Author Topic: Gëzim Nika  (Read 2352 times)

valbona

  • Newbie
  • *
  • Posts: 39
    • View Profile
Gëzim Nika
« on: March 07, 2008, 06:49:40 PM »
Si më lindi ideja e këngës “O sa mirë me kenë shqiptar”






Rikthehet këngëtari i mirënjohur i muzikës epike dhe asaj lirike për publikun shqiptar me një album të ri. Këngët e dashura për Shqipërinë tregojnë gjithë dashurinë dhe mungesën që ndjen këngëtari Gëzim Nika për atdheun e vet. Këngëtari transmeton tek publiku një patriotizëm dhe atdhedashuri të madh. “Megjithëse jam larguar nga Shqipëria nuk e kam harruar atë” shprehet këngëtari i njohur Gëzim Nika. Ai vazhdon të shprehet se jeton vetëm për Shqipërinë dhe e dashuron pafundësisht atë. Këngëtari premton se do të rikthehet me një koncert recital për publikun e dashur Shqiptar.

-Kënga juaj “O sa mirë me qenë shqiptar” është një këngë e njohur dhe e dashur në publik. Si lindi ideja e kësaj kënge?
Të them të drejtën ideja e kësaj ishte e imja. Në ndeshjen Shqipëri-Greqi tifozët thërrisnin “o sa mirë me qenë shqiptar” dhe mendova se doja të bëja një këngë me një tematikë të tillë. Them se kam bërë diçka por gjithsesi aty është shpirti im. - Tek Gëzim Nika godasin shumë këngët për atdheun. Kënga “Mërgimtari” është kënga që ju identifikon… Të them të drejtën është e vërtetë që kam kënduar shumë këngë epike patriotike, nuk është thjeshtë nga unë por edhe nga familja ime e cila ka qenë gjithmonë pjesëmarrëse në luftra. E kam traditë nga familja patriotizmin. Edhe babai im ka qenë këngëtarë por për shkak të regjimit nuk mundi që të bëj karrierë. Unë jam përpjekur që të bëj diçka dhe nuk e di sa ia kam arritur këtë.

-Ju keni shumë vite që jeni larguar nga Shqipëria. Mendon Gëzim Nika që të rikthehet apo thjesht do këndoj për atdheun nga larg?
Në fakt unë kam dalë nga Shqipëria që në vitin 1989. Ishte viti kur unë këndova këngën “Shqipëri o nëna ime”. Ansambli “Dardania” do shkonte në një festival ndërkombëtar në Zvicër. Me shumë vështirësi pranuan që unë të shkoj në këtë festival. Kjo këngë nuk ishte në program për të qënë pjesmarrëse në këtë festival.

-Kjo këngë është kënduar edhe nga këngëtarë të tjerë. Si ndiheni ju kur dëgjoni se e këndojnë edhe të tjerë?
Në atë periudhë është kënduar nga këngëtarë si të Shqipërtisë ashtu edhe të kosovës. Këngëtarja nga Kosova Shkurte Fejzaj e ka kënduar këtë këngë në atë periudhë. Për të drejtët e autorit në atë periudhë nuk bëhej fjalë por më duket se as sot nuk ka të drejta autori.

-Kënga “Vallja e Kosovës është një krijim i ri?
Po.

-Albumi juaj i ri ka këngë të kënduara më parë nga ju apo janë të gjitha krijime të reja?
Ky album ka 90% këngë të reja dhe pak orej tyre janë këngë të vjetra.

-Pas sa vitesh vjen albumi juaj në tregun muzikor?
Albumi im i fundit ka qenë para vitit 1997. Kam bërë sivjet albumit tim me titull “Sa e dua Shqipërinë”. Unë e dua shumë Shqipërinë. Ndoshta duhet që të largohesh nga Shqipëria për ta vlerësuar atë, ju them sinqerisht se e dua shumë Shqipërinë. Edhe ferrat në këtë vend më duken si trendafila.

-Do të jetë Amerika vendi i përhershëm për ju apo do të ktheheni përsëri në Shqipëri?
Tani në Shqipëri jam. Unë atje jam me familjen time. Fëmijët e mi janë gjithçka për mua dhe kam bërë gjithçka për ta. Ata tani janë në shkollë dhe janë me rezultate shumë të mira atje. Një ditë të bukur edhe fëmijët e mi do të kontribuojnë për Shqipërinë.

-Si ka qenë njohja me bashkëshorten tuaj?
Kur më pyesin se ku jemi martuar unë përgjigjem se kemi lindur të martuar. Kemi 22 vjet martesë dhe jemi njohur në ansambël. Ajo ishte një valltare shumë e vogël. Kam qenë shumë i mire edhe Anxhelina sepse ajo është 4 vjet më e vogël se unë. Jam shumë i lumtur me të.

-Ansambli “Dardania” ju keni qenë pjesëtar i atij ansambli. Çfarë kujtoni nga ai ansambël?
Me ansamblin “Dardania” unë fillova të punoj në vitin 1983 dhe morra pjesë me këtë ansambël në festivalin e Gjirokastrës me një këngë të mrekullueshme, një kompozim i Kol Susaj ishte edhe ai ashtu si shumë këngë të mia. Në këtë festival merrte pjesë edhe Fatmira Beçani, Martin Hogli, Petrit Hoxha, Seit Papleka disa prej tyre nuk janë sot. kam jetuar një ansambël të mrekullueshëm i cili ka qenë një thesar i muzikës dhe valles shqiptare.

-Ju keni qenë pjesmarrës në Festivalin e Gjirokastres kurse tani jeni përshëndetës në të. Si ka qenë atëherë dhe si e gjetët tani këtë festival?
Në atë periudhë është punuar vetëm për atë festival. Për mua çdo gjë që është shqipe në çdo kohë më duket e bukur.

-Gëzim Nika njihet si këngëtar i muzikës epike dhe asaj lirike. Ku e ndieni veten më mirë?
Kam kënduar këngë epike por kam kënduar edhe këngë lirike. Une i këndoj edhe pushkës por edhe dashurisë.

-Flasim pak për largimin tuaj në fund të vitit 1997...
Në Amerikë ka shumë shqiptar dhe gjithmonë jemi të angazhuar në koncerte, festa dhe dasma. Në çdo lloj gëzimi që kanë shqiptarët aty. Ka pasur edhe vështirësitë e veta. Djali im ka qenë shumë i vogël kur kemi shkuar në Amerikë dhe nuk fliste shqip. Është dashur shumë punë dhe shumë vite që të fliste shqip. Njëherë ai më kërkonte diçka në rrugë dhe unë nuk e kuptoja. Më erdhi për të qarë. Djali im, gjëja më e shtrenjtë në botë për mua nuk mund ta merrja vesh. Më pas mësova edhe unë pak anglisht edhe mësoj shqip shumë mirë dhe sot nuk kemi më probleme të tilla, por në atë kohë më erdhi shumë keq. rasti i dytë në të cilin u gjenda në vështirësi ishte kur erdha me pashaportë shqiptare dhe pashaportë të huaj, kur erdha aty i dhashë pashaportën polices ajo më tha “Gëzim Nika, ish këngëtari”. Edhe pse isha larguar une isha këngëtarë. Unë po kthehesha që të bëja CD e re dhe nuk isha ish këngëtari.

-Si është jeta juaj artistike në Amerikë dhe kush janë këngëtarët shqiptar me të cilët bashkëpunoni?
Janë shumë këngëtarë shqiptar me të cilët bashkëpunoj. Këngëtarja Aurrela Gaçe, Vjollca Muka, me këngëtarë të Kosovës si Gili, Korona, Xeni, Parashqevi Simaku etj. Me të gjithë në fakt kam pasur koncerte, kam pasur takime dhe nuk na ka munguar bashkëpunimi por Shqipëria na mungon gjithmonë.

-Kënga juaj “Zgjohu Ballkan” me tekst të Gjok Becit dhe muzikë të Kol Susaj, një këngë mjaft e fuqishme. Cilat kanë qenë emocionet që keni përjetuar gjatë interpretimit të saj?
Ne na ka lodhur Ballkani ndoshta me shekuj duke pasur probleme në këtë një grusht vend edhe gjithkush kërkon që të jetojë në shtëpinë e vet. Me këtë këngë ne japim një mesazh se jemi popull që e duam veten dhe kështu që duam edhe të tjerët. Kërkojmë që gjithçka që ka ndodhur në Kosovë, Maqëdoni, dhe në Shqipëri në vitin 1997 të përfundoj. Kërkojmë që të jetojë gjithkush në shtëpinë e vet dhe të respektojë tjetrin.

-Si është jeta juaj familjare në Shtetet e bashkuara të Amerikës?
Në Amerikë unë kam shkuar kur kam qenë 34 vjeç. Normalisht që nuk është e lehtë të largohesh veçanërisht kur ke një familje dhe kur je me fëmijë. Të largohesh nga vendi jot, atje ku ke krijuar një vend tëndin dhe të shkosh në një vend si është Amerika ka vështirësitë e veta. Unë jetoj në Nju Jork, në një qytet ku është 24 orë jetë por edhe 24 orë punë. Në mëngjes merr një kafe të cilën e pi në rrugë duke vrapuar pas një pune.

-Kur vjen Gëzim Nika në Shqipëri si i duket Tirana dhe a e vë re ndryshimin?
Ndryshimi është shumë i madh dhe unë nuk mund t’a kuptoj jetën komplet si funksionon këtu. Shoh shumë njerëz në kafe gjatë ditës së punës gjë që nuk ndodh në Amerikë. Megjithatë unë thashë se ferrat më duken trendafila. Vetëm uroj që të jetë qetësi dhe mos të ndodhi sërish 1997 gjë të cilën nuk ia uroj asnjë kombi.

-Do të vij Gëzim Nika për një koncert recital në Shqipëri?
Dëshirën e kam të madhe por kam shumë punë që më presin atje. Mendoj se do e realizoj shumë shpejt. Rëndësi është që dëshira është e madhe.

* Sot *