Vrasje në kufi dhe dekoratat për vrasësit

Nga Kastriot Dervishi

Më 8.6.1986 Bebi Shameti, 40 vjeç dhe shokët e tij u nisën të kalojë kufirin nga Rrethi i Librazhdit. Këtë herë Bebi ishte i vendosur të arratisej me çdo mjet, por të mos kapej e burgosej si në përpjekjen e parë. Për këtë kish gjetur një pistoletë. Në orën 5.25 pengesa elektrosinjalizuese dha sinjalin në postën kufitare për prekjen e telave. Nënoficerët Hazis Ngjelina (i qenit), Agim Shebegu dhe ushtarët Luan Kodra, Fakir Çelepia dhe Viktor Manellari, iu vunë në ndjekje grupit. Kur iu afruan 30 metra, Bebi i bëri thirrje të mos ta ndiqnin dhe qëlloi Shebegun dy herë në dorë me pistoletë. Njësiti kufitar qëlloi në drejtim të Bebit nga disa drejtime dhe e vrau. Kufitarët u dekoruan dhe dolën si “heronj” në foton që shihet. Siç kam dëgjuar, trupi pa jetë i Shametit u dërgua në Tiranë me synimin për t’u përdorur për kadavër, por  për arsye të panjohura, u varros në Tufinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube