Author Topic: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI  (Read 2629 times)

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: CIKËL POETIK NGA SHEFKI OLLOMANI
« Reply #15 on: February 14, 2011, 04:04:45 PM »
SHQIPËRIA ETNIKE

Gurthemeli i Pellazgjisë,

është Krijesë e Perëndisë.

Panteoni i Perëndive,

është Vullneti i Hyjnive.

Embrion për  Shqipërinë,

këtu Zeusi kish selinë.

Është Legjendë mitologjike,

është Baladë e lashtë kreshnike,

është Etni pellazgjike,

është Hyjneshë ilirike.

Është Tempulli i Dodonës,

Piedestali i Shqiponjës,

është Altari i Lirisë,

sot është  Zemra e Ilirisë,

është Rilindja e Arbërisë.

Është si Dielli kur rrezon,

porsi Hëna kur ndriçon,

është Kështjellë gur mbi gur,

është Shqiponjë e Flamur,

është Feniks që nuk vdes kurrë.

Është burim e gurrë lirie,

është betim e gjoks rinie,

është Ylber e Yll Gjithësie,

është Kala - Themel Shqipërie.

Është prush që përvëlon,

është këmbanë që ushton,

është rrebesh që shkatërron,

ortek bore që mbulon,

është tërmet që tmerron.

Është si lulja plotë me erë,

dallëndyshe në pranverë,

është kullë brezash me bajrak fisi,

vatër arbërore me bardhësi plisi.

Është zjarr e vullkan,

është stuhi e uragan,

është furtunë e bubullimë,

është rrufe e vetëtimë,

është top e jatagan,

është princ e kapedan,…

që luftojnë  për vatan.

Është gjaku ynë që nuk falet,

zemra jonë  që nuk ndalet,

është si buka në çerep,

dhe si uji nën një kep,

është si ajri n'atmosferë,

është si drita në humnerë,

pa të  cilat s'ka jetë as nderë.

Shqipëria Etnike është e gjallë,

si baroti e guri strallë,

është një rrënjë që s'shkulet fare,

ëndrra jonë mijëravjeçare,

është si nuse me kurorë lavdie,

Zanë  e bukur Ilirie.

Kjo Shqipëria jonë Etnike,

është trimëreshë heroike,

që nuk njeh asnjë pushtet,

derisa të  bëhet Shtet.