Author Topic: HIP-HOP "TINGULLI 3" | DJELMOSHAT QË SJELLIN FRESKI NË REP-IN KOSOVAR  (Read 1146 times)

nikola

  • Newbie
  • *
  • Posts: 42
    • View Profile
"Kishe une bukuroshe….. Kishe une p…”, adhuruesit e këndojnë ende në rrugë, refrenin e këngës së tij, që ai ka kënduar pak kohë më parë. E ngacmojnë me shikime kureshtare, ndërsa ai u dhuron buzëqeshjen e tij karakteristike, duke e ditur mirë se pikërisht tek ajo buzëqeshje qëndron çelesi i suksesit të tij.

Tashmë Getoari është i vetëdijshëm se u bë VIP brenda një kohe shumë të shkurtë me këngët e tija, me zërin e tij tamam që tingellon rep, me sytë e tij të kaftë dhe me lëvizjet origjinale në skenë

Në Shqipëri njihen si reperë me “fjalor të pistë”, kurse këtu tek ne, i thërrasin grupi që solli freski në Hip-Hopin shqiptar.

Ekstravagantin që në kokë mban një kapelë të përhimtë, bluzë të kaltër, një palë pantollona të stilit rep, kohën e fundit e thërrasin edhe si Shaggy, ngase edhe i përngjan atij në frizurë, mirëpo atij nuk i pëlqen ta quajnë kështu, dëshiron ta thërrasin Dr. Dre, të cilin për një kohë të gjatë e ka pasur idol të tij.

21 vjeçari që u bë i famshëm vetëm me disa këngë brenda një kohe të shkurtë, Getoar Selimi, tashmë ka nisur punën për albumin e tij të tretë.

Simpatiku rrëfen për ndryshimet në jeten e tij, për sukseset e dy albumeve, qysh nga koha kur filluan ta thërrasinin "djaloshi cool” e deri në ditët e sotme .

"Kishe unë bukuroshe….. Kishe unë p…”. Adhuruesit ia këndojnë ende në rrugë, refrenin e këngës së tij, që ai ka kënduar pak kohë më parë. E ngacmojnë me shikime kureshtare, ndërsa ai u dhuron buzëqeshjen e tij karakteristike, duke e ditur mirë se pikërisht tek ajo buzëqeshje qëndron çelësi i suksesit të tij.

Tashmë Getoari është i vetëdijshëm se u bë njw VIP, brenda një kohe shumë të shkurtë me këngët e tija, me zërin e tij tamam që tingellon rep, dhe me lëvizjet origjinale në skenë.

Kariera e tij zë fill atje te viti 1996, kur edhe u formua ky grup si “Tinguli 3”. Atëbotë ata ishin 3 veta. Me Getoarin dhe Agoni që edhe sot gjenden në botën e repit, së bashku, ishte edhe shoqja e tyre që tashmë gjendet në Amerikën e largët. Pas pauzimit dy vjeçar, “Tingulli 3”, vazhdoi me hapat e tyre për tu ngjitur në piadestalin më të lartë të karrierës, duke realizuar dy albume shumë të sukseshme të tyre. Albumi i parë “Prishtina fucking city” dhe albumi i dytë i tyre që titullohet “Albumi i dytë”.

Kurrsesi ata nuk do të ndalën me kaq. Derisa kënga e tyre vazhdon të dëgjohet anembanw shqiptarisw, ata tashmë kanë nisur punën për të realizuar albumin e tyre të tretë.
Nuk do te jetë Getoari apo Agoni , ata që do të krijojnë këngët e tyre të reja. “Tingulli 3” tash ka rënë në të tjera duar, këtë herë.- "Realizimin e albumit të tretë e bën të mundur Ziko Company dhe mjeshtri i muzikës Enis Presheva.

Freskia për publikun, kënga “Vesa”

“Tingulli 3”, si grup ka filluar në vitin 1996. Atë kohë ata kanë qenë tre vetë. Me Getin dhe Agonin ishte edhe një shoqe e tyre që në vitin 1996 pas një realizimi të një kënge së bashku si amaterë, shoqja e bendit të tyre kishte ikur për Amerikë. Më pas kishte pasuar pauza tyre dy vjeçare deri në vitin 1998. Atëherë Tingujt e asaj kohe kishin qenë shumë të njomë në moshë.

“Në vitin 1998 kemi filluar ne te dy, atëherë edhe kur e kemi bërë këngën e parë unë dhe Agoni. Mirëpo emrin e grupit prapë se prapë e kemi lënë ashtu si ka qenë sepse i bëmë disa intervista dhe u popullarizuam pak a shumë me atë emër, edhe ai emër mbeti ashtu siç është edhe sot”, thotë Getoari.

Ata në vitin 1998 kur kanë startuar, kënga e tyre e parë ishte “ Koha Jonë” një këngë shumë e popullarizuar.

Ky rep bend deri më tani i ka dy albume. Albumi i parë i tyre titullohet “ Prishtina fucking city”, i cili album ka pasur një sukses shumë të madh, një gjë që antarët e grupit nuk e kishin pritur. Pastaj albumi i dytë që titullohet “ Albumi i dytë” edhe te ky album “Tingulli 3” ka pasur sukses të madh, më shumë se çka kanë menduar ata.

“Albumi ynë i tretë është dashur të del në treg në muajin Maj 2003, por për shkak të disa punëve që kemi pasur pas albumit të dytë, koncerte, angazhimi në albumët e kolegëve tanë, dhe disa problemeve tjera, ka ndodhur vonesa e albumit tonë”, tregon Getoari simpatik. Ata për ta freskuar publikun , kanë realizuar dy singël (këngë të vetme). Njëri singel është “Vesa” dhe singeli tjetër me Adelina Ismailin. Kështu që publiku i tyre nuk është mbetur pa ndonjë freski nga “Tingulli 3”.

“Mendoj se albumi ynë i tretë do të del në Shkurt 2004, ende nuk e kemi titulluar, në këtë album janë disa gëjra ndryshe nga të tjerat”, shprehet Getoari.

Sa i përket albumit të tretë ai thotë se ka më shumë punë. Në këtë album producent ekzekutiv i tyre ëshë Enis Presheva, për të gjitha ngjarjet që kanë ndodh rreth albumit edhe rreth mysafirëve, teksteve, Enis Presheva e do ta jep fjalën e fundit. Getoari thotë se është një ndryshim shumë i madh sa u përket albumëve të parë dhe as një gjë më e vogël ata nuk do ta lënë të kalojë nga albumi. Geti mendon se do të jetë shumë më i mirë se albumet e tjerë para këtij.

Memli, cenzuruës i fjalorit të pistë

Edhe pse kanë një fjalorë të pistë, “Tingulli 3” ka gjetur çelësin që ta hap derën e karrierës së tyre. Ata tashmë janë bërë të njohur dhe shumë të mirëpritur edhe në Tiranë.

Posaqerisht Getoari nuk e di se ku fshihet çelsi i suksesit të tyre. Mirëpo ai mendon se puna qëndron mbi të gjitha.

“Disa thonë se çelsi i suksesit tonë është tek shprehjet që i përdorim ne në tekstet tona, por ajo nuk është aspak reale, sepse çdokush mund të përdor shprehje të tilla sikur ne”, thotë Getoari me shumë bindje.

Getoari si fëmijë kur ka qenë ai ka dëgjuar Hip-Hop, kur edhe atëherë zënë fillën e tyre grupët rep në Kosovë. Të gjitha grupet e Hip-Hopit që sot janë, ne kemi qenë bashkë dhe ishim shokë, Getoari atëbotë ka qenë në klasën e gjashtë, kohë pas kohe ata kanë vendosur të jenë të pavarur dhe pas saj kanë filluar ndamjet.

Nga të gjitha grupët rep që janë në Kosovë dhe Shqipëri, “Tingulli 3” dallohet për nga fjalori i tyre që përdorin në këngë. Fjalori i pistë i tyre, nuk është ai që ngjiti suksesin e tyre në shkallët e karierës.

“Që nga fillimi ‘Tingulli 3’ ka filluar të prodhoj Hip-Hop, kurrë nuk kam menduar dhe në qoftëse e shkruaj një tekst, fjala që rimon aty në tekst, kurrë nuk e zavendësoj me asgjë tjetër. Atë e ka Hip-Hopi. Në qoftëse është tema sikur te kënga ‘Vesa” aty ka tekst erotik, mirëpo tema ka qenë ashtu dhe nuk ka ndodhur cenzurimi nga ana ime” thotë reperi i kohëve tona.

“Kishe une p…”, versioni erotik i kësaj kënge, një këngë që është mirëpritur nga moshat e reja, mirëpo siç tregon Getoari jo për shkak të ndonjë kritike, mirëpo për arsye se fjalori i këngëve të tilla përdorët pas orës 12 dhe një gjë të tillë mediat tona nuk kan mundur ta emitojnë dhe kjo këngë është censuruar nga Memli Krasniqi, antar i grupit “Ritmi i Rrugës”, duke e bërë verzionin e dytë të asaj këngë që është titulluar “Kishe une bukuroshe” një këngë e sukseshme.

“E para ka qenë versioni erotik, pastaj duke dëgjuar atë, për shkak të televizioneve dhe mediave në përgjithësi, jo për arsye të kritikave që këtë këngë e kemi cenzuruar. Jam shumë i vetëdishem që në media nuk shkojnë ato fjalë, sepse në botë këto zhanre shkojnë pas 12 të natës. Nuk janë këngë që transmetohen në televizione. Kam qenë i vetëdishëm për atë punë dhe së bashku me Memlin e “Ritmit të Rrugës”, që e kam shok shumë të mirë në jetën e përditëshme, kemi menduar bashkë me të që ajo këngë të ndryshohet dhe pas kësaj kemi realizuar verzionin tjetër. Këtë këngë shumicën e ka cenzuruar Memli”, thotë Getoari.

Getoarit i përkasin këto tekste në jetën e tij, mund të themi se shumica. Edhe në qoftëse nuk i ka ndodhur diçka reale atij përsonalisht, atëhere ngjarja i ka ndodhur ndonjë shoku të tij që Getoari i ka parë ato raste me syt e vet.

“Po bëjnë, të gjitha tekstet e mia janë tekste reale, në qoftëse nuk ka ndodh me mua atëherë ka ndodh me ndonjë kolegut tim. Kënga “Vesa” nuk është këngë që ia kam kushtuar ndonjë njeriu apo ndonjë femrës time, mirëpo gjëja reale që ka ndodh në këtë këngë unë përsonalisht i kam parë” shprehet karizmatiku Getoar Selimi.

Kujdes femra… nga Getoari..

Kohëve të fundit Getoari nuk dal fare në qytet. Më shumë ai qendron në shtëpi, merret me punë në studio. Tashmë Getoari nuk është në rrjedha të kafeterive apo klubëve. Zakonisht kur del me shoqëri, adhuruesit e tij mund ta takojnë atje te kafiteria Koyot ku shpesh del për kafe mëngjesi. Diskotekat atij kohëve të fundit nuk i pëlqejnë fare sepse siç thotë ai nuk i pëlqejnë strukturat e diskotekave tona, sepse Getoari nuk e do ambientin ku ka shumë zhurmë dhe njerëz, një gjë që i pengon atij është edhe tymi i duhanit.

Getoari simpatik që moti ka probleme me telefonata. Telefonata që e shqetësojnë. Athua kush janë këto shqetësuese? Padyshim se femrat, ato të cilat ndoshta kishin dëshirë që të paktën për një kohë të shkurtë të jenë në përqafimin e zjarrtë të Getoarit.

“Hahahhah (qeshet), shqetsimi nga ana e femrave në telefon është problem që ka filluar që moti, por.. mua më është bërë njësoj. Jam detyruar disa herë t’a ndërrojë numrin e telefonit, por prapë se prap pa sukses, ato arrijnë deri te numri im. Mirëpo, edhe ngapak merrem me ato dhe këtu varët nga disponimi që kam në atë moment kur ato më thërrasin” tregon Getoari.

Kur Getoari ndonjërën nga “shqetësueset” e telefonit nuk e refuzon, natyrisht kur ai gjendet në disponimin e mirë, athua nuk mendon se mund të ndegjoj ndonjë simpati e tij apo e dashura… Getoari thotë se nuk është i dashuruar, dhe se i pëlqejnë femrat që kanë karakter të fortë dhe që kanë një të kaluar të mirë.

“Jo, nuk jam i dashuruar, jam i dashuruar në familjen time që është dashuri e përjetshme, por, posaçerisht me ndonjë femër jo. Edhe pse kam qenë i dashuruar disa herë. Nuk kam mundur të kohëzgjati në dashuri” thotë Getoari.

Ai tash ka një problem të madh, si fëmijë kur ka qenë ka ndejtur me njerëz më të moshuar se ai. Getoari thotë se është pjekur para kohës, edhe të gjitha femrat që ka pasur ky “Don Zhuan” i ka pasur më të vjetra se ai.

“Zakonisht i shikoj ato në bisedë , të jetë pak më e pjekur dhe nuk më pëlqen të rri me femra më të reja, kurrë nuk më ka pëlqyer që me femra më të reja të dal”, thotë Geti.

Ai tashmë ka shijuar edhe dashuri nga një tiranase, emrin e të cilës nuk e bën publik, dhe pranon që mund të ndodh dhe nuk e mohon që lidhja e tij me ndonjë tiranse mos të jet serioze. Për një lidhje serioze atij kryesisht i nevoitët të dij se çfarë njeri është ajo femër dhe çfarë karakteri ka, natyrisht se Getoari femrave u fokusohet edhe në të kaluarën e tyre. KUJDES FEMRA!!!!

Getoari, ish- femrën nga Tirana

Getoari, mjeshtri i muzikës Hip-Hop, përveç muzikës merret edhe me dizajn. Ai përsonalisht ka bërë shumë dizajne të albumeve, pllakatave të ndryshme.

“Jam në fakultet të dizajnit, po mendoj të bëhem edhe dizajnër. Kështu që nuk mund t’i ndaj këto dyja, por dizajnin e kam profesion bashkë me muzikën, thjesht nuk mund t’i ndaj këto të dyja. Mua të dyjat më lidhën njëra me tjetrën , po mundohem të bëhem një “Dubleartist- artist i dyfishtë”, thotë me këmbëngulësi Getoari.

Ka shumë këngë që ai këndon me emocion, por këngën që rrëqeth trupin e tij kur ai këndon është “ Si 90% shqiptar”, këngë që gjendet në albumin e dytë të tyre, këngë kjo që ka të bëjë më shumë me hajnat . Por siç thotë Geti, njerzit që më shumë e presin më mirë këngën, është ajo “ Hajt hajt o llokum” gjë që edhe këtë këngë ai vet e ndien në shpirt gjatë këndimit të saj.

“Kishe une une bukuroshe” ajo këngë që bëri një “shpërthim” të madh në publik dhe njihet si kënga ku “Tingulli 3” bëri “boom”.

Sa i përket muzikës në Kosovë dhe Shqipëri, Getoari thotë se ka dallime, mirëpo për t’u fokusuar në Hip-Hop dhe rep, dallon Hip-Hopi në mes nesh dhe Shqipërisë thotë ai.

“Në Shqipëri nuk kam dëgjuar Hip-Hop kualitet. “Ëest Side Family” për mendimin tim ata nuk këndojnë rep, ata nuk kanë ndonjë element të Hip-Hopit, kështu që më shumë mua më dukët se këndojnë R&B. Këngën e fundit që kanë bërë ata “Qike mori Qike”, ne e kemi një këngë të re në albumin që pritët të del , dhe njerzit do të mendojnë që ne kemi kopjuar nga ata edhe pse ajo nuk ka lidhje me atë. Stili i tyre shumë më pëlqen, mirëpo nuk mund të themi se ata këndojnë Hip-Hop”, thotë Getoari.

Getoari dhe kullerat sikur nata me ditën thotë ai, mirëpo të bazohesh në fjalën cool, atëherë ai thotë se është kuller.

“Jo hahaha… (qeshet), hiq , kuller? Jo, jo, unë me kullerat jam sikur nata me ditën. Kështu t’a shikon fjalën “cool” , atëhere jam kuller. Por jo si kullerat e Prishtinës”, thotë duke qeshur me të madhe Getoari.

Ky reper kosovar nuk ka ndonjë idol të repit botëror.

Ai dëgjon më shumë si njeri, që ka prodhuar muzikë shumë kualitative dhe të mirë, të gjitha këngët që i ka bërë i ka bërë hit , edhe si reper, kompozitor, si njeri i madh i rep muzikës, është Dr. Dre. Tupac nuk i ka pëlqyer shumë dhe nuk i pëlqen edhe sot atij. Në profesion ai mendon se është shumë i mire, por atij përsonalisht nuk i ka pëlqyer shumë.

Profili, Getoari

Ditëlindja: 03. 07. 1982
Vendlindja: Prishtinë
Pasha: 85
Gjatësia: 1.80
Pija e preferuar: Makiato
Ushqimi: Flia
Numri i femrave: kuku, shumë. E kam veshtirë të më kujtohet…
 
Getoari dhe Shaggy me frizura të njejta, athua emiton ai këtë reper amerikan?

Ai thotë se jo. Getoari thotë se njerzit menjeherë mendojnë ashtu, por siç tregon ai kjo është një frizurë që para disa vitëve i kanë bartur zezakt.

Antarët e bedit rep gardarobën e tyre më shumë e blejnë jashtë Kosovës, ngase ata çdo vikend udhëtojnë për perendim kështu që shija e tyre sa i përket gardarobës qendron atje në Zvicërr dhe Gjermani.

“Ne 99% gardarobën e blejmë jashtë vendit, kryesisht në Zvicër dhe Gjermani. Kohëve të fundit çdo vikend jemi jashtë Kosovës kështu që atje e lëmë që ta zgjedhim gardarobën” thotë Getoari.

Mesazhi i tij i fundit për lexuesit e “Fokusi..” dhe “Tingullit 3”, pikë së pari përshendet redaksinë e gazetës sonë dhe gjithë adhuruesit e Hip-Hopit.

“Lexojeni atë që deshironi, dëgjone atë që është për veshin tuaj”, përfundon porosia e simpatikut Selimi.