31 MAJI – DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DUHANIT  (5)

TYMOSJA E DUHANIT SHKAKTON SЁMUNDJEN E TABAGISMIT

Nga Lutfi ALIA

Tabagismi shkaktohet nga substancat e shumta të pranishme në tymin aktiv të duhanit, por edhe nga tymi pasiv, që provokon gjithashtudëmtime në shumicën e organeve, në disa të rënda si në sistemin nervor qendror, në zemër,  në vazat e gjakut dhe në aparatin e frymëmarrjes, por lëndon dhe organe të tjera, të shprehura në dukje me shenja të lehta, ndërsa në fakt janë me pasoja serjoze për shëndetin dhe të subjekteve jo duhanxhinjë, që thtithin tymin pasiv.

EFEKTET DËMTUESE TË TYMIT PASIV TË DUHANIT

Çdo lloj cigare, puro, dhe tymosja me llullë,prodhon dy tipe tymi. Në skajin e cigares, të puros dhe të llullës që mbahet në buzë, thithet sasia më e madhe e tymit, i quajturi tymi aktiv, i cili provokon dëmtime në shumë organe me pasoja për shëndetin e duhanxhinjëve, ndërsa në skajin ku ndizet dhe fillon djegia e duhanit pa flakë, prodhohet tymi dytësor, që davaritet në ajër, me të cilin bashkohet dhe pjesa e tymit e nxjerrë nga rrugët e frymëmërrjes dhe që formojnë tymin pasiv të shpërndarë në shtëllunga në ajër, duke provokuar ndotje difuze të mjedisit, sidomos kur tymoset në shtëpi, në lokalet publike pa sistem ajrosje dhe pa aspirim.

Substancat toksike dhe irituese në tymin pasiv, janë në sasi më të mëdha se sa në tymin aktiv, çka tregon se sëmundjet e shumta, që shkakton tymi aktiv, zhvillohen dhe në subjektet, që nuk tymosin duhanin, sepse të ndodhur në mjedise ku tymoset duhani dhe ata thithin tymin me këto substanca, që provokojnë shfaqien e bronkitit kronik, provokojnë kriza të zgjatura dhe të rënda astme bronkiale, bronkopati obstruktive kronike,  bronkopneumoni, infarkte të miokardit dhe kancere të mushkërive.

Dëmet e duhanit nuk kufizohen vetëm me ndikimin e tymit aktiv dhe pasiv, por dhe me të ashtuquajturin “efekti tretësor”, i krijuar nga një përzierje e padukëshme substancave tepër toksike të tymit të duhanit, që davariten në mjediset shtëpiake, të punës dhe në mjediset publike dhe që depozitohen e kondensohen ne flokët dhe në lëkurën e duhanxhinjëve, por dhe të atyre që nuk tymosin duhanin.

Me studime të shumta sistematike, është vertetuar se kur prindërit tymosin duhanin në mjediset shtëpijake dhe fëmijët e pranishëm shndërrohen në duhanxhinj pasivë, çka është verifikuar me praninë në përqëndrime të larta të kotininës në urinën e këtyre fëmijëve të pafajshëm.

Kotinina është prodhim metabolik i nikotinës e pranishme në gjak, në urinë dhe në pështymën e duhanxhiut aktiv dhe të “duhanxhinjëve pasivë”, që ndodhen në mjedise ku tymoset duhani. Ashtu si nikotina dhe kotinina lidhet duke i aktivizuar dhe desensibilizuar receptorët neuronale nikotinike, por me fuqi vepruese më të vogël se nikotina. Në duhanxhinjtë kotinina qëndron në gjak për disa ditë dhe javë, ndërsa ne subjektet që i thithin tymin pasiv deri në 20 orë, kohë e mjaftueshme e nikotinës për të krijuar dëmtime. Niveli i kotininës plazmatike është në vartësi të sasisë të cigareve të tymosura, mbi 20 cigare në ditë ka nivele të larta 50 – 300 ng/ml, por dhe në ata që nuk tymosin duhanin, niveli plazmatik i kotininës është në vartësi të nivelit të ndotjes të mjedisit nga tymi i duhanit, pra të sasisë të tymit pasiv dhe arrinë vlera nga 10 ng/ml deri 50 ng/ml. Individët që tymosin cigare me përmbajtje mentoli, e mbajnë kotininën për kohë më të gjatë në gjak, sepse mentoli mbështet metabolizmin enzimatik të kotininës. Edhe në subjektet duhanxhinjë që vuajnë me hepatite dhe që tymosin duhanin, kotinina ruhet për kohë më të gjatë në gjakun qarkullues, sepse favorizohet nga nivelet e larta të enzimave të prodhuara nga mëlçia e dëmtuar.

Matja e vlerave të kotininës në gjak, në urinë dhe në pështymën e subjekteve jo duhanxhinjë, por të pranishëm në mjedise të ndotura nga tymi i duhanit, është parametër i rëndësishëm për të vlerësuar efektet dëmtuese të tymit pasiv.

Tymi pasiv është i dëmshëm për shëndetin njëlloj si tymi aktiv dhe shkakton bronkit kronik, bronkopati obstruktive kronike, bronkopneumoni, infarkt miokardi, kancere të mushkërive etj, sëmundje të konfirmuara nga studime të shumta shkencore. Mbi bazën e këtyre të dhënave shkencore, në USA janë zhvilluar disa proçese gjyqësore kundër kompanive të industrisë të duhanit, duke i akuzuar përgjegjëse për prodhimin dhe tregëtimin e duhanit me efekte dëmtuese në duhanxhinjtë dhe në ata që thithin tymin pasiv. Disa subjekte të diagnostikuar me kancere të mushkërive, por që në jetën e tyre nuk kanë tymosur duhanin, ndërkohë që kanë punuar me kolegë që tymosnin duhanin në mjediset e punës, i akuzuan kompanitë e industrisë të duhanit, përgjegjës për sëmundjen kancerogene dhe gjykata federale i deklaroi fajtor industritë e duhanit dhe me dëm-

shpërblim me miliarda dollarë për vikitimat e tymit pasiv. Në këto rrethana, industria e duhanit nuk e pakësoi

prodhimin e cigareve, të purove dhe të qeseve me duhan të grirë për dredhjene cigareve, por në konfeksionet e duhanit prezantoj lajmërimet: “Tymi pasiv dëmton ata që janë pranë duhanxhinjëve”.

TYMOSJA E DUHANIT NGA ADOLESHENTËT

Adoleshenca është një periudhë delikate kur djemt dhe vajzat, e kalojnë fazën e fëmijërisë dhe fillojnë fazën e rinisë së herëshme, për të ndërtuar identitetin e të riut të rritur plot vitalitet. Adoleshenca është nën kontrollin,   kujdesin dhe tutelën e prindërve, por gjatë kësaj periudhe fillojnë të shfaqen efektet e rritjes intensive fizike dhe të zhvillimeve psikoemocionale, të shprehura me prirjet e lirisë dhe të iniciativave jasht turelës prindërore, me synim për t’u dukur të rritur, të pavarur, të sigurtë. Përcaktimi i kufijëve të adoleshencës, në një farë mënyre është arbitrar, pasi shprehet në shumë aspekte individuale dhe sjelljesh socialkulturore, që ndryshojnë nga individi në individ, më herët dhe ndryshe shprehen në vajzat dhe më vonë e ndryshe në djemt.

Krahas veçorive të zhvillimit psiko-somatik të individit, adoleshenca ndikohet s pari nga statusi dhe edukimi familjar, por varet dhe nga impakti i shkollës dhe i shoqërisë. Në këtë fazë ndryshimesh të mëdha, tymosja e një cigare është një sjellje kurajo dhe sfide, është një veprim me iluzionet për të hyrë në botën e të rriturve. Djemt dhe vajzat që kanë prindër duhanxhinj, tymosjen e duhanit e shohin si një veprim burrnije, andaj e imitojnë,duke filluar me ndezjen e një cigare, por me efektin e kënaqësisë që krijon nikotina, e nxit të tymosi të dytën, të tretën e kësisoj të tjerat, duke u shndërruar skllav të efektit drogë të nikotinës.

Tymosja e duhanit në adoleshentët fillon në vitet e para të gjimnazit dhe intensifikohet e masivizohet në vitet në vazhdim dhe zakonisht si imitim i prindërve duhanxhinj, por dhe duke imituar dhe shoqruar shokët e shkollës që kanë filluar të tymosin duhanin. Në dy dekadat e para të shekullit XXI po verifikohet shtim i rasteve që tymosin duhanin. Nga hulumtimet e kryera nga qendra studimore të luftës kundër tym osjes të dduhanit, rezzulton se 20 % e adoleshentëve tymosin rregullisht, ndërsa 50 % e kanë provuar së paku një herë shijen e tymosjes të duhanit. Në vitin 2020 rezulton se duhani tymoset nga 12 % e subjekteve me mosha nën 15 vjeç, 45 % në moshat 15 – 17 vjeç, 30 % nga moshat 18 – 20 vjeç dhe 13 % nga moshat mbi 20 vjeç.

Në Itali 37 % e adoleshenëve tymosin duhanin, në Bullgari dhe Kroaci 33 %, në Francë, Gjermani, Rumani, Qipro 25 %, në Norvegji 10 % dhe në Islandë 6 %.

Tymosja e duhanit shprehet në raporte pothuajse të barabarta ndërmjet meshkujve dhe femrave, me të vetmin dallim se meshkujt preferojnë më shumë cigaretelektronike dhe duhanin me dredhje të cigareve, ndërsa vajzat cigaret tradicionale.

Duhanxhinjtë adoleshenta vuajnë më shumë nga çrregullimet në organet e frymëmërrjes, të shprehura me rhinite (formë rrufe), me bronkite akute me nxjerrje mase të madhe gëlbaze, më pneumoni të shpeshta, shumë prej tyre ankojnë dhimbje koke, ulje të përqëndrimit të vemendjes në mësime, ulje të kujtesës, që janë shprehje e dëmtimeve të trurit nga substancat toksike, të pranishme në tymin e duhanit. Sëmundjet e aparatit te frymë-marrjes janë 10 herë më të shpeshta në adoleshentat duhanxhinj, krahasuar me ata që nuk tymosin duhanin.

Me fushatat intensive të luftës kundër tymosjes të duhanit dhe me ligjet e miratuara për ndalimin e tymosjes ne mjediset publike, të punës dhe në shkollat, u konstatua pakësimi i duhanxhinjëve nga 10 – 20 % sipas vendeve të ndryshme europiane, për pasojë u pakësua tregëtimi i duhanit.Në këto rrethana, industria e duhanit, për të kompensuar pakësimin e numerit të duhanxhinjëve, filloi prodhimin e cigareve light (Slim), me çmime më të ulta, me përmbajtje më të pakët nikotine, kësisoj tërhoqi më shumë adoleshentët dhe të rinjtë nërradhët e duhanxhinjëve. Këtij veprimi iu kundërvunë institucionet shkencore të shëndetësisë, të cilat bazuar në studime të shumta shkencore, paraqitën projektligje paralmenteve, që miratuan dhe ndaluan prodhimin dhe tregëtimin e cigareve të lehta (light), ndërsa në Shqipëri ende nuk ështa ndaluar tregëtimi i këtyre cigareve, përkundrazi vazhdojnë të tymosen masivisht.

SUBSTANCAT SHTESË NË PRODHIMIN E CIGAREVE DHE TË PUROVE

Industria e duhanit, prej kohësh përdor një numër të madh substancash kimike, madje një grup i këtyre substancave janë të pranishme edhe ne cigaret elektronike, pra dhe kjo cigare nuk i shmang efektet dëmtuese mbi shëndetine tymuesve. Substancat shtesë përdoren nga prodhuesit për qëllime teknike dhe tregëtare:

– Për konsolidimin e cigares dhe të puros, përdoret një lloj rrëshire e holluar,e cila gjatë djegies bashkë me duhanin, çliron një sasi impresionante lëndësh dëmtuese për shëndetin e duhanxhinjëve, sidomos katramin.

– Përdoren subsubstanca aromatike, për t’i dhënë tymit të thithur shije të veçanta sitë frutave, të specieve, të

barit, të alkoolit, të karameles, të mentolit, të vaniljes. Prodhimi i cigareve me mentol, janë shumë te preferuara nga femrat duhanxhije, pasi avujt e mentolit shmangin erën e keqe të duhanit.

– Për të fuqizuar proçesin e djegies të duhanit të grirë shtohen acid benzoik, acid formik dhe acid propionik.

– Për të ruajtur lagështinë e duhanit të grirë dhe të mbështjellë në purot, për të shmangur tharjen dhe ashpërsinë e duhanit përdoren glicerina (gliceroli), propilenglikoli, acidi o-fosforik. Përdorimi i glicerolit ndonëse është konsideruar substancë e sigurtë, gjatë tymosjes së shpeshtë të cigareve dhe purove, shkakton dhimbje koke, pakësim të kaliumit plazmatik, marrjemendësh, të përziera, të vjella dhe etje.

– Substancat shtesë si taurina, përdoren për të eleminuar efekte të padëshirueshme që krijon tymi i duhanit, si erën e keqe dhe shijen djegëse.

– Teknologët e industrisë të duhanit pretendojnë se shtojnë substanca kimike për ta bërë tymin sa më delikat dhe për të ulur efektin iritues dhe toksik mbi mukozën e rrugëve të frymëmarrjes, por në këtë mënyrë bllokojnë sinjalet e alarmit dhe barrierën mbrojtëse të mukozës, ndaj efekteve dëmtuese të tymit të duhanit.

– Për efekte psikologjike në duhanxhinjtë, përdorin disa lëndë kimike që e zbardhin hirin e duhanit, lëndë të tilla janë hidroksidi dhe silikati i alumnit, oksidi i aluminit, magnezi, talku, acidi salicilik dhe kriprat e amonit, të cilat kur digjen në temperatura mbi 800° C, çlirojnë lëndë të shumta toksike dhe irituese, që provokojnë dëmtime të mukozës së bronkeve dhe të qelizave të hojeve të mushkërive.

– Në proçeset teknologjike të grirjes dhe të përpunimit të gjetheve të duhanit, zhvillohen spontanisht reaksione biologjike, të shprehura me çlirimin e nitrozaminave specifike të duhanit, të njohura për efektet kancerogene, si dhe pasurohen me substanca si amoniaku dhe acetaldehidi, me efekte irituese dhe toksike.

– Industria e duhanit prodhon dhe cigaret e barit (me grirjen e bimëve verbasko, luleshtrydhe, kamomila), të quajtura Blend klasike, të cilat nuk përmbajnë nikotinë, pra nuk krijojnë efektet e dipendencës nga nikotina, por krijojnë efekte të tjera psikofizike, si dhe çlirojnë shumë substanca toksike, mutagene(katrami kancerogen) dhe blozë që shkakton antrakozë të mushkërive.

CIGARIA ELEKTRONIKE

Në vitin 2003, farmacisti kinez Hon Lik prodhoi dy tipe cigare elektronike, që prodhojnë avull, një tip pa nikotinë dhe një tip me pak nikotinë, e tregëtuar nga Grupi Golden Dragon (Holdings).Cigaret elektronike të prodhuara nga industria farmaceutike e Hong Kongut, u tregëtuan si Ruyan, që do të thotë “pothuajse si tymi”, andaj dhe u quajt Personal Vapouriser(avulluesi personal).

Në fakt, patenta e cigares elektronike (e-cig) i përket amerikanit Herbert A. Gilbert, i cili e kishte prodhuar në vitin 1963 dhe këtë zbulim ia kishte prezantuar industrive kimike, farmaceutike dhe industrisë së duhanit, por ato në ujdi mes tyre, bënë gjithëçka për të penguar prodhimin dhe nxjerrjen në treg të cigares elektronike.

Pas debutimit në tregun aziatik, në vitin 2004 cigaria elektronike arrijti dhe u përhap dhe në tregun europian.

Në vitin 2020, shitja e-cig ka arrijt fitime 25 miljard dollarë në vit, ku 55 % të faturimit të fitimit është në USA, e pasuar me Anglinë (12 %), ndërsa 33 % e shpërndarë në Kinë, Itali, Francë, Gjermani, Poloni etj.

Cigaria elektronike, e quajtura e-cig, ose svapo, është një dispozitiv elektronik, pa përmbajtje nikotine, ose me përmbajtje të pakët nikotine, e prodhuar me qëllime për të konkuruar konsumin e duhanit të përpunuar (cigare, puro, llulla, nargjilia etj). Me e-cigme përmbajtje solucioni nikotine, imitohet tymosja dhe ndjehet shija e tymit të cigareve të duhanit. Këto cigare shiten si alternativë e duhanit, madje konsiderohen më pak të dëmëshme për shëndetin e përdoruesve, duke theksuar se nuk përmbajnë substanca kancerogene, si ato që çlirohen nga djegia e duhanit dhe njëkohësisht këshillohen të përdoren nga subjektet që synojnë të ndërpresin tymosjen e duhanit tradicional, duke përdorur e-cig pa nikotinë dhe e-cig me përmbajtje të pakët nikotine, duke proçeduar në pakësimin gradula dhe progresiv të përmbajtjes së nikotinës, çka ndikon në desensibilizimin ndaj dipendencës të nikotinës – drogë.

Aktualisht, cigaret elektronike prodhohen nga industria e duhanit. Megjithë reklamat se nuk ushtron efekte dëmtuese për shëndetin e përdoruesve, në nëntor 2010, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se nuk ka prova të mjaftueshme që e-cig nuk dëmton shëndetin, andaj duhet të studiohen efektet afatgjatë për të dhënë konkluzione të plota.

Pavarësisht nga format e shumta dhe madhësitë, cigaria elektronik formohet nga pipa thithëse (Drip tip), filtri, solucioni i vendosur në rezervuar (me substanca aromatike, ose me përmbajtje nikotine),bateria dhe rezistenca për nxehjen deri në temperaturën e vlimit të solucionit, i shprehur me prodhim avulli (pra nuk zhvillohet proçes djegie dhe nuk prodhon tym), nga atomizuesi (shpërbërësi i solucionit) dhe qarku elektronik i brendshëm.Disa tipe e-cig kanë një llambushkë led me ngjyrë të kuqe, që ndizet duke imituar skajin e ndezur

të cigares tradicionale.

Lëngjet aromatike për e-cig, pa përmbajtje nikotine, sipas direktivave europiane prodhohen nga bimë dhe substanca natyrale dhejanë një grup i madh molekulash si: limonen (nga agrumet), mentoli (nga menta), pinene (nga koniferet – pisha, bredhi), eukalitoli (nga eukalipti), gamma-nonalettone (nga koko), frambinone (nga luleshtrydhet), linalolo (nga baziliko), cinamato (nga qershija e nga kanella), geraniolo (nga xheranio), gamma-undekalattone (nga pjeshka), beta-ionione (nga lule vjollca).

Si kuptohet, subjektet që përdorin cigaret elektronike, thithin avujt e prodhuar nga vlimi i lengjeve nga këto substanca aromatike.Ndër solucionet më të përdorura janë ato me përzierje substancash, që i përshtaten gustos të individit, sidomos përdoren shpesh solucionet e formuara nga 50 % glicerol, 40 % glikol dhe 10 % ujë, të cilave mund t’i shtohen substanca aromatike në raporte 1 : 10 njësi. Disa subjekte përdorin e-cig me përmbajtje 100 % gliceroli, por përvoja ka treguar se gjatë thithjeve të shpeshta të cigares elektronike shkakton dhimbje koke, të përzieradhe sidomos etje.

Për subjektet me dipendencë nga nikotina këshillohet përdorimi i e-cig me solucione nikotine, që pasi avullohen tërësisht, zevendësohen me të njejta solucione nikotine me përqëndrime më të ulta të nikotinës, që pakësohen në mënyrë graduale duke ndikuar në pakësimin e dipendencës nga nikotina dhe për të shmangur abstinencën. Është verifikuar se me përdorimin e e-cig me solucion nikotine, shtëllunga e avujve të çliruar, i iriton kordat vokale të laringut, madje sa më e madhe përqëndrimi inikotinës, aq më intensiv është iritimi dhe enjtja e kordave vokale, të shprehur me ngjirje të zërit, si dhe iritimi i mukozës trakeobronkiale, çka shprehet me shtimin e gëlbazës. Për subjektet që duan të ndërpresin tymosjen e duhanit, mund të përdorin e-cig me përmbajtje nikotine, me kusht që të përdorin solucione më pakësim gradual të përqëndrimit të nikotinës deri sa të arrijnë në vlerat minimale 3 mg/mL, për të kaluar në përdorimin e solucioneve pa nikotinë, kësisoj do të shmangin abstinencën. Sasia e avullit të prodhuar nga e-cig, e quajtura dhe reja “tymuese”, e prodhuar nga vlimi i solucionit në rezervuar, varet nga efiçienca e atomizuesit (shpërbërësit të solucionit) dhe nga përqindja e përmbajtjes të glicerolit në solucion. Sa më e madhe sasia e glicerolit vegjetal, aq më e madhe shtëllunga e avullit. Të mos harrojmë dhe faktin se avujt e çliruara kanë tempertaurë të lartë, sepse çlirohen në temperaturat e vlimit e kjo rrethanë shprehet me enjtje të lehtë të mukozës së gojës dhe të vijave të sipërme të frymëmërrjes.

Avulli i prodhuar nga e-cig thithet dhe nxirret nga subjekti me shtëllunga të dendura, të mëdha, të bardha, që davariten në formën e tymit të cigareve, duke krijuar ndjenjën e kënaqësisë të “tymosjes”, sidomos më e shprehur në tipat që përdorin e-cig me llambën Led të ndezur në skaj.

Ndikimi i avujve të cigareve elektronike mbi shëndetin e përdoruesve.

Ndonëse ende nuk ka studime të plota për efektet dëmtuese dhe toksicitetin e avujve të çliruara nga e-cig, duhet të kemi në konsideratë faktet se avujt ujor përmbajnë dhe përqëndrime të larta molekulash toksike si të glikolit peopilenik dhe të glikolit dietilinik (substancë tepër toksike), tëcilët shkaktojnë edemë qelizore, të shprehura me dhimbje koke, pakësim të kaliumit plazmatik, marrjemendësh, të përziera, të vjella dhe etje. Solucionet e përgatiturë me substanca aromatike bimore, natyrisht përmbajnë nitrosamina dhe sa më shpesh të thithet e-cig, aq më shumë shtohet përqëndrimi i këtyre substancave me efekte toksike në qelizat e mukozës të vijave respiratore.

E vetmja përparësi e e-cig është se në avujt e thithur nuk kakatram, benzen, hidrokarbure policiklike aromatike dhe substanca të tjera kancerogene, që çlriohen nga djegia e duhanit në cigaret dhe në purot tradicionale. Problem mbetet përdorimi i e-cig me solucione me përmbajtje nikotine dhe që nuke zëvendësojnë me solucione me pakësim gradual të përqëndrimin e nikotinës, për pasojë nuk arrijnë të çlirohen nga dipen-denca e nikotinës.

Pavarësisht nga pretendimet e prodhuesve të e-cig, se avujt e prodhuar nuk janë toksike dhe se nuk ndosin mjediset e punës, mjediset shtëpijake dhe publike, shumë shtete kanë reaguar me masa të ndryshme mbrojtje të shëndetit të banorëve, madje disa kanë marrë masa të rrepta proibitizmi.

– Në Panama, nga viti 2009 është ndaluar tregëtimi dhe përdorimi i cigareve elektronike, vendim i bazuar nga studimet e Federal Drugs Agency, e cila konstatoi se efekti toksik i glikolit dietilenik i përdorur në këto cigare, ishte shprehur me efekte toksike dhe shkaktarë i vdekjestë mijërave panamezë në vitet 2006 – 2009.

– Për të njejtat motive, presidenti Tabaré Vàsquez i Uruguajit, me dekret të posaçëm të vitit 2009, e ndaloi tregëtimin ee-cig.

– Në Australi dhe në Finlandë është ilegale tregëtimi i cigareve elektronike me përmbajtje nikotine.

– Në Hong Kong, është ilegale prodhimi dhe shitja e cigareve elektronike.

– Në Austri, Danimarkë, cigaret elektronike konsiderohen dispozitiva mjekësore dhe ampulat me solucione me nikotinë, regjistrohen si prodhime farmaceutike. Për kato arsye, lejohet shitja e cigareve elektronike të markës CE (sipas ligjeve të Komisionit Europian për e-cig) dhe ampulat me solucione me përmbatje nikotine duhet të regjistrohen si prodhime mjekësore, para se të tregëtohen.

– Në Hollandë, lejohet përdorimi i tyre, por ndalohet reklama e cigareve elektronike me përmbajtje nikotine.

– Në Zelanda e Re, ampulat me solucione që përmbajnë nikotinë, shiten si medikamente të regjistruara.

– Në Itali është e lirë shitja e cigareve elektronike në faramcitë dhe dyqanet e tregëtimit të duhanit, por me ligj shitësit janë të detyruar të paguajnë taksën 3, 73 euro për çdo 10 ml solucion që prodhon avujt në e-cig.

-Në Malaysia, e-cig konsiderohen dispozitiva mjekesore dhe ampulat me solucion me nikotinë prodhime mjekesore. Këto e-cig shiten në dyqane të veçanta dhe në farmacitë.

– Në USA dhe në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka kufizime në tregëtimin dhe përdorimin e cigareve elektronike.

Në shkrimet në vazhdim do të trajtohen:

– Kompromiset dhe dilemat e duhanxhiut me duhanin (të tymos, apo të mos tymos duhanin!).

– Si të ndërpritet tymosja e duhanit, këshilla, strategjia dhe taktikat praktike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube