Author Topic: Masakra e osmanve ne Otranto ne vitin 1480  (Read 943 times)

merbraha

  • Administrator
  • Newbie
  • *****
  • Posts: 41
    • View Profile
    • Email
Masakra e osmanve ne Otranto ne vitin 1480
« on: January 10, 2008, 05:20:45 PM »
Ne shekujt X-XV Otranto kishte arrite momentin e shkelqimit ekonomik dhe per pasoje edhe kulturor, si ndertimin e Katedrales se bukur ne vitin 1088 me mozaik ne dysheme, e cila ishte ba ne vitin 1165; me monastirin italo-grek te San Nicola di Casole; me shkollen e famshme te piktures ate te Talmudes etj. Por i gjithe ky shkelqim i ketij qyteti u nderprè papritmas ne vitin 1480 per shkak te Ahmet Pashes te derguem nga sulltani osmanllì Muhammeti i II, per pushtime te reja, per perhapjen e osmanizmit ne Itali dhe ne te gjithe Europen.

Ferdinandi i Aragones, Mbret i Napolit, mbasi mori vesht per pregatitjet e turqve u perpoq te mbronte bregdetin e Puljes, nder te cilat edhe Otranton. Por me 28 korrik 1480 aramta turke u nis nga Vlona dhe arriti ne Otranto me 90 anie me vela, 15 maune, 48 anie me rrema dhe 18.000 ushtar. Popullsia e qytetit u merthye ne keshtjelle. Mbreti i Napolit u mobilizue per mbrojtjen e qytetit, por nuk ia arriti. Otranto i rrezistoi per 15 dit sulmeve te ndryshme te turqve, te cilet tentuen te kapercejshin muret e kalase. Ma se fundi ushtrite osmane arriten te hapin nji hyrje ne muret e kalase ku vershyen me britme kercenuese. Çdo pllambe e tokes u mbrojt me gjak. Kapiteni Françeso Zurlo dhe Gjanantonio Delli Falconi rane heroikisht ne mbrojtje te qytetit. Streha e fundit e popullsise mbeti Katedralja e Kalase, ndersa ushtaret turq thershin edhe te rijt edhe pleqt dhe zhgatrrojshin gjithçka. Mbrenda Katedrales arqipeshkvi (kryeprifti) Stefano Pandinelli se bashku me priftnit e tjere thojshin meshen me lutjen ndaj Zotit dhe ngushllonte popullin e dermitun. Me tu futun turqit ne Katedrale, ne kete Tempull te Zotit, ato mbyten ne altar, tue ia prè koken, arqipeshkvin Stefano Pendinellin dhe priftnit e tjere dhe besimtart ne kishe. Ushtrite e Mbretit Ferdinand Aragona penguen shtrimjen e ushtrise turke ne Lecce e Brindisi, por Pasha e shpertheu inadin e tij ndaj popullsise se Otrantos. Ahmet Pasha mblodhi te gjithe sa ishin mbi pesembdhetvjeç e siper dhe nepermjet nji perkethyesi u tha: “Ose do te mohojshin Fene e Krishti, ose do te bajshin nji vdekje te tmerrshme!”. Njeni nga populli, me profesion regjes lekurash, iu pergjegj: “Ma mire zgjedhim te vdesim per Krishtin me çfardo lloj vdekje, se sa ta mohojme!”.

Mbasi kjo ishte pergjigjia e vetem njenit, Pasha pyeti te tjeret. Te gjithe u pergjigjen: ”Ne emen te gjithve asht pergjegje njeni prej nesh: jemi te gatshem te vdesim te gjithe, se sa te lame Fene e Krishtit”. ( Historia asht nxjerre nga libri i Pietro Colonna i mbiquejtuni Galatino Presbitero “Commenti sull’Apocalisse”- Cod. Vat.Lat.5567, faqet 147-148).
Teteqind here u perserit fjala “Jo”! I sollen te gjithe nja dy kilometra jasht qytetit ne “Colle della Minerva” ku te parin mbyten Antonio Primaldon, te cilit ia keputen koken. Trupi i tij u mbajt ne kambe ne nji hù, derisa i mbyten te gjithe te tetqind vetat. Mbas tremdhet muejsh me 13 tetor 1481 Otranton e moren perseri Aragonezet dhe nji pjese te eshtnave te Martirve i sollen ne Katedralen e Kalase se Otrantos, ndersa eshtnat e tjera i derguen ne Kishen Santa Caterina a Formiello ne Napoli.

Data 14 gusht u caktue si “Dita Perkujtimore e Martirve te Otrantos”. Mbas plot 527 vitesh edhe me 14 gusht 2007 Otranto perkujtonte Martirt e vet. Rreth Katedrales, ne te cilen u tha mesha perkujtimore, ishte mbledhe populli, i madh e i vogel, nga te gjitha anet. Ne kete ceremonì perkujtimore moren pjese edhe autoritetet civile dhe ushtarake te qytetit. Pervaç perkushtimit te njerzve, mbrenda ne Katedrale te bjen ne sy arti i mbrendshem i saje, i cili tregon nivelin e nalte te kultures se ketij populli europian. Ne te djathte te Altarit Kryesor gjindet nji Altar ma i vogel me gjasht rafta te larte vertikal me kapak xhami ku shihen te vendosun njeni mbi tjetrin eshtnat e ketyne Martirve, te cilet populli ne nji rresht te pafund i parakalonte ne shej nderimi dhe respekti.
——————
“….Mbas vdekjes së Skenderbeut traktati i 1479-s në mes Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin otoman të Shqiprisë. Dritarja e Botes Perendimore iu mbyll Shqipërisë pikrisht në nji kohë kur era frymëdhanse e Renaissances dhe idete fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europë të Rè me nji etje garantuese per njohuni të reja, per hapsina dhe nji botë të re me nji zhvillim të lirë, të pakufizueme të shpirtit kerkues e thellësisht njerzor. Pamvarsisht nga faktori fetar - që mbetet gjithherë nji çeshtje krejtësisht intime per çdo ndergjegje personale - okupacioni otoman ka nxjerrë Shqiperinë nga historia e kontinentit europian dhe e ka denuar atè të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundert nga ajo e Europes, që po rilindte në Perendim….“ . Profesor Sami Repishti