Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - genci

Pages: [1]
1
can access his shared files but when he tries to access mine a box comes up with my computer name in the user name and asks for a password, but i know of no password for it. We are both running XP. any ideas anyone? itd be most appreciated.

2
Windows / Beje Windowsin Valid (Pa download)SHUM thjesht
« on: November 11, 2007, 05:34:12 PM »
Beje Windows-in Valid (Pa download)


Shkoni ne kete link
http://www.microsoft.com/genuine/downloads/FAQ.aspx

Pastaj klikoni ne Validate Windows, dhe do ta shihni se qka ju shfaq (qe nuk e keni windows-in valid)


Per ta bere Windows-in valid, atehere ndiqni kete diete siç eshte me poshte:

Right click ne desktop, New, Text Document, Pastaj e kopion kete tekst (tekstin qe e kam be Bold) dhe e bene paste ne ate New Text Document

Windows Registry Editor Version 5.00

[HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\Microsoft\Windows NT\CurrentVersion]
"CurrentBuild"="1.511.1 () (Obsolete data - do not use)"
"ProductId"="55274-640-1011873-23081"
"DigitalProductId"=hex:a4,00,00,00,03,00,00,00,35, 35,32,37,34,2d,36,34,30,2d,\
31,30,31,31,38,37,33,2d,32,33,30,38,31,00,2e,00,00 ,00,41,32,32,2d,30,30,30,\
30,31,00,00,00,00,00,00,00,86,56,4e,4c,21,1b,2b,6a ,a3,78,8e,8f,98,5c,00,00,\
00,00,00,00,dd,da,47,41,cc,6b,06,00,00,00,00,00,00 ,00,00,00,00,00,00,00,00,\
00,00,00,00,00,00,00,00,00,00,00,38,31,30,32,36,00 ,00,00,00,00,00,00,b5,16,\
00,00,83,83,1f,38,f8,01,00,00,f5,1c,00,00,00,00,00 ,00,00,00,00,00,00,00,00,\
00,00,00,00,00,00,00,00,00,00,00,00,00,00,00,00,00 ,66,e5,70,f3
"LicenseInfo"=hex:33,b7,21,c1,e5,e7,cd,4b,fd,7c,c6 ,35,51,fd,52,57,17,86,3e,18,\
d3,f4,8c,8e,35,32,7b,d1,43,8d,61,38,60,a4,ca,55,c9 ,9a,35,17,46,7a,4f,91,fc,\
4a,d9,db,64,5c,c4,e2,0f,34,f3,ea

[HKEY_LOCAL_MACHINE\SOFTWARE\Microsoft\Windows NT\CurrentVersion\WPAEvents]
"OOBETimer"=hex:ff,d5,71,d6,8b,6a,8d,6f,d5,33,93,f d


Ne notepad klikoni File, Save. Per tipi e fajllit ne save dialog box zgjedhni
"all files" dhe per emrin e fajllit shkruani License Key.reg ose qka te doni ju. Nuk prish pune emri, po gjithsesi duhet ne fund ta shkruani .reg (dmth fajll i registry-it te bill gates). Klikoni Save. Pastaj kur ta ruani shkoni dhe double klik mbi fajll, tani fajlli ju pyet are you sure (A jeni te sigurt). Ti kliko yes, thuj po more qysh jo, i sigurt si buken qe e ha


Tash per ta shikuar apo funksionon kjo menyre shkoni ketu:
http://www.microsoft.com/genuine/downloads/FAQ.aspx

Tani klikoni ne Validate Windows.

Dhe do ta shihni qe Windows-i eshte valid

qe ka diqka pa tkjart ktu jemi
 
 

3
Shkollat e Larta / Universiteti i Tiranes
« on: November 10, 2007, 06:02:14 PM »
ORIGJINA E UNIVERSITETIT TE TIRANES:
Pas Luftës së Dytë Botërore sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri ishte i përbërë nga pesë të ashtuquajtura Institute të Larta, të cilat ishin krijuar për të plotësuar nevojat emergjente për përgatitjen e specialisteve për sektorët me të rëndësishme të jetës. Ndërkohë për studime universitare, Shqipëria i dërgonte studentet jashtë vendit, në universitetet e Evropës Lindore.
Në vitin 1957 u krijua Universiteti i parë në Shqipëri kur Instituti Pedagogjik, Insituti Politeknik, Insituti i Lartë Ekonomik dhe Instituti i Lartë i Mjekësisë u bashkuan dhe formuan: Universitetin Shtetëror të Tiranës
Në fillim i formuar nga dhjetë fakultete, ky Universitet u nda në vitin 1991 kur fakultetet e inxhinierisë u grupuan në
Universitetin Politeknik, duke lënë Universitetin e Tiranës me shtatë fakultete te cilat mbulojnë shkencat humane, ekonomike, natyrore dhe mjekësore.

Aktualisht Universiteti i Tiranës siguron dhenien e 48 lloje diplomash universitare dhe ku për çdo diplomë nevojiten jo më pak se 4 vite studimesh (8 semestra)si dhe po konsolidon sistemin e kualifikimit pas universitar ku fitohen tituj e grada shkencore ( MA and PhD).
Trupat e mëposhtëm udhëheqin Universitetin e Tiranës:

REKTORI që është përfaqsuesi ligjor i Universitetit të Tiranës.
Ai/ajo zgjidhet për një periudhë prej 3 vjetësh dhe mund të rizgjidhet vetëm një herë.
SENATI AKADEMIK që është i përqëndruar me planifikimin dhe implementimin e zhvillimit të Universitetit të Tiranës. Ai koordinon kërkimet shkencore dhe proçesin e mësimdhënies.
BORDI I ADMINISTRATËS që është trupi planifikues, orientues, udhëheqës i veprimtarisë administrative,financiare dhe ekonomike të Universitetit të Tiranës.

STRUKTURA e UNIVERSITETIT TË TIRANËS
Struktura e Universitetit të Tiranës është e bazuar në artikujt 3,6,8,12,13,14 dhe 15 të Statutit të këtij Universiteti.
Universiteti i Tiranës përfshin Fakultetet (7);
Fakultetet përfshijnë Departamentet;
Departamentet përfshijnë seksionet.
Universiteti i Tiranës ka organizimin e tij në nivele të ndryshme dhe autoritetet e veta brenda organeve të ndryshme.
Subjektet udhëheqëse të Universitetit janë:
Senati- për të gjithë Universitetin e Tiranës;
Këshilli i Fakultetit- për Fakultetin;
Këshilli i Departamentit- për Departamentin.
Autoritetet e këtyre organeve janë përkatësisht:
Rektori, Dekani, dhe Shefi i Departamentit


MËSIMDHËNIA DHE KËRKIMI SHKENCOR
Universiteti i Tiranës organizon kurse në nivele të ndryshme: Ato të udhëheqjes së një diplome (përfshirë edukimin në distancë), shkolla me qëllime të veçanta, shkolla specializimi, kurse diplomimi dhe pasuniversitare (Master dhe Ph.D).
Aktualisht Universiteti i Tiranës siguron dhënien e 48 lloje dipllomash universitare dhe ku për çdo diplomë nevojiten jo më pak se 4 vite studimesh (8 semestra).
Universiteti i Tiranës është i përbërë nga 675 mësimdhënës (profesorë të asociuar me normë të plotë,kërkues shkencorë) dhe rreth 350 punonjës në punë teknike dhe zyrtare. Numri total i studentëve është rreth 14500.
Universiteti ynë ka shumë marrëdhenie me universitete dhe institute Eropiane.
Përkrah marrëveshjeve dypalëshe me këto universitete ne jemi duke marrë pjesë në rrjetin e Universiteteve Kryesore Europiane(UNICA), Universitetet e Komunitetit Mesdhetar(CUM), AIMOS, Universitetet e Europës Juglindore, Universitetet e Vendeve të Detit të Zi, rrjetin Universiteteve folëse Franceze etj. dhe merr pjesë aktive në projektet TEMPUS - PHARE JEP

QËLLIMET
Universiteti ynë është tashmë në një gjendje të kënaqshme, megjithë vështirësitë e ndryshimeve dhe të zhvillimit.
Falë përpjekjeve të personelit akademik është bërë e mundur realizimi i projekteve të ndryshme, ndryshime të shumta të fundit si edhe përmirësimi i programeve të mësimdhënies.
Me qëllim që të përballohen sfidat e ndryshimeve të shpejta të vendit dhe me qëllim që të çojmë në zhvillim të teknologjisë, qëllimi ynë i parë është transformimi i Universitetit tonë në një qendër të fuqishme për arsimim dhe punë shkencore, duke ndryshuar kështu modelin e vjetër tradicional, për t'iu përgjigjur kushteve të reja të krijuara.

Marrëveshje dhe bashkëpunime ndër Institucionale:
Universiteti ynë ka marrëveshje bilaterale dhe bashkëpunon me rreth 40 universitete dhe institucione të ndryshme në Europë e më tej si më poshtë:
Itali: Universiteti i Barit, Pavia, Parma, Padova, Katanxarro, Kalabria, Katanja
Francë: Universiteti i Monpelje, Paris I, Paris IV, Grenoble, Puatiese,
(kontrata për shkëmbim studentësh për kurse të veçanta)
CIME), Limozh, Kompienj, Marne-La-Vallee
Gjermani: Universiteti i Bonit, Bamberg, Siegen, Jena, Posdam
(marrveshje të propozuara, nisur nga shkëmbime të gjera ekzistuese
Greqi: Universiteti i Athinës, Selanikut (Aristotelian, Makedonia), Janinës, Egjeut
Belgjikë: Universiteti i Leuvenit, Utresht
Austri: Universiteti i Gracit
Danimarkë: Universiteti i Kopenhagenit
Angli: Universiteti i Stafordshire
Maqedoni: Universiteti "Kiril dhe Metodi" i Shkupit
Rumani: Universiteti i Bukureshtit
Bullgari: Universiteti "Santa Clement Ohridski" of Sofia
Spanja: Universiteti i Ovideos dhe Granadës
Australia: Universiteti i Victorias
Brazil: Universiteti i Pernambukos
USA: Universiteti i Grand Valley i Michiganit, Nebraska, Heidelberg, Kolegji i Ohaios, New-York


Shumica e universiteteve me të cilët kemi marrëveshje janë partnerët tanë në projektet Tempus dhe, do të jenë në të ardhmen, mbështetësit tanë në krijimin e lidhjeve të nevojshme ndëruniversitare që do të përbëjnë bazën e aplikimeve Sokrates

Pjesmarrje në Rrjetet Universitare. Aktualisht, Universiteti i Tiranës bën pjesë në:
· Rrjetin e Universiteteve të Kryeqyteteve të Europës (UNICA) (1998)
· Komunitetin e Universiteteve Mesdhetare (CUM) (1996)
· Shoqatën e Universiteteve që përdorin Gjuhën Frënge (AUPELF) (1998)
· Rrjetin e Universiteteve të Europës Jug-Lindore (U/SEE) (1998)
· Rrjetin e Universiteteve të Vendeve të Detit të Zi (BSUN) (1999)
· Rrjetin e Universiteteve Ndërmesdhetare e të Europës Qëndrore (AIMOS) (1995)
· Konferencën e Rektorëve të Universiteteve Europiane (CRE) (2000)
· Rrjetin e Universiteteve të Kryeqyteteve të Vendeve të Mesdheut (MEDECA) (1998)
· Rrjetin e Hapur tëStudimeve Europiane në Europën Juglindore (2000)
· Rrjetin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Universiteteve (ICON) (1999)
· Shoqatën Universitare "Universitetet e Mesdheut" (propozim) (UNIMED) (2000)


Pranimet për studime universitare
-Pranimet për studime në Universitetin e Tiranës janë me konkurs për të dy sistemet e shkollimi(me dhe pa shkeputje nga puna) dhe për të gjithë fakultetet.
-Pranohen të studjojnë në Universitetin e Tiranës edhe studentë të huaj që plotësojnë kriteret e miratuara nga Këshilli i Ministrave apo të miratuara me marrëveshje qeveritare dypalëshe ose shumëpalëshe.
KONTAKT:
Adresa Postare: Universiteti i Tiranës,
Bulevardi "Deshmorët e Kombit",
Sheshi "Nënë Tereza",
Rektorati i Universitetit të Tiranës,
Tirana, ALBANIA

Tel/Fax: +355 42 501 66;
Tel: +355 42 501 67
E-Mail: IROUT@ albmail.com
Shefi i Degës së Marrëdhënieve me Jashtë,
Prof. Ass. Dr. Theodhor KARAJA

Këtë rubrikë e kanë pregatitur për A.N.G: Joela dhe Eniss

Pages: [1]