Author Topic: Turkesha  (Read 1021 times)

Tina

  • Newbie
  • *
  • Posts: 47
    • View Profile
Turkesha
« on: April 17, 2008, 10:58:29 AM »

Dikur kam njohur një Turkeshë
Nga vendi i largët Adana
Me sy te zezë e vetull zezë
Me flokët lyer me këna
Ajo ne vesh më pëshpëriste
Si fërfërima në zabel
Po fërfërima ish turqishte
Si varg divani "çok gjyzel"

Çudira pranë saj mendoja
Çudirat merrnin rrugën vrap
Këtë turkeshe kur pushtoja
Unë Anadollin, bëja zap.

Nga buzët rridhte një turqishte
Si rrjedhin rimat në gazel
Turkesha këngët përshpëriste
"Ah, Arnaut , gjyzel gjyzel"


Turkesh e dashur, kjo që ndodhi
Të kishte ndodhur atëherë
Kur Krujën digjte  Anadolli
Ç'do kishim bërë moj e mjerë?
 
S'do mend qe kokën Skenderbeu
Ma kishte prerë si karpuz
"Tani kur flakë digjet dheu
Ti puth Turkeshën mor domuz?"
 
Dhe ti mbi trupin tim do bije
Do shaje Krisht e Muhamet
Mes kujës faqet do t'i çirrje
"Ah! Arnaut! medet medet."
Por gjer këtu s'do kisha rënë
S'do kisha kohe për sevda
Pusi diku do kisha zënë
Atje mbi muret ne kala.

3)
Kjo histori është e trilluar
Kur isha largë në Adana
Betohem, hiç s'kam dashuruar
Ndonjë turkeshë me këna!
E ku ta lija një lanete
Një xhinde Shkodre, një kaproll
Ajo me not do çante dete
Dhe do më gjente në Anadoll!

Po kjo s'do thotë se si dua
Syzeskat turke si gazel
Kur çel si bahce, rrjedh si krua
Nga buzët verbi "Cok gjyzel".

Dritero Agolli.