Author Topic: Gjergj Kastrioti - Skenderbeu  (Read 2718 times)

nikola

  • Newbie
  • *
  • Posts: 42
    • View Profile
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu
« on: July 31, 2007, 02:58:03 PM »
I pari autor i jetëshkrimit të Skënderbeut ka qenë Martin Barleti, i cili jetonte në nji kohë me fatosin tonë kombëtar. Barleti ishte nji prift katolik nga Shkodra që pat rastin me njoftë disa nga prijësit luftarak t'asaj kohe, të cilët i kallzuen gjithçka dinin mbi trimnit dhe fitoret e të parit të tyne, Gjergj Kastriotit. Ai kishte pasë gjithashtu mundësin me studjue dokumentet zyrtare të arkivit të Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas pushtimit të Shkodrës prej Turqve. Biografin e Skënderbeut ai e shkrojti në gjuhën latine dhe e botoi në Romë në fillim të shekullit të XVI. Nji shekull ma vonë, G. Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti nji tjetër biografi të Skënderbeut të shkrojtun prej nji auktori anonim prej Tivari, të cilin Imzot Fan Noli e pagësoi Tivarasi. Dorëshkrimi origjinal i veprës së Tivarasit, që mbante datën 1480, ka humbë përjetë dhe njifet vetëm nga referencat dhe citatat që përmban libri i Biemmit "Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh".
Nji burim i tretë origjinal mbi jetën e Skënderbeut asht Gjin Muzaka, i cili ishte nga familja sunduese feodale e Beratit dhe luftoi krahpërkrah me Skënderbeun. Ai jetoi në Shqipni edhe 11 vjet mbas vdekjes së heroit t'onë dhe mandej u vendos në Napoli. Atje shkrojti "Historin dhe trashëgimin brez mbas brezi të familjes së Muzakëve", ku kallzon historin e Skënderbeut si nji gja që ka dishmue ai vet.
Në shekullin e XIX, dijetarë të kombësive të ndryshme, tue lanë menjianë veprat e shumta që ishin shkruejtë gjatë dy shekujve të maparshëm, u kthyen përsëri në burimet origjinale që ishin mbyllë në arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzës dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kanë shtie nji dritë të re mbi jetën dhe veprat e Skënderbeut. Disa e përmendin në vepra të përgjithëshme dhe fort të gjata që shkruejtën mbi shekullin e zaptimit të Balkanit nga Turqët. Disa të tjerë si Anglezi Clement Moors, Francezi Camille Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtën biografi të gjata të Skënderbeut. Por punën ma të madhe dhe ma të vlefshme e banë eruditët Thalloczy, Jireçek dhe Shufflay, të cilët mblodhën së bashku dhe botuen nji koleksion dokumentash që përbajnë nji vepër monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe. Ma në fund, iu erdhi radha Shqiptarve. Mbas luftës së parë botnore, Imzot Fan Noli botoi "Historin e Skënderbeut", e cila gëzoi menjiherë nji popularitet të jashtëzakonshëm dhe u mësue gadi përmendsh nga nxariësit e shkollave në atdheun e lirë. At Martin Sirdani mblodhi dhe botoi gojëdhanat e popullit mbi Skënderbeun. Më 1937 Thanas Gegaj i parashtroi Universitetit të Louvain në Belgjikë nji thezë doktorati në gjuhën frengjishte me titullin "L'Albanie et l'invasion turque au XVëme siëcle". Kjo u botue në formë libri me shpenximet e Universitetit. Mbas luftës së dytë botnore, pikërisht më 1947, Fan Noli botoi nji histori të Skënderbeut në gjuhën anglishte. Kjo asht nji vepër shkencore e nji niveli shum të naltë, sidomos për shënimet kritike mbi veprat e auktorve të shumtë që kanë shkruejtë mbi Skënderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike që kanë pasë lidhje me epopën tonë kombëtare. Dobija ma e çmueshme e kësaj vepre qëndron në orvatjen e auktorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht, tue dashtë me interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e futë Skënderbeun në kallëpin e nji shefi gueriljesh të kohës sonë. Nga ana tjetër tue dashtë me korrigjue nji tregim të Barletit që i duket i gabuem, ai jep nji versjon të tijën që prish ndoshta nji legjendë, por nuk duket ma i bindëshëm.
Sidoqoftë, unë nuk kam pasë, as mjetet, as kohën me i studjue vet burimet origjinale. Prandaj e them menjiherë se ky kapitull asht bazue në veprat e Imzot Fan Nolit dhe të Thanas Gegajt me farë pak shtesa ose ndryshime nga burime të tjera.
Fotot e Bashkëngjitura
« Last Edit: July 31, 2007, 03:20:15 PM by nikola »

nikola

  • Newbie
  • *
  • Posts: 42
    • View Profile
Kthimi në Krujë
« Reply #1 on: July 31, 2007, 03:21:19 PM »
Gjergj Kastrioti, që muer famë me mbiemrin Skënderbe, ishte djali ma i vogël i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve princore ma të fuqishme të Shqipnis së Mesme. Gjergj Kastrioti lindi në Mat më 1405, mbas biografis së Barletit, më 1412 mbas mendimit të Fan Nolit. Legjenda popullore, që u thur mbas gojëdhanës, thotë se e ama, Princesha Vojsava, kur priste fëmijën pa në andërr se i dha jetë nji dragoi që ishte i madh sa e tanë Shqipnija dhe përpinte Turqët me shumicë. Gjergji kishte, kur lindi, shenjën e nji shpatë në krahun e djathtë. Që i vogël ai tregoi nji interesim të çuditshëm për armët e luftës dhe i pëlqente me luejtë si ushtar me vllaznit dhe me djemt e tjerë të moshës së tij.
Mbas disfatës që pësoi nga dora e Turqve më 1423, Gjon Kastrioti u detyrue me i dërgue Sulltanit si peng të katër djemt e tij. Barleti shkruen se Gjergji ishte vetëm 6 vjeç. Kurse shifrat që dhamë ma sipër tregojnë se duhet të kenë qenë 18, domethanë nji djal që kuptonte nga bota dhe që nuk mund të asimilohej* krejt në ambjentin e ri të Oborrit të Sulltanit. Biografët ma të vjetër janë dakord se Skënderbeu kaloi gadi 20 vjet si peng në duert e Turqve para kthimit të tij dramatik në Krujë më 1443. Domethanë se ishte nji burrë i pjekun 38 vjeç kur ngriti flamurin e luftës së shenjtë kundër shkelësit otoman. Tue shkelë zotimin që kishte dhanë, Sulltan MuratA i n detyroi të katër djemt e Kastriotit të pranojnë fën muhamedane. Mandej, iu ndërroi emnat tur quejtë Gjergjin Isqender-Bej, që u kthye shqip në Skënderbe. Ky asht një emën simbolik që iu dha Skënderbeut për kujtim të Lekës së Madh, tue qenë se nuk ekziston ndër emnat muslimane. Ndërsa Skënderbeu ishte në oborrin e Sulltanit, lufta kundër Turqve vazhdonte akoma në Shqipni. Sikur e pamë, më 1432, Andreja Topija korri nji fitore të madhe, e cila pat si pasojë nji kryengritje të përgjithëshme prej Shkodre në Gjinokastër. Tri ushtëri të tjera që Sulltani dërgoi kundër Shqipnis tre vjet me radhë u shkatërruen dhe u kthyen në Edrenë pa e krye qëllimin. Suksesi ua shtoi guximin Shqiptarve, të cilët sulmuen garnizonin turk të Gjinokastrës. Atëherë Sulltani dërgoi nji ushtëri të zgjedhun ndën komandën e Isak Beut nga Shkupi. Shqiptarët u kapën në mes të dy zjarreve dhe pësuen nji disfatë të plotë. Megjithatë, orvatja e Turqve me zaptue Beratin me 1438' u përpoq në nji rezistencë shqiptare të pathyeshme.
Duket sikur Gjon Kastrioti kishte qendrue larg këtyne luftrave tue respektue detyrimet që kishte marrë kundrejt Sulltanit. Prapseprap, kur vdiq në vitin 1443, Sulltan Murati nuk ia dijti për nder qëndrimin e tij korrekt dhe të paanshëm, por aneksoi menjiherë principatën e tij dhe dërgoi nji guvernator turk në kështjellën e Krujës. Skënderbeu, i cili kishte mbetë si i vetnu trashëgimtar i shtëpis së Kastriotve, u helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue me vehte se nuk do të linte që kjo grabitje të kalonte pa dënim dhe se do të çkëpuste pronat e familjes nga thonjtë e uzurpatorit. Rastin e volitshëm për të prue betimin e tij në vend Skënderbeu e gjeti më 1443. Ai ishte tue marrë pjesë në nji speditë ushtarake drejtue kundër Kristianve t'Evropës, të primun prej Vojvodës së Hungaris, Jonash Hunjadi. Beteja ndërmjet të dy ushtërive u zhvillue në Konovicë afër Nishit. Skënderbeu, i cili komandonte nji krah të ushtëris turke, pushoi së luftuemi dhe Hunjadi duel fitues. Skënderbeu, i cili kishte ba mend me u kthye në atdhe për të librue tokat arbnore, detyroi qatipin e Sulltanit me i dhanë nji ferman për guvernatorin e Krujës që t'i dorzonte kështjellën. Porsa mërrijti në Krujë, Gjergj Kastrioti u kthye në fen e të parve dhe proklamoi luftën e shenjtë kundër invaduesve muhamedan. Ky epizod dramatik i kthimit të Skënderbeut në Krujë, asht përshkrue në historin e Barletit dhe asht përjetsue në vjershën "Skanderbeg" të poetit amerikan Longfellow. Peshkop Fan Noli shpall se epizodi i kthimit të Skënderbeut në kështjellën historike asht pjella e imagjinatës së Barletit. Pikpamja e tij asht se, mbas kapitullimit të Gjon Kastriotit, Skënderbeu qëndroi pranë babës së tij dhe vetëm kohëmbaskohe shkonte me luftue për Sulltanin në krye të nji fuqije shqiptare.
Kët thezë të rë Imzot Fan Noli e zhvillon në historin anglishte të Skënderbeut që botoi mbas lufte. Po të jet e vërtetë kjo, atëherë del se Skënderbeu nuk u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse të gjith auktorët e asaj kohe thonë me siguri se Skënderbeu kaloi disa yjet në oborrin e Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon drejtpërsëdrejti kët fakt. Them fakt, sepse përdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe titullin bej që ishte atëherë nji gradë në hjerarkin e ushtëris otomane. Nji tjetër pikë që mbetet e pashpjegueshme në thezën e Imzot N.olit asht se si Skënderbeu kaloi njizet vjet në Shqipni mbas mundjes së Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesë në luftrat që u zhvilluen në tokën arbnore. 1 vetmi korrigjim me vënd që Fan Noli i ka ba historis së Barletit asht se, kur u muer peng nga Sulltani, Skënderbeu nuk ishte nji çilimi i vogël, por nji djal i rritun në votrën atnore, i cili kishte kuptue tragjedin e atdheut të sulmuen dhe të mposhtun nga nji fuqi e huej.
Në oborrin e Sulltanit Skënderbeu u vue në shkollën e kadetve të Pallatit. Përveç truqishtes ai mësoi edhe disa gjuhë të tjea dhe sidomos italishten. Arti i luftës zgjoi interesimin e tij ma të madh. Porsa ishte në moshë me përdorë armët, ai u çque në lojnat ushtarake në mes të gjith vërsnikve të tij. Shpata ishte arma e tij ma e preferueme, dhe vrapimi maj kalit sporti që i pëlqente ma tepër. Nga pamja fizike ishte i gjatë, me nji trup të derdhun prej statuje, me sy që shkëlqenin nga gjallnija dhe zgjuetija dhe nji hijeshim burrnor të mahnitshëm. Sulltan Muratit i kishte ba përshtypje shkathtësia e tij mendore dhe mjeshtërija e përsosun në garat me armë. Ai e muer me simpathi dhe e la të jetonte, ndërsa vllaznit e tij duket se u mbytën në nji mënyrë që nuk dihet mirë.
Skënderbeu u ba komandant kavalerije në ushtërin otomane dhe muer pjesë në disa luftra të Sulltanit n'Evropë dhe n'Azi. "Në rrethimin e nji fortese n'Anadoll, - shkruen Fan Noli, - Skënderbeu, si Leka i Madh, u ngjit majë murit, ngriti sanxhakun dhe hyni i pari në qytet". Mbas çdo spedite Skënderbeu kthehej ngadhnjyes dhe sillte n'Edrenë robër dhe plaçkë pa masë. Fama e tij rritej dita-ditës; ushtërija e adhuronte; komandantët e tjerë e kishin zili.
Asht rasti me theksue se qysh kur shkrojti historin e Skënderbeut në gjuhën amtare, Fan Noli u ba dishepulli i doktrinës së Karl Marksit. 1 hutuem nga enthuzjazmi për kët fë të rë politike dhe shoqnore, Peshkop Noli mundohet me futë historin në kallëpin e dogmave të thata marksiste mbi luftën e klasave, determinizmin ekonomik, etj. Në konceptin materialist të historis që predikojnë dishepujt e Marksit nuk ka vënd për ndjenja patriotike dhe për heronj kombëtar, jeta e të cilve asht përzie me legjendë, mbasi për marksistët historin e bajnë "masat". Por derisa Imzot Noli nuk ep prova ma bindëse, na do të preferojmë kallzimin e Barletit mbi kthimin e Skënderbeut në Krujë.

nikola

  • Newbie
  • *
  • Posts: 42
    • View Profile
Aleanca me Mbretin e Napolit
« Reply #2 on: July 31, 2007, 03:23:04 PM »
Prej vitit 1444 e tutje Sulltani dërgoi mot për mot kundër Skënderbeut nji ushtëri turke ndën komandën e njanit apo tjetrit prej gjeneralve të tij ma të mirë. Te gjith u mundën me nji rregullsi të pagabueshme para se me mërrijtë deri në Krujë. Ma në fund, më 1450 Murati i II vendosi me u nisë vet në krye të ushtëris për me i hangër kryet këtij kapiteni të nji populli malcorësh që guxonte me i ba luftë sundimtarit ma të fuqishëm t'asaj kohe. Kështu u ba rrethimi i parë i Krujës ndën komandën e vet Sulltanit të perandoris Otomane. Ai kishte prue me vehte metalin për të shkrie topa në vënd. Gjylet treqind kilshe ranë si breshër kundër mureve të kështjellës, mbasi komandanti, kont Urani, refuzoi me përbuzje nji ultimatum* me u dorzue. Bombardimi i furishëm bani efektin dhe muri i kalas u çpue në nji vend. Yryshi i ushtëris turke me u futë mbrenda u ndal përpara murit të krahnorve shqiptare. Muej me radhë Sulltan Murati nxiti ushtarët e tij me zaptue reduktin e fundit të rezistencës shqiptare, por më kot. Turqët duhej të mbronin vehten nga sulmet e trimave të Skënderbeut që kishin zanë pozitë në malet përmbi kështjellën dhe nuk e linin anmikun të merrte frymë, të gruponte fuqit, të sillte ushtëri dhe mate- rial dhe të pregatiste mësymjen. Nërkaq, Venedikasit banin pare tue iu shitë Turqve ushqim dhe municjon. Në dëshpërim e sipër, Skënderbeu ofroi me iu dhanë Krujën po të vinin me i ndihmue atij në vend që me ndihmue anmikun. Por ata thanë se tregtija me Turqët iu leverdiste ma tepër. Prapseprap ndihma e venedikasve nuk e shpëtoi Sulltanin nga disfata. Mbas pes muej orvatjesh të pafrytëshme Sulltan Murati ngriti rrethimin e Krujës dhe u kthye në kryeqytetin e tij. "Kështu mbaroi, - shkruen Falmrayer, - akti i parë i tragjedis shqiptare".
Tue ndjekë gjurma-gjurmës Turqët që po tërhiqeshin, Skënderbeu u kthye triumfalisht në Krujë. Ishte e para herë qysh prej kohës së Sulltan Osmanit, që nji ushtëri turke thyhej në luftë tue pasë në krye vet shefin e Perandoris. Skënderbeu muer famë si gjenerah ma i madh i botës kristiane. Ai kishte dalë fitues kundër nji ushtërije dhjet herë ma të madhe dhe që ishte pajosë me artilerin ma të mirë t'asaj kohe. Triumfi i Shqiptarve kishte kunorëzue gjashtë vjet luftime të parreshtuna, por humbjet në njerëz ishin shum të mëdha. Me mija Shqiptarë ishin vra në luftë ose masakrue, shum krahina ishin shkretue nga anmiku që tërhiqej. Skënderbeu kishte nevojë të ngutëshme për ndihma, për me iu ba ballë sulmeve të tjerë që nuk kishin për të vonue. Pikërisht n'at kohë të kritikëshme disa nga pjestarët ma të fuqishëm të Lidhjes Shqiptare e lanë në baltë fatosin kombëtar, tue dezertue kush në Turqët, kush me Venedikasit. Vetëm pjestarët ma të ngushtë të familjes i qëndruen besnik Skënderbeut.
Gjergj Kastriotit nuk i mbetej rrugë tjetër veçse me gjetë aleatë të tjerë jashtë Shqipnis. Ai iu drejtue Mbretit të Napolit, Alfonsit të V, i cili ishte anmik i Osmanllive dhe i Venedikut. Kësisoj, Italija e Jugut u përzie edhe nji herë në historin e Shqipnis. Në nji kapitull të maparshëm kallzova se si Papa Urban i IV ftoi të vëllan e mbretit të Francës, Karlin Anjou (Anzhu), me i shkue në ndihmë kundër mbretit të Siçiljes dhe Napolit, Manfred, që ishte prej shtëpis mbretnore gjermane Hohenstaufen. Në Kallnuer 1266, Papa Klement i IV, pasardhësi i Urbanit të IV, kunorzoi në Bazilikën* e Shën-Pjetrit Karlin Anjou si mbret të Siçiljes. Ai kishte ardhë n'Itali në krye të nji ushtërije franceze, e cila mundi forcat mercenare të Manfredit në betejën e Beneventos. Karli hyni triumfalisht në Napoli dhe u suell si nji zaptues pa shkrupulla kundrejt popullatës vendase.
Anmiqsija kundër tij shkoi tue u shtue. Në Siçilje, që ishte qendra e rezistencës, u organizue nji komplot për të prue në fuqi nji nga nipat e mbretit Manfred. Ky ishte mbreti i Aragonës*, Don Pedro, i cili ishte martue me të bijën e trashëgimtaren e mbretit Manfred dhe ishte afrue me Perandorin e Bizantit, Mihail Paleologun, kundër Karlit Anjou, i cili kishte dalë si eksponenti i dinanstis latine të Stambollit. Sikur e pamë ma nalt, Karli kishte marrë titullin Mbret i Shqiptarve dhe po gatitej me debarkue në Shqipni. Pikërisht në at kohë Don Pedro, me ndihmën financjare të Paleologut, kurdisi planin e nji spedite ushtarake kundër Siçiljes, mirpo para se flota aragonase të nisej prej Barçelonës, populli i Palermos bani vet nji kryengritje që njifet në histori si "Vesprat Siçiljane", mbasi ndodhi më 31 Mars 1282. Turma e Palermos u çue peshë tue pa nji grup francezësh që mundoheshin me rrëmbye nji nuse që shkonte në Kishën e Santo- Spirito, jashtë mureve të qytetit. Kupa e vuejtjeve dhe e poshtnimeve ishte mbushë deri në buzë. Ata që panë sqenën e keqpërdorimit të nji vajze të rë me duvak të bardhë bërtitën "vdekje Francezve". I gjith qyteti vrapoi si nji sahat i kurdisun, kështjella u zaptue dhe para mbarimit të ditës 2000 francezët e Palermos ishin masakrue. Kryengritja u përhap në krahina dhe, me pushtimin e Messinës më 28 Prill, e gjith Siçilja ishte librue nga sundimi i huej. Tue pasë frikën e nji kundërsulmi hakmarrës të Karlit Anjou, Siçiljanët ftuen Don Pedron me marrë kunorën si trashëgimtar i Manfredit. N'at mes, i biri i madh i Don Pedros, Jaku, hypi në fronin e Aragonës, dhe ai dërgoi të vëllan Frederikun të mbretnonte në Siçilje. Dinastija Aragoneze mbajti vetëm kunorën e Siçiljes gjatë tanë nji shekulli, ndërsa dinastija e Karlit Anzhu vazhdonte me sundue mbretnin e Napolit.
Më 1421 mbretnesha e Napolit, Joanna e II, e cila nuk kishte fëmijë, adoptoi si trashëgimtar rnbretin Alfons t'Aragonës dhe Siçiljes. Por ndën presjonin e Papës dhe të princave t'Italis, ajo ndërroi mendjen dhe preferoi Ludovikun e II-të të dinastis Angjevine. Mbasi ky i fundit vdiq para Joannës, ajo emnoi si trashëgimtar të fronit vllan e tij, Renë de Provence. Por mbreti Alfons i Aragonës vazhdoi me e quejtë vehten trashëgimtar të mbretnis së Napolit dhe, mbas vdekjes së Joannes, u nisë për me e shtie në dorë. Halli asht se, tue dashtë me prue në vënd ambicjen e tij, Alfonsi ra në luftë me Genovezët, të cilët e zunë rob dhe e prunë në Milano. Filipi, Duka i Milanos, u bind nga argumentat e Alfonsit se ishte marrëzi për të me lidhë aleancë me Francezët për të prue dinastin Angjevine në krye të mbretnis së Napolit. Kështu që Filipi e la Alfonsin të lirë dhe e ndihmoi me vazhdue luftën. Kaluen gjashtë vjet lufte dhe përpjekjesh para se Alfonsi i V bashkoi përsëri mbretnit e Napolit dhe të Siçiljes ndën shpatën e tij. Ky ishte Alfons Shpirtmadhi, të cilit Skënderbeu iu drejtue për ndihmë mbas fitores së tij të kushtueshme kundër Sulltan Muratit. Nji traktat aleance u nënshkrue në Gaeta më 26 Mars 1451. Mbas sistemit feodal t'asaj kohe, Skënderbeu u proklamue sa për formë vasali i Alfonsit të V dhe u angazhue t'i paguente nji shumë të hollash vit për vit. Mbreti i Naplit, nga ana e tij, muer përsipër t'i dërgonte Lidhjes Shqiptare nji fuqi ushtarake të caktueme dhe ndihmë financjare për të vazhdue luftën kundër Osmanllive. Në krye të trupave aragoneze u emnue nji gjeneral luftëtar, i cili u vendos në Krujë. Traktatin e nënshkruen edhe princat shqiptar të tjerë dhe Lidhja e Lleshit u riorganizue me Skënderbeun si kryekomandant i kunorës së Aragonës, me nji pensjon prej 1500 dukatë në vit. Nji fuqi simbolike prej 100 ushtarësh katalanë zuni vend në kështjellën e Krujës dhe qëndroi atje deri mbas vdekjes së Skënderbeut. Mbas çdo fitoreje që korrte kundër Turqve, Skënderbeu i dërgonte Alfonsit nji pjesë të plaçkës që mbetej në duert e Shqiptarve, por asnji haraç në të holla. Traktati i Gaetas ishte sajue si guri themeltar i kryqëzatës kundër Sulltanit, tue ndjekë gjurmat e prijësit norman Robert Guiscard. Por kjo ndërmarrje dështoi dhe ushtërija aragoneze nuk debarkoi në Durrës. Skënderbeu vazhdoi të jet zot në tokën e vet dhe u trajtue nga mbreti i Napolit si aleat me të drejta të barabarta. Mjerisht, disa nga bashkëpuntorët ma të ngushtë të Skënderbeut e interpretuen traktatin e Gaetas si prammin e nji zgjedhe te huej. Intngat e anmikut nga Edrenja dhe te Venedikut shfrytzuen sa mujten ket vale pakenaqesije dhe Shqipnija u kercenue nga rrebeshi i vellavrasjes. Vendi i yne shpetoi nga kjo katastrofe* e tille me nderhymjen e Kryepeshkopit te Durresit Imzot Engjellit, i cili u ngarkue nga Papa Nikolla i V me pajtue grindjen ne mes te Shqiptarve.
Viti 1451 u shenue me nji ngjarje te hareshme qe ishte martesa e Skenderbeut. Mbretnesha e Shqiptarve u ba Andronika ose Donika, e cila ishte e bija e Gjergj Arianitit, princit te Vlones dhe Kanines. Kjo mertese prum me vehte pajtimin e Skenderbeut me shtepin e Arianitve qe kishte marre anen e Venedikut mbas krizes se vitit 1450. Nusja pruni nji paje te çmueshme mbi te cilen auktoret e asaj kohe nuk japin hollesina. Martesa politike e Skenderbeut bani disa te pakenaqun ne mes te krenve Shqiptar, dhe sidomos te kater djemt' e Arianitit, nipin e Skenderbeut Hamze Kastriotin, i cili ishte rtite ne fë muhamedane, dhe parin e Dukagjinit. Kta te fundit, Venediku mundohej me i nxite me nji menyre ose me nji tjeter, ta luftonin poziten e Gjergj Kastriotit si mbretin pa kunore te kombit Shqiptar. Kur u zbulue nji komplot per vrasien e Skenderbeut dhe dyshimi ra mbi Dukagjinet, Shqipnija ment u zhyte ne vllavrasje. Papa ngarkoi Peshkopin e Drishtit me prue pajtimin ne mes te pans shqiptare. Misjoni i tij u kunorzue me sukses kur Dukagjinet provuen se nuk kishin gisht ne komplot. Auktoret e vertete te komplotit nuk u zbuluen kurr ose emnat e tyne nuk u shpallen botmsht. E vetemja disfate serjoze qe pesoi Skenderbeu gjate karrjeres se tij ngadhnjimtare ishte ne rrethimin e Beratit te okupuem nga nji garnizon i ushteris turke. NJI kontigjent napoletan prej 200 vetesh ishte dergue per te forcue ushtenn e Skenderbeut pre) 12 000 tnmash. Berati u rrethue nga te kater anet, u vune ne vepnm aparatet e atehershem per te rrafe muret e kalas dhe ma ne fund u çel nji vend per kalimin e ushteris. Komandanti i garnizonit turk ofroi me u dorzue mbrenda 11 ditve po te mos i vinte den atehere ndonji ndihme nga jashte. Keshilli i luftes vendosi me e pranue ket dorzim me kushte. Skenderbeu la kampin e ushteris shqiptare dhe u nis per nji fushate tjeter. Kalimi i ditve te gjata pa asnji veprim çthun disiplinen ne radhet e kreshnikeve te Kastriotit. Kur, pa prite e pa kujtue, 40.000 kalores Turq nden komanden e Isa Bej Evrenozit plakosen ushterin shqiptare dhe grine me shpate sa muejten, tue mos lane gjalle as komandantin, Muzake Topija.
Si rezultat i kesaj katastrofe, filluen dezertimet ne anen e armikut. Ai qe shkaktoi idhnimin, dhe asht e vertete me thane, pikllimin ma te madh ishte Moisiu i Dibres, gienerali ma i afte i Gjergj Kastriotit. Bashke me Moisin, u hudhen me Turqet edhe Hamze Kastrioti dhe dy Dukagjinet. Gjergj Araniti shkoi me Venedikasit. Gjin Muzaka i shpjegon kto dezertime tue thane se Skenderbeu kishte fillue politiken e centralizimit te shtetit, tue aneksue krahinat qe ata sundomn ne baze te sistemit feodal Gjergj Kastriotin e detyruen rrethanat historike me ndjeke at politike, mbasi ishte e vetemja menyre per me iu ba balle sulmeve turke. Densa Shqipnija ishte e ndame ne principata te vogla autonome, Skenderbeu ishte ne rrezik qe te mbetej vetem ne diten ma te keqe. Urtesija dhe larkpamja e herojt tone te pavdekshem u provue aty per aty kur Moisi Dibrani marshoi kunder Shqipnis ne krye te nji ushterije turke, e cila u derrmue para se te shkelte ne token arbnore. Moisiu u kthye në Krujë i penduem dhe i kërkoi ndjesë prijësit të kombit. Skënderbe zemërluani u tregue burrë shteti i vërtetë dhe e fali dezertuesin që i kishte ra ndër kambë. Prej asaj kohe Moisiu luftoi trimnisht për kauzën kombtare deri ditën që pësoi vdekjen e martirit nga dora e anmikut.
Gjergj Kastrioti muer hakun e disfatës së Beratit më 1457, kur Sulltani dërgoi nji ushtëri prej 80.000 vetësh për me i dhanë grushtin e vdekjes. Skënderbeu manevroi në mënyrë që t'u linte Turqve përshtypjen se nuk guxonte me iu dalë përpara dhe u vërsul përmbi ta si shqiponja kur nuk e prisnin. Humbjet e anmikut besohet të ken arrijtë 15.000 deri 30.000 të vramë. Hamzë Kastrioti kishte ardhë me ushtërin turke për me u ba sundimtar i Shqipnis ndën hijen e Sulltanit. Ai u zue rob dhe u mbyll në kështjellën e Krujës. Skënderbeu tregoi edhe nji herë shpirtmadhësin e tij tue falë tradhëtin e të nipit, të cilin e kishte dashtë aq shumë. Mbas kësaj fitorje të rë që habiti botën, aq ma tepër sepse ishte e papritun, Papa Kalikst i III emnoi Gjergj Kastriotin si kryekapedan të Selis së Shenjtë. Në nji letër drejtue Perandorit të Gjermanis, Frederikut të III, Shefi suprem* i Krishtenimit e cilson Skënderbeun si luftëtar të palodhun dhe si Ushtar të Krishtit me krahun e pathyeshëm. Në nji rast tjetër, Papa Kalikst i III flet për "birin tonë të shtrenjtë Skënderbeun fisnik, mbretin e Shqipnis". Më 1460 Gjergj Kastrioti pat rastin me i shpërblye trashëgimtarit të Alfonsit të V, mbretit Ferdinand të Napolit, ndihmën bujare që i kishte dhanë i ati. Alfons Shpirtmadhi vdiq me 1458 tue lanë si trashëgimtar Ferdinandin, birin e tij pa kunorë. Papa Kalikst i III, i cili ishte prej origjine spanjolle, e kishte marrë mbretin e Napolit në gazep për shkak se ai nuk deshi me marrë pjesë në Kryqzatën kundër Turqve dhe dërgoi flotën kundër Gjenovezve. Anmiqsija e papajtueshme e Alfonsit e kishte nxitë Republikën detare të Gjenovës me u afrue me dinastin angjevine. Në vitin e vdekjes së Alfonsit, Gjon Anjou u proklamue mbreti protektor* i Gjenovës. Nji mot ma vonë ai organizoi speditën ushtarake për të zaptue Napolin. Lufta vazhdoi dy vjet por Napoli nuk ra në duert e Gjonit. Megjithatë Ferdinandi nuk e ndjente vehten të sigurtë mbi fron, mbasi ishte i kërcënuem nga baronët feodal t'Italis së Jugut. Papa Piu i II, i cili kishte zanë vendin e Kaliksit të III, duel përkrahës i Ferdinandit dhe ftoi Gjergj Kastriotin me i ardhë në ndihmë. Para se me u nisë për n'Itali, Skënderbeu stabilizoi marrëdhanjet me Venedikun, tue nënshkrue nji traktat aleance të vërtetë. Me porosin e Shenjtëris të tij Piu i n, Kryepeshkopi i Durrësit Imzot Pal Engjëlli bani pajtimin me Dukagjinët. Ma në fund, u nënshkrue edhe nji armëpushim dy vjetësh me Sulltan Muratin.
Kur u bindë se Shqipnija ishte sigurue kundër anmiqve të jashtëm dhe ngatërresave të mbrendshme, Skënderbeu bani pregatitjet për speditën e Italis. Princi i Tarantos, i cili ishte në krye të lidhjes së Baronve t'Italis, u mundue ta bante Skënderbeun me heqë dorë nga kjo punë, tue i tregue se Ferdinandi nuk i kishte të gjata si Mbret i Napolit. Skënderbeu e kishte kuptue pozitën e tij të pashpresë, por nuk donte me lanë në baltë në ditën e rrezikut trashëgimtarin e aleatit të tij ma të nderuem. 1 shkroi princit të Tarantos për të hudhë poshtë propozimet e tij dhe mbaroi tue thanë: "Jam mik i virtytit dhe nuk lakmoj begatin". Në verën e vitit 1461 Skënderbeu u nis me det në krye të speditës shqiptare për në Raguzë ku banonte nji koloni e fortë shqiptare. Senati i qytetit i bani nji pritje madhështore. Mbasi pushoi disa dit, Skënderbeu u nis për në Barletta, ku debarkoi me nji fuqi prej 3000 kalorësh dhe ushtarë të zgjedhun. Nënkomandant i kësaj fuqije ishte i nipi i Gjergj Kastriotit, Gjon Ballsha.
Pozita e Ferdinandit ishte gadi e pashpresë. Pa bjerrun asnji minutë, Skëndebeu filloi veprimin për të shpëtue Barletlën që kishin rrethue anmiqt e Ferdinandit me Princin e Tarantos në krye. Me sulmin e vrullshëm të fuqive shqiptare rrethimi i Barlettës u thye dhe Skënderbeu bani kërdin në mes të ushtëris anmike, ndërsa ajo po tërhiqej e demoralizueme. Shpejtësia e rrufeshme e manevrimit dhe dora e sigurtë në drejtimin e sulmeve i fituen Skënderbeut admirimin e mahnitun të gjith atyne që e vëzhguen.
"Emni dhe lajmi i ardhjes së tij, - shkruen nji historian i asaj kohe, - jo vetëm që shkatërroi gjith planet e anmikut, por mbushi tanë Italin me famën dhe ngadhnjimin e tij". Mirënjoftja e mbretit Ferdinand nuk kishte ma kufi. Ai e quejti Skënderbeun "Babë" dhe i dha në posedim të përhershëm Tranin dhe San Giovanni Rotondon n'Italin e Jugut.
Fitoret e Gjergj Kastriotit në Barletta dhe mandej në Trani e kthyen fatin e luftës në favor të mbretit lë Napolit. Ushtërija e Ferdinandit kaloi në ofensivë dhe, ma në fund, rezistenca e Baronëve t'Italis u dërrmue. N'at kohë Skënderbeu vrapoi me u kthye në Shqipni, mbasi ishte dukë në horizont rreziku i nji ofensive të re turke.

nikola

  • Newbie
  • *
  • Posts: 42
    • View Profile
Karakteri i Skënderbeut dhe cilsit e tij si prijës luftarak
« Reply #3 on: July 31, 2007, 03:24:18 PM »
Gjergj Kastrioti ishte gadi 40 vjeç kur u ba prijësi i kombit shqiptar në luftën kundër invaduesit otoman. Fuqija e tij fizike dhe shkathtësija mendore ishin në kulm. I gjatë, i hijshëm, me shtat të derdhun si nji statujë, me tipare të skalituna dhe nji pamjf- madhështore, Skënderbeut i kishte dhanë Zoti nji fuqi vigani dhe shpejtësin e nji atleti te përsosun në lëvizje. Ishte nji gjeni i lindun përsa i përket artit të luftës dhe nji luftëtar i pashoq për trimnin dhe aftësin e tij më iu prie të tjerve.
Asnji armë lufte e atij shekulli nuk kishte sekrete për Skënderbeun, por ai çquhej sidomos në përdorimin e shpatës së tij të gjatë dhe të përkulun, nji shpatë që çdo njeri tjetër memzi e ngrinte me të dy duert. Mbasi ishte aq i fortë dhe i shëndoshë, i pëlqente me hangër dhe me pi boll, por kënaqej me pak orë gjumë, tue mos e pasë për gja me fjetë atje ku të qëllonte. Dëfrimet e zakonshëm të jetës nuk i interesonin fort dhe ai gjente prehje në sportin e njeriut të aksjonit si gjueti, vrapim kuejsh dhe ojnat ushtarake që i ndihmonin me mbajtë trupin në formë të mirë dhe me ushqye burimet e energjis të tij të pashterueshme. Guximi i tij në sheshin e luftës mund të dukej krejt i çmendun sikur të mos ishte shoqnue nga gjakftotësija dhe gjykinu i mprefet që e vinin gjithmonë në gjendje me e dominue situatën dhe me sigurue fitoren. Hypun mbi kalin e tij të bardhë dhe me shpatën gadi për të prë kryet e anmikut, Skënderbeu u printe trimave shqiptar dhe ndodhej gjithnji në vendin e rrezikut ma të madh, tue përbuzë vdekjen me nji qetësi shpirtnore që nuk mund të përfytyrohej. Kishte shpëtue gjallë gadi për nji fije kaq shpesh saqë njerzija kujtonin se ishte efekti i nji mrekullije të Zotit. Skënderbeu muer vetëm nji herë nji varrë në shpatull, tue u rrëzue prej kalit ndërsa e rrethuen trimat shqiptar. Mbrenda pak sekondave e mblodhi vehten dhe vazhdoi luftën.
Gjergj Kastrioti ishte i pamëshirshëm me anmiqtë por gjithmonë i gatshëm me falë ata që i kishin ba keq dhe që i kërkonin ndjesë. Besa shqiptare ishte parimi i kodit tonë moral që ai çmonte ma tepër, dhe nuk ishte punë që t'i shmangej edhe sikur të rrezikonte me bjerrë gjithçka. Në përgjigjen që i dërgoi Princit të Tarantos, i cili e ftonte me braktisë mbretin e Napolit në fatin e tij, Skënderbeu thoshte: "Na që kemi pa kaq të mira nga Naltmadhnija e Tij, i ndjeri mbret Alfons, do të baheshim me turp dhe do të na nxihej faqja si njerëz të pabesë dhe pa mirënjoftje sikur të mos i shtrinim dorën të birit në ditën që ka nevojë". Gjergj Kastrioti i kishte kushtue vehten liris dhe mirëqenjes së popullit me nji vetmohim të plotë. Qëllimi i tij ishte jo vetëm t'i mbronte nga sulmet e anmikut të huej por edhe t'i bashkonte si nji komb të pamvarun. Tue dashtë me veprue si nji prijës kombëtar dhe jo si nji shef feodal Skënderbeu shkaktoi anmiqsin e disa nga krenët ma të fuqishëm të Shqipnis, të cilët donin të ushtronin nji pushtet absolut në krahinat e tyne dhe nuk ngurruen të dezertonin në fazën ma të kritikëshme të luftës kundër Turqve. Gjergj Kastrioti ishte nji Katolik i divotshëm dhe i frymëzuem nga forca morale që ngriti valën e Kryqzatave në shekujt e maparshëm. Në çdo rast të jetës së tij ai u mundue të vepronte simbas urdhnave të fes kristiane. Dëshiri i tij ma i flakët ishte me fitue zemrat e njerzve me mirësin, drejtësin dhe bujarin e tij, se me i dominue me anë të frikës dhe të interesit material. Tue iu drejtue nji dit trimave shqiptar Skënderbeu u tha (simbas tekstit të Barletit përkthye nga Fan Noli):

"Kapedanë dhe ushtarë trima". S'është as e re, as e papritun pamja që kam sot përpara syve. Ashtu si ju kujtonja, ashtu ju gjeta, stërnipër të thjeshtë të një race të vjetër dhe bujare, trima dhe besnikë të patronditur të vendit dhe të mbretit tuaj. Edhe jam i lumtur tani që mund t'ju hap zemrën time. Ju thom pa u mburrur që, sa kam rrojtur, kam patur gjithnjë këtë mall për atdhenë dhe këtë dëshirë për lirinë. Kur më ftuat për këtë vepër nga shërbimi i Sulltanit, kisha në zemër atë dëshirë që kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga mëndja që e kisha harruar vëndin, edhe nderin, edhe lirinë, kur ju ktheva prapa të helmuar, pa ju dhënë asnjë shpresë dhe pa ju treguar asnjë ndjenjë bujare dhe shpirtmadhe. Po unë sillesha me atë mënyrë, se ashtu e deshte shpëtimi i juaj dhe i imi, se puna ish e tillë se duhej bërë dhe jo thënë, se e shikonja që kishit më tepër nevojë për frë sesa për shtyrje. Jua fsheha planet e mia dhe s'jua çfaqa dëshirën që kisha në zemër aq vjet, jo se s'u kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po se ju ishit të parët që e hothtë zjarrin dhe u futtë në këtë valle; po se puna duhej mejtuar thellë, se duheshin gjetur mjetet, se duhej zgjedhur koha e mirë. Ndryshe do të derdhej gjak më kotë dhe përfundimi do t'ish nji robëri me e keqe se e para. Dhe ahere çdo shpresë për të nesërmen fluturonte; se nji punë si kjo niset njiherë e mirë; dhe në mos vaftë mbarë, rasja dhe mjetet për ta nisur ikin e s'kthehen kurrë prapë. Prandaj s'ja tregonja planin tim as vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste gjuha dhe më dëgjonin muret. Kam për dëshmor Hamzën, tim nip, që e kam pasur këshilltar, përkrahës dhe shok armësh, me ca të tjerë të pakë, me besnikërin e të cilve e vumë këtë plan në vepërim. Tani, ndonëse rronim e hanim bashkë dhe kishim një zemër dhe një shpirt, me gjithë këtë asnjë nga këta s'më kish dëgjuar kurrë të zë n'gojë atdhenë, lirinë dhe krishtërimin, gjersa ardhi rasa në betejë të Nishit. Lirinë mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj nuk i mungojnë burrat, po ju pëlqeu ta prisni nga dora e ime, ndonëse vonë, se kështu ndofta desh vet i madhi Zot. Se është me të vërtetë çudi që trima kryelartë si ju, të rritur në liri, duruat kaq kohë robërin e barbarve, duke pritur të më shikoni një ditë në krye tuaj. Po vallë, a e meritonj këtë titull të bukur të çlironjësit që kini mirësinë të më jipni? Lirinë s'jua solla unë, po e gjeta këtu, në mes tuaj. Posa shkela këmbën këtu, posa dëgjuat emrin, renttë që të gjithë, më dualtë përpara kush e kush më shpejtë, sikur t'ishin ngritur nga varret atërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishte zbritë nga qielli vetë Perëndia. Më prittë me aq dashuri dhe gëzim, më sualltë aq shërbime të çmuara e pa numër, sa më bëtë më tepër ju robin tuaj sesa unë të lirë ju. Këtë mbretëri, këtë qytet nuk jua dhashë unë, po ju gjeta t'armatosur, lirinë e kishit kudo, në krahërore, në ballë, në shpata e në ushtat; si gardjan besnikë t'emëruar prej tim eti, ja ma vutë mbi krye këtë kunorë, ju ma dhatë në dorë këtë shpatë, ju më bëtë zot të kësaj mbretërije, të cilën ma ruajtët me aq besë, me aqë kujdes, me aq mundime. Shpjermëni tani, me ndihmën e perëndisë, që ta çlirojmë tërë Shqipërinë. Pjesën më të madhe, pothuaj tërë punën, e mbaruat: Kruja dhe tërë krahina e saj u fitua; Dibra dhe Malësitë u bashkuan me ne; anmikut s'i mbeti as emëri, as shënjat në fushat tona; qëndrojnë vetëm fortesat. Kam shpresë t'i marrim edhe këto me hir a me pahir, me dhelpëri a me trimëri, ndonëse garnizonet turke janë më të forta dhe kështjellat janë vendosur si shkëmbenj të ashpër dhe të paafruarshëm. Armiku është i rrethuar, i dëshpëruar, dhe s'i kanë mbetur veçse muret e fortesave. Po për këto do të këshillohemi e do të përfundojmë më nurë kur të vemi në vënt e kur të kemi armët në dorë dhe anmikun përpara, sesa tani për së largu dhe pa ditur se ç'kemi përballë. Do të nisim nga Petrela më parë, jo se kjo është më e lehtë për t'u fituar - përkundër është një fortesë prej natyre dhe ka një garnizon të fortë - po se ndodhet më afër kryeqytetit, dhe jam i sigurt që lajma e mirë e ngjarjeve në Krujë ua ka ngrirë gjakun armiqve. Të tmerruar nga trimërija e juaj dhe nga çkatërrimi i garnizonit të Krujës, ndofta do të na lëshojnë fortesën më të mirë; në mos, po do t'i shtrëngojmë të na e japin me të keq. Një gjë vetëm duhet të keni nër mënt: në mos e marrshim Petrellën, asnjë nga ne s' duhet të kthehet prapë i gjallë. Ngrehni pra flamurin përpara, dhe rrëfehuni burra si ngahera. Perëndia, si gjer tani, ashtu edhe paskëtaj, do të na ndilnmojë dhe do të na nxjerrë faqebardhë. O Burrani!"

Kujdesja për ushtërin ishte kasaveti ma i madh i Skënderbeut. Ai dijti me përfitue nga eksperjenca e vet pranë Sulltanit, tue krijue nji ushtëri të zgjedhun dhe të përhershme mbas modelit të Jeniçerve. Por ai nuk kishte nevojë me përdorë metodën barbare të grabitjes së djemve të mitun nga gjiu i familjes për me i mbyllë në kazermat, mbasi çdo Shqiptar lakmonte me shërbye si ushtar i përhershëm i prijësit t'adhuruem të kombit. Kjo ushtëri kombtare, që ishte rekrutue mbas listave të hartueme nga Skënderbeu vet, nuk kapërcente të dhjetmijët. N'at kohë nuk kishte as kazerma dhe ushtarët banonin nëpër shtëpijat e tyne. Kur vinte lajmi se nji ushtëri turke po i afrohej kufinit epej kushtrimi nga kështjella e Krujës dhe trimat e Kastriotit vraponin nëpër vendet që iu ishin caktue. Kryetarët e familjeve sunduese shqiptare, që kishin aderue në kombëtare në krye të forcave armate të tyne. Por faktori vendimtar në fitoret e Skënderbeut ishte garda e tij personale, e cila përbahej nga dy a tre mijë kalorës. Kjo ishte e vetëmja armë që mund t'iu bante ballë Turqve, të cilët ishin kalorës të lindun. Tue përdorë taktikën e sulmeve të befta me trimat e hypun në kuaj që shkonin si vetëtima, Skënderbeu shkaktonte rrëmujën dhe panikun në mes të kambsoris anmike, qoftë në marshim e sipër, qoftë kur kishte rrethue nji kështjellë. Në fushë të hapët ai manevronte në mënyrë që me drejtue ushtërin anmike në nji tokë të përshtatun, ku mund t'i vërsulej me kalorësit si shkaba dhe t'i grinte copë-copë. Gjithmonë në ballë të ushtëris gjatë këtyne betejave legjendare, Gjergj Kastrioti korrte fitoren vetëm me prezencën e tij, tue u futë tmerrin ushtarve t'anmikut. Turqët kishin të drejtë me i pasë frikën, mbasi Skënderbeu nuk njifte mëshirë kur ishte tue luftue. Kjo shpjegohet me faktin se anmiku ishte i tillë jo vetëm nga kombsija, por edhe nga feja, dhe kodi moral i Mesjetës nuk u vinte asnji kufizim kristjanve që luftonin kundër muhamedanve. Tue mos lypë nga të tjerët ma shum sesa ishte gadi të bante vet, Skënderbeu adhurohej nga ushtarët e tij, të cilët i bindeshin me nji vetmohim të plotë. Ai vet kujdesej mbas çdo fitoreje që seicili të merrte pjesën që i takonte nga plaçka e zanun prej anmikut. Ai u epte shpërblimin moral, që ishte ma i çmueshëm, atyne oficerve dhe ushtarve që ishin dallue ma tepër për guxim dhe trimni, tue i ftue në tryezën e tij dhe tue pi për shëndetin e tyne. Rrallë iu desht të përdorte autoritetin e tij si kryetar kundrejt misave të paris shqiptare, që luftonin ndën komandën e tij për kauzën kombtare. Ai imponohej gadi gjithnji me forcën e karakterit të tij, me gjykimin e pagabueshëm, me aftësin e tij si mjeshtër në artin e luftës dhe me shembullin që epte, t'ue dalë gjithmonë vet përpara. Por Gjergj Kastrioti nuk përbuzte kurr mendimin e prijësve të tjerë të luftës kombëtare. Para çdo beteje me randësi ai mblidhte këshillin e luftës që përbahej nga gjeneralët e ushtëris dhe pjestarët e Lidhjes Shqiptare dhe vendosnin së bashku planet strategjike mbas nji bisedimi të hapët dhe të imtë. Në rastin e rrethimit të Beratit më 1455, Skënderbeu iu përulë vendimit të shumicës me pranue ofertën për armëpushim të garnizonit turk megjithqë vet ishte i bindun se po bahej nji gabim fatal. Faktet e provuen se kishte pasë të drejtë dhe Skënderbeu e pagoi tue pësue të vetmen disfatë të karrjerës së tij. Fama e Gjergj Kastriotit ishte përhapë në tanë botën Kristiane. Ndërsa mbretën dhe krenë feodal t'Evropës ishin zhytë në grindje dhe rivalitete personale sa mos me pa rrezikun që kërcënonte mbarë Krishtenimin, shum 'njerëz të thjeshtë të atyne viseve ishin enthuzjasmue nga qindresa heroike e Shqiptarve ndën udhëheqjen gjenjale të fatosit kombtar. Shum qytetarë t'Evropës Kristiane, e tue përfshie edhe Anglezë, kishin vrapue në kështjellën e Krujës për të luftue si ushtarë të Gjergj Kastriotit.
Nuk asht nji ekzagjerim me thanë se Skënderbeu ishte nga klasa e heronjve legjendar, të cilët penda e Plutarkut i ka ba të pavdekshëm. Kësaj i duhet shtue se Skënderbeu ishte pjestar i fundit i kësaj falange që nuk dinte se ç'asht frika dhe që jetonte për të luftue për idealin e liris dhe të mirën e nji populli që e kishte zgjedhë si prijës. Merita e tij ma e madhe asht se ai jetoi në praku i shoqnis moderne dhe se u frymzue nga feja kristiane. Gjatë nji çerek shekull, ai luftoi për të mos lanë që Shqipnija dhe Gadishulli Balkanik të çkëputeshin nga vathi i qytetnimit perëndimor për disa shekuj.

nikola

  • Newbie
  • *
  • Posts: 42
    • View Profile
Triumfi i fundit dhe vdekja e Skënderbeut
« Reply #4 on: July 31, 2007, 03:25:15 PM »
Sulltan Murati i II vdiq nji mot mbas orvatjes së tij me zaptue Krujën dhe në fronin e Perandoris hypi Sulltan Mehmet i 11. Si nji djalosh njizet vjeçar Mehmeti i n kishte shoqnue të jatin në speditën kundër Shqipnis dhe kishte vuejtë në sedrën e tij nga disfata. Kujtimin e ritiratës nga Shqipnija Mehmeti i II e kishte në zemër si plagë dhe nuk duronte që Gjergj Kastrioti të nderohej si gjenerali ma i madh i botës Kristiane, i cili kishte thye Turqët në luftë, tue prishë kësisoj famën e tyne si nji popull luftëtar që nuk dinte deri atëhere se ç'domethanë me humbë nji betejë. Përveç kësaj, Shqipnija e pamvarun ishte nji pengesë e padurueshme për ambicjen e tij me zaptue Romën dhe me e proklamue kryeqytet të Perandoris otomane.
Sulmin e parë Sulltan Mehmeti e drejtoi kundër Stambollit, të cilin e zaptoi me 1453. Kur u përhap lajmi se kryeqyteti lavdiplotë i Perandoris Bizantine u shkel nga Turqët, nji valë tmerri dhe pikëllinu shpërtheu nëpër Evropën. Bota Kristiane priste me ankth në zemër se ku do të ndalej hovi i këtij rrebeshi që kërcënonte me perla qytetnimin perëndimuer. Skënderbeu me nji grusht trimash Shqiptar kishte mbet si i vetmi prijës Kristian i Evropës lindore që nuk kishte lëshue armët. Prej vitit 1455 e deri më 1462, Sulltan Mehmeti dërgoi njimbasnji disa armata turke ndën komandën e gjeneralëve të tij ma të mirë për të zaptue Shqipnin. Skënderbeu nuk i la as t'i afroheshin Krujës, por i shpartalloi të gjttha në luginat dhe rrypinat në mes të Dibrës dhe Ohrit.
Ndërsa presjoni i Turqve bahej gjithnji ma i randë me u përballue, Skënderbeu kishte ra në hall edhe nga intrigat dhe manevrat e Venedikut. Logjikisht, Republika e Shën-Markut duhej të formonte nji front të përbashkët me mbretin e Shqiptarve, mbasi Turqët sigurisht do të vërsuleshin kundër saj ditën që të kishin shtië Krujën në dorë. Kurse Skënderbeu u shtrëngue ta detyronte Venedikun me lidhë nji aleancë me të, tue krijue përshtypjen sikur kishte ba paqe me Sulltanin.
Më 1463 Mehmeti i II kishte fillue nji fushatë kundër Bosnjës në krye të ushtëris së tij. Lidhja Shqiptare vendosi me i dhanë fund luftës kundër Turqve tue nënshkrue më Sulltanin nji paqe fiktive me kushte që nuk dihen. Por, njikohësisht Skënderbeu lajmëroi Papën se ishte gadi me rifillue luftën kurdoherë që ta shifte të nevojshme. Venedikasit u alarmuen dhe aleanca e tyne me Gjergj Kastriotin u nënshkrue po at vit. Në bazë të këtij traktati Skënderbeu u angazhue t'i shpallte luftë Turqis, ndërsa Venediku u zotue t'i jepte nji ndihmë të përshtatun. Nji kontigjent venecjan i përbamë nga 1300 ushtarë dhe kalorës u dërgue në Shqipni bashkë me 2000 dukatë për të mbulue shpenximet e luftës. Djali i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, muer privilegjin e trashëguem të nji qytetari të Venedikut dhe u ba antar i Këshillit të Madh të paris venecjane.
Fill mbas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Venedikut dhe Skënderbeut, Papa Piu i II u bani nji thirrje të gjith Kristianve me marrë kryqin kundër Turqve. Mjerisht apeli i tij ra në veshë të shurdhën. Dukej sikur asnjeri nuk ishte i interesuem me mbrojtë Krishtenimin. Deri edhe Ferdinandi i Napolit, për të cilin Gjergj Kastrioti shkoi vet me luftue, nuk muer pjesë në Kryqzatë. Piu i II, tue vue gjith besimin e tij ne Skënderbeun dhe në mbretin e Hungaris Mathias Korvin, u nis për në Ragusë që ishte caktue si piknisja e shefave kristian për të lançue Kryqzatën. Fati i zi e deshi që ai të vdiste rrugës dhe, bashkë me të, u varros shpresa e fundit e nji fronti të përbashkët kundër anmikut otoman. 1 goditun deri në thelbin e zemrës nga kjo vdekje e papritun, Skënderbeu ndaloi menjiherë pregatitjet për me shkue në Raguzë. Por ai i kishte shpallë luftë Sulltanit të nesërmen e ditës kur Papa bani thirrje për Kryqzatën kundër Turqve. Kështu që Shqipnija kishte ngelë vetëm përballë sunduesit otoman të ndezun pishë, tue pasë si aleatë Venedikun, që pak mund t'i besohej. Pa bjerrun kohë, Sulltan Mehmeti nisi Ballaban Pashën në krye të ushtëris turke për të shembë reduktin e fundit të rezistencës kristiane në kët anë të Andriatikut. Ballaban Pasha ishte nji renegat* Shqiptar, i cili e njifte taktikën luftarake të Skënderbeut dhe reflekset* e tij në sheshin e betejës. Nji dyluftim për vdekje në mes të këtyne dy prijësve vazhdoi katër vjet pa nji fitore të plotë për asnjanën palë.
Ishte pikërisht gjatë fushatës së parë kundër Ballaban Pashës që Skënderbeu muer varrën e parë dhe të vetme. Të dy ushtërit ishin perleshë afër kështjellës së Stefigradit. Skënderbeu si gjithmonë iu printe trimave Shqiptarë atje ku lozej fati i luftës. Kali i tij u plagos randë dhe heroj kombëtar u përplas në tokë dhe vrau supin tue u përpjekë mbas cungut të nji peme. Për nji minutë i ra të fikët nga dhimbja e madhe. Roja e tij e rrethoi nga çdo anë, ndërsa Turqët sulmonin me rrëmbim. Me nji përpjekje gadi mbinjerzore luani i Arbnis u çue në kambë, hypi mbi nji kalë tjetër dhe u vërsul kundër anmikut të mahnitun dhe të tmerruem.
Në ndeshjen e dytë me Ballaban Pashën, Turqët zunë rob disa nga gjeneralët ma të mirë të Skënderbeut, ndër të cilët edhe vet Moisiun e Dibrës. Me urdhën të Sulltanit ata pësuen nji vdekje të llahtarshme tue iu rrjepë lëkura për së gjalli. Mbarë kombi shqiptar i vajtoi si martirë të atdheut. Në betejat e mapastajme, Shqiptarët e xhindosun nga zemrimi, nuk lanë ma gjallë asnji Turk që ra në duert e tyne. Sulltan Mehmetin, që kishte zaptue Stambollin, nuk e nxinte ma vendi. Ai u nis vet në krye të nji ushtërije prej 200.000 vetësh për me i dhanë nji mësim të fundit këtij kombi të vogël që nuk ndigjonte me iu përulë. Sa muer lajmin, Gjergj Kastrioti vrapoi për me u kapë me fuqin invaduese sa ma larg kah lindja. Mbrojtja e kështjellës së Krujës i ishte besue Tanush Topijës. Me gjith pengesat që i vuni fuqija e lehtë shetitëse e Skënderbeut, ushtërija turke mërrijti para mureve të Krujës dhe topat filluen me vjellë gjylet e tyne prej guri. Mbrojtësit e fortesës simbolike nuk i tronditën topat dhe as që i tërhoqi ari i Sulltanit. Ky i fundit, tue pa se fitorja nuk ishte as për sot, as për nesër, u largue nga Shqipnija tue lanë Ballaban Pashën me vazhdue rrethimin e Krujës. Ai kuptoi nji gja: me mundë Shqiptarët nuk ishte punë aq e lehtë sa me zaptue Stambollin, prandaj u kthye në kryqytetin e tij për të pregatitë nji speditë në shkallë edhe ma të gjanë.
Po në at kohë, Skënderbeut nuk i kishte mbetë ma veçse trimnija dhe vullneti mos me u përulë derisa kishte fuqi të luftonte. 1 dishpruem nga apathija dhe verbnimi që mbretnonin në botën Kristiane, ai u vesh si ushtar i thjeshtë dhe shkoi vetëm në Romë për me kërkue ndihmë. Peshkopë dhe Kardinalë duelën me e pritë dhe nji turmë e madhe Romakësh e brohoriti me enthuzjasmë. Në nji ceremoni të shkëlqyeshme që u mbajtë në Bazilikën e Shën-Pjetrit, Papa Piu i n i dha me dorë të vet nji shpatë nderi dhe nji qylahe të bekueme. Por si ndihmë financjare për të vazhdue luftën, u mblodhën vetëm 7000 dukatë. Prej Rome, Gjergj Kastrioti shkoi në Napoli, ku mbreti i dha nji shumë të hollash dhe, aq sa kishte, armë dhe pajime lufte.
Ndërkaq, rrethimi i Krujës vazhdonte dhe gjëndja e të rrethuemve ishte ba e padurueshme. Skënderbeu porsa u kthye në atdhe nxuer shpatën dhe u turr kundër anmikut nga malet përmbi Krujën që mbajnë sot emnin e tij. Ballaban Pasha u zue në pritë dhe vdiq nga plagët që muer n'atë ndeshje. Armata turke mbeti pa udhëheqës dhe u shkatërrue. Shumica e ushtarve të Sulltanit u vranë dhe fare pak muejtën me dalë gjallë nga Shqipnija. Shqiptarët nuk patën kohë me marrë frymë, kur nji tjetër ushtëri turke u çfaq përsëri para mureve të Krujës. Por edhe kët herë fortesa legjendare nuk u dorzue. Sulltani i tërbuem i dha urdhën ushtëris me djegë e shkretue viset e Shqipnis ku arrinte dora e saj. Por falangat e vetëtimta të Gjergj Kastriotit e ndoqën anmikun kamba-kambës tue ba kërdin në radhët e tij. Mbas dy javë që kaluen me plaçkitje dhe shfarime, Turqët me Sulltanin në krye u kthyen në Stamboll të brengosun nga pikëllimi i disfatës.
Ky ishte triumfi i fundit i Skënderbeut. Nji mot ma vonë, me 17 Kallnuer 1468, heroi i ynë kombëtar, që kishte dalë i pacënuem nga gjith ato beteja, u mposhtë nga nji ethe e mallkueme që nuk i gjindej dermani. Ai kishte shkue në Llesh me kryesue nji kuvënd të Lidhjes Shqiptare për të shestue plane që të nxirrej anmiku prej Shqipnis. Prijësi i pazëvëndësueshëm la kët botë para se Kuvendi të merrte ndonji vendim. Akti i tretë i tragjedisë shqiptare u luejtë pa të, dhe epilogu ishte ai që mund të pritej.
Gjergj Kastrioti u varros në Kathedralen e Shën Kollit në Llesh, të cilën e kishte rindërtue pak vjet ma parë. Kombi shqiptar derdhi lotët çurk, tue vajtue mbretin e adhuruem që i kishte shërbye gjatë nji çerek shekullin si mburojë e pathyeshme, dhe që kishte fitue respekt dhe admirim në çdo skaj t'Evropës me fitoret e tij të habitëshme që dukeshin gadi si nji mrekulli e Zotit. Nji gojdhanë thotë se Sulltani Mehmeti i 11, kur muer lajmin e vdekjes së fatosit shqiptar bërtiti: "Mjer Krishtënimi që ka bjerrë shpatën dhe mburojën e tij. Tash, ma në fund, Evropëa dhe Azija janë për mue. Ruejna Zot që të kemi anmik nji tjetër luan si ai". Dhjetë vjet mbas vdekjes së Skënderbeut, Turqët hynë në Llesh, çelën varrin e tij dhe banë hajmali me copa nga eshtnat e tij, tue besue se nuk do t'i vriste as shpata, as shigjeta, mbasi ishte përhapë kudo besimi se ai vet nuk mund të vritej nga nji armë e dorës së njeriut. Kjo asht aq e vërtetë saqë, pak kohë mbas vdekjes së Skënderbeut, nji ushtëri turke që ishte tue invadue krahinat e Shkodrës, muer arratin në panik e sipër kur u përhapë lajnu se Skënderbeu po iu printe Shqiptarve.
Donika dhe Gjon kastrioti shkuen në Napoli. Për dhjetë vjetë të tjerë flamuri me shkabën dykrenore valoi mbi kështjellën e Krujës. Mbrojtjen e siguronin trimat Shqiptarë ndën Lek Dukagjinin dhe nji kontigjent venecjan ndën komandën e Kontarinit. Fortesa krenare e Gjergj Kastriotit ra në duert e Turqve me 16 Qershuer 1478 mbas nji rrethimi të gjatë që kërcënonte me shfarue banorët nga urija dhe lëngatat, ndërsa Kontarini ishte vra dhe Lek Dukagjini kishte zanë shtratin, i pazoti me lëvizë. Me gjith premtinun solemn të Sulltan Mehmetit me shpëtue jetën e trimave shqiptarë, asnji burrë nuk mbet gjallë dhe gratë dhe fëmijt u zvarrisen në skllavëri. Ky ishte fundi tragjik i luftës epike që heroi legjendar i Shqiptarve bani për nji çerek shekulli kundër invazionit otoman.
Fjalën e fundit mbi vëndin e Skënderbeut e kanë thanë dy Papë, Kalikst i III dhe Piu i II, dhe verdiktin e tyne e ka konfirmue historija. Piu i II shkruen kështu në Komentarët e tij: "Ai kaloi gadi gjith jetën e tij tue luftue për kauzën Kristjane. Asht zor me gjetë nji prijës Kryqzate që mund të krahasohet me të". Papa Kalikst i III ka përmbledhë me kët fjali të goditun randësinë historike të luftës së Skënderbeut: "Si nji pendë e patundëshme, ai ndaloi furin e sulmeve turke dhe i pengoi të zaptonin Evropën Kristjane". Mandej e tanë Evropa shprehu admirimin e saj me nji rast ose me nji tjetër edhe për disa shekuj me radhë. Në librin e lutjeve të Mbretneshës Elizabeth të Anglis botue më 1559, dita e vdekjes së Skënderbeut mban kët shënim: "17 Kallnuer. Si sot vdiq princi i mirë Skënderbeu, Mbret i Epirit dhe shfarues i Turqve".
Më 1597, fisniku francez Jacques de Lavardin (Zhak dë Lavardin) shkroi biografin e plotë të Skënderbeut. Vepra e tij, bazue kryesisht në Barletin, asht frymëzue nga dashurija dhe admirimi i kulluet për heroin tonë kombëtar. Në Parathanjen e tij, Lavardini i drejtohet aristokracis franceze me kto fjalë: "Kjo asht jeta e Gjergj Kastriotit, i quejtun Skënderbe nga Turqët, Mbreti i Shqiptarve, emni i pavdekshëm i të cilit meriton pa fjalë të përmendet në tempullin e Kujtimit". Vepra e Lavardinit inspiroi poetin francez Ronsard me shkruejtë nji vjershë kushtue Skënderbeut. Mbasi kujton ngadhnjimet e lashta të Epirit, poeti vazhdon:


"... Dhe Skmderbeu mundës i Skithve Që prej gjith Azis, Ungjillin kanë dëbue O ti, nder i këtij shekulli Oshqipiar i shënuem prej Fatit Dora jote mundi Turcjët njizet e dy herë Shtine tmerrin në rradhët e tyne, I bane me lanë eshtnat në muret e Kështjellës. Por ti do të kishe vdekë, i harruem nga njerzimi, Sikur përpjekja e devotëshme e të ditunit Lavardin
Të mos kishte përjetësue betejat e tua..."


Sir William Temple, burrë shteti dhe shkrimtar politik anglez i shekullit të XVII, e ven Gjergj Kastriotin në rradhën e prijësve luftarak dhe Perandorve luftëtar ma të mëdhenj të historis. Në nji vepër mbi Virtytet Heroike, ai shkruen:
"Gjergj Kastrioti, Princi i Epirit, i njoftun zakonisht me emnin Skënderbe, si dhe Hunjadi, nënmbret i Hungaris, janë dy gjenerala ngadhnjimtarë dhe burra me karakter të naltë që luftuen sa qenë gjallë si çempjonë të Krishtenimit. Ata ishin ba tmerri i Turqve dhe, tue pasë vetëm nji fuqi të vogël ushtarake, u banë ballë me sukses për kaq vjet sulmeve të përsëritun të gjith ushtëris otomane".
Voltaire shkrojti më 1754:
"Sikur Perandorët e Bizantit të kishin qenë si Skënderbeu, Perandorija Romake e Lindjes nuk do t'ishte çdukë".
Gjenerali kanadez VVolfe, nji ekspert mbi historin e luftrave shkrojti me 1756:
"Skënderbeu ua kalon të gjith prijësve ushtarakë të lashtë dhe modernë si udhëheqës i nji armate të vogël defensive".
Historiani i famshëm Eduard Gibbon që ka shkruejtë veprën klasike mbi "Dekadencën dhe Çdukjen e Perandoris Romake" dënon Skënderbeun pse dezertoi Sulltanin, mohoi fen muhamedane dhe i bani luftë bamirësit të tij. Ai e gjykon Skënderbeun mbas parimeve morale të shekullit të XVIII, tue harrue se tre shekuj ma parë bahej nji luftë për vdekje në mes të dy koncepteve të papajtueshëm moraliteti dhe marrëdhaniesh njerzore. Me kto mëndje ai duhet të kishte denue gjithashtu edhe mbretin Vladislav të IV të Polonis dhe Hungaris, i cili shkeli, ndën nxitjen e Nuncit papal Kardinal Cesarini, armëpushimin prej dhjetë vjetësh që kishte nënshkrue me Sulltanin më 1444 në qytetin Szegedin.
Në ditët tona, Peshkopi Fan Noli asht mundue të çmojë rolin e Skënderbeut me kriterin objektiv të historianit dhe herë- herë, tue u çveshun krejt prej ngroftësis së ndjenjës patriotike. Ai e përfundon kështu librin e tij:
"Skënderbeu bani për 25 vjet nji luftë të mraparojes së Krishtënimit dhe kësisoj ia prishi planet Muratit dhe sidomos Mehmetit të II me organizue speditën kundër Romës. Dihet si fakt se më 1489, domethanë nji mot para se të vdiste, Sulltan Mehmeti kishte lançue fushatën e Italis, tue shkelë kambë në Otranto. Por mbas vdekjes së tij erdhë në fuqi Sulltan Bajazidi, i cili nuk çante kryet për zaptime tokash. Suksesori i tij Sulltan Selimi drejtoi ushtërin kah lindja dhe Evropa Perëndimore shpëtoi nga rreziku i invazjonit otoman".
Historianët modernë e çmojnë Skënderbeun si nji nga shefat ushtarak ma të mëdhenj të gjithë kohëve. Ata e njofin se mbreti i Shqiptarve mbet vetëm për me përballue fuqin kolosale të Sulltanit dhe se bani të pavdekshëm emnin e Krujës, tue detyrue Sulltan Mehmetin e II me u kthye mbrapa dy herë mbas disfatave që pësoi nga dora e Skënderbeut.

nikola

  • Newbie
  • *
  • Posts: 42
    • View Profile
Skënderbeu në vlerësimin e Ismail Qemalit
« Reply #5 on: July 31, 2007, 03:27:23 PM »
Çfarë shkruan në kujtimet e tij Plaku i Vlorës, simboli i Pavarësisë së Shqipërisë

Gjergj Kastrioti, figura më e ndritur e historisë sonë kombëtare
Në recensionin që historiani ynë i shquar prof.A.Buda i bënte veprës së F.S.Nolit “Historia e Skënderbeut”, (1921) shkruan midis të tjerave një të vërtetë të thjeshtë, por mjaft kuptimplotë: “Skënderbeu është një figurë që i ka bërë për vete shqiptarët që nga fëminija e tyre më e hershme, e deri në fund të jetës”.

Këtij vlerësimi kuptohet se nuk i ka shpëtuar as Plaku i madh i Vlorës. Skëndërbeu ka qenë dhe do të mbesë në shekuj, figura më e ndritur e historisë sonë kombëtare, për luftën e tij vigane që zhvilloi në krye të shqiptarëve për 25 vjet me radhë në një nga periudhat më të rënda të historisë së tyre, siç ishte lufta për mbrojtjen e vendit nga invazioni osman. Në këtë përballje heroike për jetë a vdekje kundër një pushtuesi të egër, të huaj nga gjuha, zakonet që kërcënonte gjithë zhvillimin ekonomik, shoqëror, politik e kulturor të arrirë nga shqiptarët në shekuj, ranë fli me mijëra e mijëra të rinj nga të gjitha shtresat dhe krahinat e vendit që mbushnin radhët e ushtrisë së heroit tonë legjendar. Sipas kujtimeve të Gjon Muzakës, (bashkëluftëtar i Skënderbeut) “në ato beteja të pandërprera dhe mizore ranë pothuajse edhe të gjithë djemtë e zotërinjve të kohës”. (I giovani Principi albanesi erano quasi tutti morti).

Qëndresa e shqiptarëve
Me qëndresën e tyre shqiptarët fituan admirimin e popujve dhe shteteve të krishtera të Evropës, pasi lufta e tyre ishte njëherësh në mbrojtje të qytetërimit evropian. Këtë vlerësim të lartë i shprehën heroit tonë në letrat e tyre: papa Pali II, Kalisti II dhe burra të tjerë shtetesh si Alfonsi V i Napolit, duka i Milanos, Francesko, të cilët përjetonin me ankth qëndresën shqiptare. Këta udhëheqës të kohës ishin të bindur, (dhe koha më pas e provoi këtë) se synimi i osmanëve ishte të hidheshin në Itali dhe Evropë dhe se ky rrezik, ishte krejt i mundshëm po të binte Shqipëria. Burimet provojnë se për këtë funksion evropian të luftës së popullit shqiptar ishte i ndërgjegjshëm Heroi ynë Kombëtar: “Po të mos isha unë, Evropa do të ndiente” - këto janë ato fjalët lapidare, më të cilat heroi ynë iu përgjigj më 1460, një princi mendjelehtë italian që nuk kishte kuptuar qëndresën e shqiptarëve.
Emri dhe flamuri i Skënderbeut i priu shqiptarët edhe pas pushtimit osman në përpjekjet e tyre shekullore për liri e pavarësi. Ai u bë simbol i qëndresës dhe fitores mbi armikun dhe frymëzoi shqiptarët në kryengritjet e shekujve XVI-XVIII dhe në periudhën e rilindjes sonë kombëtare. Emri i tij u bë burim frymëzimi dhe mobilizimi edhe në prag të përpjekjve të shqiptarëve me në krye Ismail Qemalin për shpalljen e pavarësisë.

Si politikan dhe diplomat me horizont dhe kulturë të gjerë është krejt e natyrshme, që Ismail Qemali të kishte një njohje të thellë për Skënderbeun, për vendin dhe rolin e tij në historinë kombëtare dhe atë evropiane në përgjithësi. Në periudhën kur jetoi dhe veproi Ismail Qemali, për Skënderbeun qarkullonte një letërsi e tërë e shkruar nga rilindasit tanë të mëdhej, të cilët e kishin fokusuar Heroin tonë Kombëtar si figurë qendrore me peshë të veçantë në përpjekjet e tyre për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. Skënderbeu ishte bërë tepër popullor për shqiptarët me veprat e De Radës “Këngët e Milosaos”, dhe sidomos, nga Naim Frashëri që shkruajti edhe në vargje historinë e tij. Krahas kësaj letërsie më karakter popullor dhe propagandistik në shtypin e rilindjes filluan edhe përpjekjet e para për një trajtim “shkencor” të figurës së Skënderbeut dhe periudhës së tij. Shkrime të kësaj natyre janë p.sh. disa artikuj të Konicës botuar në revistën “Albania” mbi armët e Skënderbeut, mbi portretin autentik të tij, mbi topografinë e vendeve të betejave etj.
Megjithatë Ismail Qemali, njohës i disa gjuhëve të huaja evropiane, kishte lexuar shumë vepra kushtuar Skënderbeut që qarkullonin në letërsinë botërore dhe në këtë kuadër s’ka fjalë se kishte lexuar edhe autorin kryesor të historisë së Skënderbeut, Barletin, veprën e tij “Historia e Skënderbeut” e cila qarkullonte një një varg përkthimesh në gjuhë evropiane.
Por, ndryshe nga të gjithë patriotët dhe shqiptarët e tjerë plakun e madh të Vlorës e lidhte me Skënderbeun edhe një moment i veçantë personal: Për një koincidencë të lumtur të historisë, atij i takoi fati të ngrinte në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912, në mes të një entuziazmi të madh popullor flamurin që heroi ynë legjendar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, e kishte ngritur më 28 nëntor të vitit 1443 në Krujë.

“Shpirti i Skënderbeut” në sheshin e flamurit
Ismail Qemali, shkruan se këtë moment të veçantë, sa sublim aq edhe historik e ka përjetuar me emocionet e jashtëzakonshme. Këtë ai e tregon kur përshkruan mbledhjen e delegatëve të ardhur nga të katër anët e vendit në një kohë të vështirë, kur ushtritë e vendeve ballkanike po pushtonin qytet dhe krahinat e e ndryshme të vendit.
“Kongresi, shkruan, Ismail Qemali, u hap menjëherë. Në mbledhjen e tij të parë, më 28 nëntor 1912, ai votoi unanimisht shpalljen e pavarësisë. Pas këtij akti, mbledhja u ndërpre dhe delegatët dolën nga dhoma për të ngritur mbi shtëpinë time, shtëpinë ku kisha lindur dhe ku kishin jetuar të parët e mi, në mes të brohoritjeve të mijëra njerëzve, flamurin e lavdishëm të Skënderbeut, i cili kishte fjetur i palosur për 445 vitet e fundit.

Për mua ai ishte një moment i paharrueshëm. Duart e mia dridheshin nga shpresa dhe krenaria, ndërsa ngrija në ballkonin e shtëpisë së vjetër flamurin e sovranit të fundit kombëtar të Shqipërisë. U duk sikur shpirti i atij heroi të pavdekshëm, kaloi si një zjarr i shenjtë mbi kryet e popullit që brohoriste”.

Në Arkivin Qendror të Shtetit ruhet edhe kopja e fjalimit të mbajtur nga Ismail Qemali në miting në Vlorë, ku ai përsëri i referohej Skënderbeut: “Oh! Sa të lumtur e ndiej veten sot, që shoh këtu në Vlorë, kaq burra shqiptarë të mbledhur tok, duke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e atdheut tonë të dashur. Plot më gaz e me lot ndër sy, edhe këtë minutë, Kongresi shpalli mëvetësinë e Shqipërisë, duke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e, duke më ngarkuar mua kryesinë e qeverisjes së përkohshme të Shqipërisë së lirë”.

“Porsi një ëndërr me duket ky ndryshim i madh i vendit tonë, që hoqi e vuajti të zezat e ullirit pesëqind vjet me radhë nën sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirt përgjithmonë, të shuhej e të shfarosej krejtësisht nga faqja e dheut, kjo Shqipëri që dikur shkëlqente nga trimëria e pashoqe e bijve të saj : Kjo Shqipëri që kur i kërcënonte rreziku i Evropës nga pushtimet e Turqisë, nën kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbenë, u bë porta e hekurt kundër sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më të egër që ka pasur Turqia” 1 .

“Kujtimet” e Ismail Qemalit
Megjithatë, nuk janë këto rastet e vetme kur Ismail Qemali i referohet Skënderbeut. Ai i ka kushtuar historisë së tij një vend të veçantë në librin e tij “The Memoirs of Ismail Kemal bey”, (Kujtimet e Ismail bej Qemalit) e cila u botua në Londër më 1920.
Libri shoqërohet me një parathënie të W.M.Fullerton, një publicist ky i njohur i kohës, me të cilin Ismail Qemali kishte kaluar muaj të tërë në Paris në vitet 1917 – 1918, duke diskutuar ngjarjet dhe rrjedhimet e Luftës së Parë Botërore.
Për përgatitjen për botim të librit meritë ka pasur S.Story i cili bashkëpunoi ngushtë me Ismail Qemalin. Sipas W.Fullertonit bashkëpunimi midis tyre ka qenë mjaft i vështirë, për shkak të ndërprerjes të vazhdueshme të punës nga ana e Ismail Qemalit.
Gjatë përgatitjes për botim të librit, shkruan Fullerton “Ismail Qemali ishte i tërhequr nga probleme të rënda të karakterit personal, të cilat ishin shpesh herë të mundimshme, si dhe nga preokupacionet patriotike dhe intrigat që luheshim lidhur me të ardhmen e Shqipërisë. Ai nuk i kushtonte, dhe sigurisht as do të kishte mundur t’i kushtonte, gjithë kohën e tij kësaj pune. Momentet e tij entuziazte të alternuara me zhdukjen e tij të vazhueshme dhe pastaj përpëlitjet e tij sa herë që rimerrte në dorë për të rregulluar kujtimet e veta, gjithë kjo krijonte një kompleks situatash aspak të favorshme për një ecuri të mirë të punës që zoti Story ishte impenjuar për ta çuar deri në fund”.
Libri përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë “Në shërbim të Perandorisë Osmane” jepet një kuadër i gjerë i problemeve të rënda me të cilat ballafaqohej Perandoria Osmane . Pjesa e dytë i kushtohet “Shqipërisë dhe shqiptarëve”, prejardhjes, historisë, zakoneve dhe traditave të tyre. Këtu autori ka dhënë një “Histori” të përmbledhur jetës dhe veprës së heroit tonë. Ajo bazohet në tregimin e njohur të Barletit mbi rininë e Skënderbeut, pra dorëzimin e tij bashkë më të vëllezërve peng tek sulltani nga Gjon Kastrioti dhe më pas kthimin e tij në Krujë pas disfatës që pësuan turqit në betejën e Nishit (1443). Sipas Ismail Qemalit, lufta e shqiptarëve kundër turqve osmanë vinte nga dëshira e pashuar e tyre për liri e pavarësi. Ajo shpërtheu për shkak të pabesisë që tregoi sulltan Murati ndaj Skënderbeut, pas vdekjes së të atit Gjon Kastriotit dhe të pushtimit nga ana e sulltanit të kështjellës së Krujës. Sipas Ismail Qemalit ky akt shënonte edhe fundin e pavarësisë së vendit.
“Kur Turqia, - shkruan I.Qemali - në kohën e sulltan Muratit i pati pushtuar vendet e tjera ballkanike, ajo u detyrua të ndalej në përparimin e saj, për shkak të qëndresës së papritur e të fortë të Shqipërisë.

Ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti
Ismail Qemali përshkruan më tej të atin e Skënderbeut, Gjon Kastriotin, të cilin e përshkruan si një princ të mençur dhe të dashur: “Në atë kohë në krye të vendit tim - shkruan autori - ishte Gjon Kastrioti, një i udhëheqës i dashur dhe i respektuar. Ai i ndodhej përballë alternativës ose vazhdonte një luftë të pasigurtë kundër forcës shkatërruese të sulltanit ose të pranonte një rregullim miqësor me të, ai zgjodhi këtë të fundit, një zgjedhje kjo, që në mos tjetër, garantonte së paku autonominë e vendit të vet.
Si shenjë pengu, ai dërgoi të katër fëmijët e tij në Adrianopojë, që ishte atëherë kryeqyeti i Perandorisë. Dhe për dhjetë vjet, ai i qëndroi besnik me skrupulozitetin më të madh kësaj marrëveshjeje. Gjergji, më i vogli nga këta fëmijë, i cili u objekt i legjendës popullore për veprimet e tij ushtarake kur luftoi me emrin Skënderbe, ishte kështu që nga fëminia e hershme e tij në oborrin e Muratit. Ky i dha një edukim të shkëlqyer dhe tregoi për të një vlerësim të madh.
Gjergj Kastrioti nga ana e tij ju përgjigjej kësaj mirësjelljeje të sulltanit, me një përkushtim të sinqertë. Por, kur vdiq Gjon Kastrioti dhe Gjergji, i biri, duhej t’i zinte atij vendin, sulltani, përkundrazi, dërgoi në Shqipëri trupat e tij të cilat pushtuan kryeqytetin, Krujën. Me këtë akt pavarësia e Shqipërisë mori fund, por mori fund edhe besnikëria e Gjergj Kastriotit ndaj sulltanit. Duke përfituar nga shpartallimi që hungarezët i shkaktuan turqve në Moravë, ai u nis për në Shqipëri me treqind burra. Ai u prit me entuziazëm jo vetëm nga njerëzit në Krujë, por nga të gjithë krerët e vendit dhe u njoh prej tyre si udhëheqësi më i madh i Shqipërisë”.

Vlerësimi
Ismail Qemali ka vlerësuar luftërat e Skënderbeut dhe fitoret e tij:
“Për tridhjetë vjet Skënderbeu e mbuloi Evropën me ushtimën e armëve të tij dhe me lavdinë e emrit të vet, në një luftë të pandërprerë kundër fuqisë turke, e cila deri atëherë konsiderohej e pathyeshme”.
Më tej autori merret me fatin e të birit të Skënderbeut, Gjon Kastriotit, por në një mënyrë të ndryshme nga faktet historike që njihen sot. Siç dihet pas vdekjes së Skënderbeut, Gjon Kastrioti bashkë më të ëmën, Donikën (vajzën e Gjergj Aranitit) kaluan në Mbretërinë e Napolit në mbrojtjen e Ferdinandit, djalit të Alfonist V. Sipas I.Qemalit, ai kaloi në Venedik, por këta e dorëzuan te turqit: “Në prag të vdekjes së tij, shkruan autori, ai (Skënderbeu – LM) ia besoi djalin, i cilin ishte akoma i vogël Republikës së Venedikut, i bindur se kjo ishte zgjidhja më e mirë për trashëgimtarin e fronit të vet dhe për shpëtimin e vendit të tij. Por këtij besimi, Venediku iu përgjigj mjaft keq: në vend që venecianët ta mbronin atë, ata ua dorëzuan djalin turqve. Kështu, Perandoria Osmane mundi edhe një herë ta merrte me anë të një marrëveshjeje (me venecianët ) atë që nuk kishte mundur dot ta pushtonte me forcën e armëve. Kështu Shqipëria u detyrua edhe një herë të njihte sovranitetin e sulltanit dhe t’i bënte atij betimin e besnikërisë”.
“Shqiptarët, një popull i lidhur më turqit”

Në kujtimet e tij, Ismail Qemali trajton në mënyrë tepër origjinale marrëdhëniet e shqiptarëve më turqit. Ai nuk përmend në asnjë rast përpjekjet e vazhdueshme të shqiptarëve për liri, kryengritjet që ata zhvilluan nën emrin e Skënderbeut dhe flamurit të tij. Ata kërkuan shkëputjen nga Perandoria Osmane, kur kjo ishte në prag të shkatërrimit të saj në fund të shekullit XIX. Kështu, sipas tij, pas pushtimit osman: “Shqiptarët nuk kanë hequr dorë nga dëshira e tyre e zjarrtë për pavarësi, kanë qenë në të vërtetë i vetmi popull ballkanik i lidhur me Perandorinë Osmane, gjithmonë të gatshëm për ta mbështetur atë, gjithmonë të predispozuar t’i japin dorë për t’u forcuar dhe të shkojë përpara me forcën e saj.
Por kur shqiptarët panë se në vend që të forcohej, Turqia vazhdonte duke u dobësuar dhe shkonte me shpejtësi drejt shkatërrimit të vet, atëherë u ngritën të detyruar për ruajtjen e tyre, duke thirrur me një zë “Nëse turqia kërkon të vrasë, vetëm le të vrasë. Ne jemi të vendosur të mbijetojmë”.

Shqiptarët nuk bëjnë dallim midis tyre nisur nga besimi
Qëndrimi i shqiptarëve ndaj Perandorisë Osmane, sipas Ismail Qemalit, nuk mund të shpjegohet më influencën e besimit mysliman, i cili u pranua nga shumica e popullsisë kur Shqipëria ra nën Turqinë. “Arsyeja e vërtetë, sipas autorit, duhet kërkuar në një shkallë më të thellë të interesit kombëtar. Megjithëse, nuk duhet mohuar në mënyrë të përgjthshme influenca e besimit në mendësinë e popullit, dhe as pushteti që ka islami për asimilimin e racave, Shqipëria përbën një përjashtim nga rregulli, i cili është kaq konstant në Lindje. Në Shqipërinë veriore, nga bregu i Adriatikut deri në kufi me serbët, pjesa më e madhe e popullsisë është myslimane, ndërsa pjesa tjetër katolike. Në Shqipërinë e Jugut janë myslimanë dhe ortodoksë. Megjithatë edhe pse janë të gjithë besnikë të besimeve të tyre respektive dhe shpesh të zjarrta dhe të ashpra, shqiptarët nuk nuk bëjnë dallim midis tyre nisur nga besimi, dhe asnjë grup popullsie nuk kërkon mbi këtë pikë superioritet apo privilegje”.

Zhgënjimi i Ismail Qemalit nga vendimet e Konferencës së Londrës
Për Ismail Qemalin, lufta e shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut kishte qenë e një rëndësie të veçantë për mbrojtjen e Evropës nga rreziku i invazionit osman. Ky ishte në fakt një mendim i përgjithshëm i kancelarive të shteteve të Evropës së krishterë në kohën e Skënderbeut. Nisur nga ky fakt, Plaku i madh i Vlorës shpresonte se Konferenca e Londrës do të vlerësonte këtë kontribut të rëndësishëm të shqiptarëve dhe do t’i mbështeste ata për krijimin e shtetit të tyre të pavarur në trojet e veta.
“Midis gjithë argumenteve të trajtuara nga konferenca, shkruan Ismail Qemali, në gjykimin tim argumenti më kryesor, më interesant dhe mbi të gjitha esencialisht evropian, ishte ajo e Shqipërisë. Neve na u duk e mundshme të shpresonim që një popull me kaq merita....dhe shërbimet që i kishte bërë Evropës, së pari duke e mbrojtur atë kundër invazionit të turqve do të kishte mundur të bëhej zot në shtëpinë e vet dhe të ruante pavarësinë kombëtare... Të sigurtë në legjitimitetin e kërkesave tona, ne prisnim me besim të plotë verdiktin e konferencës së Fuqive të Mëdha.” Por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. “Më shumë se gjysma e terriorit të vendit tim, shkruan Ismail Qemali, iu dha Serbisë, Malit të Zi, dhe Greqisë”.