Author Topic: I kendova dashurise labe sepse ndihem labe 24 karat  (Read 874 times)

nikola

  • Newbie
  • *
  • Posts: 42
    • View Profile
I kendova dashurise labe sepse ndihem labe 24 karat
« on: January 11, 2008, 06:28:18 PM »
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore të përpunuar Poni tregon për fillimet e karrierës së saj dhe për suksesin në këtë gjini të muzikës. Ajo tregon për “Dashurinë labe” që ndjen në shpirt dhe për albumin e saj me të njëjtin titull. Këngëtarja shprehet se karakteri i saj 24 karat lab ka bërë që ajo të këndoj këngë labe dhe të zgjedhi këtë gjini të muzikës. Këngëtarja e njohur Poni shprehet se “Dashuria labe është e egër por e vërtetë. Labët kur të duan të duan me të vërtetë, kur nuk të duan nuk dinë të shtiren, të paktën unë mendoj kështu”.

-Si e ka nisur Poni karrierën e saj artistike?
Unë kam një vit që kam dalë në skenë megjithëse kam kënduar edhe më herët. Kam qenë e shkëputur nga Shqipëria për dy vjet dhe jam kthyer për të bërë diçka si albumi im i kaluar me këngën “Dale moj dalë”.
-Si ndiheni që megjithëse ka dalë albumi juaj i ri vazhdon të dëgjohetpërsëri albumi i kaluar?
Normalisht që ndihem mirë, por jam ndjerë keq kur kam dëgjuar këtë këngë e cila është një hit i dimrit, një ditë në rrugë. U ndjeva edhe mirë por më erdhi edhe keq në të njëjtën kohë.
-Ju keni sjellë në tregun muzikor një rrymëë të re...
Po, së bashku me Adi Hilën kemi sjellë diçka të re. Kemi përzgjedhur materialet, dhe kënga nga e cila ka marrë titullin edhe albumi “Dashuria labe” është kënga që unë kam më përzemër, dhe mënyra se si është trajtuar në videoklip ka qenë një ide e imja, megjithëse kanë punuar njerëz të tjerë, një staf i madh për këtë videoklip, ideja ka qenë e imja.
-Mendon se e ka kuptuar publiku se çfarë mesazhi përcjell albumi “Dashuria labe”?
Që në momentin kur ka dalë kënga e kanë kuptuar sepse ajo në refren e thotë shumë mirë “Të dua për kokën tënde, do vij t’i them satëme”, aty është labe 24 karat e gjithë shprehja dhe publiku arrin në konkluzionin që këtë shprehje ia thotë labi labes. Pjesa “u tërbofsh se na tërbove” është një mallkim?
Në fakt ai është një mallkim me dashuri brenda, i cili thotë se, “nëse ti nuk do të më duash aq sa të dua unë, u tërbofsh se na ke tërbuar”.
-Si është dashuria labe?
Dashuria labe është e egër por e vërtetë. Labët kur të duan të duan me të vërtetë, kur nuk të duan nuk dinë të shtiren, të paktën unë mendoj kështu.
-Në shumë këngë tuajat në albumin e ri përdoret gajdja. Si e keni përshtatur këtë instrument për këngët e jugut?
Po, edhe pse gajdja përdoret për këngët veriore ne kemi gjetur një gajde të butë sepse në albumin e parë unë kam patur mjaft shitje edhe në veri dhe doja që në këtë album të ndërthurja. Në fakt kisha dëshirë të kisha edhe këngë polifonike të shoqëruara me çifteli, por në një album tjetër ndoshta e realizoj këtë dëshirë.
-Albumi juaj i parë ka patur mjaft sukses. Po atë sukses ka patur edhe albumi juaj i dytë?
Normalisht në albumet e dyta bie pak kurioziteti, veçanërisht kur janë shumë pranë njëri tjetrit. Albumi i dytë ka shkuar mirë dhe ndoshta edhe pak më mirë se i pari.
-Kur ka dalë albumi juaj i parë?
Albumi i parë ka dalë në muajin gusht vitin e kaluar, ka pothuajse një vit.
-Krijimtaria në këtë album është e re apo janë tekste të përpunuara?
Të gjitha këngët popullore janë këngë të vjetra, por të pakënduara dhe të pakonsumuara prej vitesh. Janë edhe katër këngë të reja si kënga “E kam unë e ke ti”, “Thashethemet” apo “Të kam shpirt” janë kompozime të pastra dhe tekstet janë të rinj.
-Si keni mundur që të grumbulloni materialet përkëtë album?Është e vështirë. Duhet të shkosh edhe në fshatra të thell, të takosh njerëz dhe të më japin tekstet dhe të të tregojnë melodinë e këtyre këngëve. Natyrisht që gjetja e materialeve nuk është shumë komode, por kur gjen diçka që ka vlera nuk quhen sakrifica ato.
-Të gjitha materialet janë nga Vlora apo të trevës së jugut?Jo, nuk janëvetëm nga Vlora. Ky album ka këngë nga i gjithë jugu, por labëri si, Tepelenë, Gjirokastër, etj.
-Ju keni dhënë koncerte edhe në qytete të tjera përveç Vlorës, si jeni pritur atje?
Në fakt pritjet kanë qenë të mira. Në Gjirokastër sa herë kam shkuar biletat janë shitur të gjitha shumë më përpara se të mbërrija unë atje. Madje ka patur edhe reagime nga publiku i Tepelenës pasi nuk ka patur bileta për të gjithë.
-Mendoni se jeni prezantuar vonë në skenën shqiptare?
Në atë periudhë ka qenë ëndërr të këndoje në festivale. Unë jam kthyer me mendimin që të shkoj në një kompeticion me një kompozitor të mirë. Në momentin që erdha Adrian Hila, kompozitori me të cilin bashkëpunoj, dëgjoi zërin tim më thë, “Ti je shumë karakter lab” dhe nëse do të sjellësh diçka të bukur futu njëherë me këtë çfarë je. Më pas mendova se bëra shumë mirë që zgjodha këtë gjini.
-Në ato momente kur Adi Hila ju drejtoi në këtë rrugë vazhdonit të kishit përsëri dëshirën për të marrë pjesë në një kompeticion?
Po. Dëshira ishte e madhe, por mendoj se është më mirë që njeriu të bëj atë që i përshtatet.
-Si mendoni se është më mirë, të këndoni në një kompeticion apo të bëni një album dhe të keni të gjithë publikun për vete?
Festivalet të ngrenë në nivel dhe të japin një tjetër status, është normale. Unë i dua kompeticionet, por duhet që të kesh kujdes me çfarë prezantohesh sepse mund të jesh shumë këngëtare e talentuar edhe me cilësi të mëdha vokale, por në momentin që nuk prezantohesh mirë të bie tregu.
-Nëse albumi i parë nuk do të kishte sukses do të guxonit përsëri të bënit një album të dytë?
Jo. Natyrisht që jo, të paktën jo kaq shpejt. Do përpiqesha të bëja diçka më të bukur, nuk është e thënë se dështove në albumin e parë të mos bësh më albume. Vendosa që të bëja albumin e dytë kaq herët sepse shkoj mirë i pari.
-Si është e mundur që të gjitha këngët tuaja ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe janë të gjitha të bukura?
Faleminderit. Normalisht nja album nuk mund t’i ketë të gjitha këngët të një niveli, është normale, por ne jemi përpjekur që t’i përzgjedhim me kujdes matrialet.
-Në cilën nga këngët e këtij albumi keni patur më shumë emocione?Është kënga “Shpirti im” dhe natyrisht “Dashuria labe” është kënga në të cilën kam kënduar me shpirt.
« Last Edit: January 28, 2010, 11:17:07 AM by merbraha »