Nga Ylber Memia - Koha Jone
Si shpikja me e madhe e njerezimit pas rrotes e zjarrit, interneti po transformon gjithnje e me teper jeten e njeriut. Interneti mundesoi komunikimin e shpejte te individeve e organizatave, ai eshte gazeta me e madhe, enciklopedia me e madhe e botes moderne. Ne internet mund te komunikosh, mund te lexosh, mund te kulturohesh (ose te ckulturohesh nese je pa mend), mund te informohesh, mund te blesh e te shesesh mallra e sherbime, mund te paguash faturat e shtepise e te biznesit, te paguash e te paguhesh, mund te botosh, te degjosh muzike, te shohesh koncerte e filma, mund te besh shkolle e trainime profesionale me korrespondence e te tjera e te tjera.
Zhvillimi me i madh ne kete bote te re te teknologjise se informacionit (IT) eshte bere qe nga fundi i viteve 1980 e ne vijim. E koinciduar kjo me periudhen kur mjaft vende ish-komuniste te botes rrezuan sistemet e tyre diktatoriale dhe u renditen me demokracite tradicionale perendimore, ishte ne te mire te ketyre vendeve qe te futeshin menjehere ne rrjedhen e ketij zhvillimi te madh qe revolucionarizoi informacionin, komunikimin, arsimin e dijen. Por jo te gjithe keto vende e kuptuan njelloj rendesine e vleren e ketij drejtimi te ri. Duke u hedhur nje sy statistikave te International Telecommunication Union (ITU), nje organizate nderkombetare brenda OKB-se, me qender ne Zvicer, te vjen keq kur shikon se Shqiperia eshte nga vendet e fundit per sa i perket fushes se kompjuterave dhe internetit. Ne statistikat e vitit 2003 (
http://www.itu.int) Shqiperia figuron me 0.98 perdorues interneti ne 100 banore, duke lene pas ne hapesiren evropiane dhe te ish-vendeve te BS, vetem Taxhikistanin dhe Turkmenine. Nderkohe, ne kete hapesire kryeson Islanda me 67.5 perdorues ne 100 banore, Suedia me 63, Britania e Madhe me 59.2, Holanda me 52.19, etj. Ne Evropen Juglindore, Bosnje dhe Hercegovine ka 3.91 perdorues ne 100 banore, Maqedonia - 6.05, Serbi-Mali i Zi - 7.87, Moldavia - 7.98, Turqia - 8.49, Greqia - 15, Rumaia - 18.4 dhe Bullgaria - 20.58. Eshte keqardhese ta gjesh vendin tend ne kete renditje. Dhe kjo vjen si rezultat i qeverisjes miope e te papergjegjshme te te gjitha qeverive qe kane ardhur ne Shqiperi pas vitit 1990 ne drejtim te zhvillimit te IT. Jane dhene kaq e kaq ndihma nga organizatat nderkombetare e vende te zhvilluara, me kompjutera e projekte lidhjesh ne internet. Shumica prej tyre kane avulluar ne interesa personale. Ndryshe nuk do te kishim ate vend qe kemi ne renditjen e mesiperme. Eshte disi komike te shohesh po ne ate statistike se Shqiperia eshte me lart se mjaft vende te tjera te Evropes Juglindore per sa i perket numrit te abonenteve te telefonise celulare, 35.8 per 100 banore. Telefonat po, ata i ka qejf shqiptari i shkrete se nuk duan shume pune, shtyp nje buton dhe alo, alo.
Ashtu sic i duhej njeriut nje plug qe e terhiqte me qe, kuaj apo traktor, per te leruar token, sic i duhej mendimtarit nje kunj i shkrimeve kuneiforme, nje pergamen a pende pate dhe me pas nje kallamar, laps e mjete te sofistikuara per te shkruar, ashtu edhe per internetin duhet te kesh nje kompjuter dhe nje lidhje qe te hysh ne boten e madhe te cyberspace. Nuk mund te mendohet perparimi i sotem ne bote, i palidhur me boten e kompjuterit e te IT. Ndaj shtetaret e Shqiperise, parlamentaret, OJQ-te dhe te gjithe ata qe u dhimbset zhvillimi i vendit, duhet te mendojne me shume per kete zhvillim. Njerezit e pushtetit e te partive le te mendojne me pak per strategjite e fitoreve zgjedhore, per grindjet e paprera me "ne" dhe "ata" dhe duke luftuar ndershmerisht abuzimet e aferat korruptive, le te mos i zere gjumi per ca gjera fare te thjeshta: si te kete me shume kompjutera ne Gramsh, ne Kala te Dodes e ne Gomsiqe. Te mos i zere gjumi naten duke menduar se si femijet e shume krahinave ne Shqiperi jo vetem qe s(kane shkolla per te qene, qe nuk ushqehen mire, qe s(kane libra e drite, por nuk e dine edhe se c(eshte kompjuteri e interneti.
Interneti u fut per here te pare ne Shqiperi ne vitin 1991 nga Fondacioni Soros. Gjate ketyre 15 vjeteve, jane krijuar mjaft kompani sidomos ne qytetet e medha te vendit, te cilat ofrojne perdorimin e internetit. Tarifat per kete lidhje jane nga 16 deri ne 35 $ ose 15 deri 45 per qind e te ardhurave mesatare mujore (A.Nune: Sudosteureopaissches Mediezentrum,
http://soemz.euv-frankfurt-o.de/medi.../main/articles), teper te medha per t(u perballuar nga shqiptaret. Shto ketu edhe shpenzimin per blerjen e kompjuterit dhe te aksesoreve. Nje rruge e shpejte dhe praktike eshte shtimi i internet-kafeve. Sipas burimit te sapocituar, ne Shqiperi ka sot rreth 130 te tilla. Me shtimin e fondeve per arsimin, mjaft shkollave do t(u behej i mundur aksesi ne internet. Nxitja, lehtesimi e shtimi i bizneseve qe ofrojne internetin, do ta bente kete sherbim me kosto gjithnje e me te ulet.
Duhet ta kemi te qarte te gjithe: perdorimi i internetit eshte nje imperativ dhe nevoje e domosdoshme per Shqiperine ne pergjithesi e rinine shqiptare ne vecanti. Ndonje kontrapedal kokeshkrete mund te hidhej e te thoshte se ky po na kerkon qiqra ne hell dhe se kjo eshte luks perpara mjaft gjerave jetike qe i duhen vendit. Por kjo nuk eshte keshtu. Po pritem te rregullojme ato gjerat e tjera dhe pastaj te merremi me kompjuterat e internetin, do te jemi kurdohere ne bisht te zhvillimit boteror. Perpjekja per zhvillimin e IT duhet bere se bashku me ate per zgjidhjen e shume problemeve te tjea qe ka vendi. Qeverite shqiptare duhet te jene me te vemendshme ndaj nismave qe dalin ne bote ne kete drejtim. Ne janar 2005, ne forumin ekonomik boteror te Davos, Zvicer, Nikolas Negroponte, profesor i teknologjise se medias ne Institutin e Teknologjise te Masacusets, hodhi idene e prodhimit te kompjuterave me kosto 100 dollare per femijet e vendeve ne zhvillim.
I ndodhur ne nje pozite te lakmueshme gjeografike persa i perket trafikut te cyberspace, me nje popullsi relativisht te vogel dhe me nje potencial te fuqishem rinor intelektual, Shqiperia i ka te gjitha mundesite qe me vullnet e perpjekje te vihet ne radhet e vendeve te perparuara ne ate drejtim ku leviz e ardhmja.
(bisedo me autorin: ylmia@yahoo.com)