Author Topic: Perrallat Shqiptare  (Read 4208 times)

luljeta

  • Newbie
  • *
  • Posts: 25
    • View Profile
Perrallat Shqiptare
« on: July 31, 2007, 01:47:33 PM »
Proza gojore eshte shume e zhvilluar. Ajo paraqitet ne forma te ndryshme. Nje nga format me te perhapura e me te njohura, eshte pa dyshim perralla. Perralla eshte nje tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente te �uditshme ne subjekt me ane te se ciles paraqiten mendimet dhe enderrimet e njerezimit ne forme alegorike.

Perrallat nuk nisen, si ndodh me kenget legjendare, nga nje fakt i vertete (ndoshta edhe historik) qe legjendarizohet, por nga nje trill i plote, qe megjithate mban kurdohere lidhje me probleme, me situata, me mendime filozofike, morale, shoqerore, estetike etj. te jetes njerezore. Perrallat tregohen ne proze dhe kane, domosdo, strukturen dhe elementet e tyre.

Ato jane te perhapura ne te gjithe boten dhe jane teper te pelqyera si per vlerat e tyre filozofike, ashtu edhe per vlerat e tyre didaktike. Pikerisht per vlerat e saj te gjithanshme, perralla ka terhequr vemendjen e shkencetareve: me te merren folkloristet, etnografet, psikologet, letraret etj.

Etnografia e studion perrallen si dokument kulturor e historik dhe merret me rolin e saj ne shoqei, psikologjia e sheh perrallen si shprehje te pro�eseve shpirterore, ndersa shkenca e letersise perpiqet te percaktoje se �'eshte ajo qe e ben perrallen te jete e ve�ante edhe brenda llojeve te prozes gojore. Ajo synon te percaktoje elementet me te qenesishme te ketij lloji dhe, ashtu si etnografia, te kerkoje zanafillen e saj.

Perrallat shqiptare shquajne per larmine e fantazise se tyre dhe per thurrjet interesante te subjekteve. Roli i fantastikes edhe ne perrallat tona eshte shume i madh. Me ane te saj rrefimtari popullor deformon artistikisht dhe perpunon qofte artistikisht, qofte filozofikisht subjektin, elementet e realitetit duke krijuar nje simbolike te pasur qe flet alegorikisht per mesime shoqerore, etike dhe estetike per jeten.

Pikerisht ne vleren e saj filozofike qendron edhe nje nga anet me te rendesishme te peralles. Nepermjet saj jepen gjykime per jeten, per lumturine, per te miren dhe te keqen, per te bukuren dhe te shemtuar, per aspiratat dhe enderrimet e njerezve etj.

Duhet thene se vizioni i pergjithshem qe buron nga perrallat per boten e jeten eshte optimist. Keshtu, edhe ne perrallen tone, e mira triumfon dhe njeriu me ane perpjekjesh dhe sakrificash, duke qene kurdohere i ndershem, ia arrin me ne fund lumturise, arrin ta fitoje ate (e Bukura e Dheut, si simbol i lumturise). Ky vizion optimist e realist e ka burimin te karakteri kolektiv i folklorit dhe shpreh soliditetin dhe qendrueshmerine e popullit perballe problemeve te jetes dhe veshtiresive qe dalin perpara.