Author Topic: Puthja e fundit.  (Read 879 times)

Tina

  • Newbie
  • *
  • Posts: 47
    • View Profile
Puthja e fundit.
« on: January 03, 2008, 09:44:11 AM »
Pikon, rigon nje pikez uji,
E dale shkembit veshur myshk,
Si lot i gruas epshezjarrte,
kur sheh fytyren qe iu vyshk.

Fluron, ldron nje gjeth ne renie,
Kur era fryn e shfryn ne vjeshte,
Si psheretim e zemres tende,
E dale befas, fare thjeshte...

Fluturon e iken fluturim,
Nje zog qe shume gaze kishte,
Dhe mbetet bosh foleze shkreta,
Mes degeve, ne shelgjishte.

Si lot, si zog, si psheretime,
Gjithcka e shoh si shkoi, si treti,
Vec puthja e fudnit mes kujtimesh,
Si tjeter plage e thelle mbeti...