Recent Posts

Pages: 1 ... 7 8 [9] 10
81
Shkrimetaret shqipetare / Re: ANDON ZAKO ÇAJUPI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:25:45 PM »
Shqipetar


Shqiperin e mori turku,
i vu zjarr
Shqiptar. mos rri,po doku
shqipetar!
Mjaft punove per te tjer,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.
Te ka bere perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqipetar!
Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te luftosh!
Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te luftoni te tere
per Atdhe.
Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhur me kemnb e duar
me zinxhir!
Myslyman e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
djem e pleq!
Te ngrihemi te deftojme
trimeri
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!

O moj Shqiperi e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.
U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
dashuri.
Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!
Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!
82
Shkrimetaret shqipetare / Re: ANDON ZAKO ÇAJUPI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:25:05 PM »
VARFËRIA DHE LIRIA


Jam i varfër, po i lirë,
ndaj më pëlqen varfëria;
kush do të rrojë më mirë,
s'urdhron dot veten e tia.
Mbreti sikur të më thotë
"Hajde në palas me mua,
të gëzosh dhe ti në botë",
do t'i them: "Zot, nukë dua.
Për të ngrën' e për të pirë
nukë mund të shes lirinë;
i varfëri rron më mirë
s'ai që do madhërinë.
S'më duhet ergjëndi mua,
dua lirinë dhe nderë,
dua të bëj si të dua,
jo si të duan të tjerë.
Nukë ka në këtë jetë
gjë m' e vyer se liria".

A. Z. Çajupi
83
Shkrimetaret shqipetare / Re: ANDON ZAKO ÇAJUPI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:24:25 PM »
URATA

Dhe mbi te gjitha ruaje zemren tate
sepse prej saj buron jeta

Dhe rri sa me larg prej gojeve te rrejshme
dhe largoji prej vetes buzet mashtruese

Dhe syte e tu le te shikojne ne fytyre
dhe shikimi i yt le te jete prore i drejte

Dhe kujdesu se ciles rruge do te ecesh
dhe te gjitha rruget le t'i keshe te drejta

Dhe mos kthe as djathtas as mengjer
dhe kujdesu te ecesh lark te keqes.
84
Shkrimetaret shqipetare / Re: ANDON ZAKO ÇAJUPI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:23:33 PM »
Naim Frasheri

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqiperi!
Mendjelarti, zemertrimi,
vjershetori si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipetarka, shqipetare!
Naimne kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qare!

Vdiq Naimi, gjithè thone,
qani turq, qani kaure!
Bilbil’ i gjuhese tone
s’do te degjohet me kurre!

Vdiq Naimi, qe kendoi
trimerine, Skenderbene,
vdiq Naimi, qe levdoi
dhe nderoi memedhene!

Vdiq Naimi, po c’te gjeti,
o moj Shqiperi e mjere!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s’ka te tjeve.

Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkrete,
pse more te tille burre?
I ndrite shpirti per jete,
mos i vdekte nami kurre!
85
Shkrimetaret shqipetare / Re: ANDON ZAKO ÇAJUPI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:22:58 PM »
DHEU

Dheu i gjat' e i gjerë,
na jep buk' e na jep verë
për të ngrën' e për të pirë,
kush di ta punojë mirë.

Si njeri i shtrënguar,
dheu nukë fal gjë kurrë,
pa munduar, pa punuar'
S'na jep as misër, as grurë.

Do ta punojë njeriu
dhe ta vadisë me djersë
që të hajë buk' i ziu,
nga uria të mos vdesë!

Punoni, more të mjerë,
se dhe gjëri në na mbetë,
pas neve vinë të tjerë,
nukë sosetë kjo jetë.
86
Shkrimetaret shqipetare / Re: ANDON ZAKO ÇAJUPI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:22:23 PM »
Motivi i dashurisë

Një pjesë e madhe e vjershave të Çajupit i përket dashurisë. Në mes të vjershave erotike të Çajupit janë edhe katër ,,Vajet’’ e tij për të shoqen, Evgjeninë, vjersha shumë e njohur ,,Kopshti i dashurisë’’, një vjershë e gjatë me subjekt biblik, ,,Zolejka’’, etj. Për Çajupin dashuri është principi i jetës njerëzore. Ai asaj i beson edhe më shumë se Perëndisë. Vjershëtorin e duan të gjithë e ai mbetet i pavdekur se këndoi dashurinë. Dashuria që poeti pat për të shoqen zvicerane qe shumë e madhe. Ai e kujtoi me një dhembje të thellë, edhe pas dhjetë vjetëve të vdekjes. S’e kujtoi vetëm si burrë, por edhe si baba i dhembshëm:

Mos na le të gjorë, me zemër të ngrirë,
ktheu të gëzonesh kur të shoç të birë:
e ke lënë foshnje, tani u bë burrë
s’arrite t’a rritje, s’të ka parë kurrë.
Për ty shumë herë çoç do të më thotë,
po s’mund t’i përgjigjem, se më mbytin lotë…
Me se rrojnë foshnja? Ç’i rritë çilimitë?
Dashuri e nënës dhe përkëdhelitë.


Poeti e dashuroj aq shumë atë grua, ai e ndjen aq fort dëshprimin e humbjes së saj, sa që arriti të mendojë për një çast se jeta është e kotë, se për të s’ka më asnjë shpresë.
Çajupi veçanërisht me forcë godet zakonin e martesave të fëmijëve pa i pyetur, martesat e djemve të vegjël me vajza të rritura, të cilat mund t’i bëjnë të gjitha punët në shtëpinë e burrit. Te komedia ,,Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr’’, Çajupi i vuri në lojë fort bukur këto zakone. Një nga plagët e shoqërisë shqiptare të kohës së Çajupit ishte edhe kurbeti. Për këtë, Çajupi ia kushtoj bukur vjershën ,,Kurbeti’’.
87
Shkrimetaret shqipetare / ANDON ZAKO ÇAJUPI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:21:32 PM »
Çajupi u lind në katundin Shepër të Zagorisë më 1866, motin kur gjuha dhe letërsia shqipe do të manifesoheshin me bujë, përmes veprave që botuan në të njejtën kohë De Rada, Dora d’Istria e Kristoforidhi. Emri i vërtetë i poetit ishte Andon Çako. Ai e ndërroi më vonë emrin e e bëri Zako dhe pastaj mori pseudonimin Çajupi, sipas një mali të Zagorisë.
Andoni ishte bir i një tregëtari të pasur duhanesh, Harito Çakos, që punonte në Greqi e sidomos në Misir, ku pat marrë pjesë në krye të herës në Lëvizjen Patriotike të shqiptarëve të atjeshëm. Mësimet e para, Andoni i mori në shkollat greke të Sheperit e të Nivanit të Zagorisë. Më 1882, i ati e mori me vehte në Misir ku e futi në një kolegj francez, të cilin poeti e mbaroj më 1887. Pushimet shkollore, djali i kalonte në fshat, në Shqipëri. Po më 1887, ai erdhi për herë të fundit në atdhe. Këtë mot ai shkoi për të ndjekur studimet e larta në Gjenevë të Zvicrës, ku mbaroi fakultetin e drejtësisë e mori titullin e doktorit më 1893. Tre vjet më parë, poeti qe martuar në Gjenevë me një vendase, të cilës i dimë vetëm emrin, Evgjeni. Gruaja i vdiq në krye të motit, në të lindur, e e la me një djalë, Stefanin. Çajupi s’e harroj më vonë Evgjeninë. Ai e kujtoj atë me dhëmbje të madhe në ,,Vajet’’, e famshme që shkroi me rastin e dhjetë vjetorit të vdekjes së saj. Kur Çajupi u kthye në Misir, Lëvizja Patriotike e shqiptarëve të atjeshëm po merrte një hap të ri.
Më 1902, Çajupi botoj veprën e tij të parë dhe më të rëndësishme ,,Baba Tomorri’’, përmbledhje poetike. Po libri nuk u shpëtoi edhe kritikave pa vend, të cilat morën shkak të ndonjë vjershe të tij liçensioze. Poeti premtoi atëherë se, për së afërmi, do të botonte edhe një tjetër vëllim me vjersha, të titulluar ,,Dhjata e Re’’, ku ai do të luftonte pa mëshirë ,,njerëst e liq dhe tradhëtarët’’, sikundër i shkruan një miku të tij më 1903. Këtë luftë ai do të bënte ,,për të mirën e Shqipërisë’’. Për fat të keq vëllimi i dytë i vjershave origjinale të Çajupit nuk u botua dhe as që dihet se ç’u bë me to.
Më 1919, poetit i kish ngjarë një fatkeqësi e rëndë familjare, i kishte vdekur djali i tij i vetëm, Stefani. Menjëherë pas të birit i vdes edhe e ëma, për të cilën Çajupi kishte një dashuri shumë të madhe. Që atëherë, megjithëse nuk e braktisi Lëvizjen Kombëtare, megjithëse botoj edhe ndonjë vepër të re si përshtatjen e përrallave të La Fontenit, Çajupi u trondit së tepërmei nga shëndeti.
Çajupi vdiq në Heliopolis, në një lagje të Kairos, më 11. 07. 1930, larg atdheut të cilin kishte më shumë se dyzet vjet që nuk e kishte parë e për të cilin ishte aq shumë i dëshiruar. Me rastin e vdekjes së Çajupit, shtypi i Zogut botoi vetëm një lajm prej tre reshtash. Por vdekja e poetit bëri bujë, veçanërisht në rininë përparimtare të kohës.
88
Poezi / Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:19:13 PM »
VALDETE  BERISHA

YLLI  I MESNATËS

Mesnata kaloi
një yll u shua

ndezi një dëshirë
u plotësua
erdhe,sa shumë u gëzova
t´u ofrova

zemra  mú bë varr
sa  paske ndryshuar

vija të paskan qëndisur ballin
sy të vuajtur
në atë buzëqeshje të largët....
89
NË FLAKËN E KUSHTRIMIT

Në kërkim të fatit

Znj. Reile Hildebrandt

Sa shumë lustra fjalësh për paqaën
po botës s’ia ndërron fgaqen
prej mesjete
ne histori
s’ia ndërron kush numrin
kësaj flete
të lirbrit të fatit

Karvane të pandalura
nëpër rrjeta rrugësh
të labirinthit në Ballkan
jetë insektesh bënin
nëpër shekuj

Nga muri kinez
deri te Muri i Berlinit
nëpër gjurmët e hirin
fati shtijohej
nga brezi në brez

Edhe sot
nën harkun e fatit
rrjedh ai lumë i pagjumë
njerëzish
për të dalë
në atë fushë jeshile të Edenit
90
ANTIHISTORIKE

Sa herë ia shikoj fytyrën
mësuesit të historisë
më bëhet se lexoj
një pergamenë të lashtë
të zhubrosur nga vitet
Pages: 1 ... 7 8 [9] 10