Author Topic: Lusi: Pse u martua Olsi me 60-vjeçaren nga Londra  (Read 1188 times)

valbona

  • Newbie
  • *
  • Posts: 39
    • View Profile
Lusi: Pse u martua Olsi me 60-vjeçaren nga Londra
« on: May 04, 2008, 05:44:45 PM »

Lysika Hajdari, një vajzë e gjatë, bionde dhe shumë simpatike, papritur ka ndjerë interesin mediatik mbi jetën e saj edhe pse vetë ajo tregon se nuk e ka kërkuar këtë gjë pasi ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe për karrierën e saj si modele. Dhe kjo është shumë normale, pasi Lusi ishte e dashura e Olsit, njërit prej konkurrentëve të spektaklit shumë të ndjekur “Big Brother”. Të gjithë e mbani mend Lusin disa javë më parë ku në mënyrë demonstrative në mes të spektaklit shkoi dhe i kërkoi Olsit që të ndahen, pasi ai kishte fyer dashurinë e saj. Mirëpo figura e Olsit ndërkohë përbën shumë interes jo vetëm për lidhjen intime që ai ka filluar me Najadën brenda shtëpisë së “Big Brother”, (e intensifikuar sidomos mbas ndarjes me Lusin), por edhe për shumë thashetheme të tjera që qarkullojnë për të kaluarën e tij. Lusi mund të na hedhë dritë mbi disa të vërteta pasi ka qenë e dashura e tij për më shumë se tre vjet dhe natyrisht me një të dashur me të cilën edhe ka bashkëjetuar, konfidenca është shumë e madhe.


Lusi, tani që ke deklaruar publikisht ndarjen me Olsin, e sheh “Big Brother” në kanalet që japin 24 orë këtë program?
Jo, do ta kisha ndjekur por ngaqë është Olsi nuk e shoh.
Nuk ke kuriozitet të dish se ç’po ndodh mes Olsit dhe Najadës?
E pse duhet të kem, me ndarjen tonë, Olsi është i humbur jo unë.
Si mendon, lidhja e Olsit dhe Najadës është e vërtetë apo gjithçka ka Olsi po e bën për hir të lojës?
Jam e sigurt që jo vetëm Olsi, por edhe Najada e kanë këtë lidhje veçse një lojë. Pastaj shoh disa puthje bajate që ai ia jep asaj. Olsi nuk më ka puthur kurrë ashtu. Mendoj që Olsi po të ishte aktor nuk do të kishte nevojë fare për dubla, aktron në mënyrë fantastike.
Pra e shikoke “Big Brother”?
Jo, shoh spektaklin e së shtunës dhe diçka kam parë nga përmbledhja që jepet aty.
Megjithatë shpesh ka pasur dyshime sikur vajtja jote tek Olsi për t’i kërkuar që të ndaheshit u bë thjesht për show, për t’i dhënë pikë Olsit. Eshtë e vërtetë?
Jo aspak, madje mund të them që të gjithë i kisha kundër për të shkuar aty, që nga familja ime që është e nderuar në Tiranë, shoqëria, të gjithë. Unë doja të shkoja aty për të sfiduar veten në një farë mënyre, për të parë sa e fortë jam.
Olsi ka treguar brenda shtëpisë se është shumë tip Don Zhuani. Gjithmonë kështu ka qenë?
Jo, mua nuk ma ka treguar asnjëherë atë anë të karakterit të tij. Jemi lidhur tre vjet më parë. Në fillim ishte tip anglezi, më pas u shqiptarizua, madje ishte shumë xheloz për mua.
Çfarë ndjen për Olsin?
Ndjej keqardhje, por më ka marrë shumë malli.
Që do të thotë se mbas daljes nga shtëpia mund ta shikosh mundësinë për t’u ribashkuar?
Jo, lidhja me të ka marrë fund një herë e përgjithmonë, mund të jemi thjesht miq asgjë më shumë.
Po nëse ai do të thotë se e gjitha kjo ishte një lojë, pasi aty fitoheshin 50 mijë euro?
Jo as për para nuk duhej ta kishte bërë. Olsi është djalë i zgjuar, më vjen keq por e shoh komplet të tjetërsuar.
Mamaja e Olsit ka thënë në një gazetë se, Olsi është i martuar. Ti dije gjë për këtë fakt?
Po unë e dija. Olsi është martuar rreth 6 vite më parë me një grua rreth të 60-tave, që punon drejtore e një banke në Londër. Natyrisht si të gjithë shqiptarët edhe ai aspironte për pasaportë angleze. Ka qenë një lidhje vetëm për këtë arsye dhe Margarita e dinte. Madje, ka ardhur 2-3 herë në Shqipëri dhe unë e kam takuar. Ajo e shikonte Olsin si djalin e saj dhe donte ta ndihmonte. Por më bën përshtypje pse duhej ta thoshte këtë fakt mamaja e Olsit. Mbase për të më ulur mua. Sinqerisht më vjen keq. Unë kam bashkëjetuar me Olsin tek shtëpia e prindërve të tij dhe e dija që e ëma kishte xhelozi për mua, por ajo nuk e kupton se duke nxjerrë të tilla gjëra i bën keq të birit, se mua s’ka çfarë të më bëjë.
Së fundi si mendon do ta fitojë Olsi “Big Brother”?
Jo, nuk ka për ta fituar dhe për këtë më vjen keq. Mendoj që “Big Brother” do ta fitojë Arbri.

Olsi është martuar rreth 6 vite më parë me një grua rreth të 60-tave, që punon drejtore e një banke në Londër. Natyrisht si të gjithë shqiptarët edhe ai aspironte për pasaportë angleze. Ka qenë një lidhje vetëm për këtë arsye dhe Margarita e dinte. Madje, ka ardhur 2-3 herë në Shqipëri dhe unë e kam takuar. Ajo e shikonte Olsin si djalin e saj dhe donte ta ndihmonte.

Ornela Caci PanoramaPlus

Foto nga Big Brother Albania