Author Topic: Gjyste Vulaj  (Read 1160 times)

nikola

  • Newbie
  • *
  • Posts: 42
    • View Profile
Gjyste Vulaj
« on: January 16, 2008, 06:38:58 PM »
INTERVISTË ME KËNGËTAREN, GJYSTE VULAJ

Me zërin tim i shëroj njerëzit 100 %

Gjyste Vulaj u lind në fshatin Vuksanlekaj ( Malësi) më 09.07.1977. Që dhjetë vite është e martuar me Sokol Vulaj me të cilin ka një vajzë. Emri i saj tashmë është bërë i njohur në muzikën shqiptare. Tani ajo është bërë shumë e adhuruar nga të gjithë shqipatrët kudo jetojnë. Zëri i saj ka arritur të depërtojë pothuaj në çdo shtëpi shqiptare. Deri më tani Gjystja ka realizuar katër albume dhe një videokasetë. Së shpejti pritet edhe dalja e videokasetës së dytë, kurse albumin e pestë ka ndërmend ta realizojë vitin që vjen. Është pjesëmarrëse e shumë koncerteve brenda dhe jashtë Malit të Zi, ndër të cilat ajo veçon atë në Melburn, Sidnej, Hanover, Shtutgard e shumë e shumë të tjera. Përveç se këndon, Gjystja shkruan edhe tekste. Merret edhe me dizajn grafik. Po ashtu merret me rregullimin e montazhit të videoklipeve, të fundin prej të cilave e punoi vetë. Në horoskop është gaforre.

Koha javore: Ju lutem Gjyste na tregoni si u bëtë këngëtare?
Gj.Vulaj: Unë qysh si nxënëse e shkollës fillore kam marrë pjesë në programe shkollore, me çzrast këndoja dhe recitoja. Gjithmonë më kanë thënë të tjerët se këndoj bukur. Këngën e kam pasur dhe e kam në zemër. Këngëtare u bëra papritmas. Kurrë se kisha besuar se do të bëhem kaq këngëtare e preferuar për mbarë popullin shqiptar, jo pse szkam qenë e sigurt në vetvete, por si pengesë në fillim ishte mentaliteti i rrethit ku jetoja. Talenti, kënga, suksesi im lindi duke iu falenderuar Zotit, adhuruesve të mi, e në veçanti bashkëshortit tim Sokolit, i cili më dha liri dhe e theu akullin që mbretëroi në Malësi. Së pari ndihem shumë krenare që jam një grua dhe nënë e suksesshme me karakter të fortë.

Koha javore: Përveç bashkëshortit, a keni pasur përkrahje nga ndokush tjetër ?
Gj.Vulaj: Po. Përveç Sokolit, normalisht përkrahje kam pasur edhe nga familja e tij.

Koha javore: Kush ua shkruan dhe komponon këngët ?
Gj. Vulaj: Deri më tani tekstet e këngëve të mija i kam shkruar unë. Këngë kam shkruar dhe shkruaj edhe për kolegët e mi, kurse kompozitor i këngëve të mia është Sokoli.

Koha javore: Melosi i këngëve shqipe sot nuk është ai që ishte dikur. Pse këngëtarët po i nënshtrohen melosit të huaj dhe po e bastardhojnë muzikën tonë ?
Gj.Vulaj: Për këtë çështje mendoj se problemi qendron te mungesa e ligjit. Këtu është problemi kryesor. Faji është i shumanshëm. Mund të them se fajtorë janë edhe producentët, këngëtarët që shumicën prej tyre nuk i merr vesh se në çzgjuhë po këndojnë, pa marrë parasysh a është muzika e përpunuar apo e tij. Kompozitorët dhe mediat mendoj se janë fajtorë kryesorë. Nuk kam gjë kundër të përpunohet kënga, por ama ajo të këndohet pastër shqip dhe të pranohet se ajo është e përpunuar. Unë jam rritur me muzikën e pastër folklorike, dmth folklorin e kam në zemër. Siç është e njohur, të gjitha këngët e mia janë popullore të modernizuara me një bazë folklorike. Muzika shqipe duhet të ecën përpara me kohën. Ajo duhet punuar dhe modernizuar, por në asnjë mënyrë të keqpërdoret.

Koha javore: Këngëtarë më së tepërmi sot bëhen personat që mendojnë për të përfituar, se sa kanë ndonjë prirje për këngë. Si e vlerësoni Ju këtë ?
Gj.Vulaj: Mendoj se fillimisht një person hapin e parë në botën e muzikës e merr veç për të përfituar dhe nuk është i aftë për këtë profesion. Jam e sigurtë se në hap të parë ai ngel. Nga kënga mund të përfitojnë vetëm njerëzit e talentuar. Këngëtar nuk mund të bëhet çdo- kush. Po të ishte gjyshja mashkull, do të thirrej gjysh.

Koha javore: Po Ju a keni përfituar shumë para ?
Gj.Vulaj: Ha,ha, ha,ha. Seicili dëshiron të ketë sa më shumë para. Përfitimi më i madh për mua është ndjenja shpirtërore., ku komplimentet e njëpasnjëshme vinë nga adhuruesit e mi.

Koha javore: A keni shfaqur ndonjë koncert humanitar ?
Gj.Vulaj: Po. Me rastin e ndërtimit të Kompleksit Përkujtimor të Adem Jasharit kam mbajtur koncerte humanitare në Detroit, Danimarkë etj.

Koha javore: Përveç koncerteve këndoni edhe nëpër kafene dhe dasma?
Gj.Vulaj: Jo. Nuk këndoj nëpër kafene. Këndoj në koncerte, salla të ndryshme, diskoteka moderne që janë nëpër mbarë Botë. Katër vite më parë gjatë verës kam kënduar në tarracën e bukur verore të Kompanisë "Hollegro", ndërsa këtë vit kam kënduar në tarracën më të bukur atraktive, më moderne në Mal të Zi "Belveder". Ndiej kënaqësi kur një familje më fton tzi këndoj në darsëm. Në kohën e fundit jam shumë pak prezente, sepse nuk kam data të lira. Terminet në pranverë, vjeshtë dhe dimër i kam të rezervuara me nga tetë muaj përpara, kurse verës më pret puna në Ulqin.

Koha javore: Para se të dilni në skenë a humbni shumë kohë para pasqyrës ?
Gj.Vulaj: Në skenë dua të jem qind për qind e kompletuar. Sa i përket grimit e kam dorën e mësuar bukur mirë, ashtu që edhe pa pasqyrë nuk kam kurrfarë problemi.

Koha javore: Çtë mundon më së tepërmi?
Gj.Vulaj: Nuk më mundon asgjë. Kam një familje perfekte dhe nuk merrem me thashethemet e disa plakave të katundit. Jam e zonja e vetes dhe nuk varem nga askush. E mbaj kokën lart dhe szkam pse tzi turpërohem askujt. Jam stabile në jetë dhe shumë punëtore.

Koha javore: A të shqetëson kush në telefon ?
Gj.Vulaj: Numrin e celularit tim e din veç familja e ngushtë, ndërsa në atë të punës normalisht se thërrasin shumë. Ato ia lë Sokolit. Kur kam kohë i lexoj letrat e mija që më arrijnë në adresën e e-mailit tim.

Koha javore: Tash sa vite keni vetëm një vajzë. A dëshironi të keni të tjerë fëmijë?
Gj.Vulaj: Vajza ime është gjashtë vjeçe e gjysmë. Këtë vit ka filluar në shkollë. Është shumë e zgjuar. Sa i përket fëmijëve të tjerë, mendoj ta kem edhe një tjetër. Meqenëse jam 27 vjeçare, më duket se jam ende e re për të përfunduar më fëmijët. Ashtu që fëmiun tjetër me Sokolin e planifikojmë diku kur tzi mbushi 35 vjet.

Koha javore: A ndiheni ndonjëherë e lodhur. A gjeni kohë për të pushuar ?
Gj.Vulaj: Normalisht se ndonjëherë jam e lodhur, por për të pushuar kam ditën në vazhdim. Çlodhjen e gjej atëherë kur Sokoli më bën ndonjë masazh.

Koha javore: Çzfarë raportesh keni me këngëtaret ?
Gj.Vulaj: Sa më përket mua, unë me të gjitha këngëtaret jam ok.

Koha javore: A ju kujtohet dalja e parë në skenë. Nga ajo kohë e deri më tani a ka ndryshuar diçka te Gjyste Vulaj ?
Gj.Vulaj: Më kujtohet kur për herë të parë dola në skenë, kur dridhesha në këmbë nga emocionet duke parë para vetes gjithë atë masë njerëzish. Sot adhuruesit e mi i shikjoj sikur vëllezër e motra. Fillimisht kam qenë amatore e talentuar, kurse sot jam profesioniste.

Koha javore: Çka e tërheq publikun më së tepërmi në koncertet tuaja: zëri, veshja apo bukuria?
Gj.Vulaj: Këtë më së miri din ta çmojë publiku im. Me këtë rast unë po i tregoj disa komplimente që më vinë për vokalin, interpretimin dhe për faktin se nuk jam mendjemadhe krahas emrit që kam. Për sjelljen e bukur në skenë dhe bukurinë që kam, normalisht se fitoj edhe komplimente nga publiku, por për këtë nuk kam komplekse. Unë szi harroj fjalët e gjyshes sime, kur isha vajzë dhe më thoshte: "Bukurinë ta ka falë Zoti, por bukuria fizike është sikur uji që kalon nën urë, ndërsa bukurinë shpirtërore që ke ruaje e mos e humb".

Koha javore: Këngët tuaja janë shumë të preferuara, por ajo " 100% unë ty të shëroj" më së tepërmi. Çka shëroni Ju ?
Gj.Vulaj: Asnjë këngë e imja e deritashme nuk ka qenë kiç. Çdo këngë është mirëpritur nga publiku, por për këtë nuk mund të përcaktohem se cila ka qenë më e mira. Çdo individ e ka shijen e vet. Krahas me këngën 100% ka qenë edhe ajo "Plaku i zi", "Veç për ty", "1,2,3,4", "Kosovarja" "Jam e ëmbël si sheqer" etj. Nuk jam mjeke për tzi shëruar sëmundjet e rënda të pacientëve, por me këngën time njerëzit i disponoj. Ata masovikisht i shëroj 100 %.

Koha javore: Kosovarët iu adhurojë më së tepërmi. Pse?
Gj.Vulaj: Krahas shqipatrëve nga Kosova më adhurojnë edhe ata nga Shqipëria dhe Maqedonia. Jam e adhuruar nga të gjithë shqiptarët kudo jetojnë. Më së miri kjo vërtetohet në koncertet e mia të shumta.

Koha javore: Pse keni angazhuar truproje. Nga kush frikoheni?
Gj.Vulaj: Për veten time unë nuk kam angazhuar truproje. Deri më tani kudo që kam kënduar ka pasur brenda kujdestarë. Ata, jo veç se kujdesen për mua, por edhe për të mbajtur qetësi dhe për tzu kujdesur për sigurinë e shikuesve dhe të çdo personi që është brenda. Është e palogjikshme dhe e panevojshme të angazhoj kujdestarë për veten time. Nga kush të keam frikë unë ? Publiku nuk vjen të më dëgjojë me zor, por ata vinë se më adhurojnë. Nga fillimi e deri më sot në shfaqjet e mija nuk ka ndodhur asnjë incident. Këtë mund ta vërtetojnë edhe organizatorët.

Koha javore: Në fund, a jeni duke përgatitur ndonjë album?
Gj.Vulaj: Pas albumit që doli në qershor më ka mbetur edhe pak punë të përfundoj edhe videoklipet e reja të të gjitha këngëve. Pastaj, për programe festive jam duke përgatitur edhe tri këngë të reja.