Egërsi e prapambeturi politike

Nga Ndue Ukaj

Kur Zef Pllumi shkruante se “asht e mjerë ajo shoqni, në të cilën njerëzit e paditun marrin në dorë gjithçka”, ai nuk shkruante vetëm për një grupim politik e as vetëm për një kohë, por e kishte parasysh një të vërtetetë të përhershme.

Sot, fjalët e Pllumit mund të përdoren lirisht për të përshkruar realitetin e trisht politik në Kosovë, ku ligështia morale e shpirtërore është e pafund, përballë verbërisë  e paditunisë politike të pafud.

Sot vendi ynë qeveriset pa parime, pa ide a pa vizion dhe kjo është fatkeqësi kombëtare.

Kosova është duke vuajtë pasojat e randa të politikanëve të idhtë, që pos sharjeve, urrejtës e justifikimeve banale, tash e dy dekada gjë s’ i kanë dhënë politikës e as vendit.

Dhe kjo është arsyeja pse mes nesh ka kaq shumë idhnim, egërsi e prapambeturi politike.

Pllumi flet edhe për trimninë, e cila, simbas tij, duhet të jetë në shërbim të mendjes dhe shton: “Kjo ke fatkeqsia e madhe e popullit shqiptar, jo vetëm në shekulli tonë të njzetë, por edhe në shekujt që kaluen. Nuk patëm njerëz të mendjes, por edhe ata që kjenë nuk i ndigjoi kurrkush, në të kundërtën i mbajtën për të marrë.”

Kur e shoh se ku jemi katandisë e si jemi stërkeqë – nga Rugova te këta të sotmit – shtangem.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube