ANDON ZAKO ÇAJUPI
VAJE
Që ditën që më vdiqe, që kur s'të kam parë,
Lotë që kam derdhur s'më janë dhe tharë!,,,
shumë vjet u bënë, sot u mbushën dhjetë
që kur më ke lënë dhe s'të shohë ndër jetë!
Nder ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S'të vjen keq për mua? S' të vjen mall për djalë?
O Engjëll i bukur mos mëno në botë,
kthehu të të shomë të na mbeten lotë.
Motmot që rrojtëm baskë s'më hurreve.
Atje tek rri jan qipariz e varre...
Ktheu të të shomë, mos na ler për fare!
Mos na le të gjorë, me zëmër të ngrirë;
Ktheu të gëzohesh kur të shoç të birë:
E ke lënë foshnjë, tani u bë burrë;
S'harrite ta rritje, s'të ka parë kurrë!
Për ty, shumë herë, çoç do të më thotë,
Po s'munt t'i përgjigjem se më mbytin lotë!
Kthej koken me nj' an dhe vështroj përpjetë
Duke psheretitur tek zoti i vërtetë.
O zot i vërtetë, s't'erdhi keq për djalë
Kur i more mëmën dhe më le të gjallë?
Të më keshe marrë do të qe më mirë,
do të rronte mëma të rritej të birë.
me sa rrojnë foshnjat? ç'i rrit çilimijtë?
Daswhuri e mëmës dhe përkëdhelitë.
O zot, të jam falë, mos më le të mjerë:
Dërgon Evgjeninë t'a sho dhe një herë.
- " pse s'kuvendon mirë, more punë- bardhë?
" Cili vdiq një herë dhe prapë ka ardhë?
" Gjithë humbasin gruan, mëmën e babanë,
" Po ata që mbetën si ti nuk qanë:
" Të v^dekurin lotë s'e bien në jetë,
" Po lutu dhe falu të rriç djalën vetë"-
Doje drit' o qiell, more driten time,
Dhe më mbushe jetën plot me hidherime!...
tani rroj pa shpresë, ndaj s'dua të rroj,
Se dhe perendinë tani s'e besoj!...
II
Ditën e vitit të parë,
U bë qiamet i math,
Nga tëbora që ka rarë
Faqez e dheut u sbarth.
Cingërimë e erresirë,
jashtë veriu pëllet!
Bie bor e bresherirë,
dheu duket si det!
ËSHTË natë, nat e zisë...
vetëtit edhe gjëmon!
Një Engjëll i perendisë
Dergjet sëmur' e rënkon!
Ka tri dit që po mundohet
Dhe me vdekjien qërton,
Po vdekja s'do të mërgonet
Se shpyrtin' e saj kërkon!
" perëndi, lemë të gjallë
. Po lulet mëm' e mjerë-
" Të munt të rrit këtë djalë,
" S'ka një javë që ka lërë.
" Kush do e marrë ta rrijë?
" Jetimi qysh dotë rrojë?
" Kush dot i apë të pijë?
" Si unë kush dota dojë?
" Kush do ta dojë Stefanë!
" Më ndje o zot i vërtetë!
" Se >Stefani ka babanë,
" Dhe do ta rritijë vetë".
Engjëlli me këto fjalë,
Nga jet e rreme shpetoi,
la baban' e zi me djalë!
Dhe ndë Qiell fluturoi!
III
Bot, moj Bot' e pa besë
Nuk ke gjë të vërtetë:
Njeriu po dotë vdes
Dhe nukë vjen më në jetë.
Dotë gdhietë një ditë,
Dotë vijë një mëngjes
Nukë dotë sho të mitë,
Dotë mbyll syt të vdes!
Dotë qajn' e të vajtojnë,
Dot'më mbulojnë me gurë,
pastaj dotë më harrojnë
Dhe si kur s'kam qënë kurrë!
IV
Kur shkoj nëpër varre ku ka mbirë bari
Që rritet e matet me trupin tënë,
Kujtoj kush ka vdekur, mentoj ç'kanë qënë,
Zëmra më lëndohet dhe s'pushon së qari.
Gjithë kanë qenë të gjallë si unë,
Të varfër, të pasur, të urt' atë marrë,
Mbase kanë dashur, qeshur' apo qarë,
Po të tërë vdiqnë dhe në varr i vunë!
U lutem moj eshtra të kujt ini vallë?
Edhe kurm' i bukur ç'u bë, ku e latë?
- Kujto djalerinë... një Ëngjëll, një natë
T'iku nëpër duar dhe të la me djalë._