Author Topic: Arvanitet  (Read 1703 times)

ada

  • Newbie
  • *
  • Posts: 4
    • View Profile
Arvanitet
« on: August 12, 2007, 11:53:38 AM »
Greqia që flet Shqip
Viktor Bernard

Në librin e tij �La Turqie et l�Hellenisme contemporain�, francezi Viktor Bernard, me admirimin e tij për racën shqiptare, shkruan �Ndonjëherë raca shqiptare është ngritur, është personifikuar, në një njeri të madh, dora e të cilit, kushdo që të ketë qënë, Mehmet Aliu, Ali Tepelena, Skëndërbeu e Pirro, çoi peshë mbarë një botë dhe gdhendi mbi popuj që drejtuan, shenjat e gjenisë së saj. Jeta e shqiptarëve në këtë shekull të mbramë, vepra e tyre në Egjypt ku qenë mbretër, në Greqi ku qenë autorët e vërtetë të pavarësisë, duhet të na shpjegojë mjaft periudha të historisë së herëshme, dhe kur shqiptarët rivendikojnë Aleksandrin, Akilin e Agamemnonin, teprimi duket të jetë veçse një formë, sepse paradoksi mban në vetvehte një të vërtetë�.

***
Cevasi

Në �Historia e Tebës� II, Cevasi vëren �Është e ditur se gjatë luftës kombëtare dhe pas asaj kohe deri në vitin 1850, në të gjithë Atikën, dhe në vetë Athinën, flitej gjuha shqipe, dhe shumë pak vetë dinin të flisnin greqisht�. Këtë ai e shënon edhe për rajonet e Tebës, me pak përjashtime në qytet.

***
J. Maruga

Studiuesi J. Maruga në �Kontributi i arvanitëve....� në lidhje me revolucionin që solli krijimin e shtetit grek, që në fillim shtron pyetjen: �Çfarë i detyrohet Greqia arvanitëve? Ju detyrohet -guxoj të them- Lirinë e saj!�. Ndërsa V. Rafailidhi në �Ethnos� vëren se �Fallmerajeri i cili i simpatizonte shumë arvanitët, shkruante se: revoluciuoni grek është në të vërtetë vepër e arvanitëve. Madje në shtetin që u krijua menjëherë mbas 1821 të Kapodistrias dhe Otonit, pothuajse shumica e banorëve flisnin shqip�.

***
V.Rafailidhi

Në një artikull të gazetës �Ethnos�, V.Rafailidhi shkruan �Një pjesë e neohelenizmit që ka si gjuhë të përditëshme atë arvanitase, luajti rolin kryesor në krijimin e këtij shteti ku jetojmë sot, sa nga pikëpamja ushtarake aq edhe ekonomike. Atëhere pse evidentohen në plane të para pjesë të tjera të popullsisë?...�.


***
Elefterudhaqi

Në enciklopedinë e Elefterudhaqit, për Familjen e Ralëve (me shumë kryeministra dhe ministra në shtetin grek) shënohet se �ajo ka prejardhje shqiptare ose normane�. Po ashtu, për përkatësinë shqiptare flitet edhe për Familjen e Rendëve nga Korinti. I njohur nga kjo familje është kapedan Dhimitër Rendi.

***
Vadington

Për rolin mbizotërues të shqiptarëve në revolucionin që çoi në krijimin e shtetit grek, flet edhe Vadington �gjysma e ushtrisë së Odisesë (Andrucit) janë kryesisht shqiptarë, nën komandën e Gurrës� dhe shënon se Odiseja vetë ishte rritur dhe edukuar në oborrin e Ali Pashës në Janinë. Ndërsa konsulli anglez në More, Green e cilëson Odisenë si �kapedan të përgjithshëm të Greqisë Lindore, një prej krerëve më të njohur shqiptarë�.

***
Odise Elitis

Në përgjigjet e tij gazetarëve për përkatësinë, nobelisti Odise Elitis, i cili mbahet si poeti më i shquar në Greqi, deklaron � Po. Jam shumë këmbëngulës. këtë kokëfortësi të tmerrëshme e kam trashëgim nga nëna ime arvanitase�.

***
Anonime

Shqiptarët kanë ndikuar me zakonet, traditat, kulturën e tyre mbi popujt fqinjë, apo më mirë popujt fqinjë morën nga shqiptarët ato vlera në të cilat ishin të mangët, ose të mbetur mbrapa. Kështu, grekët kanë marrë, ndër të tjerë, prej shqiptarëve tre valle tepër të njohura, alvanikos - shqiptarçe, Forapmas - çamçe, dhe himarioten. Ndërsa ligjet shqiptare të pritjes së mikut kanë ndikuar zakonet e pritjes ndër arumunët dhe ndër grekët e veriut.


***
Teli Siavalas

Artisti i njohur amerikan Teli Siavalas, në një intervistë në televizionin grek në vitin 1974, tregoi origjinën e tij shqiptare, nga familja Kavala të katundit arvanit Gjeraka të Lakonisë. Ai e dinte ende gjuhën arvanite.


***
Vinçens Dorsa

Vinçens Dorsa në veprën e tij shkruan �Në kohën e Filipit, Aleksandrit, Pirros, Skënderbeut, shqiptarët janë shquar për trimëri, po kështu vepruan ata edhe në Kalabri. Në luftën e Greqisë për pavarësi, shqiptarë si: Noti, Konstantini, Kristo e Marko Boçari, Foto Xhavella dhe i jati i tij, Odise Andruci, Miauli, Kundurioti, Tombasi, Karaiskaj, Gurra, Niketa, Stromari, etj., heroina të tilla si Elena-bashkëshortja e Konstantin Boçarit, Moskoja-e shoqja e Xhavellës, Kaidoja-vajza e tij, Despoja-e veja e kapiten Gjergj Bocit, dhe e pashembullta në histori Bubulina nga Hidra, -treguan heroizëm për lirinë dhe pavarësinë e Greqisë�.


�Helenizmi�

Në vitin 1899, revista greke �Helenizmi� boton një shpallje të nënshkruar nga zotërinjtë: Shehu, Boçari e Xhavella, ku ndër të tjera shkruhej �Në luftën e 1821 që bëri Greqia kundër Turqisë luftoi dhe raca jonë, raca shqiptare, dhe me ndihmën tonë u çlirua edhe Greqia. Midis kaq heronjve kujtojmë edhe ata të Hidrës, Species dhe Kranidhit. Heronjtë më të shumtë të steresë ishin shqiptarët e Sulit të Himarës, të Athinës, Tebës, Livadhjasë, Korintit, dhe nga shumë vende të Moresë që flasin edhe sot shqip. Përveç shqiptarëve të krishterë, ishin edhe 3500 shqiptarë muslimanë që luftonin bashkë me grekët kundër turqve... S�kemi për të thënë ndonjë gënjeshtër, vëllezër, po të pohojmë se shqiptarët e çliruan Greqinë�.

Kumundero

Në një dokument të ministrit të jashtëm të Greqisë, Kumundero, të vitit 1881, dërguar Mbretërisë gjermane për ndihmë, ndër të tjera, thuhet se �edhe pas pesëdhjetë vitesh të shtetit të pavarur grek, një pjesë e madhe e popullsisë në More, që është shumë e njësishme etnikisht, nuk heq dorë prej qënësisë së saj shqiptare�. Më tej ai vëren se �edhe në vetë Athinën, ashtu si në More (Peloponez), mbi 70 mijë vetë flasin vetëm gjuhën shqipe, pa ditur asnjë fjalë greqisht�, duke pohuar më tej se �është fjala për një etnicitet homogjen që i tillë njihet sëpaku për dhjetë shekuj në këtë hapësirë të lartpërmendur�.

********************************
IllyrianTriology

ada

  • Newbie
  • *
  • Posts: 4
    • View Profile
Re: Arvanitet
« Reply #1 on: August 12, 2007, 11:57:11 AM »
ARVANITËT DHE VLERAT E TYRE

Një përmbledhje e shkurtër mbi historinë dhe kontributin shqiptar në krijimin dhe ecurinë e shtetit të RI Grek.

Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
Bëmë këngë këshillat e urta
që të mos harrohet gjuha

Popullsia shqiptare që jeton sot në shtetin e ri Grek, ndahet në dy grupe, ata që quhen arvanitas, dhe ata që quhen shqipëtar, që grekët i quajnë allvani dhe kanë ardhur në Greqi pas pushtimit osmano turk.
Të pakët janë njerëzit të cilët dinë historinë e vërtetë të arvanitëve dhe zonat në Greqi, që banohej dhe banohet nga popullata që flasin gjuhën arbërore ose shqipe.
Në këtë studim do të përmendim disa nga figurat më të shquara të revolucionit grek të 1821 që ishin shqiptar, disa kryeministra të Greqisë që kishin gjak shqiptari dhe shumë figura të njohura të kulturës greke që ishin arvanitas.
Janë zbuluar se në Greqi gjënden mbi 600 katunde që flasin në vatër gjuhën shqipe ose arvanitika, ku ndahen në dy grupe. Ata që quhen arvanitas dhe janë vendas që njihen që në kohën antik edhe janë rreth 450 katunde, dhe shqiptarët që grekët i thërrasin allvani që kanë ardhur në Greqi mbas pushtimit osmano-turk, dhe janë mbi 150 fshatra.
Kryesisht katundet që janë banuar dhe banohen nga elementi që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, në Thrakë, në ishujt Korfuzi, Speca, Hidra, Psaron, Andron, Poleponezi(Morea) etj.
Studiues që janë marrë me zbulimine katundeve që flitet gjuha shqipe janë arvanitas Aristidh Kola, arbëreshi urat Antonio Bellushi, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo etj.
Po në Greqi kur erdhen arvanitët siç i quajnë elenasit?
Kush është vendi amë?
Këto janë pyetje që torturon zemrën dhe mëndjen e çdo arvanitasi të Greqisë.
Arvanitasit e Greqis sipas disa studimeve të huaja dhe shqiptare janë njohur në Greqi rreth shekullit 4-7. Por i këtij mendimi nuk janë dhe shumë historianë apo studiues të ndryshëm. Të cilët mendojnë se rrënjët shqiptare në Greqi janë më të herëshme, që në kohën antike.
Për këtë vërtetim ekzistojnë shumë dokumenta historike, këngët, emrat e perëndive të Olimbit, emrat e qyteteve të lashta të Greqis, që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe ose arvanitase.
Emri arvanitas rrjedh nga fjala Arbana, dhe fjala Arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arbërës, njeri që punon tokën.
Shqiptarët parahistorik quheshin nga njerëzit e letërsisë dhe diturisë Ilir dhe më vonë Alban.
Kurse këta Ilirë, dhe Alban, vetquhen pellazgjë, arvanitas, dhe shqiptarë dhe atdheun e tyre Pellazgjia, Arbana, Shqipni, dhe kurrë nuk e kanë quajtur atdheun e tyre Iliri dhe Albani. Për herë të parë u quajtën Albani nga gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu 90-160 pas krishtit, territori midis Durrësit dhe Dibrës, dhe kjo popullsi u quajt albanian.
Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë perjudhës 150 vjeçare të kryqëzatave(1096-120 , ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia, u bë shtegu kryesor përmes Shqipnis Qendrore, që të nxirrte në Kostandinopojë(Stamboll) dhe më tutje në Lindje.
Në fillim të shekullit 12, normanët, në këngën e Rolandit në gjuhën frënge, e quanin krahinën nga Durrësi në Vlorë ALBANA.
Por atëhere pse arvanitasit nuk e quajnë veten e tyre shqiptar ose alban, por vetquhen arvanitas...!?
Emri shqipëtar njihet rreth vitit 1400 pas krishtit, dhe kështu arvanitasit e Greqis, dhe Azisë së Vogël, gjithmon janë quajtur arvanitas, dhe arnaut. Dhe të gjithë ata arbëreshë që u larguan mbas vdekjes së Skënderbeut, e quajnë veten shqiptar.
Ndoshta emërtimi arvanitas duhet të jetë më i vjetër se emri Ilir, dhe është vërtetuar se është më i vjetër se emri Alban. Sepse po të shohim qytetet e vjetra pellazgjike ato janë ndërtuar pranë lumenjëve, duke qenë afër tokave pjellore, pra arbërës. Të gjithë qytetet e Shqipërisë vërejmë që janë të ndertuara pranë lumenjëve.
Në gjuhën greke arbanët quhen arvanitas, sepse grekër B e lexojnë V, pra njeri i atdheut Arbana. Turqit arvanitasit e Azisë së Vogël i quajnë arnaut që rrjedh nga fjala arnavut dhe fjala arnavut rrjedh nga fjala arvanit. Kurse arvanitasit kristian otodoks të Stambollit(Kostandinopojës) dhe të Egjyptit i quajnë ‘’romei’’ ose ‘’greçi’’.
Megjithëse ndryshimet ndërmjet arvanitasve të Greqis, arbëreshëve të Italis, Zarës, Ukrainës, Korsikës dhe arbërve të Prishtinës, Tiranës, Ulqinit, Tetovës, në mënyrën e të menduarit, të shprehurit dhe të ndjenjave, ne jemi vllezër të një gjaku, të një gjuhe, të kombit të sotëm shqiptar. Që kemi rruajtur të gjalla pas kaq shumë shekuj lufte dhe vështirësish, traditat tona të vjetra shqiptare. Duke mbajtur të gjalla lidhjet shpirtërore ndërmjet njëri-tjetrit dhe zemrës Arbëri.
Studime në drejtim të arvanitasve të Greqis janë shumë të pakta, përveç disa studiuesëve seriozë të Prishtinës dhe pak të Tiranës, për të mos thënë aspak. Akademikët shqiptar nuk janë marrë shumë me arvanitët, kështu sot na mungojnë shumë materjale me vlera të mëdha historike për kombin shqiptar.
Arvanitët e Greqis nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe janë akoma në Greqi. Valë të tjera të mëdha të arbanëve në drejtim të Greqis ka patur në shekullin e 4-7 dhe 14, që njohim ne nga disa historian, nuk janë veç tjetër, shpërnguljen e disa principatave arbanëve të veriut në drejtim të jugut për arsyje të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbanisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga osmanët turq.
Arbanët ose arvanitasit që lanë tokat e tyre në veri të Arbëris si në, Slloveni, Kroaci e deri në fushë Kosovë. Kur zbritën në drejtimtë Greqis së sotme, nuk u pritën me luftë nga popullsia e atjeshme. Gjë që tregon se ata zbritën nga veriu në jug tek vëllezërit e tyre të atjeshëm arbanit(arvanit), që jetonin në trojet e tyre mijravjeçarë.
Me emërtimin arvanitas kuptojmë, vendas në Greqi, që janë pjesë e trungut të gjakut të shprishë shqiptar.

Histori të vërtetë të studiuar nëpër arkivat dhe librat të autorëve grek.

Arvanitët janë një realitet në shtetin e ri Grek. Ata kanë luftuar në revolucionin e 1821 bashkë me grekët kundra osmanëve turq, për formimin e shtetit të ri grek, arvanitët e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e shoqërisë greke qenë tre shqiptarë nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami.
Dhjetra vjeçarë më parë mbizotronte pikpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arvanitët, pasi nuk njihnin historinë e të parëve të tyre që kanë kontribuar për krijimin e shtetit të ri Grek.
Për mohimin e kontributit arvanitas në krijimin e shtetit të ri Grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhë baltë mbi disa figura të shquara heroike të Revolucionit Grek të 1821, që ishin arvanitas pra shqiptar, duke i quajtuar tradhëtar, burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi.
Kështu ata politikanë dhe historianë grekë që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që të pritnin rrënjët arvanitase të ekzistencës në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencën e racës arvanitase në Greqi.

Arvanitasit heronjë dhe kryeministra të Greqisë së Re
Është fakt që tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heroit e Revolucionit të 1821, ishin arvanitë ose shqiptar.
Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në perjudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet e skllavërisë.
Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arvanitasve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishujve të Hidrës, Specas, dhe Psaron.
Populli arban ose shqipëtar në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë.
Arbanët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që rruajtën jo vetëm vërtetin e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të tyre.
Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, vërtetoi se ‘’Komitat e periferisë të Athinës, Atiki aq edhe në More, janë të gjithë arvanitë’’.
Arbani ose shqiptari kudo ku luftoi në Ballkan u nderua për heroizmin e tij në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në Moldavo-Vllahi.
Arbanët luftuan tre shekuj më parë për lirinë e Qipros me në krye arvanitin poet Manoli Blesi, që ky poet përmendë në poezitë e tij të gjithë arvanitët e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë.
Arbanët kudo që u ndodhën, largë zemrës së atdheut amë Shqipni, nuk e harruan atë.
Më 1854 e Teodor Griva me një bashkim të madh arvanitas dhe djalin e tij Dhimitrin marshuan në drejtim për çlirimin e Shqipnis, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe të fuqive perëndimore dhe në veçanti të Francës.
Më 1901-1907, gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italisë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipnis për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perëndimore.

Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjith Suli

Disa nga shqiptarët ose arvanitë heronjë të revolucionit të 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri do tu këndonte shqiptarve heronjë të revolucionit grek të 1821.

E kush e bëri Morenë, ( Greqinë )
Gjith shqiptarë qenë,
S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boçari )
Xhavela e Mjauli?
Shiptar, bir shqiptari,
Me armët e Shqipnis.
I u hodhën themeli Greqis.

Shqiptarve u takoi nderi më i lartë që ti sjellin kurorën e Greqisë mbretit të saj Othon, sepse të tre antarët e komisjonit që u dërguan ishin shqiptar, Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa.
Revolucioni grek i 1821 është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Bile shteti që u krijua mbas vitit 1821 podhuajse shumica e banorve flisnin në Greqi gjuhën shqipe.
Ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimëris të heronjëve shqiptarë, grekërit morrën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova e deri në Poleponezi dhe e bënë të tyrin.
Mirëpo, grekërit e deformuan këtë veshje të bukur që vishej nga kombi i Arbërit duke shtuar palët e fustanit nga 60 në 200 palë. Në xhaketë, në mengët e lira, shqiptarët nuk i fusin krahët, ndërsa grekët i fusin ato. Fustanella shqiptare është e gjatë deri 10 cm poshtë gjurit, ndërsa grekërit e shkurtojnë sa më shumë, sa mbulon vetëm prapanicën.
Arvanitët, këta luftëtar trima, heronjë të Revolucionit të 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për panvarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit të ri grek, që drejtuan Greqinë drejtë ndërtimit të jetës europjane.
Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmon nga vartësia e Fanarit të Stanbollit.
Kur arvaniti Dhimitër Vulgari ishte kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për tu bashkuar me Greqin.
Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte president i Greqis (1925-1926) u arritën shumë marrveshje të rëndësisshme në fushën e politikës dhe kulturës me Shqipërin.
Më 1926 arvaniti Teodor Pangallo gjyshi i ish-ministër i jashtëm dhe i kulturës greke më 1997-2000, me të njëjtin emër Teodor Pangallos. Kur ishte president i Greqisë më 1925-1926, bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve në Gjenevë se: ‘’Republika Greke njihte minoritetin shqiptarë që jetonte në Greqi, dhe nuk i konsideronte më shqiptarët muhamedanë popullsi turke. Dhe se teza që ortodoksit shqiptarë janë grekë, që është përkrahur deri më sot nga ne, është e gabuar dhe është hedhur poshtë nga të gjithë ne. Pasi ajo mori të tatëpjetëndhe arriti pikën që s,mbante më, morra masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë ‘’vorioepiriote,, që mëshironin skaje me ekstreme të këtij mentaliteti të sëmurë’’.
Kjo pjesë e deklaratës së ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926 Teodor Pangallo në Lidhjen e Kombeve, është botuar në periudhën e provokimeve të gushtit 1949, në gazetën ‘’Akropolis’’ dhe është ribotuar në vitin 1974, në librin ‘’Përmbledhje e Teodor Pagallo’’ vëllimi i dytë 1925-1952, faqe 111-115.
Kur ishte president Teodor Pangallos marrëdhënit midis dy shteteve 1925-1926, ishin më të mirat e deri tanishme. U hoq kufiri midis dy fqinjëve, shumë djem shqiptarë studiuan falas në shkollat e Athinës, bashkëpunimi tregëtar ishte i suksesshëm etj.
Arvanitas të tjerë që u bënë kryeministra të Greqisë kemi; Gjeorgjio Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanasio Miauli, Dhimitër Qiriako, Emanuil Repili, Pavlo Kundurioti, Aleksandër Koriziu, Petro Vulgari, Aleksandër Diomidi, Kiço Xhavella etj.

Arvanitasit ndërtuesit dhe themeluesit e Akademisë së Athinës
Për krijimin e shtetit të ri grek, shqiptarët ose arvanitët kanë kontribuar në të gjitha drejtimet për ecurinë përpara të Greqisë. Arvanitët ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës. Dhe investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte shqiptar.
Që në vitet e para të Revolucionit të 1821, luftëtarët e lirisë kishin dëshirë të themelonin Akademinë, sepse besonin se arma më e fuqishme ndër të gjitha ishte ndriçimi i trurit, pra Universiteti, Akademia, me pak fjalë arsimimi.
U bënë shumë përpjekje për të hapur Akademinë, por dështuan. Vetëm në vitin 1926 ministri i atëhershëm i arsimit Dhimitër Egjiniti, arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u botua Urdhëresat Kryesore më 18 mars 1925 dhe bëhej realitet Akademia e Athinës me pamjen e brendëshme dhe misionin e sotëm.
Ndërtesa ku strehohet Akademia ka një histori interesante sepse ndërtesa u financua nga një shqiptar prej Voskopoje.
Më 1856 tregëtari tepër i pasur nga Voskopoja e Korçës në Vjenë të Austrisë, Simon Sina, dëshironte ti bënte një dhuratë të madh Greqis, brenda në Athinë. Simon Sina ishte djali i Gjergj Sinës ish-Konsull i Përgjithshëm në vitin 1834 i qeverisë greke në Austri. Familja Sina ishin me origjinë nga Bithkuqi (sot Vithkuq) i Korçës, por që andej ishin ngulur në Voskopojë dhe më vonë u vendosën në Vjenë. Sinajt u morrën në fillim me zhvillimin e tregëtisë midis Austrisë dhe Perandorisë Otomane. Më vonë themeluan fabrika të penjëve dhe të stofave të pambukta. Themeluan Bankën Kombëtare të Austrisë. Familja Sina bënë shumë dhurata bamirëse, midis së cilat urën e varur të Budapestit e cila kushtoi atëhere 500 mijë stërlina angleze në atë kohë. Gjergj Sina ishte nënpresident i Bankës Austriake, president i shoqërisë së hekurudhave në Austri, pronar tokash në Austri, Bohem, Moldavi, Rumani, Serbi etj. Sinajt janë dekoruar nga qeveritë Ruse, Turke, Greke për bamirësitë e tyre në këto vende. Gjergj Sina vdiq më 18 maj 1856. Kështu që djali tij Simon Sina ndoqi gjurmët e të atit duke bërë edhe ky dhurata të mëdha bamirëse. Sinajt nuk harruan kurrë atdheun e tyre Shqipërinë. Ata dërguan shumë bij shqiptarësh me bursa në Universitetet e Europës.
Më 1859 filluan punimet e para, më 15 prill 1876, Simon Sina vdes duke lënë trashëgimtar vetëm dy vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij Ifigjenia Sina më 1885.
Kështu hapja e Akademisë së Athinës u dedikohet, pra, dy arvanitasve të vërtetë, Teodor Pangallo, që ishte atëhere në brendësi të punimeve, dhe arvaniti tjetër Dhimitri Egjiniti, që ishte atëherë ministër i Arsimit.
Disa nga akademikët që ishin arvanitas janë; Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj.

Kontributi i arvanitasve në kulturën artistike greke
Mënyra e jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve të huaj që kanë vizituar ballkanin në shekujt e më parëshme.
Shumë piktorë të huaj të frymëzuar nga lloj i mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase ose shqipëtare mbushën tablotë e tyre me këto tema.
Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanit gjenden nëpër muzetë e mëdha të europës dhe kanë tërhequr vëmëndjes e vizitorve të shumtë.
Por nuk ishin vetëm piktorët e huaj që u frymëzuan nga mënyra e jetesës, veshja dhe figura e luftëtarit arvanitas ose shqiptar.
Nga fara arvanitase dolën shumë piktorë që disa prej tyre u bënë me famë botërore. Temat frymëzuese të këtyre piktorëve të mëdhenjë arvanitas ishin betejat fitimtare të princit të Arbërisë dhe Epirit Skënderbeut, dhe i njohur nga papa Piu i 2-të, mbret i Albanisë dhe Maqedonisë më 1458. lufta shekullore e kombit të Arbërit për liri, shpërnguljet me dhunë nga trojet tona shekullore etj. Disa nga këta piktorë me famë botërore janë, Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Çinko, Andrea Kryezi, Niko (Gjika)Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Të gjithë këta piktorë të mëdhenjë me fama botërore janë me preardhje shqiptare ku kanë deklaruar vetë që janë arvanitas nga zonat e banuara me shumicë dërrmuese me arvanit si ishulli i Hidrës, Eubea, Atikia, etj që janë zemra e Greqisë së lashtë, dhe janë banuar dhe banohen edhe sotë nga kjo racë.
Arvanitasit kanë ndërtuar dhe teatrin e parë prej guri të Greqisë. Mbas revolucionit të 1821, arvanitasi Jani Bukura ndërtoi teatrin e parë prej guri të Greqisë së Re në Athinë. Jani Bukura ishte një detar, luftëtar i zoti, por mbi të gjitha ai kishte një shpirt të pasur prej artisti.
Jani Bukura është babai i piktores së madhe greke Eleni Bukura-Altamura dhe djali i kryeplakut të fundit të ishullit të Specas Gjergj Bukura.
Detari Jani Bukura, një luftëtar i guximshëm, kishte edhe një dashuri të veçantë për artin, për arsimin. Vdiq më 1861, në krahët e vajzës së tij Eleni Bukura, piktores së parë femër në Greqi e cila krijoi parakushtet për emancipimin e gruas.

Zhdukja e gjuhës, kulturës dhe elementit arvanitas në Greqi
Me kalimin e dhjetravjeçarve arvanitasit u ‘’bindën’’ ose u detyruan të binden se duhet të braktisin gjuhën e tyre në se dëshiroheshin të bëheshin qytetarë të denjë të shtetit të ri grek.
Numri i saktë i arvanitasve ose shqiptarëve në Greqi nuk dihet, por nga kuvendi i fundit që kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur arvanitas Aristidh Kolia, që vdiq në vitin 2000, dhe që ky kuvend është botuar në revistën EKSKLUZIVE, thotë se ‘’Në Greqi pak njerës nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas’’.
Sot burimet historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht në drejtim të arvanitasve të Greqis.
Në vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqis’’. Por në këtë vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, De Rada i arvanitasve të Greqis.
‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqis’’ me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrinte në një farë mënyre lartë figurën e arvanitit që luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek.
Lidhja do të botonte revistën ‘’Besa’’ dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare, në vitin 1986, do të bëhej koncerti i parë me këngë dhe valle arvanitase.
Kënga arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve dhe muzikologëve grekë dhe të huajve të tjerë.
Këngët arvanite i përkasin tekseve të këngëve dhe poezisë të lirikave të vjetra arvanitase. Këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore. Këngët arbërore janë ruajtur me fanatizëm nga populli arvanit deri më sot dhe këndohen shpesh nëpër dasma.
Mënyra se si është ruajtur kënga arvanitase është interesante për faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej më parë, nuk e lanë të tjerët që të shkruhej!
Kështu populli arvanit zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij arvanitase. Mënyrë tjetër nuk kishte, kur osmanët turq të pritnin kokën po të flisje shqip, ndërsa injorantët priftërinjë të helmonin edhe me bukë po të dëgjonin të kuvendoje në gjuhën e mëmës shqipe.
Një dëshmi që kemi nga P.Joti që shkruajti ‘’Historinë e Shtatë Ishujve’’ të vitit 1866, na vërteton se Suljotët që ishin në Korfuz. Kur pastronin armët e tyre, ata këndonin këngët arvanitase të heronjëve të tyre.
Në këngët arvanitase të Suljotëve nuk kishte asnjë fjalë greke.
Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot, gjenden në librin me titull ‘’Bleta Shqipni’’ me autor Thimo Mitku botuar në vitin 1878 në Aleksandri.
Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer në veprën e tij me titull ‘’Attika und seine Heutigen’’ ndër të tjera shkruan.
‘’Nga ç’di unë, këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçake’’.
Shumë këngë arvanite janë shkruajtur në gjuhën greke, kështu kanë humbur indentitetin e tyre të vërtet shqiptar.
Këto 15 vjetët e fundit falë vullnetit dhe ambisjes të studiuesit arvanitas Aristidh Kolia, Dhimitri Leka dhe këngëtarit Thanasi Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët arvanitase me titull ‘’Këngët Arvanitase’’ dhe ‘’Trëndafilat e Shkëmbit’’ që kanë përmbledhjen e disa këngëve arbëreshe të Italis së jugut dhe të arvanitasve të Greqis. Këto dy CD janë të vetmit që janë prodhuar në historinë mbarë shqiptare në gjuhën tonë arbëreshe.
Orkestra që shoqëron Thanasi Moraitin mbështetet tek instrumentet e traditës së lashtë arbëreshe, që krijon një botë interesante dhe të këndeshme muzikale. Veglat kryesore që përdorin muzikantët arvanitas janë, pipëza, daullja, fyelli, zilja, lahuta, mandolina etj.
Vitet kalojnë, gjuha shqipe që flasin arvanitasit e Greqis, traditat, zakonet dhe doket e bukura shqiptare po harrohen dhe humbasin.
Ndoshta, brezi i fundit që flet gjuhën dhe ruan karakteristikat e arvanitasve sa vjen e zhduket. Është, pra, përgjegjësi e madhe që institucionet kulturore mbarë shqiptare, të ruajnë dhe të regjistrojnë të dhënat kulturore të arbëreshëve kudo që ndodhen ata sot larg zemrës të mëmës Shqipni.
Në mënyrë që brezat që vijnë të njohin qytetrimin e gjerë dhe kontributin e racës shqiptare për formimin dhe zhvillimin e shteteve të popujve të tjerë ku raca shqiptare jetonte dhe jeton bashkë me ta.
Të gjithë, dashamirë dhe dashakëqinjë, duhet ta kuptojnë se asnjë e keqe nuk vjen ndokujt nga vetënjohja dhe krenaria e ligjëshme për ruajtjen e vlerave tradicionale të kulturës dhe gjuhës shqipe të arvanitëve.
Shteti grek duhet të kujdeset më shumë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës të arvanitëve në Greqi, sepse pa ruajtjen e elementit arvanitas, Greqia nuk mundë të ketë histori të re. Arvanitasit në Greqi janë një bazë e fortë dhe e patundëme që tregon për lidhjen e ngushtë që ka ekzistuar, ekziston dhe duhet të ekzistojë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ata janë një tregues i vlerave të larta dhe të pastërta që ka shqiptari të ruajtur me fanatizëm ndërshekuj.
Shqipëtarët dhe grekët i lidhin shumë gjëra të përbashkëta, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë dy popujt më të lashtë të europës, prandaj sot nuk duhet të mendojmë se si mundë të ngremë pengesa dhe kurthe njeri-tjetrit, por se si mund të ndihmojmë njeri-tjetrin për kapërcimin e vështirësive që sjellin vitet.

Për këtë studim janë shfrytëzuar revista ‘’Besa’’ dhe arkivi i shoqatës ‘’ Lidhja e Arvanitasve te Greqis’’. Revista ‘’Arvanon’’ dhe librat ‘’Arvanitasit dhe preardhja e grekëve’’, ‘’Gjuha e Zotit’’ të autorit Aristidh Kolia. Librat ‘’Fjalori dy gjuhësh i Marko Boçarit’’ dhe ‘’Arvaniti dhe arvanitica e ishullit të Andros’’ të autorit Tito Johala.
Libri ‘’Enigma’’ i autorit francez Robert D’Angly. Libri ‘’Shqiptarët’’ të autorit Edwin E. Jacquen. Libri ‘’Arvanitët’’ i autorit Irakli Koçollari. Libri ‘’Revolucioni grek 1821 dhe kontributi shqiptar’’ i autorit Koli Xoxi.
Biblioteka dhe revista greko-italiane-shqiptare ‘’Lidhja’’ e uratit arbëresh Antonio Bellushi. ‘’ Problemi i ndërgjegjies se arvanatisve’’ i Tolkë Xhillari.


********************************
IllyrianTriology


ada

  • Newbie
  • *
  • Posts: 4
    • View Profile
Re: Arvanitet
« Reply #2 on: August 12, 2007, 11:58:48 AM »
17 Qershor 2005

Arvanitët-Arbërorë - Një Popull i Harruar
Film Dokumentar kushtuar arvanitëve- arbërorë të Greqisë


Arvanitet-Arberore


(Film Dokumentar kushtuar arvanitëve- arbërorë të Greqisë)
Autor: Lirio Nushi, Skenari: Meriman Brahaj & Lirio Nushi

Ky film u realizua me porosi dhe sponsorizim të
Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës
Departamenti i Çështjeve Jorezidente (DÇJ).

-Ai i kushtohet 900 fshatrave arvanite-arbërore arvanitfolëse të Greqisë, Heronjve arvanitë-arbërorë të Revolucionit të vitit 1821 në Greqi të cilët ishin të gjithë arvanitë-arbërorë., Karaiskakit,
Bubulinës, Marko Bocarit, Kollokotronit-Bithëgurit, Mjaulit, Papaflesës etj. etj. .

-Duhet të më pyesësh cili prej s'ishte arvanitë thotë Arvaniti Vangjel Ljapi nga Elefsina e Greqisë dekoruar me medaljen e artë "Naim Frashëro" në dokumentar, dhe përgjigjia ime është kjo: - skam të të tom
asnjë!

-Autor i këtij filmi është Lirio Nushi, kurse skenari është bashkëpunim midis zt. Meriman Brahaj dhe Lirio Nushit.

-Këngët e vjetra arvanite-arbërore që burojnë nga thelësitë e shekujve, Vallet karakteristike arvanite - vallja çame, Veshjet karakteristike të arvanitëve - Fustanella, Ritet dhe Vajet, Këngët e trimave dhe të luftës si dhe zonat ku shtrihen dhe gjenden 900 katundet arvanitëfolëse-arbërore në Greqi përshkruajnë një epope të tërë-Epopenë e një populli të harruar-të lënë në harresë për shekuj me rradhë.



Valle Arvanitase

-Ne jemi katandisur kështu thonë personazhet e dokumentarit sepse nuk kemi krye, askush s'kujdeset për kulturën tonë, asnjë institucion nuk na përkrah.

-Librat kushtuar arvanitëve-arbërorë të greqisë, dhe se si është ruajtur gjuha deri tani, Diktatura e Hudës greke që ndaloi me dhunë të flitej gjuha ndër arvanitët-arbërorë të Greqisë, Momenti I vëllazërimit të arvanitëve të greqisë dhe ngritjea e shtetit modern të Greqisë, lufta e Mesologjit dhe suhmë momente të tjera historike trondisin, duke na treguar se sa popull i madh kemi qenë dhe sa i coptuar jemi tashmë.

-.Admirali i flotës detare, Kundurjoti, me origjinë Arbërore i urdhëron marinarët në greqisht po askush s'kpuptonte - atëherë admirali thërret

-ZJARR MORE DJELMA ! atëherë marinarët kuptuan dhe u ndes lufta. , -rrëfen Ljapi.


Djalosh Arvanitas


-Gjuha e vërtetë është arbërishtja thotë Jorgo Gjeru, Arbëror nga Kryekuqi, -fjala arvanite është fjala greke siç na thërrasin grekët këtu. Tashmë gjuha arbërore tek arvanitët-arbërorë të Greqisë po shuhet, ndërkohë që deri vonë kishte pleq që s'dinin fare greqisht. Gjuha arbërore është pasardhësja e gjuhës së pellazgëve pohojnë të gjithë studjuesit në dokumentar.

-900 Katundet dhe gjithë Ishujt arvanitfolës të Greqisë, si edhe lidhja e vendosja e tyre me zonat antike të Greqisë është e padiskutueshme fakt nga i cli lind një pyetje:

- Janë autoktonë, apo janë pakicë kombëtare Arvanitët-Arbërorë të Greqisë? Mos ka ardhur koha që kësaj ti jepet një përgjigje zyrtare?






********************************
IllyrianTriology


ada

  • Newbie
  • *
  • Posts: 4
    • View Profile
Re: Arvanitet
« Reply #3 on: August 12, 2007, 11:59:19 AM »
MREKULLIA E THESARIT NË HARRESË


ARVANITËT E GREQISË PËR HERË TË PARË NË HISTORI TAKOHEN ME VËLLEZËRIT E
TYRE ARBËRESH NË KALABRI

nga
Lirio
Nushi
www.lirionushi.com
lirionushi at lirionushi.com

Me veshjet e tyre tradicionale, me këngët e tyre të moçme, me ritet e tyre
që vijnë nga kush e di sa vjet larg epokës sonë, Arvanitët-Arbërorë të
Greqisë dhe Arbëreshët në Italinë e Jugut, përbëjnë Thesarin më të madh
dhe më të çmuar të kulturës sonë të lashtë, të kultrës sonë etnike.

Këto pjesë të gjymtuara të kulturës së popullit tonë, u bashkuan për herë
të parë mbas shumë shekujsh, në fund të Marsit 2005 në një prej katundeve
karakteristike Arbëreshe, në Frasnitë siç i thërrasin arbëreshët – në
Kalabri.

Nga data 27-29 Mars 2005, atje u festua Pashka Arbëreshe dhe 600 vjetori i
lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në një atmosferë madhështore, e entuziaste aty u takuan mbas 700 vitesh
për herë të parë në histori Arvanitët e Greqisë me Arbëreshët e Italisë së
Jugut me pikë referimi mallin dhe dashurinë e tyre për Morenë e harruar.

Mes këngëve e valleve dhe pjesmarrjen e një grupi nga Shqipëria me
përfaqësues nga Bashkia e Vlorës, (ndonëse ky grup ishte mjaft i reduktuar
pasi Konsullata Italjane në Vlorë nuk kompletoi me viza artistët e
ansamblit “Labëria” ndërkohë që grupi nga Kosova nuk mundi dot të kishte
asnjë përfaqësues pasi ndodhi e njëjta gjë edhe me ta), u realizua ky
takim kulturor dhe pse jo, historik.

Lidhja midis arvanitëve të Greqisë, Arbëreshëve të Italisë, Shqiptarëve
dhe Kosovarëve e cila u ka munguar traditave tona kulturore për shumë
vjetë është një mangësi, ndërsa kjo festë e madhe i solli ata për herë të
parë në histori pranë njëri-tjetrit plot dashuri e gëzim të pastër
vëllazëror.

Në këtë eveniment të rëndësishëm unë ndjehesha sinqerisht tejet i
lartësuar, ishte nga momentet e mija më solemne, nga momentet e mija më
drithëruese, kjo prezencë vitale, kjo mrekulli që po ndodhte aty ishte një
akull i madh i thyer dhe këngët e mija atë natë besoj se sado pak ndihmuan
të shkrijë ky akull shekullor.

Prezenca e ish ambasadorit të Shqipërisë në Itali zt.Ylli Xhufi, dhe e
shumë personaliteteve nga e gjithë diaspora shqiptare e bënte këtë një nga
ngjarjet më të rëndësishme kulturore që kam përjetuar deri tani për sa i
përket rëndësisë së tij historike. Për mua kjo ishte një epope-një legjend
që filloi të ringjallet.

Biblioteka Bellusci, ky monument historik i kulturës sonë, ndërtuar mbi
rrënojat e një shtëpie të vjetër, por që tashmë mbi to është ngritur një
kështjellë gjigande ku valvitet gjithmonë një flamur shqiptar me shkabën
dykrenare, një kështjellë e ngritur gurë-gurë e cila mbron me fanatizëm si
një shqiponjë e madhe me krahët hapur, librat më të vjetër kushtuar
historisë, kulturës, traditave, zakoneve, këngëve dhe legjendave tona me
fillesa qysh nga vitet 1400 duke filluar me Arbëreshët e Italisë e në
vazhdim me Arvanitët-Arbërorë të Greqisë, me Kosovën, me Shqipërinë, me
Shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi, biblotekë e cila i ngjan një
mali të shenjtë dijesh, që të zgjon e të tregon se kush je dhe nga ke
ardhur, që mban gjallë rrënjët e kulturës sonë kombëtare e cila pasqyrohet
çdo gjashtë muaj me daljen në qarkullim të revistës “LIDHJA” këtu e
njëzetë e pesë vjetë me rradhë për të cilën kujdeset me shumë dashuri
studjuesi, etnologu dhe atdhetari i madh arbëresh At. Antonio Bellusci, të
cilin sapo e sheh për herë të parë të ngjan sikur takon Ismail Qemal (Bej)
Vlorën pasi kanë një ngjashmëri shumë të madhe fizike, me hijen një burri
të lart, me hijen e një burri shteti ai thirri kur na pa: Rroftë
Shqipëria, rrofshin bijtë e saj të mirë e punëtorë – MIRË SE ERDHËT NË
FRASNITË – MIRË SE ERDHËT NË KALABRI!

Ky takim, historik, do të mbetet përgjithmonë i shënuar në kujtesën e të
gjithë atyre që ishin prezent në këtë eveniment. Në pamje të përgjithshme
kjo festë e madhe i ngjante një bashkimi të madh shpirtëror ku gjithkush
mund të thoshte se hartat territoriale, politikanët mund ti ndajnë sipas
interesave të tyre, por hartat shpirtërore të një populli nuk mund ti
coptoj dot askush, ato ngrihen mbi çdo barrierë politike me vitalitet e me
forcën e një uragani që di të shemb çdo pengesë e që di të bashkoj zemrat
e popujve e t’ju falë atyre veç mirësi njërëzore dhe vëllazërim.

E jashtëzakonshme ishte ekspozita me librat dhe shkrimet më të vjetra në
botë kushtuar figurës historike të Gjergj Kastriot Skënderbeu, pronë e
zonjës Patricia Nuxhi - Arbëreshe me banim në Londër e cila shoqërohej nga
gazetari i BBC zt. Ilir Kadiu.

Këngët e bukura arvanite, këngët arbëreshe në momentet kur i dëgjoje të
kujtonin e të dukej sikur zgjoheshe nga një gjum i rëndë letargjik, ato
ringjallnin memorjen tonë historike që na kanë fshirë ndër vite e shekujsh
harrese, ato thërrasin:
- NE JEMI NJË POPULL QË KURRË S’MUND TË VDES.

Mars 2005, Frasnitë – Kalabri
Lirio Nushi
www.lirionushi.com

********************************
IllyrianTriology