13 Prillin 1999 me e kujtu për mos me harru

Përvjetori i 23 i masakrës në shtëpin e Salih Sokolit dhe krimet tjera në Studenicë, Kaliqan

Nga Milazim Zeqiraj

Lufta në Ukrainë dhe krimet në Bucha, Irpin dhe qytete tjera i ringjallën dhimbjët për masakrat tona. Kjo luftë edhe njëhere sipërfaqi planet shfarose ruso-sllave ndaj poujve tjerë.

23 vjet më parë në Kosovë kryen krime nga makineria kriminale sërbo-sllave e Milosheviqit. Athua nuk mjaftoj lufta e Kosovës për ti kuptu planet pushtuse sllave. Ne shqiptaret prej shekujve ishim pre e këtyra planeve. Ne treguam por shumë politikaj nuk kuptuan por as nuk deshtën të kuptojnë, por edhe sot nese nuk e kuptojnë atëhere a duhet edhe një luftë edhe më e tmërrshme që një ditë të kuptojnë të gjitha.

Edhe sot po kemi vështërsi në rrugën tonë si shtet pasi disa politikaj nuk janë vehtvehtja, nuk çmojnë drejtë mbijetësësën tonë . Sjellja e tyre  ndaj kauzës son i ngjan sikur sot të përfundon lufta në Ukrainë dhe nëser i sugjerohet të bëj bisedime për njohje si shtet nga Putini ose zavendësin e tij spse pa pelqimin e Tij Ukraina nuk mundet të jet shtet i lir dhe demokratik për popullin e saj. Kur menduam se dhuna serbe u përtok dhe pritej liria me 11.6.99 makineria ushtarake Ruse zbarkoj në Prishtinë por fal Gjeneralit Wesley Clark konfliktit u evitu.

Masakra në shtëpin e Sali Sokolit në Studenicë

Më 13 Prill 1999 në shtëpin e Sali Sokolit në Studenicë KK Istogut u krye krimi ndaj zotit të shtëpis Sali Sokol Zeqiraj (86 Vjet), katër vajzave: Qëndresë Enver Lipaj (15 Vjet), Mirdonë Enver Lipaj(13 vjet)mbesat e Saluhut, Lindihane Fadil Lipaj (13 vjet), Njomzë Ramë Lipaj(14 Vjet) të gjitha nxënëse të dalluara në shkollën fillore „Hysni Zajmi“ në Vrellë dhe  nënave Salë, Fatime, Sabrije Lipaj dhe Hatmane Mehaj nënë nga Tomoci e strehuar aty.

Masakrën u ndihmua nga ushtria sërbe por u krya nga paramilitar të udhëhequr nga Mihajl Petrushiqi drejtor i dhunshëm i shkollës fillore Hysni Zajmi në Vrellë,Raca -shitës dhe disa rom nga Banja e Pejësdhe shumë të tjerë.

Në bazë të ekspertizës nga ekspërtet e FBA krimi është kryar në në orët e paraditës. Tymi i oxhakut gjat pjekjëve të bukve ishte sinjal i ushtris sërbe për lajmrimin e paramilitarve së në shtëpi ka njërz të strehuar. Në shporet pas luftë është gjetur buka e djegur. Paramilitaret të mbrojtur nga ushtria e rrethojnë shtëpin dhe e granatojnë nga të gjitha anët.

Plaku Salih kur vëren rrethimin del nga shtëpia më shallin e veht të bardh për marrveshjë më paramilitar ashtu si ka bër gjyshi i tij Kadri Salihu 81 vjet më parë në ate vend më 1918 për ta ndal luftën shfarose të Sërbisë. Salihu më 1918 ishte fëmij 5 vjet kur ushtria sërbe bëri ofenzivën shfarosë në fshatin Novosellë, Radavc, Jabllanicë dhe Kaliqan. Ai e dinte mirë ngjarjën dhe krenohëj për vëprimin trimëror të gjyshit që arriti të ndaloj luftën nga fshati Studenicë deri në Istog. Në fillim të luftës në Kosovë në një ndëjë e kishin pytur Salihun se a je i gatshëm tani të veproni si ka vepru gjyshi i juaj Kadri Salihu më 1918? Ai është përgjegjur do ta bëja në çdo kohë por këta janë tjer(kriminel)nuk janë ushtri më ta nuk mund të bisedohet.

Kur Salihu del nga shtëpia më shallin e vet të bardhë dhe tenton të bisedon më paramilitar të cilet i ka njohur Vojvodë Mihajlin dhe ka tentu më i tregu së është më familjë nga prapa pushkatohet, pastaj nga bodrumi nxërrin nënat dhe vajzat që ishin nxënëse  të shkollës fillore „Hysni Zajmi“ ku Mihali ishte drejtor i dhunëshem i cili i ka njohur mirë por nga hakmarrja patologjike i pushkatonë të gjithë. Më qëllim që të humb krimi kufomat i hudhin në bunarin para shtëpisë pastaj më bomba e dëmolojnë dhe maskojnë bunarin. Paramilitaret pastaj strehohen në shtëpin afër dhe kan pritur për hakmerrjë. Shtëpia është djegur në fillim të muajt Maji tregon Zymer Smajl Zeqiraj i cili e ka përcjell situatën nga bjeshka deri në çlirimin e plotë.

Kush janë paramilitaret ?

Paramilitaret ishin formacion kriminal i shtëti Sërb të ushtruar në luftën e Kroacisë, Bosnës, dhe vende tjera. Në Kosovë udhëhiqeshin nga sërbet lokal që zbatonin memorandumet sëbe më vrasjë, dhunime, vjedhjë, asgjasim të pasurive materiale dhe shpirtrore dhe më djegëjën masive të shtëpive. Ata zbatonin metoda për maskimin e krimeve më hudhjën e kufomave në bunare, djegëje, marrjë më vëhte në Sërbi dhe varrosjën e tyre në varre masive më qëllim zhdukjën e gjurmëve që në bazë të procedurave juridike të mos këtë mundësi për tu akuzu për krime lufte. Ekspertët ndërkombëtar që i bërën ekspertizat e krimeve në Kosovë premtuan se do të bejnë çmos për ti nxjerr kriminelet para drejtësisë, por edhe ata nuk bën shumë. Kriminelt sot jetojnë të lirë në shtëtët fqinje dhe në prendim.

Paramilitaret edhe tani janë aktiv. Shpesh tëntojnë të bëjnë ekskursione më motive fetare në Kosovë për të vizituar vendet e krimit. Një ekskurzioni i till ndodhi në Studenicë në vitin 2018 kur Qëveria e Kosovës në bashkpunim më policin e Istogut në menyrë tinzare pa dijën e  Studenicasve lejuan dy autobusa më paramilitar sërb të maskuar kinse për vizitë themelet e kishës ton ku dihet së është kishë paleokristiane ilire e ndërtuar në shek. III-IV. Fal një grupi të fëmijve që ishin duke lozur para Përmendorës së Dëshmorve e vërejtën autobusat më regjistrim të sërbisë dhe filluan ta sulmojnë me gurë. Autobusi më kriminel i shoqëruar nga policia e Istogut iken më shpejtësi. Qëvereia e Kosovës për këtë gjëst të pa përgjëgjeshëm muar vërejtjë nga Vashingtoni. Nga gjesti heroik i fëmijve të Studenicesë paramilitaret nuk paten guxim edhe njëhere ta vizitojnë Studenicën. Qëviria e Kosovës por as Policia e Istogut asnjëhëre nuk kërkuan faljë por as që vizituan ndonjëhere vendin e krimit në Studenicë.

Vëndosja e fmiljarve Lipaj në shtepin e Salih Sokolit

Rrahimja e bija e Salihut arsimtare në shkollën fillore Hysni Zajmi në Vrellë, më fëmi dhe familjaret e Lipajve më fillimin e luftës u vëndosen në shtëpin e Salihut në Studenicë vetem 3 km nga shtëpit e tyre, pasi burrat e tyre Enver Lipaj babaji i Qëndresës dhe Mirdonës arkatar i shkollës fillore Hysni Zajmi, Ylber Lipaj djali i Fatimës gjuhëtar, Fadil Lipaj babaji i Lindihanës dhe burri i Sabrisë arsimtar në shkollen fillore Hysni Zajmi, Isa Lipaj dhe Demë Lipaj gjithashtu arsimtar në shkollen fillore Hysni Zajmni në Vrellë dhe Liridon Enver Lipaj teknik mjekësor tani profesor i gjuhës Angleze, ishin kyqur në brigadën e UÇKs „Adrian Krasniqi“ në Studenicë kurse shtëpit e tyre në Kamenicë ishin bër strhimore për luftëtar.

Shtëpin e Salihut posedonte hapsirë të mjaftushem për qëndrim dhe bodrumin për strehim gjat granatimeve. Ushqimet dhe gjerat tjera ishin të mjaftushme për të strehuarit. Nënat përgadisnin ushqimet për familjë dhe ushtar si dhe kujdesëshin për vëshmbathjët e tyre. I zoti shtëpis Salihu dhe zonja e shtëpis nëna Zylë ishin mikpritës, nuk kursenin asgje nga vehtja që familjarët të ndihëshin mirë. Salihu ju ipte kurajo fmiljarve dhe ushtarve për për qëndresë, se tani pas 24 Marsit lirin nuk e kemi larg. Ibrahimit  dhe UÇKs tonë po i ndihmojnë Amerika dhe Europa më ja thy qafën këti dejuzi. Nëse duhet të largohem nga shtëpia atëhere largohem një kohë në mal e në mbramjë kthehem prap.

Ai kishte një humor interesant. Kur dikush vinte për vizitë Ai e lute për kafe, kur Ai thoshte jomore. Salihu i thoshte e kam Nesën(Qendresën) që nuk e ndëz zjarrin fare e na përgaditë kafën. Musafiri përgjigjej nëse është asht po e pijm nga një. Ai e thirrt Oj Nesë  mule bre babë e marona nga një kafë për mua dhe musafirin.

Sali Sokoli një jetë luftë

Salih Sokoli lindi ne viti 1913 disa muaj pas shpalljës së Pavarësisë së Shqipëris, kohë kur fuqit e mëdha për intëresa sllavo-ruse Kosovën e ndajn nga shteti amë.

Lindja e tij ishte gëzim për prinderit e ri Sokolin dhe Zizen, për nipin u gëzu edhe gjyshi Kadri i cili kishte vetëm disa muaj që ishte liru nga burgu i Prishtinës i dënuar për pjesmarrjë në luftë e Kaqanikut më 1910 si ushtar i Isa Boletinit. Gjyshi e emroj Salih më emrin e babait të tij Salih Zeqiri më qëllim që të jetë vazhdimsi familjare.

Salih Zeqiri ishte ushtar i Haxhi Zekës i cili muar pjesë në disa kryngritjë kundër Përandorisë Osmane dhe në luftën për mbrojtjën e Plavës dhe Gucisë më 1879-1880 që u dallu për trimeri. Ai në luftë gjat betëjës i lyp mejdan Mark Milanit komandantit të ushrisë Malazëze por Ai nga friga refuzon mejdanin më Salihun, pastaj luftëtaret i këndojnë këngën:

Salih Zeqiri zogu i ukut

po i lyp mejdan Milanit Vukut

Salihu Sokoli kujtimet më të mira kishte më gjyshin nga Ai mësoj shumë,kurse më babain kishte kujtim të pa harruar kur muar pjesë në luftën e Pazarit të Ri më 1941.

Salihu me 1920 regjistrohet në shkollë dhe i kryen katër vite shkollë tek mësuesi Bogdan ku mëson shkrim, lexim dhe gjuhën. Kur Ai shprehi dëshirë për të vazhduar shkollën mësuesi Bogdan i thot për ju shqiptaret nuk ka nevojë më shumë shkollim.

Salihu si vazhdimsi e të parve për ta ndihmuar vendin dhe popullin zgjodhi humanizmin dhe shkollimin e rinis. Hëret kuptoj së regjimi sërb i frigohet arsimimit të shqiptarve. Shpesh thoshte së pa dituri lëht humbët atëdheu, por edhe pa shkollim të vajzave nuk kemi përparim. Ishte ndër të paret që lejoj shkollimin e vajzës. Për vendin dhe arsimimin e rinis Ai dhe dy vëllazërit e tij Shabani dhe Rama nuk kursyn asgje. Nga ndihma e tyre, fëmijt e tyre arriten të mbarojnë studime për arsimtar, profesor, mjek, jurist, inxhinjer, arkitekt, ekonomis dhe profesione tjera që më punë janë të angazhuar në Kosovë, Gjermani, Zvicerr dhe Norvegji. Si humanist që ishte i përkrahi dhe i ndihmoj familjët e prekura nga regjimi, i ndihmoj më mjete në shkollimin e fëmijve të familjëve më të ardhura të vogëla. Pas vitit 1990 i përkrahi të gjita akcionet huamnitare dhe ate të pajtimit të gjaqeve që udhëhiqej nga Anton Çeta, kurse në vitin 1996 kur arsimi në Kosovë ishte në pozitë të vështirë materiale nga regjimi Milloshoviqit shiti kopën e dëleve dhe mjetet i dorëzoj në Qëndrën për financim të arsimit tek Z.Fadil Ferati.

Kthimit nga Lagja e Cakutajve në Studenicë

Shpesh bëhët pytjë pse kthimi në Studenicë në ato momente duke e ditur rrezikun?

Arsyeja e kthimit ishte mungesa e ushqimeve, vëshmbathjëve dhe barnave për fëmij, pleq dhe ushtar të plagosur që ishin të strehuar në male në veri të fshatit Kaliqan. Në mëngjesin e së Ejtës më 13 Prill ata nuk kishin frigë të kthehen në Studenicë. Situata ishte e qëtë si çdo ditë tjetër. Ushtaret (familjaret e tyre) ishin në pikën mbrojtëse tëk arat e Ekonomisë.

Heret në mëngjes Salihu, nënat Salë dhe Fatime si dhe vajzat Qëndresa, Mirdona, Njomza dhe Lindihanja kthehën në shtëpi në Studenicë. Më të kthyar përgadisin veshjët, barnat dhe fillojn ti pjekun bukët që ishte një procedurë më e gjatë.

Liridoni më Isen para fillimit të bombardimet nisen më traktor nga shtëpit e tyre në Kamenica, ndalen tek shtëpia në Studenicë pijn nga një kafe i marrin disa sende dhe nisen për në strehimore tek Cakutajt ku familja ishte strehuar. Pak ma vonë aty pari kalon Rama vëllau i Salihut, edhe ky ndalet pak kohë aty dhe ju thot mos u vononi, në oborr i thot Bac(Salihut) mos u vono së situata nuk është mirë, Ai i thot hajt ti e merre vajzën e plagosur(Rmezije Zeqiraj ushtare e plagosur në frontin lindor të Vrellës, tani oficere e lartëe FSK) e nisu për bjeshkë se unë vi shpejt. Ky ishte i fundit që ndahet më ta.

Ai gjat rrugës duke kaluar nëpër pyllin më pisha vëren levizje të ushtarve, në fillim mëndon se janë ushtar të UÇKs, në një moment niset drejt të tyre por kur ndëgjon bisëdën kupton se ishin ushtar sërb, një kthim prapa për ta lajmëru familjaret në Studenicë ishte i pa mundu shprehet Rama. Qëndron pak i strehuar dhe pasi ata largohen Ai vazhdon rrugën drejtë spitalit ushtarak në shtëpin e Rifat Osmanaj oficer ushtarak. Më fillimin e bombardimeve fillon tërhjekja masive e popullsisë, e ushtarve të plagosur, fëmijve dhe të moshuarve drejt bjeshkës shprehet  Rrahimja e cila ishte më Trimin dhe nënën Zylë, Liridoni ishte i angazhuar në terhjekjen e të plagosurve kurse Qëndresa,Mirdona , Vjehrra  Sala, babai Salihu dhe burri Enveri si dhe famijaret tjer Lipaj ishin në vatrën e bombardimeve.

Salihu më vajzat dhe nënat në Studenicë më të filluan bombardimet strehohet në podrumin e shtëpis më mëndim së pasi të pushojnë bombardimet ti marrin bukët  dhe të bashkohen më familjarët e strehuar në mal.

Tymi i oxhaku të shtëpisë ishte sinjal për ushtërin sërbe se aty ka njërz të strehuar. Ata lajmrojnë paramilitaret të pishat dhe në pjesën veriore të fshatit për shtëpin. Paramilitart e rrethojnë shtëpin dhe fillojnë ta granatojnë nga të gjitha anët. Ushtaria i siguron duke granatuar afer shtëpis ku pas luftë janë par vëndet e predhave në livadh, dhe në muret shtëpisë.

Si arriten paramilitaret në zonat e mbrojtura nga UÇK

Gjat natës së 12 Prillit paramilitaret strehohen pa u diktuar në teritorin e mbrojtura nga UÇKja. Ata janë lëshuar më hilikoptër në hapsirën e bjeshkës Lugun i But. Ushtria sërbe disa ditë më parë më aroplan ka inqizu tërenin dhe ka bër planin për strehim dhe veprim të paramilitarve.

Disa banore gjat tërhjekjës për në bjeshkë tregojnë së në mëngjesin e 13 Prillit kan vërejt paramilitar në pyllin në afërsi të Cakutajve, të Pusi i Ilixhës, të Pishat në pjesën prendimore të fshatit Studenicë si dhe levizjë njërzish në xhami të Kaliqanit.

Popullsia e strehuar në male në mengjës nuk ka bësu së ka renë rezistenca e UÇKs ose ka paramilitar të strehuar në afërsi të tyre. Edhe ushtaret në punktin tek arat e Ekonomisë kane qëndru në pozicione deri para orës 11 dhe nga aty i kan përcjell bombardimet shprehet Enver Lipaj i cili e lëshon i fundit punktin. Ai thot së unë nuk kemi ditur së familjarët tanë janë kthyar në mëngjes nga lagja e Cakutajve në Studenicë. Për rastin jam informu kur jam taku më Rrahimen të Shkalla e Kaliqanit në mësditë. Ai tregon së ushtria sërbe nuk ka leviz nga pozicionet e veta në Kodër të Banjë, Tomocit dhe Polaqerit por ka bombarduar pa ndërprër pjesët veriore të fshatrave Kaliqan dhe Studenicë duke i dëtyruar popullsin që të ecin drejt bjeshkës.

Rrahimja tregon se nga bombardimet kthimi prapa ishte i pa mundur. Në orët e pas dites popullsia shqiptare nga Istogu deri në Radvc ishte shpërngulur në bjeshkë. Ne mënduam së familjaret tan më kohë e kanë leshu shtëpin. Në fillim kishim shprësë se janë në jetë por më kohë shpresat shuheshin. U mërzitem shumë në fillim të majit kur u informuam së shtëpia në Studenicë është kallë. Jemi angazhuar pa ndërpre edhe përmës organizatave humanitare ndërkombëtare siq ishte  kryqi i kuq ndërkombtare, reportert pa kufi ose organizata tjera të informohem por ishte e kot sepse edhe ata nuk kishin qasjë. Një kthim në shtëpi në fshatin Studenicë ishte i pa mundur nga 12 Prilli deri më 12 Qershor 1999.

Fillimi i bombardimeve të NATOS

Pas 24 Marsit nga bombardimet e NATOS dhe sulmeve të UÇKs, ushtria dhe strukturat paramilitare sërbe të tërbuar nga humbjët në tërën dhe friga për konfrontim në front më UÇK filluan më krime në popullsi. Ata caktu pika për hakmarrjë dhe u kordinuan më ushtin sërbe.

Më fillimin të javës së dytë të Prillit shtabi i UÇKs në Studenicë vërejti përforcime të ushtrisë Jugosllave më ushtar dhe armatim të rëdë në pikat kyqe në Koderë te Banjës së Pejës, Tomocit dhe Pollaqerit të Istogut, kurse në tërën vërehej mobilizim i sërbve vëndas dhe grupe tjera paramilitare. Shtabi i UÇKs në Studenicë lajmrojn popullsin për tu çvendosur nga shtëpit në malet së qëndrimi i tyre pas datës 12 Prill është jo i sigurt. Salihu informohet më kohë nga ushtaret së duhet lëshu shtëpin. Të merkurën në mbramjë më 12 Prill më të gjithë familjaret Lipaj lëshon shtëpin dhe strehohet afer 3 km në veri-prendim të fshatit Studenicë në Lagjën Cakutaj të fshatit Kaliqan. Po atë mbramjë shumë familjë marrin rrugën drejt bjeshkës së një qëndrim aty ishte i pamundur nga numeri i madh i popullsisë. Shumë familjë më  kohë kishin improvizuar strehimore në bjeshkë, ato ishin të pakta por një qëndrim i gjatë ishte i vështirë në atë kohë.

Studenica vend i strehimit të popullsisë dhe rezistëncës luftarake

Fshatin Studenicë shtrihet në pjesën vëriprëndimore të Istogut në km. e dytë të rrugës Vrellë-Radavc më pozitën të mirë gjeo-strategjike për sterhim të popullsisë dhe rezistencë luftarake që shumë fshatra tjera në rrethinë nuk e kan.

Kur polocia dhe ushtria sërbe intensifikuan dhunën më akcione luftarake në Kosovë Salihu i hapen dyërt e shtëpisë për strehimin e familjëve të prkura nga lufta. Kurse më vëndosjën e shtabit të UÇKs për Istog dhe më formimin e brigadës mbrojtëse „Adrian Krasniqi“,në fshatrat Studenicë, Vrellë dhe Kaliqan krijohet siguri për strehim të popullsisë e në rast sulmi nga armiku edhe tërhjëkje e saj pa vështërsi të mëdha. Shtabi i UÇKs i vendosi pikat e rezistencë në mës Vrellës dhe Lubozhdës, në Lagjën e Januzaj, në Prigodë, në daljë të Kamenicës në arat e Ekonomisë, në Orrnobërdë dhe në Kodër të Dydeshit tregon Liridon dhe Enver Lipaj.

Rezistencat ne Studenicë 

Të vjetrit thoni së në Studenicë mund të fillon por edhe mund të mbaron lufta. Kur në Studenicë ka rezistëncë ushtarake në tër Podgurin e Pejës ka qetësi.

Resistenca e UÇK në Studenicë është vazhdimsi e resitencave të mëparshme në Studenicë. Kjo është më e gjata që përfundu pjeserisht më 13 Prill 1999. Më përfundimin e kësaj rezistënce popullsia e strehuar në Studenicë, Vrellë dhe Kaliqan shperngulet drejt Malit të Zi kurse paramilitaret të ndihmuar nga ushtria sërbe bën masakrën në shtëpin e Sali Sokolit në Studenicë, krime në Vrelle,Studenicë dhe Kaliqan .

Resitencë tjeter e njohur është edhe ajo e koalacionit shqiptar kundër Përandorisë Osmane në gjysmen e shekullit XVII ky përfundon më një luftë të ashpër më shumë të vdekur në të dy anet, dëshmi është ledina më varret e nizamve në prendim te fshati. Përandoria Osmane pati humbjë të mëdhe por e arriti ta prish kishën dhe konverton popullsin vëndase në bësimin islam. Jo pa dashje thuhet se emri i fshatit Studenicë është i shkruar në derë të Stambollit.

Rezsitenca tjeter e njohur është ajo e Kadri Salihut në Koderë të Dydeshit në vjeshtë te vitit 1918 kundër ushtrisë sërbe që përfundon më marrveshjë për ndaljë të luftës shfarose nga Studenica dëri në Istog që quhet marrveshja paqësore e Kadri Salihut te Podgurit.

Bombardimet e ushtrisë dhe krimet e paramilimitarve

Më fillimimit e bombardimeve më 13 Prill 1999 nga ora 8 e mengjësit dhe tërhjekjës së popullsisë thell në male, paramilitaret e strehuar në male gjat natës së 12 Peillt filluan më vrasjë të banorve që ishin duke ikur ose për shkaqe shëndëtësore nuk kishin pas mundësi të largohen më kohë. Separi filluan më vrasjë në lagjën e Cakutajve. Në pjesën veriore të fshatit Studenicë e vrasin Ali Shaban Belaj të strehuar tregon vëllau i tij Beka i strehuar në afërsi. Ai tregon pasi ndegjon krismen e armës, disa minuta më vonë në strehimoren e tij vjen Raca shitës nga Banja e Pejës. Beka komunikon më te dhe i thot se edhe ti Racë ketu. Po i thot edhe unë. Çka e pate ate të strehuar më lart. Beka i thot vëlla. Po ate e vran UÇKja dhe iken. Beka mbetet i stanguar e kupton rrënën e tij. Pastaj  paramilitaret e morrin më vehte dhe e izololjn në Istog. Po në oret e paraditës në fshatin Studenicë vrasin Sadri Kuqin më gruan e tij gjat tërhekjës, kurse në livadhin para shtëpis vrasin hoxhën e fshatit Sylejman Malush Ramqaj ku më vonë e hedhin në bunarin e fqinjit të vet. Në fshatin Kaliqan po në atë kohë vriten familja Rugova prindërit e Haki Rugovës dhe komandanti i UÇK Qazim Hakaj arsimtar i Shkollës fillore „Hysni Zajmi“në dhe dy ushtar Nexhmedin Hakaj dhe Hamdi Qetaj. Thuhet se keta u vran nga paramilitaret e strehuar në minarën e xhamis.

Paramilitaret e strehuar tek Pishat në prendim të fshatit Studenicë që i kishte verejt Ramë Sokoli dhe ata në pjesën veriore të fshatit Studenicë Racën nga Banja e Pejës që i kishte pa Bekë Shaban Belaj informohen nga ushtria sërbe së në shtëpin e Sali Sokolit ka njërz të strehuar.

Lavdi dëshmorve!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube