Author Topic: Flet Julinda  (Read 1040 times)

valbona

  • Newbie
  • *
  • Posts: 39
    • View Profile
Flet Julinda
« on: May 04, 2008, 05:46:22 PM »

E larguara nga shtëpia e “Big Brother”, tregon ditët e saj brenda shtëpisë

Julinda, e sapodala nga shtëpia e “Big Brother Albania”, tregon për impaktin e parë me realitetin, ndërsa është bërë e famshme. Ajo nuk e ka humbur buzëqeshjen, por tregon se i kanë bërë shumë përshtypje disa gjykime të rënda mbi jetën e saj personale nga ana e opinionistëve të forumeve. Ajo që ka përfituar si eksperiencë personale, është se dashuria dhe ndjenjat nuk duhen dhënë te personat e gabuar dhe se shpesh te disa mënyra të çiltra të të vepruarit, njerëzit gjejnë personin e gabuar. Përmend shpesh se jeta në shtëpi është aq reale sa edhe ajo jashtë saj, vetëm se kur e ka parë me sytë e saj, është çuditur me fiksionin që krijohet përmes një ekrani televiziv.
Si t‘u duk vetja nga ana tjetër e ekranit, tani që ke dalë? Cili është ndryshimi për ty, ndërmjet të qenit brenda dhe jashtë tij? Cilat janë pishmanet dhe gjërat për të cilat krenohesh, tashmë që ke parë …le të themi gjithë pazellin?

Ndryshimi: tani që i shoh gjërat nga jashtë më duket ireale, tamam sikur po luaja një film, jo sepse unë luaja një rol, po sepse e tillë është kur e sheh veten në ekran. Ndërsa brenda çdo gjë ishte reale. Çdo gjë e prekja me dorë, çdo person aty brenda. Kur je brenda ata janë tepër të vërtetë, edhe pse nga jashtë këtë gjë nuk mund ta dallosh. Pishmane ka. Mendoj se duhet ndoshta të fshij ca skena që kanë ndodhur aty brenda, kur e kemi tepruar me shakatë dhe pijet. Në ato momente nuk isha unë. Mund të kisha sulmuar më tepër disa persona. Edhe pse e kam thënë që më pëlqejnë rregullat dhe s‘më pëlqen t‘i ofendoj njerëzit, por kjo u gjykua nga jashtë si dobësi. Krenohem që nuk e humba çiltërsinë dhe logjikën time.
Si të kanë pritur njerëzit, çfarë prisje ti prej tyre?
Ka pasur reagime pozitive dhe negative: Ato negative, që vërtet nuk i prisja, janë ato mbi jetën time personale: mund të them se njerëzit kanë një fantazi të shfrenuar. Asgjë nuk është e vërtetë nga ato që kanë shkruar dhe vërtet që jam ndier keq. Më tepër jam shqetësuar për familjarët e mi, të cilët e kanë përjetuar pak më rëndë. Unë si person u bëj ballë sulmeve, por familjarët e mi i kanë dëgjuar ato gjëra dhe janë ndier aq keq, sa më kanë lindur dyshime nëse duhej ose jo ta bëja këtë eksperiencë. I kam lënduar aq shumë, sa do doja mos të kisha qenë fare ndonjëherë. Kur hyra me kokën time, ata ma falën, por kur dëgjuan ato gjëra që ishin shkruar në forume nuk mundën ta përballonin, sa janë penduar që më lanë të hyja.
Cila ka qenë ndodhia më emocionuese këto tri ditë në liri?
Emocioni më i madh ishte takimi me babanë tim. Takimi me të më qetësoi, edhe pse ai ishte i mërzitur. Më gëzoi fakti që më kishte mbështetur në çdo veprim timin.
Na fol për eksperiencën në “Big Brother Albania”. Me cilin mendim hyre dhe me cilin dole? Çfarë prisje të ndodhte, çfarë nuk ndodhi dhe pse?
Eksperienca është unike dhe e paharrueshme. Nuk ishte ashtu siç e prisja, nuk ishte pothuaj ashtu siç mendoja unë. Për shembull, kur dola jashtë u përballa me këtë realitet kaq të ashpër. Unë prisja një reagim pak më pozitiv, edhe pse unë nuk kisha asnjë synim në vetvete. Jeta ime është shumë e mirë, nuk është se kërkoja diçka tjetër aty brenda, përveç eksperiencës. Atje ndihesh si në një botë të shkëputur: ishte planeti Tokë dhe planeti “Big”. Vetëm të shtunën lidheshim me Tokën dhe dëgjonim ato që na thoshte Arbana.
Unë kam kuptuar ama, se shumë gjëra janë keqkuptuar, lidhjet dhe afeksionet janë transformuar tek ata që i kanë parë nga jashtë. Aty brenda, je me persona të huaj dhe nevojat e përditshme që ti ke si njeri kërkon t‘i ndash me ta, sepse nuk ke tjetër, edhe ndoshta ky ka qenë keqkuptimi më i madh.
Besa po e ndien shumë mungesën tënde. Ti mendon se ky emision të lejon në fund të kesh një mik?
Konkretisht, duke qenë kaq pranë me njerëz të panjohur, a ka ndryshuar ose ndikuar kjo në mendimin tënd mbi natyrën njerëzore?
Ideja ime është se edhe aty brenda mund të bësh miq dhe kur kam dalë jashtë e kam parë se deri tani, unë kam bërë miq aty brenda. Disa banorë aty nuk kanë kërkuar miqësi, por aleanca. Unë nuk kam bërë rol, e pashë thjesht si një jetesë tremujore. Ajo që kuptova ishte se afeksioni që mund të tregosh ndaj një personi, keqkuptohet. Shumë pak njerëz e kuptojnë drejt dhe në dashurinë që fal duhet të jesh më e rezervuar.
Na përshkruaj presionin e të qenit 24 orë i monitoruar nga kamerat: në çfarë pozite gjendesh me intimitetin tënd? Nga sytë e kujt ishe më shumë e shqetësuar, atyre jashtë apo atyre të banorëve të tjerë?
Vetëm ditën e parë pak e kam ndier, pastaj i harruam kamerat. Ky ndoshta ka qenë një gabim dhe shpesh kam thënë dhe kam bërë gjëra, me të cilat kam lënduar njerëz. I harroje që kamerat ekzistonin. Më shumë më preknin sytë që më shihnin nga jashtë, i të afërmve të mi dhe atyre njerëzve të ngushtë që më njihnin.
Kush të pëlqen më shumë nga banorët dhe kush më pak?
Preferencat e mia i kam shprehur, Besa dhe Arbri. Më pëlqente loja e Shkëlqimit, ndërsa si person më me edukatë më është dukur Poli. Nga ata që më kanë zhgënjyer është Olsi, pasi nuk i prisja ato lloj sulmesh nga ana e tij. Fakti që më sulmoi në atë lloj mënyre ishte diçka e papritur dhe e papëlqyer.
Cila është pjesa reale dhe cila është e pavërtetë në atë eksperiencë?
Gjithçka brenda më është dukur reale, tani që kam dalë çdo gjë më duket ireale.
Je takuar me Ronin, të dashurin tënd?
(Qesh) Sapo! Folëm, por gjërat do marrin një rrjedhë për të cilën unë nuk jam e sigurt. Unë kam besim tek ai dhe është personi që më ka ndenjur më afër. Ajo që nuk kuptohet nga njerëzit e dashur, është sesi mund të krijosh afeksion aty brenda për persona që nuk i njeh fare. Por gjithsesi, ai është një person që më kupton shumë.
Ndihesh e ndërprerë në rrjedhën e jetës tënde të mëparshme, cilat janë shpresat dhe objektivat e tu tashmë?
Tani që kam dalë më duket sikurkam kohë që kam dalë nga shtëpia. Tani më duket sikur jam larguar shumë. Planet e mia janë ato të mëparshmet, të vazhdoj studimet dhe punën që kam ndërprerë. Tek ajo që dua të arrij unë, “Big Brother” nuk do të jetë ndihmesë e madhe, vetëm vullneti im do ta bëjë këtë.