Author Topic: Orinda: Jam e dashuruar  (Read 826 times)

valbona

  • Newbie
  • *
  • Posts: 39
    • View Profile
Orinda: Jam e dashuruar
« on: April 18, 2008, 06:39:18 PM »
Bukuroshja me sy blu tregon projektin e saj te fundit per videoklipin e ri dhe per jeten e saj sentimentale. Baby-seksi me sybojëqielli, që dikur e quanin një lolitë simpatike nuk është më e tillë! Orinda tashmë është rritur, pasi ka provuar të dalë çdo ditë nga ajo ndjenja fëminore që karakterizon vajzën e vogël të familjes Huta.

Eshtë me këmbët në tokë dhe pranon të flasë për hapa seriozë siç janë fejesa e martesa në jetën e një vajze të moshës së saj. Por, 20 vjeçarja duket se po kalon periudhën e artë të dashurisë, por jo vetëm! Sapo ka publikuar edhe këngën më të re, si një bashkëpunim mes saj dhe grupit kosovar NRG Band. Të tjera detaje, Orinda i zbulon në intervistën e mëposhtme

“As fejesa, as martesa” titullohet kënga juaj më e fundit. Subjekti i këngës, duket sikur i shkon për shtat një vajze kapriçoze, që nuk do as fejesën, as martesën por do të jetë e lirë. E vërtetë?
“Mendoj se kishte ardhur koha që të nxirrja një këngë të re. Eshtë një subjekt i gjetur që më shkon për shtat me moshën që kam. Por, në një të ardhme jo shumë të afërt, nuk do më përshtatet sigurisht. Ishte një eksperiecë krejt e veçantë për mua dhe kam bindjen që ka dal një klip mjaft cilësor”.
Këtë herë keni bashkëpunuar me një grup kosovar, NRG Band. Pse bëtë këtë zgjedhje?
“Në fakt ishte grupi NRG Band që më zgjodhi mua për të bashkëpunuar, në mënyrë që gjithçka të ishte një risi. Unë pranova me kënaqësi sepse është një grup i suksesshëm jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Ndaj me NRG Band ia vlen bashkëpunimi”.
Po teksti dhe muzika, kujt i përkasin?
“Muzika i përket Besnikut, vokalistit të grupit, ndërsa orkestrimi Darko Dimitrov. Ky i fundit është një emër i njohur me të cilin shoh të bashkëpunojnë këngëtarë nga më të suksesshmit jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj”.

Videon e keni xhiruar në Kosovë apo Maqedoni?
“Po është e vërtetë që e kam xhiruar në Kosovë me studion e produksionit „Pixel”. Jam e bindur që është më comode të punosh me shqiptarë. Dhe kur komoditeti ndërthuret me profesionalizmin, gjithçka barazohet më pas me kënaqësinë”.
Mënyra sesi është realizuar klipi është goxha e gjetur. Ndërsa, keni preferuar një look jo shumë të rënduar, apo jo?
“Bëra këtë zgjedhje pasi pashë se vetë stili i këngës nuk linte hapsirë për ekstravagancë. Ndërkohë që, përpara prezantimit të videos, unë e kisha të ngulitur në mendje që tek publiku duhet të përçoja një gjë të thjeshtë e të pranueshme nga audienca e gjerë”.
Duke qenë se në tekstin e këngës ju flisni për fejesë e martesë, po ju vetë keni menduar për to?
“Nuk do preferoja të thoja shprehjen që pohojnë rëndomë bashkëmoshatarët e mi “ jam akoma e re”. Kam menduar për të dyja dhe jam e sigurt që do zgjidhja një person që do mi bënte të paharrueshme të dyja këto momente të jetës. Deri atëherë kam shumë kohë për veten time. Do mundohem të marr çdo gjë nga jeta e beqarisë“.

Ndërsa, nuk ishte hera e parë që vishnit fustanin e bardhë…
“E kam parë veten me fustan të bardhë në sfilatën e “Geraldina Sposa”, ku kam veshur tetë të tillë. Ishte një ndjesi e bukur, fustanet ishin të mrekullueshme dhe kjo për mua ishte një eksperiencë e paharrueshme
Orinda, vihet re që keni qendruar paksa në hije sa i takon pjesëmarrjen nëpër festivale të rëndësishme muzikore. Ke menduar të marrësh pjesë në ndonjërin prej tyre?
“Po, kam në mendje të marr pjesë në festivale, por nuk preferoj ta tregoj para se të vendos se ku”.
Deri më tani, të ka ndodhur që të kesh bërryla në rrugën tënde si këngëtare?
“Do gënjeja nëse do thoja jo. Ka ndodhur, madje shpesh ka patur ligësi të madhe në ato bërryla e xhelozira. Për mua është e rëndësishme që të vazhdoj e qetë rrugën time si këngëtare, duke bërë më të mirën për veten e publikun e gjerë”.
Kemi dëgjuar që kohët shkoni shpesh në Irlandë apo jo?
“Duke qenë se aty jeton prej vitesh ime motërm, unë shpesh i bëj vizita, sigurisht aq herë sa më jepet mundësia”.
Ke menduar të largohesh ndonjëherë nga Shqipëria?
“E kam menduar shpesh herë si alternativë. Por, nëse në peshore vendos Irlandën dhe Shqipërinë, padyshim që do fitonte kjo e fundit. Kam akoma gjëra shumë të rëndësishme për të bërë këtu në vendin tim.
Folëm për muzikën, fejesën e martesën, po realisht si po të ecën dashuria?
“Shkëlqyeshëm! Jam më tepër se kurrë e dashuruar“.

Ermira Isufaj : Gazeta Korrieri