Author Topic: Kreshnik Qato, doreza kuqëzi kualifikohet për WBF  (Read 1823 times)

edmiri

  • Newbie
  • *
  • Posts: 8
    • View Profile
    • Email
Kreshnik Qato, doreza kuqëzi kualifikohet për WBF
« on: July 31, 2007, 03:48:40 PM »
Kreshnik Qato kampioni shqiptar i botës në boks, ka dalë fitimtar të djelën nga ringu i sallës Ekuinoks në qendër të Londrës, pas një ndeshje të vështirë me Ruso- Britanikun Dhimitri Donestkity e vlefshme për eleminatoret e Federatës botërore të Boksit WBF.
Në një sallë ku dominte ngjyra kuq e Zi në prezencën e rreth 800 shqiptarëve dhe shumë britanikëve, Qatos i ka buzëqeshur fitorja, në raundin e gjashtë.
Kundërshtari është tërhequr nga loja në këtë raund pas një goditje të fortë nga Qato që në raundin e 5 i shkaktoi çarjen e vetullës së djathtë. Atherë kur duheshin vetëm 40 sekonda nga përfundimi i raundit të fundit, gjyqtari anglez duke parë gjëndjen e rënduar të rusit dhe daljen e gjakut papushim nga vetulla ka ndërprerë ndeshjen. E ndërsa rusi me kokë të ulur, i sakatosur nga grushat e kampionit shqiptar i është drejtuar cepit të ringut për të marrë ndihmë mjeksore, salla ka gumëzirë nga triumfi i yllit shqiptarë të boksit Kreshnik Qato. Vetëm një minutë më vonë katër gjygjtarët anglezë të ndeshjes kanë dhënë rezultatin me pikë 60-me 55, në favor të Qatos. Ka qënë një moment i jashtëzakonshëm që ka provokuar një "uragan" brohoritjesh, Niku kampion- Niku –kampion, valëvitje flamujsh pse jo dhe lot për të pranishmit në sallë.

Kronologjia

Raundi i parë ka qënë me plot emocione për Qaton nga vetë superatmosfera e krijuar nga shqiptarët. Kundërshtari rus ka shfaqur ashpërsi duke goditur më shumë se Qato duke i krijuar atij probleme. Në Raundin e dytë Qato ambientohet shpejt me lojën e kundërshatrit dhe është ai që merr në dorë frenat e lojës, duke u treguar më taktik dhe më i kujdes-shëm në mbrojtje. Raundi i tretë ka qënë i ekuilibruar për të dy boksierët. Ndërsa raundi katër do të fliste tërësisht për Qaton nga ku rusi Dhimitri Donestkity mori një mori grushtash, por nuk e humbi kontrollin duke rezistuar mirë. Raundi i pestë do të ishte vendimtarë për fitoren e durrsakut Qato, në minutën e dytë të tij një goditje me të djathtën nga doreza kuq e zi do të bënte ç’orientimin e rusit dhe shkaktote çarjen e vetullës, megjithatë ai nuk është dorëzuar dhe ka përfundur randunin. Më pas raundi i gjashtë dhe final ka qënë veçse finalizues i të gjithë asaj që Qato ndërtoi me kujdes gjatë raundeve të mëpërparshme.

Rruga e hapur drejt WBF

Fitorja ka qënë vendimtare për fatet e mëtejshme të boksierit tonë për tu ndeshur për fitimin e titullit të kampionit të botës për WBF (Federatën Botërore të boksit). Rezultati 60-55 për Qaron ka qënë vendimtar për hapat e mëtejshëm drejt titullit prestigjoz që Qato ka ndërmend ta bëj të tijin në muajt e ardhshëm. "Fitorja e ndeshjes në Londër krahas rëndësisë për karrierën time të mëtejshme mund ta konsideroj si një hap më para të boksit profesionist shqiptar, dhe njohjes së tij në botë" shprehet Qato i cili shton se "Fitorja ndaj kundërshtatit rus më kualifikoi për të patur mundësi që të ndeshem për titullin e kampionit të federatës WBF. Tani mbetet vetëm ana financiare e organizimit të ndeshjes të cilën kamë dëshirë ta zhvilloj në Shqipëri. Por duke parë problemet dhe mosvlerësimin tim atje, ka gjasa që ndeshjen për këtë titull ta zhvilloj në Londër, ku kam shumë mbështetje nga publiku gjë që u pa nga ndeshja me rusin".

Shtypi britanik, interesim për të talentuarin shqiptar

Dikur Kreshnik Qato ishte tërësisht i panjohur për shtypin britanik. Ndërsa tani, një javë pas fitores me rusin Donetskiy, gazeta më e madhe javore e boksit britanik Boxing News, i rezervon kampionit
shqiptarë të ringut, një hapësirë speciale në faqen katër. "Shqiptari Kreshnik Qato, një boksier klasi. Eshtë i pari dhe i vetmi në Shqipëri që bokson për boksin profesionist. Ai në vendin e tij është një hero, i cili është takuar nga Kryeministri i vendit, dhe është një simbol i arritjeve të shqiptarëve pas rënies së regjimit komunist në vitin 1990". Kështu e fillon shkrimin e tij zëvendës- kryeredaktori i Boxin News, Tony Connoly i cili ndoqi nga afër, pranë ringut, duelin Qato- Donetskiy.
Që në rreshtat e pare të artikullit, gazetari britanik nënvizon aspektin e mbështetjes masive që Qato pati gjatë ndeshjes. Ai shkruan: "Dukej sikur ai kishte sjellë të gjithë Shqipërinë me vete në gjashtë raundet kundër Dmitry Donetskiy, në arenën Ekuinoks. Zhurma që përcolli hyrjen e Qatos në ring ishte shurdhuese. Interesimi për Kreshnikun bëri të mundur që të shiten të gjitha biletat e kësaj salle relativisht të vogël, e cila ishte mbushur përplot si asnjëherë tjetër. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme kur u luajt himni kombëtarë shqiptarë."
E ndërsa fillimin e rangut të parë gazetari anglez e cilëson si një surprizë aspak të këndshme për Qaton, i cili kërkonte të dominonte që në fillim. "Ai mori një të djathtë të fortë, e cila bëri të lëkundet. Me të vërtetë shqiptari dukej i lëkundur, ndërsa Donetskiy, një rus që jeton në Southampton, u hodh në sulm edhe për disa sekonda të tjera duke e parë kundërshtarin të mbështetur pas litarëve të ringut. Por Kreshniku gjeti forcën për të dalë nga kjo situatë, e që nga raundi i dytë ai dominoi, por për të nuk ishte e aspak e lehtë. E nëse deri më tani nuk e kemi ditur që Donetskiy ishte një lojtarë i mirë, tani e dimë". Më tej, Boxing News, në lidhje me kundërshtarin e Qatos shkruan se: "Ai kishte një balancë të pëlqyeshme, gjë e cila e mundësonte të ishte në pozita luftarake gjatë të gjithë ndeshjes. Nuk u kursye në marrjen e goditje nga Qato në mënyrë klasike, përpara se ti përgjigjej me të njëjtën monedhë. Por, Qato në asnjë moment nuk mund të qetësohej, ai ishte një me të vërtetë një boksier luftarak. Ai do të merrte disa grushte solid gjatë raundeve. Boksimi i Nikut do të ishte më i fortë gjatë vazhdimit, duke i dhënë atij avantazhin. Ai diti ta përdorë këtë avantazh. Ai me mjeshtëri diti po ashtu të kryejë disa goditje të shkurtra, shumë efikase. Gjatë raundit të tretë, rusi u mundua të gjuajë në shenjë,gjë të cilën e bën në çdo ndeshje dhe tentoi ta shtyjë kundërshtarin."

Federata e Boksit, shqetësim për tifozët kuqezi

Për shqiptarët, në sallën Ekuinox, ishte hera e parë që përjetonin një ndeshje live boksi të këtyre përmasave. Me plot dëshirë për një fitore të Qatos ata krijuan një superatmosferë mbështetje për mbretin shqiptarë të ringut. Por, kjo atmosferë e paparë, disi e shfrenuar në sytë e organizatorëve, ka shkaktuar një problem për boksierin tonë. Sipas Boxing News raportohet se "Bordi Britanik i Boksit ishte i shqetësuar për "ushtrinë" e fansave të Qatos, dhe do të rekomandojnë që Kreshniku mos të boksojë në të ardhmen në këtë arenë boksi". Ata duan që ndeshjet e ardhshme të shqiptarit, të kryhen në një arenë të tillë si ajo e York Hall, ku ka barriera hekuri pranë ringut, të cilat mbajnë larg tifozët. Nuk ishte asgjë për tu shqetësuar, përveç disa fansave të Qatos të cilët godisnin me duar pjesën e poshtme të ringut.
__________________
QUESTO PICCOLO GRANDE AMORE