Author Topic: TE ZGJEDHURA NGA POET TE SHQUAR  (Read 15624 times)

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #135 on: April 08, 2011, 12:15:11 PM »
Kohë më vonë


Kohë më vonë e ndofta më shumë,
Kur të këtë bleruar një dardhë
Dhe kur lumi në prill të zbresë me shkumë,
Unë e di, do vij me kalin e bardhë,

Para jush do shfaqem,-që s'patët fat të më njihni,
Se disa nga ju vërtet u lindën më vonë
Dhe të tjerët mbase s'e dinin
Që mes tyre jetoja diku në një dhomë

Dhe shkruaja librin e fundit
Të vështirin, korrigjuar radhë më radhë.-
Unë e di, do vij kur ju të notoni mes gjumit,
Mos harroni, do vij me kalin e bardhë.

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #136 on: April 08, 2011, 12:15:36 PM »
Mos dil në ballkon


Përse po këndon i nëmuri gjon
Në plepat e gjatë?
mos dil në ballkon,
Nuk dihet se c'vjen nga kjo natë.

Ky gjon i vetmuar dicka të hidhur po ndjell,
Dicka të fshehtë e të turbullt.
E sheh atë plak që po vjell
Nën shtyllën e dritës së purpurt?

S'e dimë nga erdhi ky plak fillikat,
pështetur në shtyllë si konkë.
Po mbase përhumbur në një restorant
ka ngrënë një vezë a cironkë.

Cironka ka qenë ndofta me helm,
Me helm nga fermenti.
mos dil në ballkon po të them,
Sjell erën e prishur qyteti.

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #137 on: April 08, 2011, 12:16:05 PM »
ZOTRIT


Triumf i madhërishëm mëngjesi...
Nga minareja si gisht perëndie
Hoxha zotin e tij e thërret pas Kuranit,
Këndon për zotin e vet symbyllur këndezi
Nga maja e gardhit.

Për zotin e tij hingëllin dhe kali në portë,
Laraska kraket për zotin e vet në lajthishtë.
Sa zotër ka nxjerrë
Për kafshë e për njerëz kjo botë!-
Këndojnë për zotrit e tyre të gjithë,

Vec unë s'këndoj, është e kotë!

shaban cakolli

  • Sr. Member
  • ****
  • Posts: 301
    • View Profile
    • Email
Re: TË ZGJEDHURA NGA POET TË SHQUAR
« Reply #138 on: April 08, 2011, 12:16:47 PM »
Ankimet...

--------------------------------------------------------------------------------

Ankime nga miqte, ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime
Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga
Ankime, ankime, ankime

Ankime ne leter, ankime ne gjelle
Ankime ne lopet ne fushe.
U cmenda! Do te iki te fshihem ne shpelle
Te fle pa ankime me nje ujk a arushe...


Do te me kujtosh

Une do shkruaj nje liber me vjersha
Dhe ti do ta lexosh si relike
Dhe duke qeruar patate te ardhura nga vjeshta
Gishtin do presesh me thike

Duke e vene gishtin ne goje
Mua do me kujtosh ne kuzhine
Dhe do te thuash para dollapit te lyer me boje
"Per pak e harrova ditezine!"