Author Topic: Kadare- Qosja, raundi i pare!!!Pse ?!!!  (Read 1526 times)

valbona

  • Newbie
  • *
  • Posts: 39
    • View Profile
Kadare- Qosja, raundi i pare!!!Pse ?!!!
« on: June 02, 2008, 04:30:50 PM »
Pse Ismail Kadare?!!!

Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën "Drita", pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Së fundi punonte në profesion të lirë. I.Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.

POEZIA E KADARESË
Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve '60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën e parë të krijimtarisë së tij, u tërhoq pas poemës epiko-lirike. Në prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput prej frymës monumentalizuese të poezisë së mëparshme, por e kushtëzoi këtë me tipin e njeriut shqiptar, të historisë së tij kombëtare, të fatit të tij nëpër shekuj. Thuajse në të gjitha poemat e shkruara në vitet '60 -'70 ka një gërshetim të mjeteve të reja të të shprehurit me mënyrën tradicionale të të vështruarit të jetës dhe të historisë:

Po s'ndërron ai kurrë
Art i skulpturës
Gënjeshtrën mbi mua ka ngrírë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë
Të vërtetën kujtoj dhe qaj për të.
(Laokonti)

Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare, është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe.
Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me "motin e madh", të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin shqiptar:

Njëzet e katër luftra bëri,
Njëzet e katër vdekje theu.
çka mangut linte ditën Gjergji,
Plotësonte natën Skënderbeu.
(Portreti i Skënderbeut)

Përgjithësisht poezia e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj:

Dhe kur binin në prille a në vjeshtra
Nëpër brinja të shtrirë, nëpër lugje,
Si me zjarre të vegjël të pëtjetshëm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarëve për në luftë)

Poema epiko-lirike shqipe arriti një nivel të lartë afirmimi me vepra të tilla të I. Kadaresë, si "Përse mendohen këto male" dhe "Shqiponjat fluturojnë lart", pastaj me "Shekulli i 20-të", "Poemë e blinduar", "Shqipëria dhe tri Romat" e vepra të tjera.
Poezia e Kadaresë është e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Në këtë cilësi poezia e Kadaresë të sjell ndërmend vjershërimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet në mungesën e çfarëdo subjekti apo elementi të subjektit. Poemat e Kadaresë, përgjithësisht poezia e tij, janë art mendimi, pa elemente të rrëfimit (narracionit). Si të tilla, si poema mendimi, ato ofrojnë shumësi leximesh, në kohë dhe në miedise të ndryshme.
Kadare në problematikën e poezisë shqipe, krijoi emërtesën e "temës së madhe". dhe jo vetëm kaq, ai e ktheu në mit atë, duke e bërë mbizotëruese në jetën letrare të vendit për më shumë se dy dekada. Para së gjithash poezinë e Ismail Kadaresë e intereson ajo që shpesh quhet gojëdhënë kombëtare ose mit i origjinës. Sfidat më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar janë stacione të poezisë së tij.
Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme në vargje të lira, duke përvetësuar vlera të rëndësishme të vjershërimit tradicional, prej De Radës deri tek Migieni. Në fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një bashkëbisedim me të dashurën që përgiithësisht është larg si vend apo si kohë:

Do shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do më ngelet
I ftohti medaljon i hënës.

Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet nga malli për qytetin e lindjes, për njerëzit që lanë gjurmë në fëmijërinë e tij,
për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës kur është në atdhe, e mbi të gjitha, për vajzën që le gjurmë në shpirtin e tij, por që përgjithësisht ndodhet larg.

RAPORTI NDËRMJET JETËS DHE VDEKJES
Raporti midis jetës dhe vdekjes, midis të gjallëve dhe varreve, midis brezit që shkoi dhe atij që vjen, një nga raportet më thelbësore të qenies njerëzore, përbën një rregullator të mbifuqishëm të gjithë yllësisë së veprave të Kadaresë. Synimi parësor i çdo letërsie serioze që të qëndrojë mbi kohën dhe hapësirën zuri vend kryesor që tek romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Ky roman i kushtohet misionit të një shtabi ushtarak të gjallë, i cili duhet t'i bëjë nderet e fundit një armate të tërë ushtarësh të mbuluar me dhè. Vlera e jetës, çmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerënda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezë, kamarja e turpit dhe përmendorja e nderit, harrimi dhe përjetësia, vetëflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janë nocione themelore artistike të shkrimtarit.
Në mënyrë të veçantë vdekja përbën një zgjedhje të dendur të autorit për të dhënë qëndrimin e tij ndaj jetës njerëzore. Ajo paraqitet në formë individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, të mirëqenë dhe të sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sëmundja nga mplakja; në të gjitha pamjet e saj, si ndërprerje e zakonshme e jetës, si shpagim për vdekjen e tjetrit, si prurje e lëngatës, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linçim nga hakmarrja.
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", vepra që i dha njohjen ndërkombëtare Kadaresë, nuk është e para që trajton raportin midis jetës dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes të prijësit arbër Gjergj Kastrioti, duket qartë prirja për të zbuluar, nëpërmjet qëndrimit ndaj varrit, kulturën nga barbaria, dhunimin nga shenjtërimi, sundimin e të vdekurve mbi të gjallët.
Në tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, në heshtjen e tyre, marrin vlerë fisnikëruese. Njeriu që edhe me vdekjen dëshiron të tregojë dinjitet dhe fuqi shpirtërore ka një varr të thjeshtë, pa shenjë, në një kënd të padukshëm të varrezave verilindore të kryeqytetit, ndryshe nga shumë të tjerë, që, në përputhje me hierarkinë zyrtare mbitokësore, mbajnë mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanë bërë më shumë se Egla e vogël për Shqipërinë dhe s'kanë asnjë meritë për të qenë të diferencuar edhe përpara vdekjes e varrit. Nëpërmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithë shoqërinë shqiptare, në kuadrin e së cilës veprojnë personazhet e tij.
Shtresëzimi i shoqërisë në veprën e Kadaresë fillon me varret pa emër, me muranat e thjeshta në gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranë kishës, rrethuar me selvi; për të vazhduar më tej me përmendoret dhe lapidarët, me varret e shenjtëruar për motive patriotike, siç janë varret e dëshmorëve (le të kujtojmë, për shembull, varrin e veçantë të Alush Tabutgjatit; varrin e Skënderbeut ose edhe të pashait turk në Orikum) dhe për të përfunduar me piramidën e faraonit Keops ose arkën e hirit të trupit të djegur të Çu En Lait, që, sipas testamentit të tij, u derdh mbi hapësirën ndërkontinentale të Kinës, për ta pushtuar me frymën e vet.

Ismail Kadare është nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në rreth 32 gjuhë të huaja) ai e bëri të pranishme Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Kadareja që në vitet '60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën e tij. Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Duket sikur asgjë çka është shqiptare, nuk mund t'i shpëtojë syrit të shkrimtarit të madh.
E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse asktu e meriton, ndihet të pohojë autori.



Botimet e Veprës

1- Frymëzime djaloshare, Lirika; Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve, Tiranë, 1954
2- Ëndërrimet, lirika dhe poema; Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve, Tiranë, 1957
3- Princesha Argjiro, poemë; Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve, Tiranë, 1958
4- Princesha Argjiro, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
5- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 1970
6- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 1972
7- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 197(?)
8- Princesha Argjiro, poemë; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1977
9- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 1983
10- Shekulli im, vjersha dhe poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1961
11- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1963
12- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
13- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
14- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1973
15- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman, botim i dytë; Rilindja, Prishtinë, 1976
16- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1978
17- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman, botim i tretë; Rilindja, Prishtinë, 197(?)
18- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman, botim i katërt; Rilindja, Prishtinë, 1980
19- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
20- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1990
21- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Fayard, Paris, 1998
22- Përse mendohen këto male; Naim Frashëri, Tiranë, 1964
23- Vjersha dhe poema të zgjedhura; Naim Frashëri, Tiranë, 1966
24- Gurëgdhendësit, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
25- Motive me diell, vjersha dhe poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1968
26- Motive me diell; Rilindja, Prishtinë, 1978
27- Qyteti i Jugut, tregime dhe reportazhe; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
28- Qyteti i Jugut, tregime; Rilindja, Prishtinë, 1971
29- Dasma, roman; Rilindja, Prishtinë, 1967
30- Dasma, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1968
31- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1970
32- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1973
33- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1976
34- Kështjella, roman; Rilindja, Prishtinë, 1976
35- Kështjella, roman; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1977
36- Kështjella dhe helmi, pjesë teatrore; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
37- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
38- Kështjella, përshtatur për fëmijë; Naim Frashëri, Tiranë, 1979
39- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
40- Kështjella, roman; Rilindja, Prishtinë, 1980
41- Kasnecët e shiut, roman motërzim përfundimtar; Fayard, Paris, 1994
42- Kasnecët e shiut, roman motërzim përfundimtar; Dukagjini Pejë 1997
43- Kronikë në gur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
44- Kronikë në gur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1972
45- Kronikë në gur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1976
46- Kronikë në gur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
47- Kronikë në gur, roman: Rilindja, Prishtinë, 1980
48- Kronikë në gur, roman; Fayard, Paris, 1997
49- Kronikë në gur, roman; Onufri, Tiranë, 2000
50- Linja të Largëta, shënime udhëtimi; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
51- Autobiografia e popullit në vargje, studim, shënime kritike; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
52- Dimri i vetmisë së madhe, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1973
53- Dimri i madh, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
54- Dimri i vetmisë së madhe, roman; Fayard, Paris, 1999
55- Nëntori i një kryeqyteti, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1975
56- Nëntori i një kryeqyteti, roman; Rilindja, Prishtinë, 1980
57- Nëntori i një kryeqyteti, roman; Fayard, Paris, 1997
58- Përse mendohen këto male; Shqiponjat fluturojnë lart; Ëndërr industriale, poema; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1975
59- Poema të zgjedhura për fëmijë; Naim Frashëri, Tiranë, 1975
60- Koha, vjersha dhe poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1976
61- Poezi; Naim Frashëri, Tiranë, 1976
62- Emblema e dikurshme, tregime dhe novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
63- Emblema e dikurshme, tregime dhe novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
64- Kështjella dhe helmi, pjesë teatrore; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
65- Ura me tri harqe, novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
66- Ura me tri harqe, novela; Rilindja, Prishtinë, 1980
67- Në muzeun e armëve, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
68- Në muzeun e armëve, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1989
69- Poezi; Naim Frashëri, Tiranë, 1979
70- Komisioni i festës; Rilindja, Prishtinë, Rilindja, Prishtinë, 1980
71- Gjakftohtësia, novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
72- Gjakftohtësia, novela; Rilindja, Prishtinë, 1980
73- Autobiografia e popullit në vargje, studim; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
74- Buzëqeshje mbi botë, poezi e zgjedhur; Rilindja, Prishtinë, 1980
75- Prilli i thyer; Rilindja, Prishtinë, 1980
76- Vepra letrare 1, poezi; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
77- Vepra letrare 2, poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1982
78- Vepra letrare 3, Gjenerali i ushtrisë së vdekur; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
79- Vepra letrare 4, Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
80- Vepra letrare 5, Kronikë në gur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
81- Vepra letrare 6, Nëntori i një kryeqyteti; Naim Frashëri, Tiranë, 1983
82- Vepra letrare 7, Dimri i madh; Naim Frashëri, Tiranë, 1983
83- Vepra letrare 8, Kush e solli Doruntinën; Ura me tri harqe; Lëkura e daulles; 1981
84- Vepra letrare 9, Pashallëqet e mëdha; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
85- Vepra letrare 10, Prilli i thyer; Muzgu i perëndive të stepës; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
86- Vepra letrare 11, Tregime dhe novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
87- Vepra letrare 12, Publiçistikë, Autobiografi e popullit në vargje, reportazhe, shënime udhëtimi, intervista; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
88- Poezi; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1985
89- Koha e shkrimeve, tregime, novela, përshkrime; Naim Frashëri, Tiranë, 1986
90- Koncert në fund të dimrit, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1989
91- Koncert në fund të dimrit, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1990
92- Koncert në fund të stinës, roman; Fayard, Paris, 1999
93- Dosja H, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1990
94- Dosja H, roman; Fayard, Paris, 1996
95- Ftesë në studio; Naim Frashëri, Tiranë, 1990
96- Ftesë në studio; Rilindja, Prishtinë, 1990
97- Eskili, ky humbës i madh, studim; 8 Nëntori Tiranë, 1990
98- Viti i mbrapshtë; Rilindja, Prishtinë, 1990
99- Përbindëshi, roman; Vreber, Prizren, 1990
100- Përbindëshi, roman; Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë 1991
101-Përbindëshi, roman; Fayard, Paris, 1998
102-Ëndërra mashtruese, tregime, novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1991
103-Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, studime; 8 Nëntori, Tiranë, 1991
104- Nga një dhjetor në tjetrin, kronikë, këmbim letrash, përsiatje; Fayard, Paris, 1991
105- Pesha e Kryqit; Fayard, Paris, 1991
106- Vepra, vëllimi i parë: Tregimet e tejkohshme: Prometheu, Ëndërra mashtruese, Përpara banjës, Nata e Sfinksit, Piramida, Kush e solli Doruntinën, Ura me tri harqe, Muri i madh; Fayard, Paris, 1993
107- Vepra vëllimi i dytë: Tregimet e ditës që po thyhej, Kisha e Shën Sofisë, Shënime nga Kapiteneria e Portit, Sjellësi i fatkeqësisë, Kamarja e turpit; Fayard, Paris, 1994
108- Vepra vëllimi i tretë: Komisioni i festës, Qorrfermani, Pallati i Ëndërrave, Vjedhja e gjumit mbretëror, Breznitë e Hankonatëve, Heqja e mjeshtërisë së munxadhënësve, Lamtumira e së keqes; Fayard, Paris, 1995
109- Vëllimi i katërt: Viti i mbrapshtë, Prilli i thyer, Dosja H, Kënga, Kalimet e nëndheshme, Konkurs bukurie për burrat në Bjeshkët e Nëmuna; 1996
110- Vëllimi i pestë, Kronikë në gur, Nëntori i një kryeqyteti, Rrëfim trikohësh, Triptik: Koha e shkrimeve, Koha e parasë, Koha e dashurisë; 1997
111- Vepra vëllimi i gjashtë: Qyteti pa reklama, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Muzgu i perëndive të stepës, Përbindëshi; Fayard, Paris, 1998
112- Vepra vëllimi i shtatë, Dimri i vetmisë së madhe, roman; Fayard, Paris, 1999
113- Vepra vëllimi i tetë: Koncert në fund të stinës, roman; Fayard, Paris, 1999
114- Piramida, roman, Vepra, vëllimi i parë; Fayard, Paris, 1993
115- Piramida, roman, Çabej, Tiranë, 1995
116- Shkaba, roman; Çabej, Tiranë, 1995
117- Shkaba, roman; Dukagjini, Pejë, 1996
118- Spiritus, roman; Onufri, Tiranë, 1996
119- Spiritus, roman; Onufri, Tiranë, 2000
120- Dialog me Alain Bosquet; Onufri, Tiranë, 1996
121- Dialog me Alain Bosquet; Onufri, Tiranë, 1996
122- Legjenda e legjendave, ese; Dukagjini, Pejë, 1996
123- Pallati i Ëndërrave, roman; Dukagjini, Pejë, 1996
124- Pallati i ëndërrave, roman; Onufri, Tiranë, 1999
125- Kush e solli Doruntinën; Flaka e Vllazërimit, Shkup, 1997
126- Kush e solli Doruntinën; Album, Tetovë, 1997
127- Kushëriri i ëngjëjve, ese; Onufri, Tiranë, 1997
128- Tri këngë zie për kosovën, tregime; Onufri, Tiranë, 1998
129- Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë, ese; Onufri, Tiranë, 1998
130- Ikja e shtërgut, tregim; 1999
131- Ra ky mort e u pamë; Onufri, Tiranë, 1999
132- Qorrfermani; Onufri, Tiranë, 1999
133- Vjedhja e gjumit mbretëror, tregime; Onufri, Tiranë, 1999
134- Ra ky mort e u pamë; Onufri, Tiranë, 2000
135- Kohë barbare, Nga Shqipëria në Kosovë, Biseda me Denis Fernandez Rècatala; Onufri, Tiranë, 2000
136- Breznitë e Hankonatëve, roman; Onufri, Tiranë, 2000
137- Bisedë përmes hekurash me Ushkin Hotin; Onufri, Tiranë, 2000
138- Lulet e ftohta të marsit, roman; Onufri, Tiranë, 2000


Pse Akademi Rexhep Qosja?

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Malit i Zi. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci.

Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981.

Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.
* Episode letrare - (1967)
* Dialog me shkrimtarë - (1968)
* Antologjia e lirikës shqipe - (1970)
* Kontinuitete - (1972)
* Asdreni - jeta dhe vepra - (1972)
* Panteoni i rralluar - (1973)
* Vdekja më vjen prej syve të tillë - (1974)
* Shkrimtarë dhe periudha - (1975)
* Anatomia e kulturës - (1976)
* Mite të zhveshura - (1978)
* Prej tipologjisë deri te periodizimi - (1979)
* Morfologjia e një fushate - (1980)
* Nocione të reja albanologjike - (1983)
* Historia e letërsisë shqipe I - (1984)
* Historia e letërsisë shqipe II - (1984)
* Antologjia historike e letërsisë shqipe - (1985)
* Historia e letërsisë shqipe III - (1986)
* Porosia e madhe - (1986)
* Populli i ndaluar - (1990)
* Strategjia e bashkimit kombëtar - (1992)
* Çështja shqiptare: Historia dhe politika - (1994)
* Ligjërime paravajtëse - (1996)
* Fjalor demokratik - (1997)
* Paqja e përgjakshme: Konferenca ndërkombëtare për Kosovën - (1999)
* Realiteti i shpërfillur (Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar) - (2006)
* Rilindja e dytë
* Një dashuri dhe shtatë faje, roman, bot. Toena, Tiranë, (2001)
* Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne - 2007
* Nata është dita jonë, - 2007

Raporti me të tjerët
Botimi i librit nga Ismail Kadare në vitin 2006 "Identiteti europian i shqiptarëve - sprovë" 1 ishte një ringjallje e një polemnike në mes të Qosjes dhe Kadares. Kështu ndërsa Kadare e vlerëson identitin shqiptar si perendimor, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur" 2, e vlerëson atë si një përzierje të identitetit perendimor dhe lindor, të krishterë dhe mysliman.


valbona

  • Newbie
  • *
  • Posts: 39
    • View Profile
Pse Qosja dhe Kadare?!!!
« Reply #1 on: June 02, 2008, 04:32:07 PM »
Per Gjeografine


"Zbuluesit e kontinenteve e të vendeve të reja, Kristofor Kolombo, Ferdinand Magelani, Amerigo Vespuçi dhe hulumtuesit e kontinenteve të zbuluara, mandej, posaçërisht të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Jugore do të jenë të merituar - do të thoshin kozmopolitët apo do të jenë fajtorë - do të thoshin kundërshtarët e tyre - pse lartmadhëria e saj gjeografia pothuaj ka rënë prej fronit të lartë të identitetit. Pse mund të thuhet kështu? Mund të thuhet kështu, sepse janë të shumtë shembujt që e dëshmojnë shfronësimin e gjeografisë në mbretërinë e identitetit".

Per Nene Terezen
"Nuk është e vërtetë se jam ngritur me "nervozizëm" kundër mbajtjes së portretit të shenjtores, Nëna Terezë, në institucionet e Kosovës; e vërtetë është, vetëm, se jam ngritur dhe ngrihem pa nervozizëm kundër përdorimit politik të emrit, të portretit dhe të veprimtarisë së misionares e humanistes, Nëna Terezë, prej disa fondamentalistëve fetarë dhe disa koniunkturistëve politikë gjithnjë për interesat e tyre fetare, në rastin e parë dhe pushtetore, në rastin e dytë".

Per identitetin
"Kemi shqiptarë me identitet katolik, shqiptarë me identitet ortodoks, shqiptarë me identitet mysliman, shqiptarë me identitet protestant dhe shqiptarë me identitet ateist, por të gjitha këto identitete të veçanta, më të ngushta, më të vogla, në sajë të të përbashkëtave të përmbajtura në secilin prej tyre bashkohen në atë përgjithësinë, në atë të përgjithshmen, në atë të tërën që i themi IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR. Ai që i ka të qarta këto, ai që ka kuptim për marrëdhënien e të veçantave me të përgjithshmen, nuk do të akuzojë se po ndan shqiptarët në të krishterë dhe në myslimanë...".