Po ju dergoj dy nga poezite e mia:
”Përtej Oqeanit”
Me erën e shkalluar,
shëtis nëpër natë.
Mbi dallgët e oqeanit
Mbi yje të dashuruar;
Ndjehem e lumturuar.
Era, midis gjethesh
luan me palmat e jetës,
me zemrën e dallgeve,
me këngët e zogjve,
buzë oqeanit në ishujt e virgjtë
dhe shpirtin tim e kthen
në lotë të trëndafiltë....
dhe nje tjeter titullohet:
Mamasë Anika
Atë natë prush me yje,
Vonoi ”Anek” lundrimin nga Pireu
Ndaj nuk sosa dot,
Ndonëse më penguan,
E s’bëra prapakthehu..!
Shpejtoni, ju lutem, u thashë,
Shpejtoni...!
Me sytë nga dera,
Ajo mua më pret.
Mërguar e malluar,
Në ishullin e lashtë me emrin
Kretë.
Ah, moj mama!
Nëpër vapë fillimgushti
me dhimbje ngarkuar,
çava udhën e Pindit
Si dikur mes drerëve kalonin veç komitë,
Të të lagia buzën,
Të të puthja sytë...!
Gjithmonë për ty malluar,
Mbetem,
O Nënë e bekuar!
Kur ndodhem shpirt trazuar
Si mes dallgësh në furtunë
Kurdoherë lyp një këshillë
prej teje, o nënë,
për të dalë tek bregu, a diku në anë
kthej kokën të kërkoj, e mërmëris me vete,
dale them padashur, të pyes njëherë mamanë..!
Trageti “Anek” do të vonohet te Pireu
Por, gjithmonë mua në liman më pret
Si amaneti i nënës sime të bekuar
Në anë të Mesdheut,
Atje larg përmbi Kretë...!
Dashurinë për njëri tjetrin
E kemi amanet!