Recent Posts

Pages: 1 ... 6 7 [8] 9 10
71
Poezi / Re: CIKËL POETIK NGA FADIL SHYTI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:34:29 PM »
PUNËTORIT DËSHMOR

 

(Kushtuar, dëshmorit Isak Ferizi, nga Gjyteti, ish-Dubovci i Vushtrrisë)

 

Një burrë i qetë, i thjeshtë e fjalë-pak,

Sy vigjilues si të një sokoli,

Kur në qiellin e Prekazit Heroik,

U dëgjuan gjëmime dhe u panë vetëtima,

U nisën me vëllain, Sadikun -“Besnikun”,

Tek Jasharët, të luftonte përkrah me -dajallarët,

Atje, ku shkrepnin armët -si vetëtima!

U nisën betimit, zot me i dalë,

Si burrat e malësisë, trimat e motit,

Për Flamurin Kuqezi dhe ideal!

E, aspak , -nëpër atë flakë!...

Nuk i frikësoi, -as i ndaloi,

Gjithë ai tmerr, -e gjithë ajo poterë!...

Kur, po dridheshin –fusha me mal!

U nisën kreshnikët, -betimit zot i dolën!...

E, ra krye detyrës si zog sokoli!

Me grykëhollat, -me armiqtë folën,

E toka drenicase u ri-gjakos...

Përkrah tij, -shkëlqeu në errësi,

O, sa rëndë, Sadiku u plagos,

I bashkuan plagët,

E bashkuan qëndresën,

O, sa madhështore,

Të madhit Adem Jashari,

Vëllezërit Proletarë,

Ia mbajtën besën!

Ruaj në gjirin tim, -ca kujtime përjetësie,

Me punëtorin, -dëshmorin Isak,

Kur fliste shtruar, -në odën e tij bujare,

Në vështrimet e tij, -për besë të Flamurit,

E kam parë, sinqeritetin madhështor,

E kam kuptuar, -si digjej zemra e tij,

Zemër trimi, -hulli, margaritare!

O, trimi i dheut të Shqipeve,

O, Isak Ferizi , -prehu i qetë,

O, shpirtbardhi ynë, -në  amshim...

Qëndresa jonë, po vazhdon...

E, kurrë s´do të ndalet,

-Deri në Ribashkim!...

Përndrsyhe, do t´na mallkojnë e injorojnë,

Fushat, detet dhe malet!

-Do ta bëjmë Shqipërinë Nënë,

Ashtu, si e deshët Ju,

Dëshmorët tanë,  -o burrë!

O, flakadan i nderit të malësisë,

Ty, dhe të gjithë vëllezërit dëshmorë,

Kurrë s´po keni thyerje, -as pleqëri,

Kurrë s´jeni tretur...

Ju jeni -pavdekësi!

Jeni kurdoherë, - rinorët,

E Nënën Shqipëri!

 

Suedi, 26 shkurt 2011

 
72
Poezi / Re: CIKËL POETIK NGA FADIL SHYTI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:33:58 PM »

             DRENICË

 

Tokë, e shenjtëruar me dëshmorë,

Tokë, madhështore -me ato  lule,

Tokë me rreze lirie-diellore,

Që më penë e armë në dorë,

Përballë stuhive-tradhtive,

Kurrë s´u dorëzove,

Kurrë s´u përkule!

O, Kruja e dytë e Skënderit,

O, vendlindje e dashur e Ademit!

Rinohu, moj Lulëkuqe e shqiptarisë,

Nderi i shekullit, që iku,

Në theqafje!...

Lulëzo, krenohu, -e përparo!

Moj bijë e Shqipërisë!

 

Suedi, 16 shkurt 2011
73
Poezi / CIKËL POETIK NGA FADIL SHYTI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:33:33 PM »
Shkruan: Fadil SHYTI

 

 

 

              RINISË

 

Rinia jonë heronj tokash,

Rinia juaj , "heronj" drogash!...

Ushtritë tuaja, -stihike,

...Në rrugë pakrye,

E kanë vështirë,

Se, -po luftojnë me yje!

Vallë, yjet a fiken përjetë...

Në -trojet tona?!

Në qielloret tona?!

Juve, -o kokëshkretë,

Vetëm hijet, - spiunët...

Dhe kërrmat tuaja,

Si relike të pista,

Si relike armike,

Gjurmëve udhëshkreta...

Kanë me ju mbet!

Prishtinë, 1981

 
74
Shkrimetaret shqipetare / Re: ANDON ZAKO ÇAJUPI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:31:07 PM »
ANDON ZAKO ÇAJUPI


Edhe ne si art-dashes,e jo si kerkues/e te falemnderojme per poezin e shkruar.

Do te levdoj dashurine
barabar me perendine,
se dashuri e vertete,
na mban te gjalle ne jete.

S'e kam pare perendine,
shoh ngahere dashurine,
dashuria mbreteron,
se njeriu pa te s'rron.
Cilen te besoj tanine,
perendin' a dashurine?
Perendi ne kete jete
eshte dashuria vete.

Pika-pika bie shiu
dhe debora floke-floke,
vetetin e fryn veriu,
bresheri kercet mi toke!

Le te fryje er' e ftohte,
s'ka c'me ben dimeri mua
Dashuria me mban ngrohte,
se pushtoj ate qe dua.

Kur fryn era me tallas,
kur bie debor' e shi,
sa fle njeriu me gas,
kur ka miken ne gji!
75
Shkrimetaret shqipetare / Re: ANDON ZAKO ÇAJUPI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:30:02 PM »
Çajupi i shkroj edhe dashurise dhe erotikes (Poezite e tij erotike dhe sidomos poezia "Kandari" ishte e ndaluar me vite nga regjimi komunist).
Ja nje poezi per dashuri.

DASHURIA

Bukuria jote, lesherat e tua
porsi pende korbi, te gjata mbi thua,
ballete si diell, faqete si molle,
qafa jot' e gjate, mesi yt i holle...
dora si debore, fjala jote mjalte
kurmi yt i derdhur, shtrati yt i nalte,
gjithe me kenaqin, te tera i dua,
po zemera jote u be gur per mua!

76
Shkrimetaret shqipetare / Re: ANDON ZAKO ÇAJUPI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:29:17 PM »
(Poemthin " vajet" e kam sjellë ashtu siç e ka shkruar vet Poeti pra me gjuhën e poetit megithëse në disa vende përdoret " ç" e fortë në vendë të asaj të butes,,,)

Mundë të ju them që Çajupi ka shumë vjersha interesante të cilat nuk janë të njohura aqë shumë për lexuesin e rëndomtë ( dhe jo për studiusit) dhe sidomos fabulat e tija të paraqitura në vargje,,,

" Vajet" bëhen akoma si vargje më të dhimbshme për lexuesin e sotshëm, kur kujton që, megjithë përpjekjet, poeti për të rritur djalin ( ia kishte dalë kësaj) ai i vdes një ditë kur ishte në moshen 27 Vjeçe...Pra djali i vdes ÇAJUPIT në vitin 1919 teksa ishte i lindur në vitin 1892... Kjo ishte një goditje e rëndë për Poetin.
Çajupi vdiq më 11 korrik 1930, në heliopolis pranë kajros, me plagën në zemër se nuk e pa më atdheun.
Atdheun ai nuk e kishte parë më që nga viti 1892,,,
Kur kishte vdekur Poeti, gazetat e Shqiperisë i kishin kushtuar vetëm pak rreshta lajmit të vdekjes së poetit.
77
Shkrimetaret shqipetare / Re: ANDON ZAKO ÇAJUPI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:28:41 PM »
ANDON ZAKO ÇAJUPI



VAJE

Që ditën që më vdiqe, që kur s'të kam parë,
Lotë që kam derdhur s'më janë dhe tharë!,,,
shumë vjet u bënë, sot u mbushën dhjetë
që kur më ke lënë dhe s'të shohë ndër jetë!
Nder ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S'të vjen keq për mua? S' të vjen mall për djalë?
O Engjëll i bukur mos mëno në botë,
kthehu të të shomë të na mbeten lotë.
Motmot që rrojtëm baskë s'më hurreve.
Atje tek rri jan qipariz e varre...
Ktheu të të shomë, mos na ler për fare!
Mos na le të gjorë, me zëmër të ngrirë;
Ktheu të gëzohesh kur të shoç të birë:
E ke lënë foshnjë, tani u bë burrë;
S'harrite ta rritje, s'të ka parë kurrë!
Për ty, shumë herë, çoç do të më thotë,
Po s'munt t'i përgjigjem se më mbytin lotë!
Kthej koken me nj' an dhe vështroj përpjetë


Duke psheretitur tek zoti i vërtetë.
O zot i vërtetë, s't'erdhi keq për djalë
Kur i more mëmën dhe më le të gjallë?
Të më keshe marrë do të qe më mirë,
do të rronte mëma të rritej të birë.
me sa rrojnë foshnjat? ç'i rrit çilimijtë?
Daswhuri e mëmës dhe përkëdhelitë.
O zot, të jam falë, mos më le të mjerë:
Dërgon Evgjeninë t'a sho dhe një herë.
- " pse s'kuvendon mirë, more punë- bardhë?
" Cili vdiq një herë dhe prapë ka ardhë?
" Gjithë humbasin gruan, mëmën e babanë,
" Po ata që mbetën si ti nuk qanë:
" Të v^dekurin lotë s'e bien në jetë,
" Po lutu dhe falu të rriç djalën vetë"-

Doje drit' o qiell, more driten time,
Dhe më mbushe jetën plot me hidherime!...
tani rroj pa shpresë, ndaj s'dua të rroj,
Se dhe perendinë tani s'e besoj!...

II

Ditën e vitit të parë,
U bë qiamet i math,
Nga tëbora që ka rarë
Faqez e dheut u sbarth.
Cingërimë e erresirë,
jashtë veriu pëllet!
Bie bor e bresherirë,
dheu duket si det!
ËSHTË natë, nat e zisë...
vetëtit edhe gjëmon!
Një Engjëll i perendisë
Dergjet sëmur' e rënkon!
Ka tri dit që po mundohet
Dhe me vdekjien qërton,
Po vdekja s'do të mërgonet
Se shpyrtin' e saj kërkon!
" perëndi, lemë të gjallë
. Po lulet mëm' e mjerë-
" Të munt të rrit këtë djalë,
" S'ka një javë që ka lërë.
" Kush do e marrë ta rrijë?
" Jetimi qysh dotë rrojë?
" Kush dot i apë të pijë?
" Si unë kush dota dojë?
" Kush do ta dojë Stefanë!
" Më ndje o zot i vërtetë!
" Se >Stefani ka babanë,
" Dhe do ta rritijë vetë".
Engjëlli me këto fjalë,
Nga jet e rreme shpetoi,
la baban' e zi me djalë!
Dhe ndë Qiell fluturoi!


III

Bot, moj Bot' e pa besë
Nuk ke gjë të vërtetë:
Njeriu po dotë vdes
Dhe nukë vjen më në jetë.

Dotë gdhietë një ditë,
Dotë vijë një mëngjes
Nukë dotë sho të mitë,
Dotë mbyll syt të vdes!

Dotë qajn' e të vajtojnë,
Dot'më mbulojnë me gurë,
pastaj dotë më harrojnë
Dhe si kur s'kam qënë kurrë!


IV

Kur shkoj nëpër varre ku ka mbirë bari
Që rritet e matet me trupin tënë,
Kujtoj kush ka vdekur, mentoj ç'kanë qënë,
Zëmra më lëndohet dhe s'pushon së qari.

Gjithë kanë qenë të gjallë si unë,
Të varfër, të pasur, të urt' atë marrë,
Mbase kanë dashur, qeshur' apo qarë,
Po të tërë vdiqnë dhe në varr i vunë!

U lutem moj eshtra të kujt ini vallë?
Edhe kurm' i bukur ç'u bë, ku e latë?
- Kujto djalerinë... një Ëngjëll, një natë
T'iku nëpër duar dhe të la me djalë._
78
Shkrimetaret shqipetare / Re: ANDON ZAKO ÇAJUPI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:27:44 PM »
Andon Zako Qajupi

Memedheu


Memedhe quhet toka
ku me ka renur koka,
ku kam dashur mem'e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate
ku kam pasur shtepin,
ku kam njohur perendin,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret q'i kane vene,
ku jam rritur me therrime
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur, ku kam qare,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam deshire te vdes.
79
Shkrimetaret shqipetare / Re: ANDON ZAKO ÇAJUPI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:26:56 PM »
Burri me Grua

Markua do të vdesë,
nuk i mbeti shpresë,
dhe gruas i thotë
duke fshirë lot:
- do të vdes moj grua:
jam keq i sëmurë!
po hajde më thua:
që kur më ke burrë,
më ke mbajtur nderë?
Nga mua më mirë
ke dashur të tjerë?
Më ke vërë brirë?
Fol, mos ki frikë,
trego të vërtetën,
se edhe për një çikë
do ta humbas jetën!
- Po n'u sherofsh prapë?
e shoqja i thotë
dhe mori një napë
për të fshirë lot.
80
Shkrimetaret shqipetare / Re: ANDON ZAKO ÇAJUPI
« Last post by shaban cakolli on March 15, 2011, 01:26:22 PM »
Andon zako Çajupi ose Çakua siç quhej ndryshe dhe emri i vërtet i familjes së tij. Më ra në sy që nuk ishte përmendur Kryevepra e tij " Baba Tomorri" e ndarë në këto cikle: Atdheu, dashuria dhe Përralla të vërteta dhe të rreme... Në përmbledhje ( Kryevepër janë 122 poezi të botuara...
Apo nuk e kam vërejtë por s'ka dertë. E rëndësishme është që flitet dhe shkruhet për Rilindasit tanë. Kjo ka rëndësi të ve4antë për mua sikurse që ka edhe për ju të tjerët.
Pseudonimin Çajup i dha vetës në vitin 1902. Duke mos folur për shkollimin e tij të ulët do të them vetem pak fjalë shkarazi për shkollimin e tij të lartë. Mësimet e para i ka mbaruar në një lice lazarist në Aleksandri. Pasi ka mbaruar liceun, Andoni është kthyer për herë të fundit në Atdhe, në vitin 1887 për t'u nisur pastaj për në Zhenevë të Zvicres.
Në Zhenevë vazhdon studimet e larta për drejtësi.
Por këtu përjeton edhe dhembjen e tij më të madhe e cila do ta shoqeroj gjatë gjithë jetës së tij. Andoni martohet me një vendase me emrin Evgjenia, e cila në krye të një viti që kaluan bashkë, vdiq, duke i lënë në duar djalin e porsalindur, Stefanin.
Më vonë duhet thënë edhe këtë gjë, që kur ishte në moshë të pjekur i vdes edhe djali i vetëm Stefani...
Fatkeqesinë e familjes së tij, Çajupi e paraqet më së miri te " Vajet" të cilat i kishte përmendur Hollivudstar. Në vitin 1893 doktoron dhe me vonë vendoset në Kajro.

Gjënë e parë që ka shkruar Çajupi ka qenë:
Një Artikull me titull " Duke kërkuar një Alfabet" pastaj tregimet " Historia e një familje" si dhe " Musafirët e Çajupit".
Këti ai i kishte shkruar në frëngjishtë nën një titull të përbashkët: " Besa - besë"...
Autori aty prek një nga ato plagë që shkaktonte kurbeti...
Si thamë më lartë Vepra që i dha emër ishte " BaBa TOMORRi"... e botuar në Kajro në vitin 1902.
Pas " Baba Tomorrit" Çajupi shkruan:
" Dhjata e vjetër e shfaqur" ose " Baba Musa lakuriq+ pastaj Tragjedinë " Burri i dheut" si dhe Komedinë " pas Vdekjes", Komedi e cila më vonë është ekranizuar nga Kino Studioja " Shqiperia e Re" ku një rol të veçantë luan Kadri Roshi.
Ai më vonë ka botuar edhe " Përrallat" të përshtatura nga La Fonteni si dhe përmbledhjen " Lulet e Hindit"...
Vjersha që na kishte lënë më së shumti mbresa, kur ishim Normalist ishte ajo e " SULLTANIt"... Aty ka qenë një vargë që thoshte kështu:
Kur bëre derr e Arinë
ç'deshe që bëre Turqinë?
Dhe ne si gjenerat e vitit 1981, e kthenim këtë refren dhe e bënim pak më ndryshe:
Kur bëre derr e arinë
ç'deshe që bëre Serbinë?

Po ashtu Komedia shoqërore " katrumdhjetë vjeç dhëndërr", poeti e boton në vëllimin " Baba Tomorri". Ajo është shkruar në vargje...
pastaj Çajupi ka shkruar edhe një dramë të tipit klasik me titull " Burri i dheut"...
Ka shumë të shkruhet dhe të thuhet për këtë Rilindas tonin që padyshim radhitet fill pas Naimit tonë të madh!

Pages: 1 ... 6 7 [8] 9 10