Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - besmira

Pages: [1]
1
Aktoret Shqiptare / Margarita Xhepa
« on: August 02, 2007, 04:32:10 PM »
Portret - Ditelindje

Me rastin e ditelindjes se aktores se madhe shqiptare Margarita Xhepa

Ditelindja e aktores se madhe te teatrit dhe kinematografise shqiptare, Margarita Xhepa, u festua dje nepermjet nje aktiviteti te zhvilluar ne seline ne Dobi te Gruas.

Aktorja e njohur mbushi 70 vjec duke mbartur ne keto vite pjesen me te madhe te perpjekjeve te saj per te dhene filma dhe shfaqje teatrore cilesore. Ajo ka interpretuar si aktore e pare perkrah brezit te aktoreve Kadri Roshi, Naim Frasheri, Mihal Popi, Prokop Mima, Loro Kovaci, Sulejman Pitarka, Marie Logoreci, Tinka Kurti, Viktor Gjoka e te tjere.

Margarita Xhepa nje nga artistet me te njohura e cila e ka nisur suksesin e saj ne publik qe me prezatimin e festivalit te muzikes se lehte kur ishte studente ne aktrim eshte dekoruar me titullin me te larte qe jepej ne periudhen e komunizmit Artiste e Popullit. Ajo ka interpretuar vec roleve ne teater edhe 30 role te spikatur ne kinematografi ku nje nga rolet e para me te sukseshme ka qene ai i Zyrakes ne filmin "Vitet e para", shfaqur ne vitin 1965. Me vone ka interpretuar role te tjera si ne filmin "Gjurme" ne vitin 1976, "Dimri i fundit" rolin e Shanos ne vitin 1976, filmin "Koncert ne vitin ‘36" ku ka luajtur rolin e Lenit, filmin 'Me hapin e shokeve", ku ka luajtur rolin e nenes se Gonit", "Apasionata" ku ka lujatur rolin e nenes se Arturit, "Dora e ngrohte" ku ka luajatur rolin e nenes se Besimit. "Militanti" ku ka lujatur rolin e nenes se Vasarit, "Fillimi i veshtire", ku ka luajtur rolin e mjekes. Dhe shume filma te tjere te njohur si "Rrethi i kujteses" ne rolin e Teftes. "Nje djale dhe nje vajze" ne rolin e Kristines. Filmin "Dhe vjen nje dite", gruaja e Zenunit."Misioni pertej detit", rolin e Kristulles, etj.

Aktorja kete pervjetor po e feston e kthyer serisht ne skenen e teatrit kombetar ku do te lujane te gjithe aktore e brezit te saj dramen "Te harruarrit".

Shume kujtime dhe vite te veshtira pune i kane edukuar aktores dashurine per skenen dhe publikun qe e ka admiruar aktoren Margarita Xhepa gjate gjithe kohes qe ajo ka realizuar rolet.

Sa here aktorja ne rolet e saj eshte bere modeli i nenes dhe gruas stoike qe qendron e nuk epet para veshtiresive, por edhe mbart sentimentalizmin e natyrshem femeror.

8 Prill Gazeta Tema


2
Aktoret Shqiptare / Kadri Roshi
« on: August 02, 2007, 04:29:08 PM »
Aktori feston përvjetorin e lindjes sot në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar. Retrospektiva e karrierës së Kadri Roshit, i cili kulmin e vet e pati në kinematografi në mesin e viteve ‘80

Kadri Roshi, në vitin e tetëdhjetë

Pas anoreksisë dhe lodhjes trupore, në skenën e Teatrit Kombëtar. Kadri Roshi nuk vjen për të rimarrë historinë e roleve që e ndërpreu me Ezopin në mesin e viteve ‘90-të, aty tek “Dhelpra dhe rrushtë”, por për të festuar tetëdhjetëvjetorin e lindjes.
Sot në mbrëmje aktori shoqërohet me retrospektivën kinematografike që do të shfaqet në ekranin e Teatrit. Drejtori i TK-së, Kiço Londo, ka bërë të ditur se ky takim me Kadri Roshin është menduar si një bashkëbisedim i lirë me të pranishmit artistë rreth krijimtarisë së tij në kinema dhe teatër. “Eshtë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kjo na gëzon. Do ta kemi mes nesh për të festuar 80-vjetorin e lindjes”,- thotë Londo. Aktori i njohur ka kaluar një gjëndje të rënduar shëndetësore këtë vjeshtë dhe nga shtrati i pavionit në spitalin ushtarak do të deklaronte se nuk shpresonte të ngjitej më në skenë. Kur gjendja e tij nuk jepte asnjë shenjë përmirësimi, Ministria e Shëndetësisë mori përsipër kurimin e aktorit në një nga klinikat e Ankarasë, në Turqi. “Syri magjik”, filmi i fundit regjisorit Kujtim Çashku e ktheu sërish në sheshxhirim Roshin, por për këtë fakt nuk do të jepej asnjë koment.
Karriera e tij pati një ndërpreje të njëkohshme si në teatër dhe në kinema, edhe pse deri vonë ka qenë një artist i kërkuar nga kineastët. Krijimtaria e tij dallohet për natyrshmërinë që iu ka dhënë roleve dramatikë, një dimension që shpesh është teatralizuar, skematizuar dhe artificializuar nga artistët shqiptarë, qoftë në kinema, qoftë në teatër. I lindur në Ballsh në vitin 1924, nga prindër gjirokastritë, formimi i Roshit nuk vjen nga ndonjë akademi aktrimi, apo manteli i mjeshtërisë së aktrimit rus të Stanislavkit, nëpër të cilin kanë kaluar breza aktorësh. Skena e Teatrit Popullor, ku për herë të parë në vitin 1945 dhe sheshxhirimet ishin e vetmja shkollë e tij.
Dhe sot në moshën 80- vjeçare, bëhet më shumë se gjysmëshekulli nga dalja në skenë. Në historinë e kinemasë janë 30 role që mbajnë firmën e tij, ndërsa në teatër rreth 100, nga cilët mjafton të kujtojmë interpretimet tek “Halili dhe Hajria”, “Revizori”, “Familja e peshkatarit”, “Arturo Ui”, “Kohë e çmendur”, “Dhelpra dhe rrushtë” ku roli i paharruar i Ezopit përkrah aktores Luiza Xhuvani, është nga të fundmit në skenën e teatrit. Nuk mund të mohosh faktin se portretin e tij e fiksoi në kujtesën e publikut më tepër se teatri, kinemaja, nga arkivi i së cilës do të shfaqen disa fragmente të zgjedhur, role ku Roshi duket se interpreton me lëkurën e vet më shumë se sa me atë të personazhit. Kujtojmë filmat “Lulëkuqe mbi mure”. Për interpretimin në rolin e kujdestarit ai vlerësohet në Festivalin e Dytë të Filmit Shqiptar në vitin 1977, me çmimin special të aktorit më të mirë, bashkë me Timo Fllokon e Agim Qirjaqin. Këtë çmim e merr sërish më 1981 për rolin e mësuesit patriot në filmin “Liri a vdekje”, dhe dy vjet më pas, për interpretimin tek “Era e ngrohtë e thellësive”. Me protagonizmin tek “Gjeneral gramafoni”, “Këshilltarët”, “Njeriu me top”, mund të thuhet se mesi i viteve ‘80-të prek zenitin e karrierës së aktorit.
Në një nga ato ditët e shëndetit të përkeqësuar ai do deklaronte se nga intepretimi tek filmi i regjisorit Viktor Gjika, “Njeriu me top” ai realizoi rolin e karrierës: “Plaku Mere, është kurora e roleve të mi. Atë e kam ndërtuar vetë nga e para, si kam ditur.”
Në një kohë kur gjithë kinematë ishin shkatërruar dhe frynte era e euforisë së mirëqënies jetëshkurtër nga firmat piramidale, Kadri Roshi merr Kupën e Karrierës në Festivalin e Dhjetë të Filmit Shqiptar, në vitin 1995. Kishte interpretuar në një nga rolet e fundit të karrierës kinematografike tek “Kolonel Bunker”.
Roshi është “Nder i Kombit” prej vitit 1998, një titull dhënë nga Presidenti i Republikës.
Fotot e Bashkëngjitura

Pages: [1]