Author Topic: Doli ne qarkullim nr. 7 i revistes 3-mujore INTEGRIM  (Read 1856 times)

valbona

  • Newbie
  • *
  • Posts: 39
    • View Profile
Doli ne qarkullim nr. 7 i revistes 3-mujore INTEGRIM
« on: December 12, 2007, 06:59:18 PM »
(Botim i Institutit te Femijeve Jetim)


DREJTOR I PËRGJITHSHËM
ILIR ÇUMANI

DREJTOR
MARASH HAJATI

KRYEREDAKTOR
ALBERT ZHOLI

ZV/KRYEREDAKTORE
ADELINA MAMAQI
REDAKTORË
ANILA LEKA
ALBANA MUSTAFARAJ
ENTELA SULA
KONSULENTË
Prof.Dr.Ylli Popa
Prof.Dr.Farudin Hoxha
Sabri Godo
Prof. Dr. Arsim Bajrami
Prof. Halim Kosova
Xhevahir Spahiu
Prof.Dr.Ass.Edmond Dragoti
Prof.Dr.Luan Omari
Prof.Dr.Anesti Kondili
Dr.Moikom Zeqo
Dr. Flora Brovina
Besnik Mustafaj
Dr. Makbule Çeço
As.Prof.Rubena Moisiu
Diana Çuli
Bajram Ibraj
Valentina Leskaj
Sadije Agolli
Jorgo Papingji
Mimoza Ahmeti
Ema Qazimi
Gjin Marku
Anton Qesari
Prof. Dr. Thoma Kristo
Astrit Kalenja
KRYETAR I KËSHILLIT TË ETIKËS
Dritëro AGOLLI
DESIGN AND LAYOUT:
Elzana ÇALI
Rudina MEMA
IDEOI KOPERTINËN:
Marash HAJATI
EDITOR FOTOGRAFIE
Ilia TERPINI
MARKETINGU:
Esterina Durmishi
Nevila Gjorga
ADRESA E REDAKSISË:
Rruga “Qemal Stafa”, Vila 384 /1
Tel Fax:00355 4 360 611
Mobil: 069 20 35 431
e-mail:nifao.orfan@gmail.com
NR.I LLOGARISË:
Banka Kombëtare Tregtare 35108
Botimi i kësaj Reviste u mbështet nga:
Tel:00355 4 2 70592/3
2007, Nr.7
Botim i Institutit Kombëtar të
Integrimit të Jetimëve Shqiptarë


PERMBAJTA

4- Streha e Parë Vorfnore, 90 – vjet traditë, dëshmi e gjallë e arsimit
dhe e humanizmit në Shqipëri.
10- Këshilla e Konfucit për doktorin dhe “pacientin” e tij varfërinë. -
Koment nga Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit
Kombëtar të Integrimit të Jetimëve.
14- Liri Berisha: Admirim dhe respekt për humanizimin tuaj, - nga
Dëshira Shehu
16- “Me ne, shoqëria bëhet edhe më e mirë”. - Një seancë
parlamentare me fëmijët jetimë e organizuar në sallën e Kuvendit
të Shqipërisë nga Instituti i Integrimit të Jetimëvë, nën kujdesin e
Kryetares së Parlamentit znj.Jozefina Topalli.
24- Reportazh - Dosja “D.A”, - nga Agim Pipa, publicist.
27- “Pranë të gjithëve”, - një rubrikë ku dëgjohet zëri i jetimëve.
28- Jetimët, një çështje mbarëkombëtare. - Nga veprimtaria e Institutit
me jetimët në Shqipëri dhe Kosovë.
34- Birësimi, ky ligj pak i njohur nga të gjithë dhe i keqkuptuar... - Një
interpretim dhe këndvështrim juridik për çështjen e birësimit,
nga Ilir Çumani, IKIJSH.
40- “Roli që më bëri t’i dua shumë këta fëmijë....” - Kujtime dhe
mbresa për filmin “Lulëkuqe mbi Mure”, nga artisti i madh, i
paharruari Kadri Roshi.
43 -Violeta Manushi, nënëmadhja dhe artistja e famshme që do t’ju
mungoj jetimëve.
44- Mediat i respektojnë jetimët, por.... - Koment nga publicisti i
njohur Marash Hajati.
46- Forumi i gazetarëve profesionistë në ndihmë të jetimëve, një
kërkesë e kohës për ndërgjegjësim dhe apelim.
48- Letër – Propozim për shpalljen e Ditës Botërore për Jetimët, drejtuar
z. Ban Ki-Moon, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
50- Apeli: “Ndihmoni Jetimët...”, - nga Albert Zholi, kryeredaktor.
55- Muhamet Malo, profili i një sportisti, bisnesmeni dhe humanisti,-nga Albert Zholi
58- Xhoana Nano: Modeli i bamirësisë së një zonje të pushtetshme, -
nga Albert Zholi.
62- Reportazh për 20 Majin, mbresat e një feste të paharruar e
fëmijëve jetimë së bashku me politikanë e artistë, përfaqësues të
besimit fetar dhe shoqëria civile...nga Albert Zholi
66- Braktisja e fëmijëve, krim apo turp social!?. - Vështrim sociologjik
e psikologjik nga sociologu Gëzim Tushi.
68- Lamtumira e Serafin Fankos, engjëlli - jetim që u kthye në gjeni, një
ikonë e çmuar e teatrit dhe kinemasë shqiptare, - nga Vitore Nela.
75- Humanistja Flora Brovina, rrëfen kalvarin e gjatë të vuajtjeve në
burgjet serbe, përkushtimin ndaj fëmijëve jetimë të Luftës në
Kosovë, - nga Entela Sula.
78- Birësimi, alternativa më e mirë përballë institucionalizimit, - nga
Teuta Gjokrushi, Kryetare e Komitetit Shqiptar të Birësimit.
81- Historia e dhimbshme e 37 vjeçares Lindita Duka. Jeta në Shtëpitë
e fëmijës ku një sëmundje në moshën 3 vjeçare e lë invalide përjetë.
E pastreh, ajo detyrohet të bashkëjetoj me një 63 vjeçar.... – nga
Blerina Moka.
84- Më shumë respekt dhe dinjitet për njeriun në nevojë. - Mesazh
kryebashkiakëve
87- Evanthi Ciko, nëna e madhe, edukatorja dhe drejtoresha e
përjetshme e jetimëve. - 85 – vjetori i lindjes.
89- Emisioni “SOS”, një kambanë alarmi që ngjall shpresat tek njerëzit
në nevojë, - nga Matilda Terpollari.
92- Zemra në pëllëmbë të dorës. - Pjesë nga romani me të njëjtin
titull, kushtuar jetimëve nga shkrimtari i mirënjohur për fëmijë
Viktor Canosinaj.
96- Fëmijët jetimë, institucionet sociale dhe integrimi i tyre, nga GëzimTushi

Apeli: Ndihmoni Jetimët!

Nga Albert Zholi

 
Albert Zholi
Nuk është ditë feste. Është ditë apeli, ditë fushate, ditë sensibilizimi e iniciuar nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, ku mbarë shoqëria, shteti, politika,
organizatat, prindërit dhe biznesmenët duhet të jenë më afër fëmijëve jetimë. Në optikën e kësaj dite, shqiptari shikon përtej vetvetes,familjes, diku larg: Si ditën e dashurisë së veçantë, të një dite fushate hyjnore, ku të gjithë duhet të kthejmë sytë natyrshëm, ndjeshëm, emocionalisht, prindërisht, tek ajo pjesë e fëmijëve që quhen jetimë. Dikush nga aksidentet, dikush nga lufta, dikush nga gjakmarrja (plagë primitive në kohët moderne), dikush nga sëmundja, dikush nga braktisja (ka edhe prindër të tillë), dikush nga varfëria, dikush nga tradhëtia, dikush nga xhelozia, dikush... Por ata tashmë jetojnë pa familje, pa prindër, ata
kanë një emër që të shkakton dhimbje: Jetimë! Në botën e sotme të bollëkut dhe varfërisë, të kibernetikës dhe fiseve primitive, të shkëlqimit verbues dhe kasolleve me trarë, të luksit të shfrenuar dhe dëshirës për dy lecka, të pijeve brilante dhe etjes së madhe për një pikë ujë, të makinave luksoze dhe karrocave të dorës, ata qëndrojnë në miniaturë, më larg të dyja përballjeve. Ata nuk gëzojnë luksin, por as nuk i trishton varfëria. Ata janë më shumë se të varfër, ata janë larg kërkesës për luks, sepse u mungon diçka më e madhe se luksi dhe varfëria më e madhe: dashuria prindërore. Ata nuk mund t’i ngrohë as zjarri në vatër, as
temperatura e kondicionerit, as prushi në mangall, as soba elektrike, as lekët e shumta, as shtëpia e mobiluar. Jo! As dielli, as jorgani nuk mundet të ngrohë shpirtin e përvëluar të
fëmijëve, që, më së shumti se çdo gjë, u mungon dashuria prindërore. Ndoshta dhe për këtë mungesë ngrohtësie Dita Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve është përcaktuar
më 20 Maj. Kjo datë përkon me pikun e pranverës, stinës më të bukur, stinës së luleve, të ajrit të pastër, të gjelbërimit natyror, të gëzimit fëminor me hapësira për lodra. Si vetë
sinqeriteti, buzëqeshja dhe dëshira për jetë e fëmijëve, është Pranvera. Kjo stinë për nga bukuria dhe gjallëria njësohet me vetë fëmijët. Kjo është stina e tyre, apo më mirë ata janë
vetë Pranvera. Nuk ka zemër të durojë lotët e tyre, nuk ka zemër, sado e sertë, të mos qeshë me gëzimin dhe çiltërsinë e tyre. Por kur sheh jetimët, të qeshurën e tyre të
venitur, strukjen e tyre brenda vetvetes, e ndjen sinqerisht se atyre u mungon jo diçka, por shumë. Sipas z. Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, në Shqipëri, në regjimin komunist ka pasur 25.000
fëmijë jetimë, të cilët, sipas brezave në vite, ishin sistemuar në Shtëpitë e Fëmijëve, të vendosura gjeografikisht në disa qytete të vendit. Ata kanë pasur një përkujdesje shtetërore të zakonshme, por që në fund të fundit nuk ekzistonte rreziku i trafikimit.
Njëkohësisht, ata qëndronin edhe nëpër familjet e të afërmve, apo në familjet shqiptare që nuk kanë pasur fëmijë. Ndërsa sot në Shqipëri ka 3- 4 herë më shumë jetimë. Aktualisht në Shqipëri funksionojnë me kapacitet maksimal 26 Qendra rezidenciale Jetimore shtetërore dhe joqeveritare (OJF) prej të cilave 11 janë Shtëpi Fëmijësh në juridiksionin e shtetit. Këto shtëpi ndodhen në Sarandë, Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Tiranë, Shëngjin, Shkodër.
Nga viti në vit kushtet e tyre janë përmirësuar ndjeshëm, si dhe është rritur në maksimum siguria. Të tjerë fëmijë jetimë janë akomoduar në Qendra Jetimore Rezidenciale, që
drejtohen nga OJF të huaja dhe vendase dhe të vendosura kryesisht në Tiranë, Elbasan, Shkodër, etj. Në këto qendra ka pasur dhe ka probleme të ndryshme sigurie. Sipas
statistikave, rreth 1.300 fëmijë jetimë i takojnë komunitetit të romëve, pjesa dërrmuese e të cilëve janë të paregjistruar në zyrat e gjendjes civile. Zërat për trafikimin e qenieve
njerëzore dhe pikërisht fëmijëve, i përkasin këtij kontigjenti. Ndaj edhe
20 Maji është një apel mbarëshqiptar për t’i thënë “JO” trafikimit të tyre. Kjo ditë është shumë pranë 1 Qershorit, Festës së Fëmijëve, ku të gjithë ne duhet të shqetësohemi për
këtë kategori. Nuk ka muzikë më të bukur se zërat e të vegjëlve, s’ka ndjesi më të bukur për njerëzit, kur me dashamirësi të sinqertë ndihmojnë këta fëmijë. Jo më kot populli thotë se Kombi fillon te nënat dhe vazhdon te fëmijët. Nuk është malli pasuri, por pasuria e vërtetë është fëmija. “Gratë na bëjnë poetë, ndërsa fëmijët filozofë. Ruajini lotët e fëmijëve tuaj, që të kenë mundësi t’i derdhin mbi varrin tuaj”, ka thënë mijëravjeçarë më parë Pitagora. Kjo
thënie e tij sot është apel, një thirrje për një qëllim të madh. Dhe ky apel është se nuk ka nismë më të bukur, më sinjifikative se sa të punosh që fëmijët jetimë të jenë po aq të lumtur sa janë fëmijët e tjerë. Kush ndihmon këta fëmijë, nuk ka dhënë një ndihmë modeste, por, pa dashur, ka ndërtuar një kala.



shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: Doli ne qarkullim nr. 7 i revistes 3-mujore INTEGRIM
« Reply #1 on: February 10, 2011, 07:44:06 AM »
Këto dita doli libri  më domethënës i mërgatës shqiptareMonografi për Komunitetin Shqiptar në Gelsenkirchen të Gjermanisë
Autor:Sejdi Gashi
Botues:SHOQATA KULTURORE-SPORTIVE SHQIPTARE NË GELSENKIRCHEN

Lektor dhe korektor:Driton Gashi

U shtyp në shtypshkronjën"Printing Press"Prishtinë

Libri bënë fjalë për mërgimin  e shqiptarëve nga lufta e dytë botërore,të mërguarit për punë të përkohëshme(Gastarbeiter),
të përndjekurit politik viteve të 80-ta,të përndjekurit ekonomik dhe politik të viteve 90-ta,të përndjekurit e luftës së Kosovës,
Shkollat shqipe në Gjermani,aktivitetet e mërgimtarëve në të mirë të zgjedhjes së çështjes kombëtare nëpër shoqata dhe klube
në Gelsenkirchen.Lexuesi i mirëfilltë do të kuptoi se ka në dorë librin më të mirë që mund të i kushtohet mërgatës.Libër ky që hedh fakte historiko-kombëtare,i një shqiptarizmi real,i një shqiptarizmi të bukur,të mbrojtur me sakrifica mërgimtarësh,pa kursyar jetën për atdheun,pa kursyar lekët as mundin për të ndihmuar atdheun,shkollën,familjarët,duke mbrojtur me mund shpëtimin e të rinjëve nga asimilimi,duke ua futur në zemër zjarrin e atdhedashurisë,duke i mësuar atyre gjuhë,art,kulturë,traditë,histori dhe gjeografi kombëtare,që fëmiu ynë larg atdheut të mosndihet i huaj,por shqiptarë atdhetarë.
Këto dhe shumë gjëra të tjera mund të i gjeni në Monografinë"KOMUNITETI SHQIPTAR NË GELSENKIRCHEN-GJERMANI"