Author Topic: Pesh ngritja premton: Me 7 shtangist ne "Pekin 2008"  (Read 1733 times)

edmiri

  • Newbie
  • *
  • Posts: 8
    • View Profile
    • Email
Pesh ngritja premton: Me 7 shtangist ne "Pekin 2008"
« on: July 31, 2007, 03:56:32 PM »
Pesh nngritja shqiptare kerkon qe te shenoj  nje tjeter hap te rendesishem ne perfaqesimin e saj nderkombetar, duke k�rkuar qe te konkurroje me 7 shtangiste ne Lojerat Olimpike "Pekin 2008". Nje gje te tille e ka bere te ditur presidenti i Federates se Peshengritjes, Esat Ademi, ne nje takim te zhvilluar sot me ministrin e MTKRS-se, Ylli Pango. Te pranishem ne kete takim kane qene disa nga drejtuesit e te dy institucioneve, por edhe peshengrites te cilet pretendojne per nje perfaqesim dinjitoz ne Lojerat Olimpike te vitit te ardhshem, si Erkand Qerimaj apo Fetije Kasa. Presidenti Ademi, pasi ka treguar ecurine e punes ne federates, ka premtuar impenjim maksimal. "Synimet tona jane per nje pjesemarrje sa me te larte dhe cilesore, ashtu si edhe me nje numer me te madh shtangistesh se ne edicionet e meparshme te Lojerave Olimpike. Ne do te provojme qe te marrim pjese me 7 sportiste ne kete eveniment, pa harruar synimet per te perfaqesuar sa me mire Shqiperine ne Olimpiade", u shpreh Ademi, i cili mori premtimin per mbeshtetje financiare nga ministri Pango.