Author Topic: Dhjetë restorantet e njerëzve të famshëm  (Read 1790 times)

nikola

  • Newbie
  • *
  • Posts: 42
    • View Profile
Dhjetë restorantet e njerëzve të famshëm
« on: June 11, 2008, 04:31:37 PM »
Kur vjen puna tek gatimi apo tek filmat, Francis Ford Coppola ka një teori të thjeshtë: "Bëni atë që të pëlqen. Edhe nëse jeni regjisorë, edhe nëse jeni kuzhinierë, jeni ju ata që vendosni. Gjithë ditën jeni duke thënë: po, më shumë nga ajo, jo jo, më pak nga kjo". Duket se për regjisorin që ka fituar çmimin "Oscar", kjo recetë ka funksionuar më së miri. Restoranti i tij, "The Cafe Zoetrope" në San Francisko po ecin më së miri. Coppola parashikon çdo detaj të kafeve të tij, madje dhe punon përkrah kuzhinierëve, për t'u treguar se si duhet të duket pjata. 
Ndërkohë që njerëzve të tjerë të famshëm nuk u pëlqen të përfshihen aq shumë në veprimet e restorantit të tyre, shumë prej tyre kanë hyrë në treg me shije. "Të kesh një restorant është ëndërr për shumë vetë, është pjesë e ëndrrës amerikane", thotë Annnika Stensson nga Shoqata Kombëtare e Restorantëve.
Çdo restorant ka një histori, veçanërisht nëse pronari ndodh të jetë njeri i famshëm. Jennifer Lopez, hapi restorantin "Madre's" në vitin 2002, për t'i thurur lavde origjinës së saj latine. Dekori i ngrohtë duket si një shtëpi e ngrohtë kubane, ne mbulesa tyli, me dysheme të errët dhe me llambadarë të punuar me dorë. Nganjëherë, hapja e një restoranti është mënyra e një njeriu të njohur, për të mbështetur një komunitet të caktuar.Para shtatëmbëdhjetë viteve, Robert De Niro, hapi një restorant, për t'i shërbyer komunitetit të filmit në lagjen e tij të Nju Jorkut, "Tribeca". Në vitin 1990, Robert De Niro hapi restorantin "Tribeca Grill" bashkë me Drew Dieporent e më pas dyshja vazhdoi me një varg restorantesh me të njëjtin emër.
Ndërkohë, që De Niro ësh të fans i gjithë restoranteve të tij, ai i mban duart larg nga kuzhina. Specialitetet përfshijnë merlucin e zi të pjekur në skarë, si dhe kërpudhat e egra. Ose Paul Newman, i cili ka bashkëpunuar me kuzhinierin e njohur, Michel Nischan për të hapur restorantin "Dressing Room".
Ky restorant përdoret për  të ruajtur kulturën vendase dhe përfitimet që dalin nga ai përdoren për të mbështetur teatrin.


"Dressing Room", Konektikat
Paul Newman
Qëllimi i restorantit është të "restaurojë kulturën amerikane në atë pikë, ku s'ishte i nevojshëm përdorimi i fast-food-eve". Këtu mund të gjendet pulë, rosto, e të gjitha këto të vendosura në një ambient që duket si panoramë fshati. Newman punon ngushtë në kuzhinë, për të zhvilluar idetë e menusë, për të provuar ushqimet dhe i pranishëm në evenimentet që zhvillohen në restorant.

"Ana Mandara", San Francisko
Don Johnson
Don Johnson dhe Cheech Marin e hapën restorantin "Ana Mandara" në vitin 2000, i cili i transporton darkuesit në një fshat vietnamez me vepra arti një mijë vjeçare. Kuzhinieri, Khai Duong është një prej shefave aziatikë më të njohur në botë, i cili ka krijuar receta të frymëzuara nga fshati i tij vietnamez, Nha Trang.

 "Café Zoetrope", San Francisko
Francis Ford Coppola
Francis Ford Coppola tha për revistën "Forbes" se ka filluar të gatuajë që kur ka qenë në shkollë të mesme dhe nuk ka ndaluar asnjëherë. Duke qenë se ishte student shumë i varfër, ai u gatuante të dashurave të tij recetat e mamasë, në vend që t'i nxirrte jashtë për darkë. Përpara se të hapte restorantin, udhëtoi në Napoli për të provuar të gjithë gatimet tipike italiane. 

"40/40 Club", Nju Jork dhe Antlantik Siti
Jay-Z
Në vitin 2003, Jay-Z hapi barin e tij, ku zhvillohen lojra të ndryshme. Aty ndodhen disa televizorë plasma dhe disa dhoma VIP. Në vende të të lokalit janë të varura bluza të lojtarëve të famshëm, të cilët i kanë dhuruar. Aty gjendet dhe bluza e Michael Jordan, me numër 23. Menjuja latine është gjithashtu po aq e shijshme.

"Tribeca Grill", Nju Jork, Nobu, San Francisko
Robert De Niro
Në vitin 1990, Robert De Niro hapi restorantin "Tribeca Grill" bashkë me Drew Dieporent e më pas dyshja vazhdoi me një varg restorantesh me të njëjtin emër. Ndërkohë, që De Niro është fans i gjithë restoranteve të tij, ai i mban duart larg nga kuzhina. Specialitetet përfshijnë merlucin e zi të pjekur në skarë, si dhe kërpudhat e egra.

"The Cutting Room", Nju Jork
Chris Noth
"Kur erdha fillimisht në Nju Jork, shkoja në një vend të vogël që quhej Trax", shprehet Chris Noth. "Muzika ishte shumë spontante. Joni Mitchell dhe James Taylor vinin aty dhe askush nuk e dinte se do të luanin muzikë". Noth krijoi një ambient të ngjashëm, me të njëjtin koncept. Në fakt, Sheryl Croë improvizoi një koncert me Gwyneth Paltroë dhe Kid Rock njëherë aty.

"Lario's On The Beach", Majemi
Gloria Estefan
Në zemër të plazheve të Majemit, gjendet restoranti i këngëtareës latine, Gloria Estefan. Fundjavat në këtë vend, ku gatuhet ushqim kuban janë veçanërisht interesante, kur aty luajnë muzikë banda të ndryshme latine. Muzika, e shoqëruar nga bifteku, pula me oriz të verdhë ofrojnë një vend të mrekullueshëm.   

"Destino", Nju Jork
Justin Timberlake
Këngëtari popit investoi në këtë restorant elegant, në shkurt të vitit 2006. Kuzhinieri kryesor, Mario Curko shërben gatime tipike të familjeve të Italisë jugore, si spageti, karbonara, qofte dhe molusqe të pjekur. Interesante në lokal është edhe struktura e brendshme, e cila është e ndërtuar sipas stilit të Rilindjes italiane.

"The Dolce Group", Los Anxhelos
Ashton Kutcher,
Ashton Kutcher, Wilmer Valderrama, Danny Masterson, Laura Prepon, Chris Masterson, Dule Hill nga seriali "The West Wing," dhe Jamie Kennedy janë të gjithë investitorë të "The Dolce Group", i cili përfshin "Bella dhe Geisha House" në Los Anxhelos. "The Dolce Group" është gjithnjë në qendër të vëmendjes, për shkak të njerëzve të famshëm që investojnë aty.

"Madre's", Pasadena, Kaliforni
Jennifer Lopez
Jennifer Lopez e ka quajtur "Madre's" një restorant familjar të ndërthurur me elegancën. Ajo ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në çdo aspekt të krijimit të restorantit, duke bashkëpunuar me projektuesen e njohur, Rachel Ashwell. Pjata e preferuar e restorantit është bifteku i marinar me qepë të ëmbla.   
 
Shkruar nga Blendina Cara