Author Topic: Intervistë: Nora Klosi  (Read 1357 times)

valbona

  • Newbie
  • *
  • Posts: 39
    • View Profile
Intervistë: Nora Klosi
« on: May 14, 2008, 11:42:59 AM »
Sekretet e martesës së Nora dhe Blendi Klosi #post50
Njihen bashkë prej 6 vitesh, por lidhja e tyre është bërë e njohur prej dy vjetësh. Të përkushtuar totalisht ndaj njëri-tjetrit, ish-ministri i Kulturës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe bashkëshortja e tij, Nora Gega prej shtatë muajsh janë të martuar. Martesa nuk ka ndryshuar shumë në lidhjen e tyre, ndoshta më shumë përkëdhelje, angazhime familjare dhe plane për një të ardhme edhe më të suksesshme. Të impenjuar shumë me punë gjatë ditës, shtëpinë e shohin si prehjen për t’u relaksuar dhe për të hequr stresin profesional. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, Nora Gega rrëfen jetën bashkëshortore me Blendi Klosin, të njohurat dhe të panjohurat e marrëdhënies në çift si dhe synimet dhe ëndrrat që dëshirojnë t’u realizohen.
Prej shtatë muajsh jeni të martuar. Si ndiheni gjatë gjithë kësaj kohe? Çfarë duket se ka ndryshuar tek ju?
Ndihem shumë mirë brenda mureve të shtëpisë. Më shijon qëndrimi brenda, edhe pse ndonjëherë më tremb dhe duket sikur po plakem. Kam qejf në fakt, rrimë të dy me Blendin. Ndërsa kur nuk e kam Blendin nuk dua të rri vetëm në shtëpi. Ritmi i jetës time ka ndryshuar shumë, sepse më parë shkoja në punë në orën 9 të mëngjesit dhe kthehesha në mesnatë. I isha përkushtuar totalisht punës, pa programuar asgjë tjetër. Tani po i jap hapësira vetes dhe familjes time.
Çfarë ka zbuluar Nora tek Blendi gjatë martesës?
Po i afrohemi çdo herë e më shumë njëri-tjetrit. Jemi komplet njësoj në tipa. Flemë të dy shumë gjumë. Bashkëjetesa na ka bërë të kuptojmë dhe të njohim shumë gjëra për secilin. Që të dy përtojmë të marrim iniciativa dhe shpesh herë gjërat që nisim, sigurisht jo urgjente apo të domosdoshme, i lëmë përgjysmë. Përkushtimi i Blendit ndaj meje është i njëjtë si më parë. Ndihem shumë e përkëdhelur, sepse në fakt edhe vetë ia imponoj. Jam mësuar gjithmonë të jem e përkëdhelur. Nuk më ka bërë të më ndryshojë jeta, që të ndihem keq apo të kuptoj shumë faktin që jam e martuar. Ndihem mirë për këtë. Nuk i japim njëri-tjetrit sforcime. Bëjmë çdo gjë me qejf dhe me dëshirë.
Po Blendi çfarë ka zbuluar tek Nora?
Që di të gatuaj shumë mirë. Nuk dija të gatuaja më parë. Përtoja më saktësisht.
Kush të ka ndihmuar të mësosh?
Me të pyetur e me të parë kam mësuar të bëj të gjitha gjellët e shtëpisë. Mundohem të bëj gjellë, pasi gjatë ditës hamë jashtë. Kam mësuar shumë këto kohë. Tani di të gatuaj, bizelet, thierrëzat, fasulet e të tjera si këto. Më pëlqen të merrem me gatim. Më përpara nuk gatuaja asnjëherë. Kemi shtruar edhe shumë darka me miq dhe kanë dalë mjaft të këndshme dhe me mjaft sukses.
Cila është pjata e preferuar që gatuani më shpesh?
I hamë të gjitha, si unë ashtu edhe Blendi. Blendi ha çdo gjë që i gatuaj unë, dhe i shijon shumë. Jemi shumë afër njëri-tjetrit në shije, asnjëherë nuk bëjmë naze.
Ndonjë bebe në planet tuaja?
Tani për tani jo. Unë jam e angazhuar me shkollën dhe punën. Jemi shumë të zënë. Nuk është se nuk e mendojmë dhe s’e flasim. Do të jetë për pak më vonë. Nuk bëjmë asnjë plan se kur, kur të vijë, të vijë.
Do të dëshironit djalë apo vajzë?
(Qesh). Është dilemë shumë e madhe kjo. Na pëlqejnë edhe djemtë edhe vajzat, por çfarë të na japë zoti. Nuk e kemi problem.
Sa fëmijë do të donit të kishit?
Tre ose katër, sa të mundemi. Fëmijët të ndryshojnë jetën, ta zbukurojnë. Ashtu siç ua kemi zbukuruar ne prindërve tanë.
I përkushtoheni shumë njëri-tjetrit gjatë ditës?
Mundohemi që sa herë të kemi momente të lira gjatë ditës të qëndrojmë bashkë. Duam të rrimë vetëm me njëri-tjetrin.
Marrëdhëniet tuaja me punët e shtëpisë?
Nuk bëjmë as unë e as Blendi punë shtëpie. Jemi zero që të dy nga kjo anë. Në shtëpi kemi punësuar një grua që merret me to, ndërsa gatimin preferoj ta bëj vetë. Nuk ia themi fare për punë shtëpie, sepse dhe koha që kemi në dispozicion është shumë e pakët. Jemi të dy të angazhuar shumë me punë.
Ndërsa për sa i përket pazarit, është pjesa që bëjmë më me kënaqësi. Në një nga pasditet e javës që jemi të lirë, dalim të dy dhe blejmë gjërat që na duhen. Është moment shumë relaksues. Në fakt gjërat e shtëpisë i kemi të përbashkëta, nuk kemi ende ndarje punësh, jemi shumë të rinj dhe të pamësuar ende.
Çfarë adhuron Nora tek Blendi?
Qetësinë që më jep. Të qeshurën që e kemi të dy pa limit dhe kjo është gjëja më e mirë për ne. E kalojmë çdo gjë me të qeshur dhe me qetësi. Blendi është shumë tolerant. E mbështesim në çdo rast njëri-tjetrin dhe nuk e stresojmë, mjafton stresi që na jep puna. Mundohemi të mos hapim probleme. Shtëpinë e shohim si vendin që prehemi në qetësi.
Si në çdo çift ka edhe zënka. Kush toleron më shumë?
Duke qenë se jetojmë bashkë, nuk vihen re shumë gjërat dhe kalojnë shumë shpejt, qoftë edhe zënka më e vogël. Por Blendi është ai që gjithmonë toleron më shumë.
Thoni shpesh: “Të dua”?
Po, e them shpesh gjatë ditës.
Po: “Më fal”?
Mendoj se ende nuk kemi bërë gjë për të thënë më fal. Nuk ka ende një: Më fal.
Mendoni se i keni gjetur pikat e dobëta të njëri-tjetrit?
Them se po.
Cili është vendi që preferoni të shkoni më tepër gjatë ditëve të pushimit apo gjatë fundjavave?
Nuk është se kemi ndonjë vend të veçantë. Rrimë ku të jetë. Na pëlqen qoftë mali, qoftë bregdeti. Fundjavave nuk dalim shpesh, sepse unë gjithmonë fundjavat i kam të zëna, po kështu edhe Blendi.
Ku e kaluat Krishtlindjen dhe Vitin e Ri?
Krishtlindjen e kaluam me familjen, ndërsa Vitin e Ri në Sharm El Sheik.
Çfarë vendi zë familja tek Nora?
Jam tmerrësisht e lidhur me vëllain tim, Erditin. Ajo që më pëlqen më shumë është se edhe Blendi është mjaft i lidhur me të. Kënaqem kur i shoh tek bisedojnë e diskutojnë me njëri-tjetrin. Darkave dalim bashkë. Po kështu, edhe me prindërit mundohem të jem shpesh në kontakt. I takoj shumë shpesh.
Cilësoheni si një çift mjaft i dashur për të tjerët që iu rrethojnë. Cili mendoni se është sekreti juaj?
Nuk e di. Ndoshta ngaqë jemi të dy shumë të qeshur dhe të qetë. Kjo na bën të jemi gjithë kohën me humor, si me personat që na shoqërojnë ashtu edhe me vetë njëri-tjetrin.
Frekuentoni shpesh jetën e natës?
Po. Shkojmë shpesh në pub-e, karaoke apo aktivitete të ndryshme që organizohen. I ndjekim me qejf. Është gjëja që mundohemi të mos na ndryshojë nga jeta që bënim përpara se të martoheshim. Edhe Blendi ka qenë qejfli i jetës së natës dhe unë jo më pak. Në këtë pikë të paktën duam të mos na ndryshojë jeta.
Keni shumë miq?
Po, shumë. I kemi miqësitë gati të përbashkëta, por edhe i alternojmë. As Blendi nuk më ka larguar mua nga shoqëria ime, as unë atë nga e veta.
Dhurata më e bukur që i ke bërë Blendit?
Jetesa që kemi të dy bashkë.
Si do ta mendonit veten pas 5 apo 10 vitesh?
Ishallah kështu siç jemi, por sigurisht të shtuar në numër në familje.
Im the Chief