Author Topic: Ka burrë që di të thotë MË FAL ?  (Read 905 times)

valbona

  • Newbie
  • *
  • Posts: 39
    • View Profile
Ka burrë që di të thotë MË FAL ?
« on: March 29, 2008, 06:39:02 PM »
Me çdo gjallesë krahasohen
K`ta politikanët tanë
Veç me sjelljen njerëzore
Asgjë të përbashkët s’kanë.

Krahasohen lehtë me Gjarpnin
Nga mënyra si kafshojnë
Ngjajnë shumë me Gomarin
Nga mënyra si drejtojnë.

Krahasohen me Çakallin
Nga mënyra si sulmojnë
Kur e mbrojnë veten e tyre
Dhe Luanit ia kalojnë.

Nga natyra si kusarë
Në pushtet si pashallarë
Dhe fodullë dhe të shpëlarë
Hem të dhjerë, hem krenarë.

S’nxori një kjo “politikë”
Që të dijë të thotë “Më fal!”
Për ato që kanë ndodhur
Me dekada mbi shqiptarë.

Nisur që nga shtet’i parë
E në ditët që jetojmë
Nuk po dimë ndonjë burrë
Ta kujtojmë e ta nderojmë.

Zogu na mori paratë
E nuk tha “Më fal” qafiri
Ato që s’mori me vete
Erdhi i mori i biri.

Enveri vdiq pa na thënë
Na la pas kët’ klasë-rrumpallë
Që kurrë nuk i bëri goja
Ti thotë popullit “Na fal!”.

Ramizi është ende gjallë
Bën mirë para se të vdesi
T’i kërkojë popullit ndjesë
Atje ku puna nuk eci.

Berisha nuk kërkon falje
As për lekët, as për votën
As për qindra shqiptarë
Që vazhdon t’u hajë kokën.

Nano falje? Çfarë shakaje…
Një ditë kur t’i dalë rakia
Të jetë esëll të kujtojë
Ditët nga pushtet’i tija.

Racë e ulët, shifni botën
Dalin edhe thonë “Më fal!”
Për gabime që të tjerët
Bënë dyqind vjet më parë.

Ju u kap me presh në dorë
Por, jo falje nuk kërkoni
“..Rrini mos na hani m…”
Duket sikur po na thoni.

U dha ky popull pasuri
Që s’e kishit ëndërruar
U duket vetja të mençur
Ju lyrashë të zbukuruar.

Uluni me këmbë në tokë
“O popull, na fal” të thoni
Nxirreni at’fjalë të shkretë
Që shpirtin ta lehtësoni!

Ndryshe, popull kapi zverkut
Futua kokën në kanal
Mos i ler andej të dalin
Pa thënë njëmijë herë “Më fal!”.