Author Topic: Album i ri ”Kili, kili” i këngëtares së mirënjohur Babeta Shahini..  (Read 939 times)

valbona

  • Newbie
  • *
  • Posts: 39
    • View Profile
 
Një Ninullë për meshkujt ?!!



Nga Albert Zholi


Këtë album ja kushtoj simpatizantëve, të apsionuarve të këngës popullore, familjes time, por në vecanti emigrantëve shqiptarë kudo që janë....

Album i ri i Babeta Shahinirt një Ninullë për meshkujt

Ngacmimeve të tilla nuk i ka shpëtuar as Bill Klintoni



Fiks një vit pas daljes në treg të albumit shumë të suksesshëm “Si karamele”, dhe Babeta paraqitet para publikut dhe dashamirësve të saj me një album të ri. Një album provokues, me një zhanër që përcjëll risi në muzikën shqiptare, atë  të ndërthurjes interesante të  këngës popullore tipike shqiptare me atë të muzikës moderrne. Babeta vjen në këtë album më e sigurt, më e vëmëndshme, më e kjudesshme, më selektive, më largpamëse. Duke parë me sinqeritet tregun e disqeve dhe të shtëpive diskogarfike ajo vjen në këtë prag Viti të Ri me nje album impresionues, në një bashkpunim serioz me një shtëpi të re diskografike e cila e hap siparin e saj me këtë album. Pra është shtëpia diskografike “Hit Rekords”, një shtëpi dikografike që do të publikojë vetëm Hitet e këngës popullore dhe asaj të ndërthurur shqiptare. Një vit punë, pagjumësi, stress, dialog, tendosje, shtrëngim nervash, lënie disi pas dore të Borës së vogël (vajzës 5-vjecare), për të përfunduar albumin më të lodhshëm sipas saj. Dhe nga puna e madhe vjen dhe gëzimi, apo vlerësimi i madh. Ajo tashmë është e kënaqur, e lehtësuar me veten dhe pret ethshëm reagimin e publikut..”.Kili Kili”..një emërtim sinjifikativ. Një risi në dy drejtime: Të bashkpunimit me një shtëpi të re diskografike ku përcillet një dimension i ri i këngës popullore në shartimin me modernen dhe me një ninull për meshkujt. Këtu qëndron dhe provokimi i albumit, apo më mirë të themi misteri i tij... Mister  shumplanësh. Ninull për meshkujt...?!!! Intervista e nxjerr në pah këtë mister...


-Babeta, si gjithmon në prag të Viti të Ri edhe këtë vit me një album të Ri... Si erdhi ky album ?

- Si një përgjegjësi. Përgjegjësi ndaj simpatizantëve dhe të apasionurave pas këngës popullore të ndërthurua me atë moderrne. Eshtë një ndërmarje e vështirë por e bukur. Tashmë dëgjuesi është më i vëmëndshëm. Pret të reja... Si në planin e kompozimit edhe në tekst.Kërkon këngë të thjeshta. Jo të ndërlikuara. Të qeta për veshin, për të larguar streset e shumta. Suksesi dhe shitja në kohë të kënaqshme i albumit “Si karamele” më vuri para një prove të re. Të një gjetje kompozicionale dhe poetike të albumit. Kjo është si një detyrim që nuk mund ti shmangesh nqs dëshiron sfidën, përballjen me kërkesat e kohës, ambicies si këngëatre.

-“Kili—Kili”. Një emërtim intersant dhe intrigues. Cfarë përmabn teskti i kësaj kënge ?

-Kjo është gjetja e autorit. Është një risi në tekst.

-Pse?

Për vetë faktin se autori i teskstit A. Trebicka ka luajtur me vargun dhe fabulën e tekstit. Ai ka përcjellë në mnëyrë intriguese por edhe si gjetje një Ninullë për meshkujt. Kushdo habitet me tekstin. Një Ninullë për meshkujt ?!! Asnjë nuk ka parë në treg Ninullë për meshkujt. Ato janë për fëmijët. Kjo është e bukura, e vecanta, thyerja e një tabuje (nqs mund ta them kështu). Në fillim e pamë me skepticizëm. Por në treg duhet guxim. Duhet vendosmëri. Risi..

Cfar ke shpirti im

Je gjithmon serioz

Hajde zemra ime

Se kam qejf të loz.


Kili..Kili unë të ngacmoj

Të gjithë burrat e botës janë njësoj..


Këtu fillon provokimi në vargje.. Sepse në të vërtetë, burrat në botë nuk jan të gjithë njëlloj. Ata kanë karaktere të ndryshme. Temperamente të ndryshme. Por janë njëlloj në të përkëdhelur.. U përkëdhelet sedra kur një femër e bukur u fal një buzëqeshje më tepër..Kur një femër i ngacmon me sy, me kokë, ....Kur meshkujt   ledhatohen nga  femrat, ngazëllehen. Lëre pastaj kur Gudulisen....Miklohen...Ky është dallimi ...këtu merr formë Ninulla për meshkujt. .Kush është ai mashkull sado serioz, i ekuilibruar, indiferent që nuk do ti falte një buzëqeshje një femre të bukur që e ngacmon, provokon ?!!  Ngacmimeve të tilla nuk i ka shpëtuar as Bill Klintoni...Kjo është fabula e tekstit.


-Sa këngë ka albumi ?

-Albumi ka 8 këngë. Albumet e mija janë të njëjtë në sasi. Kjo është një mesatare që dëgjuesi të mos lodhet. Kushdo që do ta marrë albumin nuk do të gjejë momente dileme. Kalon masa, prishet cilësia. Nuk vrapoj në sasi, por në cilësi. Eci e sigurt, me hap. E kontrolloj mirë ku e vë këmbën.  Kush dëgjon një album sado i bukur qoftë, nuk mund të dëgjoj më shumë se 8 këngë. Qoftë kur është me makinë. Qoftë kur është në zyrë, shtëpi, apo në kushte të tjera dëgjimi. Cdo gjë ka një masë. Asaj duhet ti ruhesh se pastaj kalon në montoni, mërzi, bezdisje, rutinë..

-Një punë e lodhshme një vjecare. Sa këngë keni seleksionuar ?

-Plot 16 . Ju e dini se unë kompozitor kam bashkshortin tim Ilir Ballën. Ai i përshtat këngët sipas temperamentit tim. Bile dhe shumë tekste. Tashmë ai njeh cdo detaj të temperamentit tim të të kënduarit. Forcën time të zërit. Ky bashkëpunim e lehtëson punën time. Jo gjithkush nga këngëatret  i ka kushtet e mia. Jo kusdo e gëzon këtë komoditet.  Pra,  pas një maratone prej 16 këngësh vecuam vetëm 8. Seleksionimi nuk ishte i lehtë. Punonim nga 5-6 orë cdo ditë. Kjo nuk ishte e pakët. Lodhje, stres, largim nga problemet familjare. I jam shumë borxhlie vajzës time Borës. Shumë herë ajo vinte në studio dhe më kapte nga fustani për t’ju përkushtuar sadopak.

-E vecanta tjetër e këtij albumi?

-Titujt e këngëve. Janë tituj po kaq provokuese. “Bateria Full”, “Çimçakizi”, “ Zot o zot”, “Gogozheli”, O ma”, janë disa nga titujt e këngëve të albumit. Janë tituj konciz, paksa të cuditshëm dhe të panjohur nga veshi i dëgjuesve. Do jenë një pjesë e suksesit.

-Ju pretendoni se këto këngë janë të një zhanri të ri.  Si mud ta kuptojmë këtë ?

-Po. Shumë qartë. Nuk janë këngë të mirëfillta popullore. Ky zhanër është një ndërthurje e këngës popullore shqiptare me atë moderne. Ndoshta ekperimentohet për herë të parë. Pra përvec ninullës këtu  do të ketë balada, danc, një kooperim që të ngacmon..

-Ckuptoni me këtë kooperim?

-Një ndërthurje  e paqtë e folkut me moderrnen.Jo këngë popullore tipike të një krahine shqiptare apo një tjetre. As vetëm një ndërturje midis tyre. Në repertorin tim unë kam këngë popullore nga të gjitha krahinat e vendit. Ky album e kalon këtë cak. I jep një fllad më të gjerë dhe të shpeshtë këngës. E mban në tension. Relaksi dhe meditimi janë në një formacion perfekt. Jashtë klisheve dhe rregullave strikte. Një rrugëtim i ri. Si një autostradë e panjohur, që pret të papritura të këndshme, që të befasojnë por nuk të trishtojnë, por të ngjallin vetëm gëzim, optimizëm. 

-Në këtë nismë a keni bërë një testim paraprak?

-Sigurisht. Cdo gjë është paraparë. Kemi bërë një tetim mes miqsh. Njohës të mirë të këngës popullore, Testim që vazhdoi 3 muaj, Vendosëm të vazhdojmë kur ramë të gjithë dakort. Testuesja më e sinqetë pore she më e rreptë ka qënë vajza jonë Bora. Kur ajo dëgjonte dhe na thoshte nuk më pëlqen, ne si grup mendonim gjatë. Ajo gjithë ditë dëgjon këngë popullore por edhe të lehta. I njeh mirë këngëtarët.


-Me këtë album ju merrni dhe një ndërmarje tjetër. Atë të bashkpunimit me një shtëpi të re diskografike. A nuk është një risk ?

-Po. Risku është i pranushëm kudo për këngëtaret. Por risku shumë herë është pjesë e suksesit. Tani në Shqipëri ka 5 shtëpi diskogarfike. Që janë prestigjioze.  Por në këtë shtëpi të re, unë kam si bashkpronar dhe burrin tim, Ilirin. Ai është këmbëngulës në profesionin e tij si kompozitor dhe instrumentist. Më ka ngjallur gjithmonë besim. Janë një grup plot ambicie, që kanë marrë përsipër që  të udhëtojnë në punën e tyre vetëm me Hite. Le të jetë ky album metri i parë i superstradës  së asfaltë për suksesin e pandalshëm. Ku ka mendim, guxim dhe punë fitorja nuk vihet në dyshim..

-Keni pasur kohë për lexim ?

-Pak. Kam lexuar disa tregime të librit „Plagët e shpirtit“ Të Vitore Stefa Leka, dhe kam qarë. Jetë e dhimbshme

-Kujt ja dedikon këtë album ?

-Simpatizantëve, të apsionuarve të këngës popullore, familjes time por në vecanti emigrantëve shqiptarë kudo që janë.  Ata janë pjesa më e gjallë që na mbushin me optimizëm. Ky album le të jetë një ogur i mirë për këtë zhanër dhe shtëpinë e re diskografike. Duke qenë dhe në prag të Vitit të Ri uroj gjithë popullit shqipatr Gëzuar festat e fundvitit. Begati, paqe, shëndet, mirkuptim. Gëzuar!