasakrin andaj prej ushtarëve dhe oficiravë të ardhur kerkonin që të largoheshin prej vendit të ngjarjes. Nuk vonoi edhe ata u tërhoqën, sigurisht në aradhat e veta e neve na lanë prap në mëshirën e gjakatarëve. Derisa dilnim nga ndertesa, pas nesh mbeteshin një numër i madh i të plagosurve, duke qarë e kërkuar ndihmë.
Me të dalur në oborr, vërejtëm një rrethim të madh nga ushtarët serbë e malazezë, por edhe një skenë të llahtarshme para nesh, ku shtriheshin me mijra të vrarë e të plagosur. Pamje trishtuese ofronim sidomos gjësendet e mprehta si bajonetat, sépatat,tërfurqit shkopinjtë, që kishin mbetur të ngulitura në gjoks, stomak apo gjymtyrë të tjerë trupit. Në atë grumbull njerëzish të kryqzuar si kubiku i druve një mbi një, nuk mund të dallohej se kush është kush, ku e ka kokën e ku këmbët apo trupin. Kishte shumë të plagosur që vuanin duke vajtuar, kërkonin ndihmë, klithnin e çka jo tjetër. Është vështirë të përshkruhet gjithë ajo skenë e tmerrshme, kur të plagosurit që u shkonte gjaku rrëke, kërkonin ndihmë e nuk ishin në gjendje t' u ndihmojmë. Ishte shumë i vështirë për ne që mbetëm gjallë detyrimi të qéndrojmë në këmbë mbi kufoma. Edhe ne qanim së bashku me të plagosurit të cilët shpesh klithnin: << ... ndihmom vëlla, e mos shkel mbi varrën time >>, << vëlla, ma jep një pikë ujë >>, << ma hiq sopatën >> tërfurkun, thikën nga gjoksi, << më nxirrë prej kufomave e tj, e tj >>. Nuk ishin të rralla edhe lutjet: << vëllazër, mos na leni në duar të këtyre xhelatëve >>. << na mytni ju >> <>
Të shtërnguar nga të gjitha këto kërkesa, edhepse ishim të rrethuar nga qindra ushtarë të armatosur, ne megjithatë u përpoqëm qé sado - pak t' u japim ndihmë duke i nxjerrur të plagosurit nga kufomat. Por, atë moment kur na kane diktuar se po u ndihmojmé, ushtarakët dhanë urdhër të ri kërcnues se çdokush që tenton t' ju ndihmojë ose që shmanget nga turma që qéndronim në kémbë, do ta zé plumbi. Poashtu dënohet me vdekje çdo i plagosur që tenton t' u bashkangjitet atyre që kanë mbetur gjallë në ndértesë. Po ceku se të plagosur e duke kërkuar ndihme njoha Asllan Mustafen nga Tërnavci, Bislim Pajazitin nga Krasimovci, Bejtë Bislimin nga Kryshefci e disa të tjerë emrat e të cilëve tani nuk më kujtohen.
Ndër kufomat në oborr njoha Sinan Avdiun nga Tërnavci, Hysen Zeqën nga Kuçica, një djal të ri nga Rakinica, tre të tjerë nga Kopiliqi, dy shokë nga Prekazi e të tjerë.
Në një situatë të tillë kur kudo rreth nesh por edhe nën kémbét tona dëgjoheshin vaje, ofshime edhe klithje të té plagosurve që kërkonin ndihmë, xhelatët tanë mbanin fjalim për rrolin e levizjes nacionalçlirimtare me Titon ne krye, per bashkim - vëllazërim e tj. Nevë na detyronin të bërtasim: << Rrnoftë shoku Tito >>, << Rrnoftë vëllazerim - bashkimi >>, << Rrnoft UNÇ - ja >>, duke thënë se e tërë kjo që është bërë këtu nuk është e rastit, por me urdhërin e komandantit suprem, shokut Tito me çrast edhe cituan fjalët, siç thanë, nga urdhëresa qé e kishte dhënë. Njëkohsisht, edhe për për nderprerjen e këtij masakri thanë se ka urdhëruar vet Titoja dhe kinse citonin atë atë urdhëresé. Na thanë se duhet t' i jemi mirënjohës, sepse neve që kemi mbetur gjallë ai na ka falur jetën. Për të shprehur mllefin e vet shtazarak, fjalimi i tyre zgjati plot 60 minuta, derisa u pastrua sheshi para oborrit nga viktimat dhe gjaku që ecte si prrockë. Më kot të plagosurit kërkonin ndihmë prej nesh, sepse me qindra ushtarë pérreth vështronin çdo levizje tonën, kurse çdo përpjekje për ndihmë e dënonin me vdekje.
Në spastrimin e oborrit dhe të sheshit, përnjeherë u mobilizuan banorët; gra, pleqé, të rinjë e ushtarë, si dhe punëtorët e ndryshém, sigurisht me qëllim që sa më shpejtë të fshihen gjurmët e kësaj vepre mizore. Për këtë qéllim u angazhuan, cisternat, kamionët, kovat e fshisat e të gjthë Tivarit. Në kumtesën që e dhanë më parë e që dëgjohej fortë mirë, u tha :
1 . -- Të gjitha njësitë ushtarake në qytet, e të gjithë qytetarët dhe punëtorët me të gjitha mjetet që disponojnë të mobilizohen për pastrimin e qytetit nga stërvinat e banditëve shqiptarë.
2 . -- Në mjetet transportuese si kamionë, vagoneta, qerre e të tjera, të ngarkohen bashkarisht një mbi një të vdekurit dhe të plagosurit.
3 . -- Pas transportimit të viktimave të pastrohen rrugët, sheshi dhe oborri i ndërtesës, edhe gjaku e rrobat e banditëve.
Zbatimi i kësaj urdhérese filloi menjëherë, kështu që në mjetet transportuese vërtetë ngarkoheshin bashkarisht té vdekurit dhe të plagosurit. Të kota ishin kundërshtimet dhe tentimet e të plagosurve që t' i ikin këtij transporti të papresedan, sepse ata qé rezistonin masakroheshin aty per aty me armë të ftohta e diku - diku edhe me pushkë.
Edhe pse ishin të shtërnguar dhe të rrethuar në çdo anë, një grup prej 3 shokësh tanë të gjallë që u printe Elez Murta nga Llausha u nda nga turma jonë dhe shkuan të komandanti që ishte largë nja 20 - 25 metra me kërkesë që të ndërpritet masakri dhe tortura ndaj nesh, të kenë mëshirë ndaj të plagosurve, në mënyrë që të plagosurve, në mënyrë që të mos transportoheshin së bashku me të vdekurit dhe që të na lejonin neve që nën mbikqyrjen të perkujdesemi për shërimin e tyre ose dérgimin në ndonjë spital.
Kërkesen e tyre xhelatët e dënuan me vdekje. Por nuk u knaqën me kaq. Nga turma e jonë morën edhe nja 5 - 6 veta me motivacion se edhe ata ishin në grup me protestuesit dhe që të gjithë i likuaduan, kurse neve na u kërcnuan se po qe se na dégjohet vetëm edhe një zë do të na gjej fati i njejtë.
Pra, përkundër kerkesave tona, me mobilizim të shtuar vazhduan transportimin e të vdekurve dhe të plagosurve dhe pastrimin e sheshit dhe të oborrit nga rrobat dhe gjaku në mënyrë që të mos mbetet asnjë gjurmë e masakrit. Derisa zhvillohej ky aksion nga masa e qytetarëve dëgjohej kënga << Druze Tito mi smo ti obeqali da qemo sve shiptare zaklati, osim devojaka i mladih nevesta s kojima qemo kolo zaigrati >> e tj.
Pasi që ushtria, puntorët, grat, burrat dhe fëmijtë, pastruan pjesën më të madhe të sheshit dhe të rrugës përreth nga kufomat dhe të plagosurit, nga rrobat dhe mbeturinat e tjera të masakrit, rradha i erdhi oborrit ku ishim ne të vendosur mbi kufoma. Derisa neve na urdhëruan ta lëshonim oborrin, pas nesh mbetën klithma të plagosurve, duke dëshiruar të vinin me ne. Ata qanin dhe bërtitnin: << Vëllezër, ku po na leni neve, mos na leni në mesin e këtyre gjelatve >> etj. Ky ishte një trishtim i madh për ne që kishin mbetur gjallë e nuk kishim mundësi t' u ndihmojmë. Prej këtu na kanë dërguar në një plazh, i cili prej kasaphanes ishte largë 200 deri 300 metra. Prej atje shiqonim se si pastronin oborrin dhe ndërtesen nga kufomat dhe të plagosurit të vazhdonin të transportoheshin një mbi një, në drejtim të Tivarit të Vjetër kah do shkembinjë apo humnerë e pafund.
Në plazh kemi kaluar natën të rrethuar në një anë nga deti i hapur, ndërsa në anën tjetër nga qindra ushtarë me armë të drejtura prej nesh që ishim të zbehur, të lodhur e të torturuar, të friksuar e të uritur. Të gjithë kishim frigë se gjatë natës do t' na kidnapojnë apo do të na likudiojnë një nga një dhe vazhdimisht e kërkonim mjedisin e turmës.
Në mëngjes vërejtem se si mbi ujë notonin plisat e bardhë, shokat, japangjet dhe kufomat e shokëve tanë. Në plazh kemi qëndruar plot 18 orë pa ngrënë, kurse etjen përpiqeshim ta shuejmë me ujë të detit. Pas kësaj kohe të qëndrimit na kanë urdhëruar të pregaditemi për ndërrimin e vendit. Sërish na kanë sjellur në oborrin e ndërteses së masakrit, porse tash të pastruar nga kufomat. Atë ditë, për herë të parë prej marshutës në Kosovë na kane përgaditur gjellë të ngrohtë - groshë. Pas të gjithë atyre vuajtjeve na kanë urdhëruar të rreshtohemi për të marrë racionin e ushqimit. Por, përsëri u deshpruam, sepse na urdhëruan të shërbehemi me enët e shokëve tanë të vrarë të cilat ishin të lara me gjak. Të mllefosur deri në fund, kemi refuzuar urdhërin duke mos pranuar të hamë në ato enë të përgjakura. Xhelatët na u kërcnuan sërish duke i përforcuar radhët se , po qe se nuk i marrim ato enë, s' do të na japin ushqim. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, e të vetëdijshem edhe për pasojat e mundshme, kemi refuzuar t' i marrim ato enë. Dënimi që pasoi në shenjë hakmarrje për refuzim tonë ishte shtyrja e dhënjes së ushqimit për 12 orët e ardhshme.
Kështu të uritur dhe të rraskapitur na kanë urdhëruar që të hyjmë në atë ndërtesen famoze. Mirëpo, me t' u ofruar hyrjes kryesore, disa shokë tanë si Nasuf Bajrami, njëfarë Haki nga Vushtria, Riza Hajdini nga fshati Baks, dy shokë nga Llapi, Smajl Ramadani nga Luboveci, një nga Gjilani e disa të tjerë, njëzërit kanë refuzuar të hyjnë në ndërtesë pa u përpiluar regjistri me emër e mbiemer dhe adresa të sakta për secilin prej nesh që kemi ngelur ende gjallë dhe të na ipej kopja, pastaj të tregohet regjistri i atyre që janë nisur nga Kosova dhe të dihet numri i të vrarëve.
Këtë kërkesë tonën, oficerët kategorisht e refuzuan, duke na u kërcnuar se do t" na likuidojnë të gjithëve. Menjëherë i përforcuan radhet dhe i drejtuan tytat. U bënë pérpjekje për t' i veçuar udhëheqsit përkatsisht ata më të zéshmit në kërkesa, me në krye Hakiun nga Vushtria, gjoja për bisedime, por ishte i ditur qellimi i ndarjes së tyre. Të mësuar nga përvoja e hidhur, nuk lejuam kurrfar ndarjesh, por njérzit kërkuam që të bisedohet në prezencën e të gjthëve. Me këtë rast u betuam se nuk do të lejojmë më vrasjen e shokëve tanë që i caktuam për ta ngritur zërin në emër të të gjthëve pa u vra të gjithë ne.
Më në fund, pas shumë kërcnimesh dhe të një dialogu të gjatë, që u zhvillua para hyrjes së ndërteses, oficeret pranuan të numrohemi para se të hyjmë dhe për këtë qëllim caktuan një oficer të tyre. Këtë propozim sërish e kemi refuzuar, duke kërkuar që numrimin ta bëjë njeriu unë e pastaj të na komunikoj se sa kishim mbetur gjallë, kurse oficerët të na thonë numrin e atyre që janë vrarë.
Pas shumë peripitive, presionesh e kërcnimesh me likuidim të përgjithshëm, është arritur marrëveshja që të caktohen dy shokë tanë dhe një oficier e një ushtar nga ana e atyre për numrim. Nga ana e jonë, në emër te shokëve, qysh më parë qe caktuar Hakia nga Vushtria dhe Smajl Luboveci. Pas numrimit një nga një gjatë hyrjes në ndërtesë është konstatuar se gjallë kemi mbetur vetem 810 persona, kurse sa i përket numrit që janë nisur nga Kosova oficeri me regjistér në dorë na ka komunikuar se nga Kosova jemi nisur 4.580 veta, gjë që do të thotë se gjatë rruges dhe në masakrin e Tivarit janë mbytur dhe janë zhdukur 3.760 shqiptarë.
Nga personat të cilët kanë mbetur gjallë nga kjo tragjedi dhe asaj që kam vërejtur vet, mbi 90 per qind kanë shpëtuar ata që kanë qenë brenda në ndertesë, sepse mundësitë për shpetim në oborr dhe shesh kanë qenë minimale. I gjallë ka mbetur aty - këtu ndonjeri që është fshehur ndër kufoma dhe ate vetëm pse nuk kanë arritur t' i transportojnë para terri. Natën, ata qé kanë qenë të plagosur, kanë mundur më lehtë të nxirren nga kufomat dhe të ikin në drejtime të ndryshme. Ka raste që edhe në shesh kanë shpëtuar, por ato janë shumë më të rralla.
Sipas vlersimit të shokëve tanë, nga 60 për qind të atyre që i kishte marrë plumbi e ende tregonin shenja të jetës, sikur t' ju ofrohej ndihma perkatse, do të shpëtonin nga vdekja. Mirëpo, siç thamë, kjo ishte e pamundshme, sepse ata transportoheshin së bashku me të vdekurit.
Në ndërtesë na pritën telashe të reja. Në një anë ishin të rrethuar kurse njëkohsisht na u komunikua urdhëri se askush nuk mund të dal jashtë ndërtese madje as për nevoja fizeologjike.
Mosrrespektimi i kësaj urdhërese dënohej me vdekje. Në këto kushte u detyruam që nevojat fiziologjike t'i kryenim po aty ku qëndronim në dhomë. Fitohej përshtypja sikur xhelatet i pengonte fakti se ne kishim mbetur gjallë, dhe se nuk ishin ngopur as me krimin që bënë, torturat dhe zullumi që na u bë tërë kohën, masakër ky i paparë në histori. Në mënyrë më perfide provokonin dhe kërkonin shkak që të shtinin në neve dhe të na likuidojnë. Një nga këto provokime ishte lënja e bombave dhe revoleve në ndërtesën në të cilin ishin vendosur, por të cilave më parë ua kishin hequr gjilpërat dhe eksplozivin. Sigurisht se kjo ishte bërë me qëllim që dikush prej nesh të provojë të hedhë ndonjë bombë të prishur dhe t' iu jap rast për të intervenuar. Mirëpo, këtë lojë të tyre ne e kuptuam menjëherë, dhe që të gjitha ato i tubuam në një vend për t' i vënë nën kontroll.
Fatkeqsisht, kjo nuk ishte e tëra. Né disa kënde të ndërteses xhelatet kishin vendosur disa eksplozive të vërteta, të cilat në një çast u aktivizuan. Nga eksplodimi i fortë u dëmtua dyshemeja e dhomës ku gjendesha unë me ç' rast lehtë apo rëndë u lënduan disa shokë tanë. Mëpastaj u shkaktuan edhe dy eksplodime më të lehta të cilat për fat nuk shkaktuan viktima.
Në këtë gjendje kaotike, frige dhe pasigurie aty e kemi kaluar natën.
Në mëngjes kemi kërkuar sqarim për eksplozivine vënë. Kërkesave tona iu kanë përgjegjur disa oficier, kinse ekspertë, me ç' rast na komunikuan se dyshohet se ato kanë mbetur pas tërheqjes së gjermanëve. Poashtu edhe armët janë mbeturina të çetnikëve dhe gjermanëve që kanë mbetur pas tërheqjes nga ajo ndërtesë. Oficierët na shprehen gjoja keqardhje për këtë incident.
Pas 22 orë qëndrimi në atë ndërtesë kur gjendja u bë e padeshirueshme nga kundërmimet, një grup shokësh nga Llapi protestuan dhe kërkuan të na lejohet dalja nga ndërtesa, të na ipet ushqim dhe të gjendet një strehim më i përshtashem. Vetëm ditën e dytë të qëndrimit këtu na kanë urdhëruar të dalim nga ndërtesa dhe të rreshtohemi. Ashtu të rreshtuar na kanë dërguar në një vend tjetër të izoluar me një ndërtesë të vjetër, me një oborr përafersisht 0, 10 hektarë, i rrethuar me tela të xhembuar të lartë mbi dy metra. Kjo s' ishte asgje tjetër pos sipas të gjitha gjasave llogor gjerman me kushte të kqija, por me një përparsi se nevojat fiziologjike i kryenim në oborr. Në këtë llogor kemi kërkuar të na ipet ushqimi dhe të na mundësohet kontakti me udhëheqsit tanë në Kosovë, si Fadil Hoxhën, Xhavit Nimanin, Rifat Berishën, Mehmet Hoxhen, Ismet Shaqirin, apo me udheheqsit e Shqiprisë. Mirpo, të gjtha këto ishin të kota sepse kërkesat tona nuk i përfillnin, përkundrazi vazhdimisht shtonin masat e sigurisë. Një oficier i lartë madje na u kërcnua se po qe se vazhdojmë me kërkesa të tilla, do të na likuidojnë të gjithve. << Shihni atë tym te zi në atë shkëmbë ? Aty po digjen shokët tuaj, mos dëshironi edhe ju të pësoni si ata ? >>.
Pas nja tri dite qëndrimi këtu, na kanë urdhëruar që të përgatitemi për të shkuar në një vend tjetër, në Bokën e Kotorit, me qëllim të largimit tonë sado pak nga kufiri i Shqiprisë dhe për të mos e parë këtë llogor Shqipatarët e Tivarit dhe rrethinës. Ne kemi refuzuar një urdhër té tillë gjer sa të mos na plotësohen kërkesat që i cekëm më lartë. Kemi kërkuar që sërish të përpilohet regjistri i atyre që janë likuiduar dhe të atyre që mbetën gjallë dhe t' u dorëzohen udhëheqësve në Kosovë dhe në Shqipri. Përveç kësaj kemi kërkaur që aty për aty udhëheqjen ta marrë përsiper kuadri i oficierëve Shqipatrë së bashku me ata serbë e malazezë. Kërkesat tona menjëherë u refuzuan, por edhe ne mbetëm kategorik që pa plotsimin e tyre të mos e vazhdojmë rrugën tutje.
Pas dy - tre ditësh arriti një grup oficierësh shumica prej të cilëve u prezentuan si malazezë, kurse dy ishin Dalmatinë. Ata na kominikuan se gjoja për të gjitha kërkesat tona është informuar udhëheqsia e Kosovës dhe se gjoja prej andej ka arritur një porosi e cila na u lexua në gjuhen shqipe dhe sërbokroatishte. Nga kjo më kujtohet vetëm ky tekst:
<< Me keqardhje kemi marrë lajmin për incidentin dhe tragjedin që ndodhi në Tivar, për çka ju vet ishit fajtorë.Kemi marrë të gjitha masat për sigurimin e jetës suaj dhe kushteve më të mira jetësore. Tash e tutje për në front përveç udhëheqsve serbë e malazezë do t' u shoqërojnë edhe oficierët kroatë e sllovenë, si dhe disa oficierë shqiptarë >>.
Pas shumë kërcnimeve u detyruam të pajtohemi me fat. Një lehtësim e kishim se tash e tutje, në kroaci pos oficerëve serbë e malazezë, në udhëheqje do të kishim edhe kroatë e sllovenë si dhe disa shqiptarë.
Në llogor qëndruam edhe nja 10 - 12 ditë. Meqenése ishte afër një rruge qarkullueshme, kurse kushtet ishin mizerie, vrenim se si popullata e atyshme kur afroheshin afër llogorit, nga qelbja e tij, vinin faculetat në gojë dhe hundë kurse duke kthyer kokën anash shanin: << Majku vam shiptarsku, lipshite tu kao stoka >> ! ( Nënën e juve shqiptare, ngordhni aty si kafshët ).
Pasi që ishim mbushur përplot morra nga papastërtia dhe kushtet tejet të vështira nga të cilat kërcënohej epidemija e tifos apo ndonjë sëmundje tjetër, përcjellsit tanë në një luginë të Tivarit të vjetër organizuan një punkt për përvlimin e rrobave tona. Duke i bartur rrobat për në këtë punkt, unë, Nasuf Bajrami nga Baksi, Sylë Ferizi nga Radisheva e disa të tjerë u ngulfatëm nga kundërmimi i rëndë qe vinte nga shkëmbinjtë e afërt në formë tymi apo mjegulle. Nga dy qytetarë mësuam se kjo erë e rëndë vinte nga kufomat e Shqiptarëve që digjeshin në humnerat e atyre shkëmbinjëve të Tivarit të Vjetër.





Në përfundim të këtij operacioni, do të thotë pas 10 - 12 ditë qëndrimi në këtë llogor, më në fund na kanë futur në një anije dhe kemi filluar rrugën për në vijën e frontit, gjë që na gëzoi shumë sepse menzi pritnim largimin nga ky vend mizorik. Natën e parë jemi ndalur në Spital por edhe tani pa ujë dhe ushqim, te mbështetur për disa shkëmbinjëve disi e kemi pritur mëngjesin. Por, jo të gjithë.
Të rraskapitur nga uria, lodhja dhe sëmundjet e ndryshme, një numër shokësh kanë ngelur në vend, kurse për fatin e tyre më s' kemi mësuar asgjë. Prej aty kemi vazhduar rrugën pér ne Shibenik, Trogir e pastaj në Biograd na moru. Para se të vendosemi në disa ndërtesa, jemi pastruar me ujë deti, jemi rruar, veshur mirë dhe armatosur me armë angleze. Në këtë mënyrë jemi përgatitur për front. Pér herë të parë këtu kemi marrë ushqim të ngrohtë si griz, çaj, ngapak bukë dhe pastaj na kanë ndarë në njësi më të vogla. Për udhëheqje i caktuam njerëzit tanë më të aftsi si tetar, rreshter, nëntoger e toger. Poashtu i përpiluam regjistrat me emër e mbiemër dhe adresë të të gjithë neve që kishim mbetur gjallë. Për fat të keq ky numër ishte shumë i vogël - gjithsejt 786 veta. Më kujtohet se prej këtu prap filluam ta ndiejmë vehten Shqipatrë sepse tani kishim eprorët tanë të cilët na i mundësonin ushtrimet dhe komandën në gjuhën shqipe që i udhëheqte eprori Riza Hajdini e disa të tjerë dhe njëkohësisht ishim më të sigurt sepse tani s' ishim duerthatë.
Prej këtu vazhduam rrugen për ne Zarë, Cëkvenicë dhe në fund arritëm në Rijekë e pastaj prej aty në Lublanë. Kétu sérish na kane shpérndarë nëpër njësi
----brigada sërbe e malazeze dhe më pak në ato sllovene e kroate. Këtu për herë të parë u hodhëm në luftë kundër armikut, përkatsisht mbeturinave çetnike, ustashe, domobrane e të tjera që përpiqeshin të rezistojnë ose té ikin në Itali dhe Austri për të mos rënë në duart e partizanëve.
Eshtë pér t' u habitur, por edhe këtu vrehej një mosbesim ndaj njësive ku shumicën e pérbénin Shqiptarët. Edhepse në betejë hudheshim të parët, në vend mirënjohje për sukseset që i arritshim në front, pas çdo aksioni luftarak dhe pas çdo pozite të re që zinim, ende pa u çlodhur na kontrollonin detalisht dhe na konfiskonin çdo gjë që e kishim grabitur nga armiku. Këtë e bënin duke na rreshtuar në ndonjë fushë dy nga dy, njëri përballë tjetrit, pasi që parë na detyronin t'i lëmë armët disa metra larg. Kontrolli detal bëhej në atë mënyrë që s' na lënin vend pa kontrolluar si në çanta që i bartnim ashtu edhe në trup, në xhepa e ku jo se. Ishte e pamundur të fshehnim çdo gjë që konfiskonim nga armiku sikurse setrat, këmishat, lapsat, ndonjë orë apo diç tjetër. Në këtë ményrë veprohej vetëm ndaj Shqipatrëve, andej kjo na vinte shumë rëndë.
Krahas betejave të herëpashershëme, edhepse të lodhur dhe rraskapitur nga uria, kushtet e vështira të jetës dhe padrejtësive që s' na u ndanë kurrë, çdo pauzë apo moment sado pak të volitshëm e shfrytëzonim për të kërkaur nga eproret sqarime lidhur me tragjedinë e Tivarit, përkatsisht për tërë atë që pérjetuam prej Prizrenit e deri në masakrin masiv. Pas shumë përpjekjeve dhe tentimeve Pér pranimin tek oficerët e lartë, më në fund tre shokë arritëm të hyjnë në Shtab në një fshat afër Rijekës. Në bisedë kishin qënë tre oficerë të lartë ( dy të brigadés dhe një i Divizionit XV << Matija Gubec >> ). Me atë i informuam hollësisht këta eprorë për tërë që na ka ngjarë e posaçarisht për masakrin e Tivarit.
Pas rrëfimit ta parë, këta eprorë na u kërcnuan se po merrem me propaganda armiqésore duke mohuar të gjitha ato që i thamë si të pavërteta. Madje pasuan edhe kërcnime dhe kërkesa pér distancim prej pohimeve të tilla. Por duke parë se ne qëndrojmë stoikisht pas thënive tona dhe kërkesës për ndriçimin e tërë tragjedisë, më në fund u pajtuan të dégjojnë deri në fund argumentet tona dhe na urdhëruan që për gjithë këto të epim deklaratë me shkrim. Pasi që e bëmë këtë, na premtuan se për të njëjtën gjë do të kérkojnë deklartë me shkrim prej të gjithë atyre që kishim mbetur gjallë.
Posa ne kemi arritur në njësitë tona, pas nesh ka ardhë një delegacion e Shtabit i përbërë prej tre oficerëve dhe një daktilografi. Prej çdonjërit që ka pasë guxim i kanë marrë deklaratat për gjithë atë që kanë përjetuar gjatë marshutës vdekjeprëse prej Kosove e deri në Tivar. Tri ditë më vonë sërish na kanë ftuar në Shtab të Brigadës në një bisedë plotësuese për sqarimin e disa detaleve. Me këtë rast na është thënë se janë shumë të interesuar për këtë ngjarje e veçanarisht për ate që ka ndodhur në Tivar dhe se po bëjnë përpjekje për ndriçimin e plotë të sajë. Pér këtë do të informojnë edhe organet më të larta shtetërore, ushtarake dhe partiake për të marrë qëndrim lidhur me këtë. Njëkosisht na bënë me dije se në njësi e as jasht saj nuk guxon askush prej nesh të llafosë për rastin e Tivarit. Në të kundërtën, na u kërcnuan se po poqese zihet në gojë kjo ngjarje, do të thotë nëse merr dhenë, secili prej nesh do të nxirret para gjyqit ushtarak nën akuzë për përhapjen e propagandës armiqësore.
Se a i kanë dërguar me të vërtetë matrialet dhe dëshmitë e mbledhura per këtë rast prej nesh instancave më të larta, cilat ishin ato, çfarë përmbajtje kanë pasur dhe në ç' masë janë ndriçuar, ne kurrë nuk mundëm të marrim vesh.
Pas demobilizimit ( pas përfundimit të luftës ) dhe ardhjes sonë në shtëpi, u informuam se ngjarja kishte marrë dhenë. I tërë opinioni kosovar dhe më gjerë gojë pas goje dhe përmes kanaleve të fshehta ishte informuar për masakrin e Tivarit dhe për tërë atë që kishte ndodhur prej Kosove e deri në Tivar, përkatsisht në vijën e frontit. Kuptuam po ashtu se askush nuk guxonte te bisedonte haptas për atë që kishte ndodhur në Tivar, në Liqenin e Shkoderës e gjetiu. Pér numrin e viktimave silleshin verzione të ndryshme, por numri më i shpeshtë përmendej prej 4.500 deri në 6.000 viktima të turmës së dytë, në të cilën ishim edhe ne që mbetëm gjallë, ndërkaq në dy turmat e tjera, numri i viktimave sillej prej 1.000 deri në 1.500 veta.
Në rrethanat jashtzakonisht të vështira që u krijuan me administrimin ushtarak në Kosovë në përfundim të luftës e edhe më vonë, Shqipatrëve iu bë e pamundshme të kërkojnë ndriçimin e kësaj tragjedie. Ai që kishte guxim vetëm t' ia rrëfejë dikujt ngjarjen, ndiqej dhe persekutohej pa masë. Në mënyrë më mizore janë torturuar dhe maltretuar edhe prindërit dhe fëmijët ose të afërmit e atyre që pësuan në Tivar, duke i konsideruar si armiq të rrezikshem të shtetit.
Mirëpo, pa marrë parasysh kushtet e vështira politike, torturat dhe rrethanat e tjera, ne, luftëtaret e gjallë, në mënyrë sekrete jemi përpjekur ta informojmë popullin nëpër tubime ( oda e mbledhime rasti ) për gjithë ate që e kemi përjetuar, gjë që pati efekt të informimit të drejtë.
Përkundër rrethanave gjithnjë të pavolitshme, në të cilat jetuan dhe sot po jetojnë në jugosllavinë bolshevike Shqiptarët, pavarsisht nga pasojat politike, fizike dhe psiqike personale dhe të familjes sime, por i vetëdijshem se askush prej zyrtarëve nuk dëshiron të ndriçon rastin e Tivarit, nga shkaku se krimi i bërë s' kishte analog në histori, më datën 9.11.1966 vendosa t' u shkruaj publikisht të gjitha forumeve më të larta partiake dhe shtetërore në vend me kërkesë për zgjedhjen e plotë të kësaj çështje dhe gjykimin e fajtorëve për të.
Në letrën time drejtuar organeve shtetrore dhe partiake të Jugosllavisë, Sërbisë dhe Kosovës në 15 faqe të shkruara me makinë, përveç përshkrimit në hollësi të ngjarjes, nga or