Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Topics - valbona

Pages: [1] 2 3
1
  Valmora Gogo



Për të kaluar pushimet verore në qytetin e Durrësit dhe në plazhin e Golemit, çdo vizitori do t’i nevojiten rreth 35 mijë lekë të reja për qëndrimin dhe ushqimin. Durrësi ndoshta mbetet destinacioni më pak i kushtueshëm, krahasuar me destinacione të tjera si Vlora, Himara apo Saranda, për shkak të konkurrencës së madhe të hoteleve dhe restoranteve që ndodhen atje. Nga ana tjetër, Durrësi dhe Golemi përmbushin të gjitha kushtet që një turist do donte të kishte: hotele dhe apartamente moderne, ushqim i shumëllojshëm dhe ditë të organizuara me veprimtari të ndryshme kulturore dhe sportive

Nëse do t’i bësh një vizitë hoteleve dhe restoranteve anës plazhit, në Durrës dhe Golem, mëson shpejt se aty mund të pushojnë edhe turistët që kanë të ardhura të pakta. Durrësi dhe Golemi, kanë apartamente dhe restorante për të gjitha shtresat, nga më të pasurit e deri tek ata që pagat e tyre nuk e kalojnë shifrën e 30 mijë lekëve në muaj. Një pushues shqiptar apo i huaj, për 15 ditë pushime, mund të paguajë rreth 35 mijë lekë të reja, të ndara në akomodimin në hotel, si dhe në ushqimin që do të konsumojë. Ekzistenca e një numri të madh hotelesh, apartamentesh, restorantesh dhe baresh, bën që çmimet të jenë të larmishme dhe konkurruese. Secili nga sipërmarrësit e plazhit përpiqet të bëjë për vete sa më shumë pushues, duke u ofruar atyre çmime të ulëta dhe cilësi të lartë shërbimi. Frika se pas çmimit të ulët mund të qëndrojë po një cilësi e ulët shërbimi dhe kushtesh duhet të harrohet, mjafton të zgjidhni mirë në shumësinë e ofertave.

GOLEMI

Plazhi i fshatit të Golemit, që përfshin rreth 7 kilometër bregdet, është tashmë i mbipopulluar nga hotelet, blloqet e pallateve të sapondërtuara, restorantet dhe baret. Kryesisht ai mbetet një destinacion i preferuar për vizitorët ditorë të kryeqytetit, si dhe të pak prej atyre që mund të vijnë nga qytet e afërta si Kavaja, Kruja, Rrogozhina etj.

Në Golem shumë prej hoteleve ofrojnë një shërbim cilësor për shkak se prej disa vjetësh, stafet që drejtojnë këto biznese kanë krijuar përvojë. Ditë pas dite, sipërmarrësit privatë kanë organizuar më mirë plazhet, për të cilat paguajnë një qera përdorimi kundrejt Komunës së Golemit. Turistët pushojnë në plazhet që ndodhen para hoteleve apo restoranteve ku vendosin për të qëndruar, qoftë edhe një ditë të vetme. Ajo që mbetet karakteristike për këtë zonë, është fakti se sipërmarrësit janë më pak tolerantë sa u përket çmimeve për shkak se tashmë e kanë siguruar një klientelë të përhershme. Këtu çmimet e hoteleve dhe të apartamenteve nisin nga 20 euro për çdo natë, por, përgjithësisht, turistët që prenotojnë mund të paguajnë edhe 30 apo 40 euro, në varësi të hapësirës dhe komoditeteve. Ndërkohë që servirja e peshkut mbetet sërish një pikë strategjike e sipërmarrësve të restoranteve, të cilët duke njohur kërkesat e pushuesve, nuk ngurrojnë të vendosin në menutë e tyre edhe 4 mijë lekë të reja për një kilogram peshk të tipit levrek.

Nga ana tjetër, pronarët e këtyre aktiviteteve i mbajnë të hapura hotelet apo restorantet e tyre edhe gjatë dimrit, ku sërish mbeten një destinacion i preferuar nga pushuesit e fundjavave.

DURRËSI

Plazhet e qytetit të Durrësit ndoshta mbeten nga vendet më pak të kushtueshme në atë pjesë të Detit Adriatik. Plazhi i Currilave apo të gjitha hapësirat e Rrugës së Plazhit, që nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, ofrojnë çmime më tërheqëse për pushuesit me më pak të ardhura. Aty mund të konsumosh një peshk edhe me 500 lekë të reja, por njëkohësisht mund të akomodohesh në hotelet e zonës edhe me 2500 lekë të reja. Frekuentuar kryesisht nga familje që shpenzimet i bëjnë të kujdesshme, biznesmenët e zonës tregojnë se treg tashmë të sigurt kanë vizitat e shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë dhe shumë pak atë të pushuesve të huaj apo të qyteteve të vendit. Gjithsesi, ajo që shfaqet dukshëm në 3 kilometër bregdet, është një riorganizim i kushteve të pastërtisë së plazheve, e mundur nga Bashkia e Durrësit. Pas nuk mbetet as edhe rritja cilësore e shërbimit të këtyre bizneseve.

Jovan Nikolla, menaxher i njërit prej restoranteve në Durrës, thotë se ajo që e ka dëmtuar më shumë këtë pjesë të plazhit shqiptar ka qenë “propaganda” e keqe, duke i veshur plazhit papastërtitë dhe mungesën e kushteve të duhura që një turist kërkon. “Ne restorantin e mbajmë gjatë gjithë vitit të hapur dhe kemi klientë nga të gjitha qytetet e vendit. Rekordin e mban Tirana por nuk mungojnë edhe anglezët, gjermanët dhe amerikanët. Ajo që është shqetësuese, është ulja e vlerës së kësaj zone dhe ngritja e vlerave të zonave të jugut, që sigurisht edhe ato kanë vlerat e tyre. Kjo duket sikur bëhet me dashakeqësi nga njerëz të caktuar. Ajo që duhet të dinë pushuesit është se Durrësi mbart vlera të caktuara, ndryshe nga qytete të tjera bregdetare, si rëra, mungesa e thellësisë së madhe në det, që shpeshherë mbetet e rrezikshme për pushuesit familjarë, restorante dhe hotele cilësore dhe me çmime ekonomike, si dhe afërsinë me kryeqytetin”,- rendit Nikolla. Sipas tij, do të ishte me vend që pushuesit ta njihnin këtë zonë e më pas të vendosnin se ku do t’i kalonin pushimet.

VENDET MË LUKSOZE

Edhe pse Durrësi mbetet një destinacion tërheqës për pushuesit familjarë, gjë që Bashkia e Durrësit po e përforcon me spotet publicitare që do të nxjerrë për qytetin e saj në disa televizione shqiptare, në Kosovë e Maqedoni, nuk mungojnë as hotelet dhe resortet luksoze. Të përshtatshme kryesisht për njerëz me nivel më të lartë ekonomik, si dhe për pushuesit e huaj, Durrësi duket se kompletohet tërësisht. Aty ka nga të gjitha dhe për të gjithë.

Soela Pogaçe, menaxhere e një prej hoteleve më të njohur në Durrës, por edhe në Shqipëri, na rrëfen se hoteli është përshtatur për familjarë, por kryesisht për ata me nivel më të lartë ekonomik, për shkak të më shumë komoditeteve dhe çmimeve më të larta. “Çmimet për një natë akomodim, në hotelin tonë fillojnë nga 90 euro e përfundojnë tek 165 euro për person, në këtë sezon turistik”,- thotë Pogaçe, e cila shton se punojnë me paketa turistike, të cilat në vetvete përmbajnë edhe leverdinë për klientët. Pogaçe sqaron gjithashtu se nuk mungojnë as organizimet e veçanta, si koncerte me muzikë live apo festa të ndryshme. “Vitin që shkoi, rreth 60 për qind e klientelës sonë ka qenë e huaj dhe rreth 40 për qind shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë që jetojnë në Zvicër, Gjermani, Austri etj.”, përfundon Pogaçe.

Një tjetër menaxhere e një resorti të njohur në Durrës, Rozeta Hanelli, thotë për gazetën “Shekulli” se kanë investuar shumë këtë vit për të pritur pushuesit që kanë prenotuar dhe do të prenotojnë në muajt në vazhdim. “Pushuesit tek ne do të kenë të gjitha kushtet që u nevojiten për të kaluar pushime të paharrueshme, bare, restorante, piceri, muzike live, disko dhe sigurisht pishinë me të gjitha kushtet, veç detit”,- thotë Hanelli. Sipas saj, edhe pse çmimet për akomodimin e një klienti janë të larta, ia vlen që turistët të paguajnë për t’u kënaqur. Hanelli thotë se jo vetëm të huajt, por edhe shqiptarët kanë nisur të kalojnë pushime në hotelin që ajo menaxhon.

Pushimet e dikurshme

Gjithçka ka ndryshuar nga skema e viteve të diktaturës: një dhomë marrë borxh ndonjë të afërmi që jetonte në Durrës, tek Plepat apo në Golem, gatimi që përgatitej në shtëpi në furnelat me vajguri dhe me të gjitha asortimentet e marra me vete në fillim të 15-ditëshit si dhe plazhi në rërë, me çadra të stisura dhe pa shezlongë. Turistët e ditëve të sotme kërkojnë gjithçka gati, madje ka edhe nga ata që kërkojnë “servis room”, shqipëruar në servirjet e ushqimeve apo pijeve në dhomat që prenotojnë. Nostalgjikët e pushimeve të shkuara, ku shpenzimet nuk ishin të mëdha, por marrja e jodit nga rëra ishte më e efektive për shkak të mospërdorimit të shezlogëve, vazhdojnë të kryejnë të njëjtat pushime në plazhet e pakta publike të cilësuara nga Bashkia e Durrësit apo Komuna e Golemit. Ndërsa “të rinjtë” e plazhit nuk bashkohen me këtë ide: për ta, pushimet janë pushime dhe nuk ka sakrifica!

Kushtet dhe shërbimi

Plazhet e Durrësit dhe Golemit, çuditërisht nga sa thuhet dhe flitet, janë tepër të pastra. Plazhet private mirëmbahen nga sipërmarrësit privatë, ndërkohë që ato publike pastrohen nga punonjësit e Ndërmarrjeve Komunale. Uji i pijshëm dhe rregullimi i kanalizimeve të ujërave të zeza ka qenë në vëmendje të dikastereve këtë vit. Pronarët e hoteleve dhe restoranteve në Durrës dhe Golem, janë munduar që të organizohen më shumë sa u përket festave, këngëtarëve apo surprizave për turistët. Pas nuk mbetet edhe rritja e cilësisë së shërbimit, që vite më parë është diskutuar, pasi stafet duket se po kompletohen nga dita në ditë. Tashmë qenia në krye e menaxherëve të kualifikuar në pjesën dërrmuese të hoteleve, restoranteve dhe bareve, të cilët dinë me saktësi si të drejtojnë, ua bën më të këndshëm pushimet vizitorëve që presin vetëm buzëqeshje nga ata që shërbejnë.

SHIFRAT

20

deri në 40 euro kushton qëndrimi për një natë i pushuesve në hotelet apo apartamentet e Golemit dhe Durrësit.

100

deri në 150 lekë të reja kushton udhëtimi i një pushuesi ditor me autobusë apo furgonë nga Tirana në Durrës.

200

deri në 350 lekë të reja kushtojnë produktet elementare për një pushues, kafeja, uji dhe paninet e mëngjesit.

300

deri në 400 lekë të reja kushton marrja me qera e një çadre me dy shezlongë në plazhet e Durrësit dhe Golemit.

1000

deri në 3000 lekë të reja kushton një drekë apo darkë për një pushues në restorantet e Durrësit apo Golemit.

Shekulli

2
Letersia Shqiptare / Kadare- Qosja, raundi i pare!!!Pse ?!!!
« on: June 02, 2008, 04:30:50 PM »
Pse Ismail Kadare?!!!

Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën "Drita", pastaj drejtoi revistën "Les letres albanaises". Së fundi punonte në profesion të lirë. I.Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve '60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.
Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, laureat i shumë çmimeve kombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar.

POEZIA E KADARESË
Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve '60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën e parë të krijimtarisë së tij, u tërhoq pas poemës epiko-lirike. Në prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput prej frymës monumentalizuese të poezisë së mëparshme, por e kushtëzoi këtë me tipin e njeriut shqiptar, të historisë së tij kombëtare, të fatit të tij nëpër shekuj. Thuajse në të gjitha poemat e shkruara në vitet '60 -'70 ka një gërshetim të mjeteve të reja të të shprehurit me mënyrën tradicionale të të vështruarit të jetës dhe të historisë:

Po s'ndërron ai kurrë
Art i skulpturës
Gënjeshtrën mbi mua ka ngrírë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë
Të vërtetën kujtoj dhe qaj për të.
(Laokonti)

Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare, është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe.
Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me "motin e madh", të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin shqiptar:

Njëzet e katër luftra bëri,
Njëzet e katër vdekje theu.
çka mangut linte ditën Gjergji,
Plotësonte natën Skënderbeu.
(Portreti i Skënderbeut)

Përgjithësisht poezia e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj:

Dhe kur binin në prille a në vjeshtra
Nëpër brinja të shtrirë, nëpër lugje,
Si me zjarre të vegjël të pëtjetshëm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarëve për në luftë)

Poema epiko-lirike shqipe arriti një nivel të lartë afirmimi me vepra të tilla të I. Kadaresë, si "Përse mendohen këto male" dhe "Shqiponjat fluturojnë lart", pastaj me "Shekulli i 20-të", "Poemë e blinduar", "Shqipëria dhe tri Romat" e vepra të tjera.
Poezia e Kadaresë është e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Në këtë cilësi poezia e Kadaresë të sjell ndërmend vjershërimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet në mungesën e çfarëdo subjekti apo elementi të subjektit. Poemat e Kadaresë, përgjithësisht poezia e tij, janë art mendimi, pa elemente të rrëfimit (narracionit). Si të tilla, si poema mendimi, ato ofrojnë shumësi leximesh, në kohë dhe në miedise të ndryshme.
Kadare në problematikën e poezisë shqipe, krijoi emërtesën e "temës së madhe". dhe jo vetëm kaq, ai e ktheu në mit atë, duke e bërë mbizotëruese në jetën letrare të vendit për më shumë se dy dekada. Para së gjithash poezinë e Ismail Kadaresë e intereson ajo që shpesh quhet gojëdhënë kombëtare ose mit i origjinës. Sfidat më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar janë stacione të poezisë së tij.
Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme në vargje të lira, duke përvetësuar vlera të rëndësishme të vjershërimit tradicional, prej De Radës deri tek Migieni. Në fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një bashkëbisedim me të dashurën që përgiithësisht është larg si vend apo si kohë:

Do shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do më ngelet
I ftohti medaljon i hënës.

Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet nga malli për qytetin e lindjes, për njerëzit që lanë gjurmë në fëmijërinë e tij,
për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës kur është në atdhe, e mbi të gjitha, për vajzën që le gjurmë në shpirtin e tij, por që përgjithësisht ndodhet larg.

RAPORTI NDËRMJET JETËS DHE VDEKJES
Raporti midis jetës dhe vdekjes, midis të gjallëve dhe varreve, midis brezit që shkoi dhe atij që vjen, një nga raportet më thelbësore të qenies njerëzore, përbën një rregullator të mbifuqishëm të gjithë yllësisë së veprave të Kadaresë. Synimi parësor i çdo letërsie serioze që të qëndrojë mbi kohën dhe hapësirën zuri vend kryesor që tek romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Ky roman i kushtohet misionit të një shtabi ushtarak të gjallë, i cili duhet t'i bëjë nderet e fundit një armate të tërë ushtarësh të mbuluar me dhè. Vlera e jetës, çmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerënda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezë, kamarja e turpit dhe përmendorja e nderit, harrimi dhe përjetësia, vetëflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janë nocione themelore artistike të shkrimtarit.
Në mënyrë të veçantë vdekja përbën një zgjedhje të dendur të autorit për të dhënë qëndrimin e tij ndaj jetës njerëzore. Ajo paraqitet në formë individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, të mirëqenë dhe të sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sëmundja nga mplakja; në të gjitha pamjet e saj, si ndërprerje e zakonshme e jetës, si shpagim për vdekjen e tjetrit, si prurje e lëngatës, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linçim nga hakmarrja.
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", vepra që i dha njohjen ndërkombëtare Kadaresë, nuk është e para që trajton raportin midis jetës dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes të prijësit arbër Gjergj Kastrioti, duket qartë prirja për të zbuluar, nëpërmjet qëndrimit ndaj varrit, kulturën nga barbaria, dhunimin nga shenjtërimi, sundimin e të vdekurve mbi të gjallët.
Në tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, në heshtjen e tyre, marrin vlerë fisnikëruese. Njeriu që edhe me vdekjen dëshiron të tregojë dinjitet dhe fuqi shpirtërore ka një varr të thjeshtë, pa shenjë, në një kënd të padukshëm të varrezave verilindore të kryeqytetit, ndryshe nga shumë të tjerë, që, në përputhje me hierarkinë zyrtare mbitokësore, mbajnë mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanë bërë më shumë se Egla e vogël për Shqipërinë dhe s'kanë asnjë meritë për të qenë të diferencuar edhe përpara vdekjes e varrit. Nëpërmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithë shoqërinë shqiptare, në kuadrin e së cilës veprojnë personazhet e tij.
Shtresëzimi i shoqërisë në veprën e Kadaresë fillon me varret pa emër, me muranat e thjeshta në gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranë kishës, rrethuar me selvi; për të vazhduar më tej me përmendoret dhe lapidarët, me varret e shenjtëruar për motive patriotike, siç janë varret e dëshmorëve (le të kujtojmë, për shembull, varrin e veçantë të Alush Tabutgjatit; varrin e Skënderbeut ose edhe të pashait turk në Orikum) dhe për të përfunduar me piramidën e faraonit Keops ose arkën e hirit të trupit të djegur të Çu En Lait, që, sipas testamentit të tij, u derdh mbi hapësirën ndërkontinentale të Kinës, për ta pushtuar me frymën e vet.

Ismail Kadare është nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në rreth 32 gjuhë të huaja) ai e bëri të pranishme Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Kadareja që në vitet '60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën e tij. Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Duket sikur asgjë çka është shqiptare, nuk mund t'i shpëtojë syrit të shkrimtarit të madh.
E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse asktu e meriton, ndihet të pohojë autori.



Botimet e Veprës

1- Frymëzime djaloshare, Lirika; Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve, Tiranë, 1954
2- Ëndërrimet, lirika dhe poema; Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve, Tiranë, 1957
3- Princesha Argjiro, poemë; Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve, Tiranë, 1958
4- Princesha Argjiro, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
5- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 1970
6- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 1972
7- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 197(?)
8- Princesha Argjiro, poemë; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1977
9- Princesha Argjiro, poemë; Rilindja, Prishtinë, 1983
10- Shekulli im, vjersha dhe poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1961
11- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1963
12- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
13- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
14- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1973
15- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman, botim i dytë; Rilindja, Prishtinë, 1976
16- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1978
17- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman, botim i tretë; Rilindja, Prishtinë, 197(?)
18- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman, botim i katërt; Rilindja, Prishtinë, 1980
19- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
20- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1990
21- Gjenerali i ushtrisë së vdekur, roman; Fayard, Paris, 1998
22- Përse mendohen këto male; Naim Frashëri, Tiranë, 1964
23- Vjersha dhe poema të zgjedhura; Naim Frashëri, Tiranë, 1966
24- Gurëgdhendësit, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
25- Motive me diell, vjersha dhe poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1968
26- Motive me diell; Rilindja, Prishtinë, 1978
27- Qyteti i Jugut, tregime dhe reportazhe; Naim Frashëri, Tiranë, 1967
28- Qyteti i Jugut, tregime; Rilindja, Prishtinë, 1971
29- Dasma, roman; Rilindja, Prishtinë, 1967
30- Dasma, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1968
31- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1970
32- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1973
33- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1976
34- Kështjella, roman; Rilindja, Prishtinë, 1976
35- Kështjella, roman; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1977
36- Kështjella dhe helmi, pjesë teatrore; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
37- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
38- Kështjella, përshtatur për fëmijë; Naim Frashëri, Tiranë, 1979
39- Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
40- Kështjella, roman; Rilindja, Prishtinë, 1980
41- Kasnecët e shiut, roman motërzim përfundimtar; Fayard, Paris, 1994
42- Kasnecët e shiut, roman motërzim përfundimtar; Dukagjini Pejë 1997
43- Kronikë në gur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
44- Kronikë në gur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1972
45- Kronikë në gur, roman; Rilindja, Prishtinë, 1976
46- Kronikë në gur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
47- Kronikë në gur, roman: Rilindja, Prishtinë, 1980
48- Kronikë në gur, roman; Fayard, Paris, 1997
49- Kronikë në gur, roman; Onufri, Tiranë, 2000
50- Linja të Largëta, shënime udhëtimi; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
51- Autobiografia e popullit në vargje, studim, shënime kritike; Naim Frashëri, Tiranë, 1971
52- Dimri i vetmisë së madhe, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1973
53- Dimri i madh, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
54- Dimri i vetmisë së madhe, roman; Fayard, Paris, 1999
55- Nëntori i një kryeqyteti, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1975
56- Nëntori i një kryeqyteti, roman; Rilindja, Prishtinë, 1980
57- Nëntori i një kryeqyteti, roman; Fayard, Paris, 1997
58- Përse mendohen këto male; Shqiponjat fluturojnë lart; Ëndërr industriale, poema; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1975
59- Poema të zgjedhura për fëmijë; Naim Frashëri, Tiranë, 1975
60- Koha, vjersha dhe poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1976
61- Poezi; Naim Frashëri, Tiranë, 1976
62- Emblema e dikurshme, tregime dhe novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
63- Emblema e dikurshme, tregime dhe novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
64- Kështjella dhe helmi, pjesë teatrore; Naim Frashëri, Tiranë, 1977
65- Ura me tri harqe, novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
66- Ura me tri harqe, novela; Rilindja, Prishtinë, 1980
67- Në muzeun e armëve, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1978
68- Në muzeun e armëve, poemë; Naim Frashëri, Tiranë, 1989
69- Poezi; Naim Frashëri, Tiranë, 1979
70- Komisioni i festës; Rilindja, Prishtinë, Rilindja, Prishtinë, 1980
71- Gjakftohtësia, novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
72- Gjakftohtësia, novela; Rilindja, Prishtinë, 1980
73- Autobiografia e popullit në vargje, studim; Naim Frashëri, Tiranë, 1980
74- Buzëqeshje mbi botë, poezi e zgjedhur; Rilindja, Prishtinë, 1980
75- Prilli i thyer; Rilindja, Prishtinë, 1980
76- Vepra letrare 1, poezi; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
77- Vepra letrare 2, poema; Naim Frashëri, Tiranë, 1982
78- Vepra letrare 3, Gjenerali i ushtrisë së vdekur; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
79- Vepra letrare 4, Kështjella, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
80- Vepra letrare 5, Kronikë në gur, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
81- Vepra letrare 6, Nëntori i një kryeqyteti; Naim Frashëri, Tiranë, 1983
82- Vepra letrare 7, Dimri i madh; Naim Frashëri, Tiranë, 1983
83- Vepra letrare 8, Kush e solli Doruntinën; Ura me tri harqe; Lëkura e daulles; 1981
84- Vepra letrare 9, Pashallëqet e mëdha; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
85- Vepra letrare 10, Prilli i thyer; Muzgu i perëndive të stepës; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
86- Vepra letrare 11, Tregime dhe novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
87- Vepra letrare 12, Publiçistikë, Autobiografi e popullit në vargje, reportazhe, shënime udhëtimi, intervista; Naim Frashëri, Tiranë, 1981
88- Poezi; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë, 1985
89- Koha e shkrimeve, tregime, novela, përshkrime; Naim Frashëri, Tiranë, 1986
90- Koncert në fund të dimrit, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1989
91- Koncert në fund të dimrit, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1990
92- Koncert në fund të stinës, roman; Fayard, Paris, 1999
93- Dosja H, roman; Naim Frashëri, Tiranë, 1990
94- Dosja H, roman; Fayard, Paris, 1996
95- Ftesë në studio; Naim Frashëri, Tiranë, 1990
96- Ftesë në studio; Rilindja, Prishtinë, 1990
97- Eskili, ky humbës i madh, studim; 8 Nëntori Tiranë, 1990
98- Viti i mbrapshtë; Rilindja, Prishtinë, 1990
99- Përbindëshi, roman; Vreber, Prizren, 1990
100- Përbindëshi, roman; Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë 1991
101-Përbindëshi, roman; Fayard, Paris, 1998
102-Ëndërra mashtruese, tregime, novela; Naim Frashëri, Tiranë, 1991
103-Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, studime; 8 Nëntori, Tiranë, 1991
104- Nga një dhjetor në tjetrin, kronikë, këmbim letrash, përsiatje; Fayard, Paris, 1991
105- Pesha e Kryqit; Fayard, Paris, 1991
106- Vepra, vëllimi i parë: Tregimet e tejkohshme: Prometheu, Ëndërra mashtruese, Përpara banjës, Nata e Sfinksit, Piramida, Kush e solli Doruntinën, Ura me tri harqe, Muri i madh; Fayard, Paris, 1993
107- Vepra vëllimi i dytë: Tregimet e ditës që po thyhej, Kisha e Shën Sofisë, Shënime nga Kapiteneria e Portit, Sjellësi i fatkeqësisë, Kamarja e turpit; Fayard, Paris, 1994
108- Vepra vëllimi i tretë: Komisioni i festës, Qorrfermani, Pallati i Ëndërrave, Vjedhja e gjumit mbretëror, Breznitë e Hankonatëve, Heqja e mjeshtërisë së munxadhënësve, Lamtumira e së keqes; Fayard, Paris, 1995
109- Vëllimi i katërt: Viti i mbrapshtë, Prilli i thyer, Dosja H, Kënga, Kalimet e nëndheshme, Konkurs bukurie për burrat në Bjeshkët e Nëmuna; 1996
110- Vëllimi i pestë, Kronikë në gur, Nëntori i një kryeqyteti, Rrëfim trikohësh, Triptik: Koha e shkrimeve, Koha e parasë, Koha e dashurisë; 1997
111- Vepra vëllimi i gjashtë: Qyteti pa reklama, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Muzgu i perëndive të stepës, Përbindëshi; Fayard, Paris, 1998
112- Vepra vëllimi i shtatë, Dimri i vetmisë së madhe, roman; Fayard, Paris, 1999
113- Vepra vëllimi i tetë: Koncert në fund të stinës, roman; Fayard, Paris, 1999
114- Piramida, roman, Vepra, vëllimi i parë; Fayard, Paris, 1993
115- Piramida, roman, Çabej, Tiranë, 1995
116- Shkaba, roman; Çabej, Tiranë, 1995
117- Shkaba, roman; Dukagjini, Pejë, 1996
118- Spiritus, roman; Onufri, Tiranë, 1996
119- Spiritus, roman; Onufri, Tiranë, 2000
120- Dialog me Alain Bosquet; Onufri, Tiranë, 1996
121- Dialog me Alain Bosquet; Onufri, Tiranë, 1996
122- Legjenda e legjendave, ese; Dukagjini, Pejë, 1996
123- Pallati i Ëndërrave, roman; Dukagjini, Pejë, 1996
124- Pallati i ëndërrave, roman; Onufri, Tiranë, 1999
125- Kush e solli Doruntinën; Flaka e Vllazërimit, Shkup, 1997
126- Kush e solli Doruntinën; Album, Tetovë, 1997
127- Kushëriri i ëngjëjve, ese; Onufri, Tiranë, 1997
128- Tri këngë zie për kosovën, tregime; Onufri, Tiranë, 1998
129- Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë, ese; Onufri, Tiranë, 1998
130- Ikja e shtërgut, tregim; 1999
131- Ra ky mort e u pamë; Onufri, Tiranë, 1999
132- Qorrfermani; Onufri, Tiranë, 1999
133- Vjedhja e gjumit mbretëror, tregime; Onufri, Tiranë, 1999
134- Ra ky mort e u pamë; Onufri, Tiranë, 2000
135- Kohë barbare, Nga Shqipëria në Kosovë, Biseda me Denis Fernandez Rècatala; Onufri, Tiranë, 2000
136- Breznitë e Hankonatëve, roman; Onufri, Tiranë, 2000
137- Bisedë përmes hekurash me Ushkin Hotin; Onufri, Tiranë, 2000
138- Lulet e ftohta të marsit, roman; Onufri, Tiranë, 2000


Pse Akademi Rexhep Qosja?

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Malit i Zi. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren e mbaroi në Guci.

Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981.

Që në fillimet e veta, duke folur për rolin e kritikës dhe modernitetit, Rexhep Qosja pohoi se "realizmi socialist nuk është as realizëm, sepse është romantizëm". Duke mbrojtur dhe ushtruar një kritikë të tillë dhe duke hequr dorë nga glorifikimi i një orientimi të vetëm u siguroi studimeve të veta dimensione të reja që i përkasin të gjitha kohërave.
* Episode letrare - (1967)
* Dialog me shkrimtarë - (1968)
* Antologjia e lirikës shqipe - (1970)
* Kontinuitete - (1972)
* Asdreni - jeta dhe vepra - (1972)
* Panteoni i rralluar - (1973)
* Vdekja më vjen prej syve të tillë - (1974)
* Shkrimtarë dhe periudha - (1975)
* Anatomia e kulturës - (1976)
* Mite të zhveshura - (1978)
* Prej tipologjisë deri te periodizimi - (1979)
* Morfologjia e një fushate - (1980)
* Nocione të reja albanologjike - (1983)
* Historia e letërsisë shqipe I - (1984)
* Historia e letërsisë shqipe II - (1984)
* Antologjia historike e letërsisë shqipe - (1985)
* Historia e letërsisë shqipe III - (1986)
* Porosia e madhe - (1986)
* Populli i ndaluar - (1990)
* Strategjia e bashkimit kombëtar - (1992)
* Çështja shqiptare: Historia dhe politika - (1994)
* Ligjërime paravajtëse - (1996)
* Fjalor demokratik - (1997)
* Paqja e përgjakshme: Konferenca ndërkombëtare për Kosovën - (1999)
* Realiteti i shpërfillur (Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar) - (2006)
* Rilindja e dytë
* Një dashuri dhe shtatë faje, roman, bot. Toena, Tiranë, (2001)
* Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne - 2007
* Nata është dita jonë, - 2007

Raporti me të tjerët
Botimi i librit nga Ismail Kadare në vitin 2006 "Identiteti europian i shqiptarëve - sprovë" 1 ishte një ringjallje e një polemnike në mes të Qosjes dhe Kadares. Kështu ndërsa Kadare e vlerëson identitin shqiptar si perendimor, Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur" 2, e vlerëson atë si një përzierje të identitetit perendimor dhe lindor, të krishterë dhe mysliman.


3
Nga finalja e madhe e bigbrother Albania 01.06.08

Banori i no:1  i votuar  dhe fituesi I Big Brother Albania (Arbri)

Arbri eshte tashme fituesi i Big Brother Albania pas kesaj kohe te gjate me nje show plot ankth dhe supriza fundi i erdhe the personi qe meritonte te fitonte fitoj.

Arbri doli nga shtepia Me flamurin rreth krahëve dhe një gotë pije në dorë. Arbana e ndërpret, duke i thënë se tashmë ai ka realizuar një ëndërr dhe se mund të dali nga shtëpia pasi njerëzit e presin. Ai ecën shpejt duke përshëndetur edhe një herë dhe del jashtë ku cdo gjë kthehet në një festë. Kaq ishte! Arbri rrëmbejnë fansat e tij dhe pamja e shtëpisë që shndërrin nga fishekzjarret bëhet logoja e atij që Arbrit fitues të edicionit të parë të Big Brother Albania. Arbri ka pasur nje sjellje fenomenale ne Big Brother Albania dhe ndoshta kjo beri qe publiku shqiptare ta votoje ate si fitues. Urime te perzemerta Arbrit te cilit jeta i ka ndryshuar sot 100 perqind.

Banori i 2te i votuar ne Big Brother Albania (Olsi)

Olsi nje nga predakonistat me popullore te Big Brother Albania doli ne vendin e dyte pas votave te shumta.Olsi u surprizua nga Big Brother Albania pake perpare se te shpallej fituesi duke e derguar ate tek nje dhome brenda shtepise se Big Brother Albania te cilin e kishin shenderruar nje nje dhome pritje exzakt sikur dhoma e pritjes se olsit ne shpin e tije gjithashtu aty ai takoj dhe babane e tije qe e kishte marre malli shume ishte nje surprize emocionale per olsin nuk e priste nje gje te tille por ishte shume e bukur tha ai. Olsi gjate gjithe kesaje kohe ne Big Brother Albania ka treguar se eshte nje djale inteligjent i shkathet i zgjuar dhe krion stuatat nga me te kqijat ne situata te mira dhe ne favorin e tije, tregon vetveten the ben gjithmone ate qe don jo ate qe i imponohet, ndoshta kjo ishte dhe arsyeja qe publiki shqipetare e peqeu aqe shume dhe e mbajti deri ne funde.

Banori i 3et i votuar ne Big Brother Albania ( Astriti)

Banori i 3et i votuar ne Big Brother Albania ishte Astriti. Astriti ishte nje nga conkurentet me favorite per te fituar bigbrother por nuk ndodhi per te ai Kishte nje surprize nga bigbrother Arbana i kerkoj Astritit qe te shkoje ne garden ku aty e priste aktori i ti me i preferuar i Portokallise polici Florjani i cili qendronte perpara nje tullbace plasmasi te fryre dhe brenda ishte gruaja e Astritit ishte shume qesharake dhe shume e bukur pasi kane nxjerre gruan e Astritit nga tullumbacja menjehere u percafuan dhe u puthen  ishte shume emocionale per Astritin.

Banori i 4rt i votuar ne Big Brother Albania ( Najada)

Banori i 4rt i votuar ne Big Brother Albania ishte Najada E cila u surprizua nga bigbrotheri duke kerkuare ate te shkoje per here te fundit ne dhomen e sekreteve ku ajo degjoj mesazhin e inqizur nga babai is saj gjithashtu dhe takoj dy motrat brenda ne dhomen e sekreteve.Isht shume emocionale tha najada dhe ishin persona qe desha te takoja te paret

Banori i 5st  i votuar ne Big Brother Albania(Poli)

Banori i 5st i votuar ne Big Brother Albania ishte Poli. BIgbrother kishte organizuar nje surprize per polin ,poli doli nga shtepia ne garden ku aty po e priste Ina ne nje balone te madhe e cila hidhte gjethe trendafilash mbi garden dhe mbi Polin ishte shume mallengjyse dhe e bukur. Nuk pres dote te te puthe i tha Ina Polit  Edhe une i tha Ai.

 

Keshtu Poli dhe Najada dolen se bashku nga shtepia e big brotherit Ku ato u takuan me fansat e tyre.Eshte madheshtore shume e bukur dhe shih sa shume njeres ktu per ne sonte e pa besueshme tha Poli.Poli u nis i pari per ne studio per interviste me makinen e zakonshme Citeron c4,Kurse per najaden kishin pergatitur si surprize nje karrce shume te bukur me kale e cila u nis nga nje djale i ri i veshur me kostum tradicional.

 

Intervista ne studio me Polin

Pas pake kohe Poli dhe Najda

Intervista ne studio me Najaden

Intervista ne studio me Astritin

Asriti ne studio eshte bombarduar nga pyetjet e shumta per debatet qe jane bere ne shtepine e bigbrotherit.Pas prgjigjeve te dobta te astritit qe ishte nje qike i befasuar, Arbana i tha se shpresojme qe experienca ne bigbrother Albania te kete bere qe te jeshe me i duruar dhe te mos ofendoje njerzit.

 

Shkrimi Vazhdon

 

Editor Aureli per merbraha                                                                                                                       @www.merbraha.com

 

4
DEKLARAT? E RRADH?S E Z?DH?N?SIT POLITIK T? FBKSH-S?:

MOS I VRISNI SHQIPTAR?T KOT...
-T? gjith? ata lider? t? partive politike (PPD, PDP dhe PDSH) q? krijuan FYROM, si dhe ata lider? politiko-ushtarak t? U?K-omb?tare, q? p?rmes luft?s s? armatosur njoh?n sovranitetin e pushtuesve dhe kolonizator?ve sllavo-maqedonas mbi trojet t? Kosov?s Jugore (Lugina e Vardarit), dhe m? pas p?rmes partis? (BDI), shum? r?nd? e denigruan ??shtjen shqiptare, nuk kan? as t? drejt?n m? minimale q? p?rs?ri ta vrasin popullin shqiptar p?r pushtet pa shtet, sepse k?t? rradh? FBKSH dhe t? gjitha strukturat e tij n? Zon?n Nr.3, nd?r t? cilat ?sht? edhe Divizioni TAHIR SINANI i AKSH-s?, do t? detyrohen q? t? nd?rmarrin t? gjitha masat e domosdoshme, t? denoncimit publik (me em?r dhe mbiem?r t? tyre dhe t? veglave t? tyre mercenare dhe mafioze, t? inkriminuara dhe t? lidhura me krimin e organizuar t? segmenteve antishqiptare sllavo-greke dhe aleateve t? tyre), me q?llimin e vet?m t? parandalimit t? luft?s v?llavras?se nd?rshqiptare, ku si gjithmon? edhe tani (po ta lejojm? q? t? ndodh) do t? vriten bijt? dhe bijat m? t? mira t? popullit shqiptar.
-Segmentet e tilla antishqiptare sllavo-greke, p?rmes bandave t? tyre mafioze e mercenare dhe t? inkriminuara shqipfol?se, nuk po l?jn? gur pa l?vizur dhe dit? e nat? po punojn? q? t? na djegin etapat e zgjidhjes s? drejt? dhe fatlume, ribashkimit komb?tar shqiptar n? nj? shtet me emrin SHQIP?RI, etapa k?ta shum? qart? t? sanksionuara n? Programin e Veprimit Taktik dhe Strategjik p?r Ribashkim Komb?tar t? FBKSH-AKSH-s?, program ky i miratuar nga Organi m? i lart? i Frontit p?r Bashkim Komb?tar Shqiptar (FBKSH), Kuvendi i Dyt? Komb?tar i FBKSH-s?, t? mbajtur n? Prizrenin Historik.
-Me k?t? rast, n? cil?sin? e Z?dh?n?sit Politik t? FBKSH-s? dhe si bir i trojeve shqiptare t? Uskan?s ILIRE(K?r?ov?s aktuale), te i gjith? populli shqiptar i k?saj krahine t? Shqip?ris? Etnike dhe te t? gjitha familjet e d?shmor?ve t? kombit, si mbi t? gjitha te luft?tar?t t? liris?, APELOJ q? t? mos bijm? pre dhe t? mos manipulohemi nga mafioz?t politik? t? cil?t p?r sa koh? ishin t? veshur me imunitetin e pushtetit sllavo-maqedonas, qoft? si deputete t? Sobranies s? Shkupit apo t? DBK-s? sllavo-maqedonase, jo vet?m se nuk iu interesonte ??shtja e pazgjidhur shqiptare n? IRJM, por p?rkundrazi n?n petkun e k?tij imuniteti dhe t? pushtetit sllavo-maqedonas u pasuruan dhe u inkriminuan si askush tjet?r gjat? historis? s? m?hershme antishqiptare t? titizmit jugosllav. Shqiptar?t k?t? rradh?, n?n udh?heqjen dhe drejtimin e FBKSH-AKSH-s?, n?se do t? detyrohen t? luftojn?, do t? luftojn? vet?m p?r ?lirimin e t? gjitha trojeve shqiptare, kudo ku buk?s i thot? buk? dhe ujit-uj?, dhe ribashkimin e tyre n? nj? shtet komb?tar, me emrin shum? t? bukur e kuptimplot? SHQIP?RI, dhe kurrsesi me nuk do t? tolerojn? q? gjaku dhe djersa e tyre t? derdhet p?r kot, p?r pushtet pa shtet, ku edhe arr?n e edhe qekanin e kan? pushtuesit e kolonizator?t sllavo-maqedonas, apo p?r t? ashtuquajturat ILIRIDA, q? ashtu si p?rpjekjet e kota e manipuante t? lidershipit t? Prishtin?s p?r gjoja Pavar?si t? Kosov?s, q? dol?n t? kota, t? d?mshme dhe antishqiptare, p?r ?ka shqiptar?t e Kosov?s tani po binden n? konstatimin ton?, se m? leht? Kosova ribashkohet me Shqip?rin? se sa t? b?het shtet i pavarur dhe sovran.

Z?dh?n?si Politik i FBKSH-s?,
Mr. Gafurr ADILI
Tiran?, 25.08.2007


FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR - FBKSH ;
ZONA NR. 3 (KOSOVA LINDORE - LUGINA E VARDARIT) ;
PROT. NR. 0012 - 02 - 09 - 07 / AKT PUBLIK.

SQARIM
PAS RIARRESTIMIT TË XHEMAILI HYSENIT

1. Popullatës shqiptare të Zonës Nr.3 të FBKSH-së - Kosova Jugore (Lugina e Vardarit) ;
2. Bashkëluftëtarëve të Divizionit "TAHIR SINANI" të AKSH-së ;
3. Mjeteve të informimit.

GJITHMONË ARMIQTË DHE TRADHËTARËT DO TË DËSHTOJNË ME TURP !

Pas ngjarjeve në fshatin Llojan të Kumanovës ku edhe njëherë në mënyrë spektakulare dhe propagandistike "u promovua" forca e pushtetit sllavo-ortodoks të IRJM-së, kësaj rradhe me ndihmën e bashkëpunëtorit të tyre shqiptar, e pamë të rrugës të lëshojmë këtë sqarim për opinionin publik dhe bashkëkombasit tanë në Zonën Nr.3 të FBKSH-së, Kosova Jugore (Lugina e Vardarit-ILIRIDA) dhe mjetet e informimit si dhe të paralajmërojmë ngjarjet në vazhdim të cilat arritëm ti zbulojmë falë djelmoshave dhe vashave të Sigurimit Kombëtarë Shqiptarë (SKSH) të Frontit për Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH), si më poshtë vijon:

Plani i tyre i parë :

- Arrestimi i të vetëshpallurit komandant "Xhejmi Shea" nga fshati Llojan i Kumanovës, nuk sihte asgjë tjetër vetëm një veprim tanimë i njohur për shqiptarët e kësaj ane të cilët as nuk i habiti e aq më pak i frigoi ata si dhe bashkefshatarët e tij, të cilët me vigjilencën e tyre nuk lejuan që të manipulohen nga ky tradhëtarë.
- Lëshimi i ti nga burgu i Idrizovës dhe moskthimi i ti në burg u bë me urdhër të segmenteve serbe në kuadër të sigurimit shtetëror sllavo-maqedonas të IRJM-së, me qëllim që atij t'i bashkangjiten patriotët e vërtetë shqiptarë, djemtë e vashat e AKSH-së dhe SKSH-së dhe të gjithë trimat të cilët janë në pritje të kushtrimit për luftë për çlirim dhe ribashkim kombëtar shqiptar, e që më pas me ndihmën e po këtij shpiuni, i cili në momentin kur do t'i tubonte të gjithë patriotët e vërtetë, të informonte shefat e ti të DBK-së dhe të gjithë të ziheshin të gjallë.
- Edhe njëherë FBKSH dhe AKSH treguan seriozitetin dhe profesionalizmin, jo vetëm duke mos iu bashkangjitur këtij tradhëtari, por edhe informuam paraprakisht për veprimet dhe qëllimet e tij dhe shokëve të tij nëpërmjet Deklaratës Nr.3 dhe Deklaratës Nr.4 të Zëdhënëait Politik të FBKSH-së, dhe plani i tyre dështoi duke mos arritur as të bien në fije se kush janë dhe ku janë patriotët e vërtetë.
- Pas këti dështimi, Qeveria sllavo-maqedonase e Shkupit, shfrytëzoi rastin që të arrijë qëllimin e dytë rrezervë, pra me arrestimin e bashkëpunëtorit të tyre, të demonstrojnë forcën dhe aftësitë e tyre dhe para opinionit publik të krijojnë bindjen se në IRJM nuk mund askush të fillojë luftë, sepse gjoja këtu ka shtet të fuqishëm.

Na lejoni që t'iu sqarojmë ju, vëllezër e motra të nderuara, si dhe t'iu rikujtojmë atyre se ata mund të jenë të fuqishëm vetëm ndaj këlyshave të tyre të cilët kanë humbur përkrahjen në popull dhe u ka skaduar afati.

Plani i tyre i dytë :

- Pasi dështuan që në ditën e parë të arratisjes së Xhejmi Shea-s, kur e panë se askush nuk ju bashkangjit, ata nxorrën në teren bashkëpunëtorin e tyre të dytë Xhezair Shaqirin, i vetëshpalluri Komandant Hoxha, me shpresë se duke shfrytëzuar simpatinë e popullatës së kësaj ane që kishin gjatë luftës së vtit 2001, do të arrijnë që të realizojnë planin që u dështoi me tradhëtarin e parë dhe përfundimisht të zënë të gjallë patriotët dhe veprimtarët shqiptarë si dhe të shkatërojnë njësitet e Divizionit "Tahir Sinani" të AKSH-së.
- Sigurimi shtetëror sllavo-maqedonas dhe Qeveria e IRJM-së do të vazhdojnë të presin edhe nje kohë të shkurtër me shpresën e fundit për t'i zënë vëllezërit tanë dhe pasi që në një të ardhme të shukrtër do të binden se ne nuk jemi aq naivë sa bashkëpunëtorët e tyre, ata edhe një herë do të organizojnë ndonnjë "spektakël" ku me arrestimin e Komandant Hoxhës do të tentojnë të promovojnë edhe njëherë fuqinë e tyre dhe të mbjellin tk populli frikën dhe pesimizmin sikur se në këtë zonë nuk ka burra që do mund të sulmojnë këtë shtet.

Vëllezër e motra shqiptare !

Ju përgëzojmë për vigjilencën tuaj që treguat, duke mos lejuar që të bini pre e këtyre tradhëtarëve, dhe gjithashtu iu inkurajojmë të vazhdoni t'i injoroni dhe të distancoheni nga këta antishqiptarë, të cilët thirren në gjakun e vëllezërve dhe motrave tuaja që rranë për këtë tokë.
Ju ftojmë që të qëndroni të fortë dhe në gjendjen më të lartë të gadishmërisë, që mos të na bëfasojë asnjë situatë, të cilën mund ta inicojnë qarqet antishqiptare dhe mos iu bashkangjitni hordhive të udhëheqyra nga bashkëpunëtorët e
DBK-së sllavo-maqedonase.
Është e vërtetë se nje luftë mbarëshqiptare do të zhvillohet në tërë ballkanin dhe kjo do jetë vendimtare që do të realizojë ëndërrën e kahmotshme shqiptare dhe amanetin deshmoreve te kombit shqiptar:
ribashkimin kombëtar shqiptar, por kjo luftë nuk do të menaxhohet nga ata që dështuan herën e parë dhe që dëshirojnë të na sabotojnë edhe kësaj rradhe.
Gjithashtu ju njoftojmë se kemi arrijtur te fusim në dorë listën e gjithë spiujëvë të ish UDB-se jugosllave ne të gjitha hapsirat e Shqipërise Natyrore, ku për fatin tonë më të keq, figurojne edhe emra të njohur të politikës shqiptare, të cilët ose janë në krye të disa partive poltike shqiptare dhe aktivë në poltikën e deritanishme, ose disa prej tyre edhe deputetë të kuvendeve (parlamenteve) tona, prandej për herë të fundit iu kerkojmë që të tërhiqen nga rruga e tyre e turpit dhe e tradhëtisë, sepse në të kundertën do të na detyrojnë ta publikojmë listën me emrat e tyre, gjë të cilën nuk dëshirojmë ta bëjmë deri në ribashkimin kombëtar shqiptar, ngase neve këta lista dhe listat tjera me spiujë të shërbimeve te shumta antishqiptare (sllavo-greke) dhe te miqëvë të tyre, për momentin na mjaftojnë vetëm për një qëllim, për cka edhe i kemi siguruar (duke i paguar shumë shtrenjt), vetëm e vetëm që t'i mbrojmë strukturat tona nga këta agentura, që të mos arrijnë të na infiltrohen ne rradhët tona, ku me pergjegjësinë më të madhe morale dhe kombëtare rideklarojmë se jo vetëm aktualisht por edhe as në të ardhmen nuk ka për të arrijtur që të infiltrohen në rradhët tona, sepse "Syri i Shqiponjës" i Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH) të FBKSH-së përbëhet nga djelmoshat dhe vashat më të devotshëm e të mrekullueshëm (idelaistë e idealiste) te popullit shqiptar, jo vetëm në hapsirat shqiptare të Shqipërisë Natyrore, por edhe jashtë saj, kudo jetojnë dhe frymojnë shqiptarët.

Me respekt:

- Prof. Dr. Bashkim MITROVICA - Kryetar i FBKSH-së;
- Prof. Kastriot HASI - Kordinator i këshillave të Zonës Nr.3 (Kosova Jugore-Lugina e Vardarit) të FBKSH-së;
- Mr. Gafurr ADILI, Zëdhënës Politik i FBKSH-së.

Tiranë - Prishtinë - Shkup, më 02 shtator 2007.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------




N J O F T I M D H E R I K U J T E S Ë :
Vëllezër e motra!

- Nesër, më 07 shtator 2007 (e premte), duke filluar nga ora 18.00,
në Sheshin "Fitorja" të FIERIT (që lirshem mund ta quajmë një Shqipëri të Vogël, sepse në këtë qytet jetojnë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike), do të zhvillohet Tubimi Paqësor për KOSOVËN, të cilin e organizon Dega e SHAIBK-se (Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar) në Fier.

- Një javë më parë, si nga hyrja e Tiranës ashtu edhe nga hyrja e Vlorës, për në qendër
të qytetit të Fierit janë vendosur banderolat prej pëlhure, me këta parulla :

- SOT FIERI NË KOSOVË !
- LARG DUART NGA MITROVICA !
- KOSOVA = DARDANIA ILIRE !
- PA KOSOVË E CAMËRI NUK KA SHQIPERI !
- EVROPË NDREQ GABIMIN !
- RROFTË SHQIPËRIA ETNIKE !

- Ftohen të gjithë shqiptarët (pa dallim krahine, feje, ideje, përkatësie gjinore dhe
perkatësie politike), që të marrin pjesë në këtë Tubim Madhështor,i cili në fund do të përmbyllet me këngë e valle popullore të grupeve dhe të këngëtarëve më të mirënjohur të artit e kulturës së bukur shqiptare, qëllimi i të cilit Tubimi Paqësor është sensibilizimi i popullit shqiptar, fillimisht në Fier, pastaj me tubime të tilla edhe në Vlorë e Shkodër, dhe më në fund edhe në Piemontin e Shqipërisë, siq e quante i madhi UKSHIN HOTI Tiranën, jo vetëm që të sensibilizojmë opinionin në Republikën e Shqipërisë, por edhe ta zgjojmë nga gjumi politikën zyrtare të Tiranës.

Me përshëndetje vëllazërore e atdhetare shqiptare;
Mr. Gafurr ADILI,
Zëdhënës Politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptarë (FBKSH) dhe
Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Organizator të Kuvnedit Mbarëshqiptar.

Tiranë, 06 shtator 2007.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR - FBKSH ;
SEKRETARIATI VENDIMMARRËS I KRYESISË QENDRORE ;
PROT. NR. 005 - 06 - 09 - 07 / AKT PUBLIK ;
Tiranë, Prishtinë, Shkup, Toplicë, Tivar dhe Prevezë; më 06 shtator 2007.

DEKLARATË PUBLIKE NR. 5 E SKSH :

VRASJE ME MOTIV ETNIK
Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) ka arritur që të zbulojë motivet e vërteta të vrasjes së Selami Xhemailit nga Bujanoci më 7 Gusht të këtij viti.
Kjo vrasje nuk ka të bëj aspak me motive ekonomike (borxh) ashtu siç është plasuar në opinion nga qeveria dhe media serbe. Motivi i vërtetë i kësaj vrasje është etnik, sepse Selami Xhemaili në ditën e vrasjes ishte bërë drejtor zyrtar i kompanisë " Leneks" për mbushjen e ujit mineral me etiketën "Vrello", pas disa viteve duke qenë aksionar kryesor i saj.
Për qeverinë serbe një vendim i tillë ishte si kërcënim i territorit serb nga populli shqiptar, pasi që Selamiu ishte bërë drejtor i një kompanie me punëtorë dhe udhëheqës vetëm serb.
Vrasja është organizuar nga BIA (UDB-a) duke pasur për doras një shqiptar (Muzafer Sulejmani), përndryshe partnerin e tij më të ngushtë, vetëm e vetëm që t'i mjegullojë motivet e vërteta të kësaj vrasje para faktorit ndërkombëtar.
SKSH disponon me emrin e pjesëtarit të BIA-së që ka udhëhequr aksionin.
Se motivet e kësaj vrasje janë etnike e tregojnë edhe këto të dhëna të siguruara nga SKSH, si më poshtë vijon :

1) Selamiu muajve të fundit disa herë kishte paralajmëruar policinë se e ka jetën në rrezik duke qenë i kërcënuar që të mos e pranonte postin e drejtorit ;
2) Vendi ku ka ndodhur vrasja, ështe zona industriale (Banja e Bujanocit), e cila nuk frekuentohet shpesh nga kalimtarët dhe është e banuar vetëm nga serbët ;
3) Pengimi i gjykatësit hetues në vendin e ngjarjes, nga ana e BIA-së, që të bëj hetimet në kushte normale ;
4) Obduksioni i bërë shkel e shko, kurse gjatë tërë kohës së qëndrimit të kufomës, spitali i Vranjes ka qenë i vëzhguar nga pjesëtarët e BIA-së ;
5) Reagimi i menjëhershëm i mjeteve serbe të informimit dhe atë për dy qëllime; që vrasjes t'i jap karakter ekonomik, si dhe t'i njollos shqiptarët para faktorit ndërkombëtar duke tentuar t'i paraqes si popull i pacivilizuar, të cilët për sende të parëndësishme janë në gjendje të vriten në mes vete ;
6) Ardhja e disa ministrave serbë menjëherë pas vrasjes në Bujanoc dhe Preshevë gjoja për zhvillimin ekonomik të kësaj treve, një praktikë kjo që tashmë është e dëshmuar dhe s'i një praktikë e njohur nga qeveria serbe për shqiptarët, që sa herë vret ndonjë shqiptar i dërgon disa ministra të ekonomisë të cilët me një grusht para, pushtetarët servile shqiptarë i bënë që t'i heshtin problemet.

Qeveria serbe vazhdon, përveç me diskriminim politik, edhe me atë ekonomik që t'ua bëjë të pamundshëm shqiptarëve jetën në trojet e tyre stërgjyshore.
Kjo vrasje ka si detyrë parësore që t'i frikësoj shqiptarët për të mos marrë pjesë në procesin e privatizimit.
Me këtë akt qeveria serbe dëshiron që korridorin 10, përveç ushtarakisht ta ketë edhe ekonomikisht të kontrolluar vetëm nga serbët.
Një muaj pas vrasjes, e turpshme është heshtja e dy subjekteve politike shqiptare në Bujanoc aktualisht në pushtet, PVD-së dhe LPD-së, duke mos kërkuar që rasti të sqarohet në tërësi pasi që Selamiu u vra në mbrojtje të pronës së vetë. Këto dy parti procesin e privatizimit të ndërmarrjeve e aktualizojnë vetëm kur t'i shkoj për shtati interesave të tyre personale e familjare.
Me veprimet e tyre të deritanishme këto parti politike në Bujanoc dhe Preshevë që udhëheqin me pushtet, po bëhen dorë e zgjatur e qeverisë serbe për pësim kolektiv të shqiptarëve, që në fund edhe vetë do të digjen.
FBKSH i fton të gjithë shqiptarët që të bojkotojnë prodhimin e ujit mineral të kompanisë ''Leneks" nga Bujanoci me etiketën ''Vrello''.

Kryetari i FBKSH-së,
Prof. Dr. Bashkim Mitrovica (d.v.)

Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,
Mr. Gafurr ADILI (d.v.)

Tiranë- Toplicë, 06 shtator 2007.


DEKLARATË NR. 6. E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH
................................................................................
.............

KOSOVËS NUK I DUHEN AS BISEDIMET ME BEOGRADIN DHE AS ZGJEDHJET PËR PUSHTET, POR I DUHEN LIRIA DHE...!
Bisedimet e paralajmëruara për në fund të shtatorit, midis Prishtinës dhe Beogradit, edhe më shumë do ta dëmtojnë Kosovën dhe çështjen madhore kombëtare, prandej Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) PARALAJMËRON, se ashtu siç nuk e ka njohur dhe pranuar as Rambujenë e Parisin, as Konçulin dhe as Ohërin, nuk do ta pranojë dhe njohi asnjë të ashtuquajtur marrëveshje kompromisi (lexo: tradhëtie) që do të nënshkruajnë të ashtuquajturi Grup i Unitetit të Prishtinës, sepse ky grup përfundimisht e ka humbur besimin e popullit shqiptar të Kosovës dhe në veçanti të FBKSH-së dhe strukturave të tij në Kosovë.

Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), që nga themelimi i tij (në Tiranë, më 12-13 korrik 2002) përmes MEMORANDUMIT drejtuar gjithë institucioneve ndërkombëtare (në shtator të vitit 2002) dhe deklaratave të shumta, si dhe përmes takimeve me përfaqësuesë të bashkësisë ndërkombëtare, rregullisht e sistematikisht ka kërkuar dhe vazhdon të kërkojë që edhe popullit shqiptar në Ballkan, ashtu siç gjithë popujve të Botës, t’i njihet e Drejta e Vetëvendosjes, një e drejtë universale, kjo e sanskionuar në dhjetëra konventa dhe rezoluta të OKB-së, ku populli shqiptar i Shqipërisë Etnike: i Republikës së Shqipërisë, i Kosovës Protektorat, i Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit), i Kosovës Verilindore(Toplicës dhe Sanxhakut), i Kosovës Jugore (Luginës së Vardarit ILIRIDA), i Malësisë së Madhe (Tivarit, Ulqinit, Tuzit, Plavës dhe Gucisë) dhe i popullit shqiptar të Çamërisë (në Republikën e Shqipërisë dhe në Turqi), do t’i mundësohej që përmes formës më demokratike referendumit mbarëpopullor, të vetëdeklarohej PRO ose KUNDËR ribashkimit kombëtar të të gjithë shqiptarëve dhe të trojeve të tyre në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar, me emrin SHQIPËRI. Dhe, nëse më tepër se gjysma e shqiptarëve të vetëdeklaruar, përmes referendumit popullor, do të deklaroheshin kundër ribashkimit kombëtar, atëherë edhe FBKSH dhe të gjitha strukturat e tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), do të pushonin aktivitetet e tyre, sepse nuk do të kishim as të drejtën më minimale morale, politike, juridike dhe kombëtare që të mos i bindeshim vullnetit të sovranit popull.
-Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) fuqimisht deklaron se Kosovës dhe popullit të saj nuk i duan as zgjedhjet për pushtet pa shtet, që paralajmërohen të mbahen në nëntor të këtij viti, kur këtë shtet dhe pushtet aktualisht e ka UNMIK dhe që do të zëvëndësohet me EUMIK, por Kosova dhe populli i saj kanë nevojë për LIRI, PUNË dhe BUKË, që iu kanë munguar dhe vazhdon t’iu mohohet edhe në këtë shekull të ri, që cilësohet si shekulli i LIRISË dhe DEMOKRACISË.
Prandaj, FBKSH paralajmëron bojkotimin e këtyre zgjedhjeve, që në fakt aspak nuk dallojnë nga zgjedhjet e dikurshme që mbaheshin gjatë kohës së pushtimit sllavo-serb apo gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së kundër Serbisë.

Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,
Mr. Gafurr ADILI

Tiranë, 07 shtator 2007.

5
Shkenca pa fenë është e çalë, feja pa shkencën është e verbër". Kështu tha dikur Albert Ainshtaini, ndërkohë që aforizmi i famshëm ka qenë burim debatesh të pafundme mes besimtarëve dhe jobesimtarëve.

Që të dyja palët rrekeshin t‘i interesonin fjalët e mësipërme në favor të tyre, duke e radhitur shkencëtarin më të madh të shekullit XX në anën e vet.

Një letër pak e njohur, e shkruar nga dora e tij, në një farë mënyre mund të shërbejë për ta sqaruar këtë debat - ashtu si edhe mund të shërbejë për ta ndezur edhe më tej.

Një dokument që nxirret këtë javë në ankand në Londër, pas qëndrimit për më shumë se 50 vjet në një koleksion privat, nuk lë asnjë dyshim se teoricieni fizikan nuk ishte mbështetës i besimit fetar, të cilin e konsideronte si "supersticione fëmijërore".

Ainshtaini e shkroi me dorën e vet letrën më 3 janar të vitit 1954. Ia drejtonte filozofit Erik Gutkind, i cili sapo i kishte dërguar një kopje të librit të tij "Zgjidh jetën: Thirrja biblike për revoltë". Letra u shit në një ankand gjatë vitit pasardhës dhe që atëherë ka mbetur në duar pronarësh privatë.

Në letër shkencëtari i madh shkruan: "Fjala Zot për mua nuk është gjë tjetër veçse një shprehje dhe produkt i dobësisë njerëzore, Bibla është një koleksion i vyer, por, gjithsesi, primitiv, legjenda të cilat nuk janë më shumë se fëmijërore. Asnjë lloj interpretimi, sado i hollë, nuk mund të më bëjë të mendoj ndryshe".

Ainshtaini, i cili ishte hebre dhe refuzoi një ofertë për t‘u bërë Presidenti i dytë i shtetit të Izraelit, gjithashtu hodhi poshtë edhe idenë, sipas së cilës, hebrenjtë janë njerëzit e përzgjedhur të Zotit.

"Për mua feja hebraike, si edhe gjithë të tjerat, është mishërimi i supersticioneve më fëmijërore. Ndërkohë që populli hebre, të cilit jam shumë i kënaqur që i përkas dhe që ndaj të njëjtin mentalitet, nuk ka cilësi të ndryshme nga popujt e tjerë. Duke u mbështetur te përvoja vetjake, di të them se nuk janë më të zotët se grupet e tjera njerëzore, megjithëse mbrohen nga kanceret më të këqija, falë mungesës së pushtetit. Me pak fjalë, tek ta nuk arrij të shoh asgjë ‘të zgjedhur‘".

Letra në fjalë do të shitet të enjten në shtëpinë e ankandeve "Bloomsbury Auctions" në Londër dhe pritet të lërë pas 12 mijë eurot. Dokumenti i shkruar me dorë në Gjermanisht nuk figuron mes materialeve burimore të tekstit më të arrirë akademik mbi këtë subjekt, që është libri "Ainshtaini dhe besimi fetar", i shkruar nga Maks Xhamer.

Xhon Brok, profesor në Oksford, njëherësh një nga njohësit më të mirë të jetës dhe punës së shkencëtarit hebre, pranon se nuk ka dëgjuar të flitet kurrë mbi ekzistencën e kësaj letre.

Ainshtaini njihet shumë më tepër për teoritë e relativitetit, si dhe për ekuacionin e famshëm E=mc2, i cili përshkruan ekuivalencën mes masës dhe energjisë, gjithsesi qëndrimi i tij karshi besimit fetar është bërë prej kohësh objekt debatesh në qarqe të caktuara.

Prindërit e tij nuk qenë besimtarë, por studimet fillore i kreu në një shkollë fetare dhe paralelisht mori mësime private mbi judaizmin. Një edukim i tillë dha si rezultat atë që më vonë do ta quante "parajsa fetare e fëmijërisë", periudhë gjatë së cilës respektonte rregullat fetare, siç ishte ai për të mos ngrënë mish derri. Por kjo nuk zgjati për shumë kohë dhe që në moshën 12-vjeçare nisi të ngrinte pyetje mbi vërtetësinë e disa rrëfenjave biblike.

"Pasojë e këtij qëndrimi ishte mendimtaria e lirë pozitive (një lloj orgjie), që mbërriti deri në fanatizëm, së cilës iu bashkëngjit përshtypja e fortë se të rinjtë mashtroheshin nga shteti përmes gënjeshtrave të panumërta; qe një përshtypje ngërthuese", shkroi më vonë.

Në vitet e mëpasshme foli për një "ndjesi fetare kozmike", e cila i hapi udhë dhe mbështeti aktivitetin e tij shkencor. Në 1954-ën, një vit para vdekjes, foli për dëshirën për ta "përjetuar universin si një vrimë të vetme kozmike". I pëlqente gjithashtu edhe të përdorte shprehjet fetare. Për shembull, në vitin 1926 deklaroi se "Ai (Zoti) nuk hedh zare", duke iu referuar rastësisë që parashtronte teoria e kuanteve.

Pozicionimi i tij në lidhje me çështjet e besimit fetar është keqinterpretuar gjerësisht nga njerëz që qëndronin në të dyja anët e debatit fe/ateizëm. Ndërkohë që ai vetë nuk ka pranuar të tregojë qartë nga cila anë qëndron.

"Si gjithë shkencëtarët e mëdhenj ai nuk u përshtatet asnjë prej kutizave ku duan ta vendosin polemizuesit mbi këtë çështje", tha Brok. "Për shembull, është e qartë që ushqente respekt karshi vlerave fetare të mishëruara nga traditat judaike dhe të krishtera... por ajo që kuptonte ai vetë me besim fetar ishte diçka shumë më e stërhollë nga ajo që kihet parasysh nga kjo fjalë në diskutimet e zakonshme".

Pavarësisht refuzimit kategorik të besimit fetar konvencional, shpjegon Brok, Ainshtaini u zemërua, kur këndvështrimet e tij u konsideruan nga evangjelistët si ateiste. U fye nga mungesa vullnetit të mirë nga ana e tyre dhe dikur shkroi: "Misteri i përjetshëm i botës është pakuptueshmëria e saj".



6
Kohet e fundit ne vend po vihen re mneyra te reja organzimi poltiik dhe alternativa te reja te grupeve qe me pare nuk kane qene aktive ne jeten publike te Shqiperise ose kane marr pjese ne forma te ndryshme kryesisht nepermjet shoqerise civile. Nga format e reja te pjemajes politike mund te permendim edhe GRUPIN QYTETAR G99 i anoncuar ne disa media kombetare dhe qe pritet te kete eventin e lancimit te tij publik kete te premte ne nje menyre krejt origjinale , n amfiteatrin e liqenit ne Tirane. Ky grup duket se do te sjelle sfida te manaxhimit te politike berjes qe nga dita e pare. Me poshte po postoj disa pjese nga dokumentat publike te ketij grupimi dhe disa referenca te marra ne Internet per prononcime publike.

Pyetjet qe lindin ne kete rast jane:

-Cfare do te sjelle te re G 99 ne Shqiperi dhe aja vlen te investohet besimi tek nje grup relativisht i ri?
-A ka nevoje Shqiperia per nje shkundje nga modelet e vjetra te politike berjes?


"G-99 (Grupi 99) është një organizim qytetar, që ka për qëllim të transformojë qeverisjen në Shqipëri dhe të inkurajojë angazhimin qytetar për të ndryshuar realitetin e vrazhdë të jetës në vend.
Ne besojmë tek Shqipëria! Besojmë se është e bekuar, dhe pse e aksidentuar përkohësisht nga politikanë të papërgjegjshëm. Ne besojmë tek historia e kombit tonë dhe kapacitetet e njerëzve tanë. Ne besojmë se çdo organizim njerëzish të talentuar, të shkolluar e idealistë duhet, mundet dhe do ta ndryshojë historinë e vendit të vet.
Vizioni ynë është i qartë: Një Shqipëri më e mirë është e mundur! Plani ynë është i thjeshtë: Sot! Bashkë! Me kurajo civile! Ne do ta ndryshojmë Shqipërinë e agonisë 17 vjeçare!
Kërkesat tona janë njerëzore: arsim për fëmijët tanë, punë për çdo qytetar që mund të punojë, përkujdesje sociale dinjitoze për personat në nevojë, spitale për prindërit tanë, pensione për gjyshërit tanë, sukses për sipërmarrjet tona, prona për familjet tona, shtet dinjitoz për Shqipërinë e kundrejt botës.
Bashkëpunëtorët tanë janë kudo: Të djathtë e të majtë sot jetojnë nën të njëjtin terr, zhuriten nga e njëjta thatësi, vuajnë nga e njëjta varfëri e papunësi, zhvaten nga i njëjti shtet, injorohen nga të njëjtët pushtetarë. Të rinj që s'ëndërrojnë dot, e të moshuar që kurrë si realizuan dot ëndrrat janë aleatët tanë. Emigrantë e studentë jashtë, që shumë kontribuojnë, por pak të drejtë kanë për të vendosur për këtë vend, janë përkrahja jonë. Profesionistët dinjitozë, idealistët që s'dorëzohen kurrë, janë krahët tanë. Shqipëria është muza jonë!
Kundërshtarët tanë janë shumë pak: Një grup i vetmuar pushtetarësh rraqexhinj e të babëzitur, aksidente të politikës së shekullit të kaluar, cinikë të dhimbjes sonë të përbashkët. Ata që për arsimin bërtasin e fëmijët në shkollat tona nuk i çojnë, ata që për spitalet çirren, e kurrë nuk besojnë të vizitohen aty, ata që për korrupsionin ulërasin e rekorde botërore të korrupsionit thyejnë. Janë shumë pak për të penguar progresin!
Zgjidhjet tona janë të qëndrueshme: Zgjidhje shqiptare për probleme shqiptare. Nuk do të premtojmë qiellin, por normalen.
Kemi mbledhur bashkë disa nga mendjet më të hapura e më të përgatitura të vendit . Ne nuk do të premtojmë kurrë atë që nuk arrihet, por do të përmbushim çdo premtim të bërë.
Bashkohu dhe ti me ne dhe behemi 100, 1000, 1.000.000 zera per nje Beslidhje te Re me Shqipërinë


7
Artikuj te ndryshem / Intervistë: Nora Klosi
« on: May 14, 2008, 11:42:59 AM »
Sekretet e martesës së Nora dhe Blendi Klosi #post50
Njihen bashkë prej 6 vitesh, por lidhja e tyre është bërë e njohur prej dy vjetësh. Të përkushtuar totalisht ndaj njëri-tjetrit, ish-ministri i Kulturës, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe bashkëshortja e tij, Nora Gega prej shtatë muajsh janë të martuar. Martesa nuk ka ndryshuar shumë në lidhjen e tyre, ndoshta më shumë përkëdhelje, angazhime familjare dhe plane për një të ardhme edhe më të suksesshme. Të impenjuar shumë me punë gjatë ditës, shtëpinë e shohin si prehjen për t’u relaksuar dhe për të hequr stresin profesional. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, Nora Gega rrëfen jetën bashkëshortore me Blendi Klosin, të njohurat dhe të panjohurat e marrëdhënies në çift si dhe synimet dhe ëndrrat që dëshirojnë t’u realizohen.
Prej shtatë muajsh jeni të martuar. Si ndiheni gjatë gjithë kësaj kohe? Çfarë duket se ka ndryshuar tek ju?
Ndihem shumë mirë brenda mureve të shtëpisë. Më shijon qëndrimi brenda, edhe pse ndonjëherë më tremb dhe duket sikur po plakem. Kam qejf në fakt, rrimë të dy me Blendin. Ndërsa kur nuk e kam Blendin nuk dua të rri vetëm në shtëpi. Ritmi i jetës time ka ndryshuar shumë, sepse më parë shkoja në punë në orën 9 të mëngjesit dhe kthehesha në mesnatë. I isha përkushtuar totalisht punës, pa programuar asgjë tjetër. Tani po i jap hapësira vetes dhe familjes time.
Çfarë ka zbuluar Nora tek Blendi gjatë martesës?
Po i afrohemi çdo herë e më shumë njëri-tjetrit. Jemi komplet njësoj në tipa. Flemë të dy shumë gjumë. Bashkëjetesa na ka bërë të kuptojmë dhe të njohim shumë gjëra për secilin. Që të dy përtojmë të marrim iniciativa dhe shpesh herë gjërat që nisim, sigurisht jo urgjente apo të domosdoshme, i lëmë përgjysmë. Përkushtimi i Blendit ndaj meje është i njëjtë si më parë. Ndihem shumë e përkëdhelur, sepse në fakt edhe vetë ia imponoj. Jam mësuar gjithmonë të jem e përkëdhelur. Nuk më ka bërë të më ndryshojë jeta, që të ndihem keq apo të kuptoj shumë faktin që jam e martuar. Ndihem mirë për këtë. Nuk i japim njëri-tjetrit sforcime. Bëjmë çdo gjë me qejf dhe me dëshirë.
Po Blendi çfarë ka zbuluar tek Nora?
Që di të gatuaj shumë mirë. Nuk dija të gatuaja më parë. Përtoja më saktësisht.
Kush të ka ndihmuar të mësosh?
Me të pyetur e me të parë kam mësuar të bëj të gjitha gjellët e shtëpisë. Mundohem të bëj gjellë, pasi gjatë ditës hamë jashtë. Kam mësuar shumë këto kohë. Tani di të gatuaj, bizelet, thierrëzat, fasulet e të tjera si këto. Më pëlqen të merrem me gatim. Më përpara nuk gatuaja asnjëherë. Kemi shtruar edhe shumë darka me miq dhe kanë dalë mjaft të këndshme dhe me mjaft sukses.
Cila është pjata e preferuar që gatuani më shpesh?
I hamë të gjitha, si unë ashtu edhe Blendi. Blendi ha çdo gjë që i gatuaj unë, dhe i shijon shumë. Jemi shumë afër njëri-tjetrit në shije, asnjëherë nuk bëjmë naze.
Ndonjë bebe në planet tuaja?
Tani për tani jo. Unë jam e angazhuar me shkollën dhe punën. Jemi shumë të zënë. Nuk është se nuk e mendojmë dhe s’e flasim. Do të jetë për pak më vonë. Nuk bëjmë asnjë plan se kur, kur të vijë, të vijë.
Do të dëshironit djalë apo vajzë?
(Qesh). Është dilemë shumë e madhe kjo. Na pëlqejnë edhe djemtë edhe vajzat, por çfarë të na japë zoti. Nuk e kemi problem.
Sa fëmijë do të donit të kishit?
Tre ose katër, sa të mundemi. Fëmijët të ndryshojnë jetën, ta zbukurojnë. Ashtu siç ua kemi zbukuruar ne prindërve tanë.
I përkushtoheni shumë njëri-tjetrit gjatë ditës?
Mundohemi që sa herë të kemi momente të lira gjatë ditës të qëndrojmë bashkë. Duam të rrimë vetëm me njëri-tjetrin.
Marrëdhëniet tuaja me punët e shtëpisë?
Nuk bëjmë as unë e as Blendi punë shtëpie. Jemi zero që të dy nga kjo anë. Në shtëpi kemi punësuar një grua që merret me to, ndërsa gatimin preferoj ta bëj vetë. Nuk ia themi fare për punë shtëpie, sepse dhe koha që kemi në dispozicion është shumë e pakët. Jemi të dy të angazhuar shumë me punë.
Ndërsa për sa i përket pazarit, është pjesa që bëjmë më me kënaqësi. Në një nga pasditet e javës që jemi të lirë, dalim të dy dhe blejmë gjërat që na duhen. Është moment shumë relaksues. Në fakt gjërat e shtëpisë i kemi të përbashkëta, nuk kemi ende ndarje punësh, jemi shumë të rinj dhe të pamësuar ende.
Çfarë adhuron Nora tek Blendi?
Qetësinë që më jep. Të qeshurën që e kemi të dy pa limit dhe kjo është gjëja më e mirë për ne. E kalojmë çdo gjë me të qeshur dhe me qetësi. Blendi është shumë tolerant. E mbështesim në çdo rast njëri-tjetrin dhe nuk e stresojmë, mjafton stresi që na jep puna. Mundohemi të mos hapim probleme. Shtëpinë e shohim si vendin që prehemi në qetësi.
Si në çdo çift ka edhe zënka. Kush toleron më shumë?
Duke qenë se jetojmë bashkë, nuk vihen re shumë gjërat dhe kalojnë shumë shpejt, qoftë edhe zënka më e vogël. Por Blendi është ai që gjithmonë toleron më shumë.
Thoni shpesh: “Të dua”?
Po, e them shpesh gjatë ditës.
Po: “Më fal”?
Mendoj se ende nuk kemi bërë gjë për të thënë më fal. Nuk ka ende një: Më fal.
Mendoni se i keni gjetur pikat e dobëta të njëri-tjetrit?
Them se po.
Cili është vendi që preferoni të shkoni më tepër gjatë ditëve të pushimit apo gjatë fundjavave?
Nuk është se kemi ndonjë vend të veçantë. Rrimë ku të jetë. Na pëlqen qoftë mali, qoftë bregdeti. Fundjavave nuk dalim shpesh, sepse unë gjithmonë fundjavat i kam të zëna, po kështu edhe Blendi.
Ku e kaluat Krishtlindjen dhe Vitin e Ri?
Krishtlindjen e kaluam me familjen, ndërsa Vitin e Ri në Sharm El Sheik.
Çfarë vendi zë familja tek Nora?
Jam tmerrësisht e lidhur me vëllain tim, Erditin. Ajo që më pëlqen më shumë është se edhe Blendi është mjaft i lidhur me të. Kënaqem kur i shoh tek bisedojnë e diskutojnë me njëri-tjetrin. Darkave dalim bashkë. Po kështu, edhe me prindërit mundohem të jem shpesh në kontakt. I takoj shumë shpesh.
Cilësoheni si një çift mjaft i dashur për të tjerët që iu rrethojnë. Cili mendoni se është sekreti juaj?
Nuk e di. Ndoshta ngaqë jemi të dy shumë të qeshur dhe të qetë. Kjo na bën të jemi gjithë kohën me humor, si me personat që na shoqërojnë ashtu edhe me vetë njëri-tjetrin.
Frekuentoni shpesh jetën e natës?
Po. Shkojmë shpesh në pub-e, karaoke apo aktivitete të ndryshme që organizohen. I ndjekim me qejf. Është gjëja që mundohemi të mos na ndryshojë nga jeta që bënim përpara se të martoheshim. Edhe Blendi ka qenë qejfli i jetës së natës dhe unë jo më pak. Në këtë pikë të paktën duam të mos na ndryshojë jeta.
Keni shumë miq?
Po, shumë. I kemi miqësitë gati të përbashkëta, por edhe i alternojmë. As Blendi nuk më ka larguar mua nga shoqëria ime, as unë atë nga e veta.
Dhurata më e bukur që i ke bërë Blendit?
Jetesa që kemi të dy bashkë.
Si do ta mendonit veten pas 5 apo 10 vitesh?
Ishallah kështu siç jemi, por sigurisht të shtuar në numër në familje.
Im the Chief

8


Qiellgervishtesi më i madh në Ballkan do të ndërtohet në lagjen “Lakërishtë” në Prishtinë. Projekti, i cili do të kushtojë 400 milionë euro përfshin ndërtimin e objekteve të larta mbi 40 kate, brenda të cilave do të ndërtohen qendra tregtare, banesa luksoze, lokale afariste, zyra administrative etj. Objekti do të jetë 165 metra i lartë.

Investimet ndër më të mëdhatë deri tash në Kosovë, do t’i bëjë kompania “ENK Investors Group”, konsorcium i disa biznesmenëve nga Shqipëria dhe Maqedonia. Edmond Kërliu, drejtor i “ENK Invest” ka thënë për “Kohën Ditore” se qysh të premten do të fillojë ndërtimi i këtij projekti. “Jemi gjashtë vetë në këtë investim, i cili do të zgjasë gjashtë vjet derisa të përfundohet dhe do të kushtojë 400 milionë euro”, tha të hënën për “Kohën Ditore” Kërliu. Ai nuk pranoi që t’i identifikojë bashkëpunëtorët në këtë projekt, duke thënë se këtë do ta bëjë në një konferencë shtypi që do të organizohet me rastin e fillimit të punëve. Toka ku do të ndërtohet ky kompleks ka qenë pronë e ndërmarrjes shoqërore KNI “Ramiz Sadiku”. Për ta realizuar këtë investim bashkëpronarët kanë marrë kredi prej 250 milionë eurosh në “Raiffeisen Bank”.

Punët rreth objektit do t’i kryejë kompania ndërtuese nga Spliti “Konstruktor”, e cila, sipas gazetës kroate “Slobodna Dalmacija”, tashmë ka nënshkruar kontratë me ‘ENK Group’”.

“Ndërtimi i këtij kompleksi konsiderohet më i madhi në Ballkan. Ky ndërtim do të jetë në sipërfaqe bruto prej 300 mijë metrash katrorë, ku do të ndërtohen 100 banesa luksoze, objekti do të jetë në lartësi prej 165 metrash, qendra tregtare, hotel edhe garazh do të përfshijnë 110 mijë metra katrorë në gjithsej gjashtë kate”, shkruan gazeta kroate.

Kërliu ka thënë se ky ndërtim do të jetë i standardeve të larta evropiane duke treguar se qysh tani ka numër të madh të të interesuarve për të blerë hapësira, në mes tyre edhe “Raiffeisen Bank”. Zëdhënësi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Muhamet Gashi, më herët pati bërë të ditur se investitorëve, të cilët kanë aplikuar për t’u pajisur me leje ndërtimi në Komunën e Prishtinës për ndërtimin e objekteve të larta me destinim të përzier, u janë aprovuar projektet ideore sipas planit rregullues në lagjen “Lakërishtë”.

Sipas Gashit, kompanitë të cilat do të investojnë në këtë projekt janë: “ENK Investitors Group”, “Dajti”, “Olti Trasing” dhe Melihate Jusufi. “Këta investitorë tani për tani janë në fazën e punimit të projekteve kryesore dhe së shpejti pritet të kthehen në Drejtorinë e Urbanizmit për të aplikuar për leje ndërtimi”, pati thënë Gashi. Projektuese e planit rregulluese është kompania CMA. Gjatë një prezantimi të saj për planin rregullues për këtë lagje është njoftuar se lagjja përbëhet prej një sipërfaqeje prej 58,64 hektarësh ku banojnë 2.017 qytetarë. Ata kanë njoftuar më parë se kjo lagje do të përbëhet prej sipërfaqes ndërtimore prej 435.294 metrash katrorë, sipërfaqe të rrugëve 151.078 metra katrorë do të ketë 5.342 apartamente ku planifikohet të banojnë rreth 21.400 banorë apo dhjetë herë më shumë se sot.

“Sipas tarifave të tanishme Komuna e Prishtinës vetëm nga lëshimi i lejeve ndërtimore këtyre investitorëve deri në fund të këtij viti do t’i inkasojë rreth 25 milionë euro. Ndërkaq gjatë realizimit të këtyre projekteve do të punësohet një numër i madh i të papunëve, do të ketë qarkullim materialesh ndërtimore etj., dhe pas përfundimit të projekteve do të krijohen shumë vende të reja pune”, pati thënë Gashi.

T.Beqaj : www.biznesi.com.al


9
Prishtinë, 22 shkurt Kryeministri i Republikës së Kosovës siguroi sot qytetarët e vendit se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i garantuar ndërkombëtarisht, ndërkaq shefi i misionit të BE-së tha se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë besim në institucionet vendore e ndërkombëtare. Këto komente Hashim Thaçi dhe Piter Fejt i bënë pas takimit të sotëm. Thaçi tha se dhuna që po shfaqet në Beograd, nuk mund të barten edhe në Kosovë. "Kufijtë e Kosovës janë të garantuar dhe se nuk do të ketë dhunë as në veri e as në jug të vendit. Integriteti territorial i Kosovës është i mbrojtur, është i garantuar, është i pacenueshëm, unik dhe i pandashëm, prandaj edhe autoriteti i institucioneve legjitime të Kosovës, i NATO s, dhe i mekanizmave përkatës të sigurisë të UNMIK ut dhe Kosovës do të ushtrohet në tërë territorin e Kosovës", u shpreh Thaçi. Kryeministri theksoi se pamjet e mbrëmshme në Beograd nuk janë vetëm ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por ato janë në kundërshtim edhe me vizionet e botës demokratike. "Nuk ka qenë vetëm reagim ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por ka qenë një reagim ndaj gjithë botës demokratike. Mendoj se edhe vet popullit në Serbi nuk i nevojitet ky konfrontim me civilizimin, prandaj përgjegjësia u takon atyre njerëzve që kanë bërë gjëra të tilla. Ne duam që si me gjithë fqinjët e tjerë, si shtet i pavarur e sovran, Kosova të ndërtoj raporte të mira edhe me Beogradin në të ardhmen", tha Thaçi. Ndërkaq, shefi i misionit të BE së në Prishtinë, Piter Fejt tha se të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë besim në institucionet vendore e ndërkombëtare. Fejt u bëri thirrje pakicës serbe që jetojnë në Kosovë që të integrohen në institucionet legale dhe të bashkëpunojnë për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët të Kosovës. "Dua t'i siguroj të gjithë banorët e vendit se duhet të kenë besim të plotë në qeverinë e tyre dhe në bashkësinë ndërkombëtare, posaçërisht në Kombet e Bashkuara dhe në NATO në angazhimet e tyre që të sigurojnë integritetin territorial të Kosovës", theksoi Fejt.


10
Aktoret e huaj / Sharon Stone, gjysmë shekulli seksi
« on: May 04, 2008, 05:48:54 PM »
 
 
 
"Lumturia e vërtetë të vjen nga brenda, pasi askush nuk mund ta dhurojë. Sado e vogël të jetë një ide në kokë, nëse fillon të rritet, herët a vonë do të marrë udhë e do të funksionojë." Janë fjalët e Sharon Stone, ikonë seksi që nga viti 1992, kur në filmin "Basic Instict" qëndroi pa mbathje këmbë përmbi këmbë përpara hetuesve, në rrolin e shkrimtares misterioze biseksuale Catherine Tramell.

Nga Olti Curri

Aso kohe ishte vetëm tridhjetë e katër vjeç. Sot, sapo i ka mbushur të pesëdhjetat, duke ruajtur të njëjtin sharm, edhe pse i është dashur të përballet me sëmundje të tmerrshme. Nga ikonë seksi, me kalimin e viteve Sharon, për të ecur përpara është bazuar te një tjetër pikë e fortë e saj, inteligjenca. Pikërisht ky tipar e bën edhe sot këtë aktore kaq tërheqëse: ish-vogëlushe me zhvillim të përparuar, e cila në moshën e kopshtit, 5-vjeçare, ishte në klasën e dytë fillore dhe, kur moshatarët e saj15-vjeçarë ishin në vitin e dytë gjimnaz, ajo kishte një nivel zgjuarsie në kuotën 154 (këtë radhë ky nivel i dha mundësinë të studionte në universitet).


Kritikët e yjeve të kinemasë ia dedikojnë këtë shkëlqim të paperëndueshëm të Sharon Stone faktit se ajo ka ditur të plaket me stil. Ajo nuk e ka humbur shkëlqimin fëmijëror të syve, me të cilët i çarmatos të gjithë. E thjeshtë dhe shumë elastike, edhe në rastet më mondane, Sharon Stone për shumë vite radhazi është zgjedhja e mbretit të muzikës pop Elton John, si moderatore në mbrëmjet e bamirësisë që ai organizon së bashku me shtëpinë e stilimit të diamanteve Choprad, pas ndarjes së Çmimeve Oscar. Diva e ekranit të kinemasë prej disa vitesh është shndërruar në përkrahëse të gjithë atyre që duhet ende të luftojnë për të drejta të mohuara.

Aktroja lindi në 10 mars 1958 në Meadville të Pennsylvanisë dhe është e dyta ndër katër fëmijët e një familjeje të thjeshtë. Nëna e saj, siç e do tradita në zonat e thella të Amerikës, ishte shtëpiake, ndërsa babai punëtor i thjeshtë.Ambicioze që në moshë të re, Sharon ishte e bindur të mos jetonte në ato kushte që fati i kishte parashtruar, por të ngjitej lart në shtresat më të larta shoqërore. Shpejt vajza e kuptoi se zotëronte një bukuri, të cilën vendosi ta përdorë në ndihmë të asaj që duhej të arrinte. Merr pjesë në disa konkurse bukurie derisa në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare fiton titullin e “Miss Pennsylvania”, ngjarje që i jep mundësi të niset për në Nju-Jork.Në qytetin e mundësive të jashtëzakonshme Sharon fillon të hedhë hapat e para në botën e modës, ku i ofrohen role si modele reklamash televizive. Paratë e fituara si modele janë motiv krenarie për Sharon dhe shqetësim i pavend për prindërit e saj, të cilët në atë periudhë ishin shumë të preokupuar se mos vajza e tyre shoqërohej me njerëz pak seriozë. Sidoqoftë, rruga e fillimit për t’u bërë të njohur është e vështirë për t’u ngjitur dhe patjetër që t’i afrohesh suksesit duhet të bësh kompromise. Kështu ndodhi edhe me Sharon Stone, e cila në maj të vitit 1990 u përfol gjatë për fotot e saj pikante të realizuara për kopertinën dhe brendinë e revistës për meshkuj “Playboy”.

Viti 1980 sheh debutimin e saj në kinema, falë nuhatjes së maestros së kinemasë Woody Allen, i cili i besoi rolin e biondes seksi mafioze në filmin “Stardust memories”. Këtë debutim e ndjekin disa role të dorës së dytë, mes tyre “Minierat e mbretit Salomon”(1985), “Shkolla e policies” (1987) dhe “Aksioni Jackson” (1988).Më 1990 Sharon vihet në krah të Arnold Schwarzenegger për “Dëshmi force”, një film fantastiko- shkencor I bazuar në librin “rekord shitjesh” të shkrimtarit të njohur të kësaj fushe,Philip K. Dick. Por suksesin e vërtetë vajza tërheqëse dhe mjaft inteligjente, ndryshe nga etaloni i bukurosheve “bosh”, duhet ta presë ende.Më shumë duket si një shaka e fatit, po të mendosh sakrificat që duhet të kalojë një aktore e re për të interpretuar në një film. E kur ajo rastësisht gjendet në një rol e vendosur përballë hetuesve këmbë përmbi këmbë, pa të mbathura,suksesi mbërrin vetëm në pak ditë. Për hir të së vërtetës, kjo është një skenë historike që ka hyrë mes legjendave të kinemasë. Filmi në fjalë është “Basic Instict”,drejtuar nga Paul Verhoeven, dhe njihet si një nga sukseset më të mëdha të industrisë kinematografike të Hollywoodit. Në këtë film Sharon interpreton një femër misterioze,shkrimtare e librave të verdhë, e etur për aventura dhe biseksuale.Tërheqja e saj seksuale gati e ftohtë, linjat e prera si të një statuje, vështrimi manjetik dhe njëkohësisht i akullt e ndihmojnë figurën e saj si aktore për t’u bërë sa më bindëse për publikun dhe vetë Sharon të shndërrohet në ikonën seksi të viteve 90. Historia jetësore e divave të kinemasë gjithmonë ka vërtetuar se në kohën kur je në majë të suksesit është e vështirë ta mbash. Në këtë rregull nuk bën përjashtim edhe e talentuara Sharon Stone. Vitet që pasuan ishin burim zhgënjimesh për të. Në fakt,interpreton në shumë filma, por nuk mundet të risjellë suksesin e madh të shkrimtares vrasëse; kjo ndihet edhe në rënien e shitjes së biletave.Gjendja në fjalë nuk përmirësohet edhe me filmin ”Sliver” (1993), që tenton të përsërisë formulën e “Basic Instict”. I njëjti dështim i vjen aktores edhe kur ajo vendos të prodhojë vetë filmin e saj “Gati për të vdekur” (1995).

Roli që do t’ia ripërtërinte suksesin Sharon Stone ishte “Casino” (1995), drejtuar nga talenti i regjisorit Martin Scorsese.

Këtij rikthimi, nën dritën e prozhektorëve të suksesit, nuk I munguan edhe kujdesi dhe kurioziteti i shtypit rozë, gjithmonë në kërkim të dashurive të aktores së njohur.Natyrisht, i janë atribuar dashuri të shumta, duke nisur nga prodhuesi kinematografik Michael Grennburg (martesa e parë e dështuar), këngëtari folk Dëight Yoakam, djalit të një tjetër prodhuesi filmash Chris Peters,dhe Bill McDonald, që ishte po ashtu prodhues i filmit ”Sliver”(për lidhjen me Sharon ai la gruan dhe vetëm pak kohë më vonë ishte ai që u la nga aktorja). Sharon Stone ditën e Shën Valentinit, pikërisht më 14 shkurt 1998, i la të gjithë gojëhapur duke njoftuar se do të martohej me një zotëri shumë larg botës së Hollywoodit, gazetarin Phil Bronstein (por shumë i njohur në botën e medies amerikane), I dalluar si një burrë me humor dhe shumë inteligjent. Sot çifti jeton ende bashkë në Beverly Hills, në një shtëpi mahnitëse që ngjan me kështjellat franceze.Bashkë më impenjimet në kinema,Sharon Stone nuk ka refuzuar edhe ofertat për të qenë imazhi zyrtar I likerit Martini dhe bankës italiane “Banca 121”.Megjithëse është një personazh i fortë i kinematografisë botërore, deri më sot Sharon Stone nuk ka marrë kurrë asnjë çmim, përveç emërimit në vitin 1997 në urdhrin ”Legion d’Onore” nga ministri i Kulturës franceze.Sapo mbushi 42 vjeç, aktorja, së bashku me të shoqin, adoptuan njëvogëlush njëmuajsh. Ky fakt i lumtur,

MILIARDERI RUS KËRKOI TË BLEJË SHARON STONE
Duket si skenë e filmit "Propozim i ndyrë", interpretuar nga kolegia Demi Moore, por në fakt Sharon tone, pak kohë më parë mori një ofertë jo fort të zakonshme nga jë biznesmen rus. Bukuroshes së "Basic Istinct" iu ofruan 1,5 ilionë dollarë, që ajo të pranonte ftesën për të qëndruar disa ditë në ilën përrallore të miliarderit rus. Lajmi në atë kohë u bë i ditur nga azeta "Komsomolskaia Prava" dhe nga burime afër aktores u ësua se ajo e kishte refuzuar atë ftesë. E paimagjinueshme, por ka ndodhur. Madonna imitoi Sharon Stone Ajo vetë është lider në krijimin e tileve të reja në paraqitje, por edhe Madonna nuk mbeti pa rrëmbyer nga vezullimi i Sharon Stone. Në vizitën e saj në Tokyo,kur sapo kishte mbushur 48 vjeç, Madonna u shfaq me një look që të gjithëve u kujtoi atë të aktores së Basic Instict. Me balluke të prera shkurt, flokë në ngjyrë platini të krehura drejt, Madonna ngjante me të vërtetë si motra binjake (kloni) i Sharon Stone.Sharon, profesoreshë e provokimit. Pesëmbëdhjetë vjet pas interpretimit në "Basic Instict", Sharon Stone vazhdon të provokojë. Gjatë vizitës së fundit në Paris,aktorja është fotografuar me veshje që linin shumë pak vend për të fantazuar.

Me xhinse të bardha në trup dhe një xhaketë të zezë mbi supe,aktorja kishte mbi lëkurë një bluzë fare të hollë, që nuk i mbulonte asgjë. Transparenca e veshjes mbi trupin pa të brendshme, nuk fshihte asgjë nga format seksi të aktores së njohur.


11
Big Brother Albania / Flet Julinda
« on: May 04, 2008, 05:46:22 PM »

E larguara nga shtëpia e “Big Brother”, tregon ditët e saj brenda shtëpisë

Julinda, e sapodala nga shtëpia e “Big Brother Albania”, tregon për impaktin e parë me realitetin, ndërsa është bërë e famshme. Ajo nuk e ka humbur buzëqeshjen, por tregon se i kanë bërë shumë përshtypje disa gjykime të rënda mbi jetën e saj personale nga ana e opinionistëve të forumeve. Ajo që ka përfituar si eksperiencë personale, është se dashuria dhe ndjenjat nuk duhen dhënë te personat e gabuar dhe se shpesh te disa mënyra të çiltra të të vepruarit, njerëzit gjejnë personin e gabuar. Përmend shpesh se jeta në shtëpi është aq reale sa edhe ajo jashtë saj, vetëm se kur e ka parë me sytë e saj, është çuditur me fiksionin që krijohet përmes një ekrani televiziv.
Si t‘u duk vetja nga ana tjetër e ekranit, tani që ke dalë? Cili është ndryshimi për ty, ndërmjet të qenit brenda dhe jashtë tij? Cilat janë pishmanet dhe gjërat për të cilat krenohesh, tashmë që ke parë …le të themi gjithë pazellin?

Ndryshimi: tani që i shoh gjërat nga jashtë më duket ireale, tamam sikur po luaja një film, jo sepse unë luaja një rol, po sepse e tillë është kur e sheh veten në ekran. Ndërsa brenda çdo gjë ishte reale. Çdo gjë e prekja me dorë, çdo person aty brenda. Kur je brenda ata janë tepër të vërtetë, edhe pse nga jashtë këtë gjë nuk mund ta dallosh. Pishmane ka. Mendoj se duhet ndoshta të fshij ca skena që kanë ndodhur aty brenda, kur e kemi tepruar me shakatë dhe pijet. Në ato momente nuk isha unë. Mund të kisha sulmuar më tepër disa persona. Edhe pse e kam thënë që më pëlqejnë rregullat dhe s‘më pëlqen t‘i ofendoj njerëzit, por kjo u gjykua nga jashtë si dobësi. Krenohem që nuk e humba çiltërsinë dhe logjikën time.
Si të kanë pritur njerëzit, çfarë prisje ti prej tyre?
Ka pasur reagime pozitive dhe negative: Ato negative, që vërtet nuk i prisja, janë ato mbi jetën time personale: mund të them se njerëzit kanë një fantazi të shfrenuar. Asgjë nuk është e vërtetë nga ato që kanë shkruar dhe vërtet që jam ndier keq. Më tepër jam shqetësuar për familjarët e mi, të cilët e kanë përjetuar pak më rëndë. Unë si person u bëj ballë sulmeve, por familjarët e mi i kanë dëgjuar ato gjëra dhe janë ndier aq keq, sa më kanë lindur dyshime nëse duhej ose jo ta bëja këtë eksperiencë. I kam lënduar aq shumë, sa do doja mos të kisha qenë fare ndonjëherë. Kur hyra me kokën time, ata ma falën, por kur dëgjuan ato gjëra që ishin shkruar në forume nuk mundën ta përballonin, sa janë penduar që më lanë të hyja.
Cila ka qenë ndodhia më emocionuese këto tri ditë në liri?
Emocioni më i madh ishte takimi me babanë tim. Takimi me të më qetësoi, edhe pse ai ishte i mërzitur. Më gëzoi fakti që më kishte mbështetur në çdo veprim timin.
Na fol për eksperiencën në “Big Brother Albania”. Me cilin mendim hyre dhe me cilin dole? Çfarë prisje të ndodhte, çfarë nuk ndodhi dhe pse?
Eksperienca është unike dhe e paharrueshme. Nuk ishte ashtu siç e prisja, nuk ishte pothuaj ashtu siç mendoja unë. Për shembull, kur dola jashtë u përballa me këtë realitet kaq të ashpër. Unë prisja një reagim pak më pozitiv, edhe pse unë nuk kisha asnjë synim në vetvete. Jeta ime është shumë e mirë, nuk është se kërkoja diçka tjetër aty brenda, përveç eksperiencës. Atje ndihesh si në një botë të shkëputur: ishte planeti Tokë dhe planeti “Big”. Vetëm të shtunën lidheshim me Tokën dhe dëgjonim ato që na thoshte Arbana.
Unë kam kuptuar ama, se shumë gjëra janë keqkuptuar, lidhjet dhe afeksionet janë transformuar tek ata që i kanë parë nga jashtë. Aty brenda, je me persona të huaj dhe nevojat e përditshme që ti ke si njeri kërkon t‘i ndash me ta, sepse nuk ke tjetër, edhe ndoshta ky ka qenë keqkuptimi më i madh.
Besa po e ndien shumë mungesën tënde. Ti mendon se ky emision të lejon në fund të kesh një mik?
Konkretisht, duke qenë kaq pranë me njerëz të panjohur, a ka ndryshuar ose ndikuar kjo në mendimin tënd mbi natyrën njerëzore?
Ideja ime është se edhe aty brenda mund të bësh miq dhe kur kam dalë jashtë e kam parë se deri tani, unë kam bërë miq aty brenda. Disa banorë aty nuk kanë kërkuar miqësi, por aleanca. Unë nuk kam bërë rol, e pashë thjesht si një jetesë tremujore. Ajo që kuptova ishte se afeksioni që mund të tregosh ndaj një personi, keqkuptohet. Shumë pak njerëz e kuptojnë drejt dhe në dashurinë që fal duhet të jesh më e rezervuar.
Na përshkruaj presionin e të qenit 24 orë i monitoruar nga kamerat: në çfarë pozite gjendesh me intimitetin tënd? Nga sytë e kujt ishe më shumë e shqetësuar, atyre jashtë apo atyre të banorëve të tjerë?
Vetëm ditën e parë pak e kam ndier, pastaj i harruam kamerat. Ky ndoshta ka qenë një gabim dhe shpesh kam thënë dhe kam bërë gjëra, me të cilat kam lënduar njerëz. I harroje që kamerat ekzistonin. Më shumë më preknin sytë që më shihnin nga jashtë, i të afërmve të mi dhe atyre njerëzve të ngushtë që më njihnin.
Kush të pëlqen më shumë nga banorët dhe kush më pak?
Preferencat e mia i kam shprehur, Besa dhe Arbri. Më pëlqente loja e Shkëlqimit, ndërsa si person më me edukatë më është dukur Poli. Nga ata që më kanë zhgënjyer është Olsi, pasi nuk i prisja ato lloj sulmesh nga ana e tij. Fakti që më sulmoi në atë lloj mënyre ishte diçka e papritur dhe e papëlqyer.
Cila është pjesa reale dhe cila është e pavërtetë në atë eksperiencë?
Gjithçka brenda më është dukur reale, tani që kam dalë çdo gjë më duket ireale.
Je takuar me Ronin, të dashurin tënd?
(Qesh) Sapo! Folëm, por gjërat do marrin një rrjedhë për të cilën unë nuk jam e sigurt. Unë kam besim tek ai dhe është personi që më ka ndenjur më afër. Ajo që nuk kuptohet nga njerëzit e dashur, është sesi mund të krijosh afeksion aty brenda për persona që nuk i njeh fare. Por gjithsesi, ai është një person që më kupton shumë.
Ndihesh e ndërprerë në rrjedhën e jetës tënde të mëparshme, cilat janë shpresat dhe objektivat e tu tashmë?
Tani që kam dalë më duket sikurkam kohë që kam dalë nga shtëpia. Tani më duket sikur jam larguar shumë. Planet e mia janë ato të mëparshmet, të vazhdoj studimet dhe punën që kam ndërprerë. Tek ajo që dua të arrij unë, “Big Brother” nuk do të jetë ndihmesë e madhe, vetëm vullneti im do ta bëjë këtë.


12

Lysika Hajdari, një vajzë e gjatë, bionde dhe shumë simpatike, papritur ka ndjerë interesin mediatik mbi jetën e saj edhe pse vetë ajo tregon se nuk e ka kërkuar këtë gjë pasi ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe për karrierën e saj si modele. Dhe kjo është shumë normale, pasi Lusi ishte e dashura e Olsit, njërit prej konkurrentëve të spektaklit shumë të ndjekur “Big Brother”. Të gjithë e mbani mend Lusin disa javë më parë ku në mënyrë demonstrative në mes të spektaklit shkoi dhe i kërkoi Olsit që të ndahen, pasi ai kishte fyer dashurinë e saj. Mirëpo figura e Olsit ndërkohë përbën shumë interes jo vetëm për lidhjen intime që ai ka filluar me Najadën brenda shtëpisë së “Big Brother”, (e intensifikuar sidomos mbas ndarjes me Lusin), por edhe për shumë thashetheme të tjera që qarkullojnë për të kaluarën e tij. Lusi mund të na hedhë dritë mbi disa të vërteta pasi ka qenë e dashura e tij për më shumë se tre vjet dhe natyrisht me një të dashur me të cilën edhe ka bashkëjetuar, konfidenca është shumë e madhe.


Lusi, tani që ke deklaruar publikisht ndarjen me Olsin, e sheh “Big Brother” në kanalet që japin 24 orë këtë program?
Jo, do ta kisha ndjekur por ngaqë është Olsi nuk e shoh.
Nuk ke kuriozitet të dish se ç’po ndodh mes Olsit dhe Najadës?
E pse duhet të kem, me ndarjen tonë, Olsi është i humbur jo unë.
Si mendon, lidhja e Olsit dhe Najadës është e vërtetë apo gjithçka ka Olsi po e bën për hir të lojës?
Jam e sigurt që jo vetëm Olsi, por edhe Najada e kanë këtë lidhje veçse një lojë. Pastaj shoh disa puthje bajate që ai ia jep asaj. Olsi nuk më ka puthur kurrë ashtu. Mendoj që Olsi po të ishte aktor nuk do të kishte nevojë fare për dubla, aktron në mënyrë fantastike.
Pra e shikoke “Big Brother”?
Jo, shoh spektaklin e së shtunës dhe diçka kam parë nga përmbledhja që jepet aty.
Megjithatë shpesh ka pasur dyshime sikur vajtja jote tek Olsi për t’i kërkuar që të ndaheshit u bë thjesht për show, për t’i dhënë pikë Olsit. Eshtë e vërtetë?
Jo aspak, madje mund të them që të gjithë i kisha kundër për të shkuar aty, që nga familja ime që është e nderuar në Tiranë, shoqëria, të gjithë. Unë doja të shkoja aty për të sfiduar veten në një farë mënyre, për të parë sa e fortë jam.
Olsi ka treguar brenda shtëpisë se është shumë tip Don Zhuani. Gjithmonë kështu ka qenë?
Jo, mua nuk ma ka treguar asnjëherë atë anë të karakterit të tij. Jemi lidhur tre vjet më parë. Në fillim ishte tip anglezi, më pas u shqiptarizua, madje ishte shumë xheloz për mua.
Çfarë ndjen për Olsin?
Ndjej keqardhje, por më ka marrë shumë malli.
Që do të thotë se mbas daljes nga shtëpia mund ta shikosh mundësinë për t’u ribashkuar?
Jo, lidhja me të ka marrë fund një herë e përgjithmonë, mund të jemi thjesht miq asgjë më shumë.
Po nëse ai do të thotë se e gjitha kjo ishte një lojë, pasi aty fitoheshin 50 mijë euro?
Jo as për para nuk duhej ta kishte bërë. Olsi është djalë i zgjuar, më vjen keq por e shoh komplet të tjetërsuar.
Mamaja e Olsit ka thënë në një gazetë se, Olsi është i martuar. Ti dije gjë për këtë fakt?
Po unë e dija. Olsi është martuar rreth 6 vite më parë me një grua rreth të 60-tave, që punon drejtore e një banke në Londër. Natyrisht si të gjithë shqiptarët edhe ai aspironte për pasaportë angleze. Ka qenë një lidhje vetëm për këtë arsye dhe Margarita e dinte. Madje, ka ardhur 2-3 herë në Shqipëri dhe unë e kam takuar. Ajo e shikonte Olsin si djalin e saj dhe donte ta ndihmonte. Por më bën përshtypje pse duhej ta thoshte këtë fakt mamaja e Olsit. Mbase për të më ulur mua. Sinqerisht më vjen keq. Unë kam bashkëjetuar me Olsin tek shtëpia e prindërve të tij dhe e dija që e ëma kishte xhelozi për mua, por ajo nuk e kupton se duke nxjerrë të tilla gjëra i bën keq të birit, se mua s’ka çfarë të më bëjë.
Së fundi si mendon do ta fitojë Olsi “Big Brother”?
Jo, nuk ka për ta fituar dhe për këtë më vjen keq. Mendoj që “Big Brother” do ta fitojë Arbri.

Olsi është martuar rreth 6 vite më parë me një grua rreth të 60-tave, që punon drejtore e një banke në Londër. Natyrisht si të gjithë shqiptarët edhe ai aspironte për pasaportë angleze. Ka qenë një lidhje vetëm për këtë arsye dhe Margarita e dinte. Madje, ka ardhur 2-3 herë në Shqipëri dhe unë e kam takuar. Ajo e shikonte Olsin si djalin e saj dhe donte ta ndihmonte.

Ornela Caci PanoramaPlus

Foto nga Big Brother Albania 


13
Gjithçka ka nisur me një shkrim të botuar pak ditë më parë në një të përditshme.

 

Në një intervistë këngëtarja e njohur tregon që në repertorin e saj kohët e fundit ka futur edhe këngët popullore të Shqipërisë së jugut. Më pas ka treguar se kjo është mëse normale mbasi vetë ajo është nga jugu, nga Fieri. Por mesa duket e gjitha kjo është keqkuptuar pasi jugu i Shqipërisë në kopertinën e gazetës është transformuar në “Greqi”. Kështu lajmi se Rovena Stefa qenka greke, mori dhenë.


Mirëpo të gjithë e dimë qe Rovena është një këngëtare shumë e pëlqyer, sidomos në Diasporë, një target njerëzish këta shumë sensibël ndaj prejardhjeve dhe me shumë patriotizëm brenda shpirtit të tyre. dhe fansat atje shpesh e kanë cilësuar si Adelinën e Shqipërisë Rovenën për simpatinë që kanë për të. Mirëpo duket sikur sedra e tyre është fyer nga këto komente dhe ngaky keqinfoirmim.Keshtu mesuam se avokati i Rovenes ka pergatitur procedurat per ta çuar këtë çështje në gjykatë për të vënë në vend të vërtetën dhe për të mbrojtur dinjititetin a këngëtares. Po këto kohë këngëtares i është dashur të përballet edhe me të tjera shpifje në media, madje ka çuar në gjykatë një të përjavshme duke e akuzuar për ofeza dhe shpifje. Duke u kthyer tek këngët e jugut nga e cila rrodhën të gjitha komentet mbi prejardhjen e saj, ia vlen të përmendim se vetëm mbas shumë vitesh karrierë, Rovena provon me muzikën e jugut. Ajo ka lëvruar gjithmonë muzikën e Shqipërisë së veriut dhe atë asaj të mesme. Pat provuar me këngën “Djalë më bën magji” dhe nga suksesii kësaj kënge ka vijuar me rrymën turbo folk të këtyre trevave duke vijuar më pas me “Dasma”, “Llokum” etj. Shpesh në intervista ajo tregon se i është kthyer muzikës shqiptare tamam në atë kohë kur të gjithë rendnin drejt muzikës së huaj dhe rëndësinë e kësaj muzike e ka mësuar sidomos kur shkonte në diasporë ku të gjithë donin të dëgjonin vetëm muzikën e mirëfilltë shqiptare. Edhe pse incidentet e lartpermendura nuk janë të këndshme, ato nuk e kanë penguar këngëtaren për të vijuar me axhendën e saj e cila është si gjithmonë shumë e ngjeshur.Sipas burimeve tona, këngëtarja është çdo fundjavë e ftuar në diasporë pasi prefeorohet ndër të tjera edhe për të kënduarit live.Gjithashtu duket se e gjitha´kjo është me mjaft leverdi për këngëtaren e cila nga çdo koncert merr 4000 euro.Ndërkohë në verë thuhet se do të vijojë me diskon e saj në breg të detit në Durrës, një biznes ky i nisur verën e kalaur, por që pritet që këtë verë të zgjerohet akoma më tepër.

PanoramaPlus


14
Artikuj te ndryshem / Orinda: Jam e dashuruar
« on: April 18, 2008, 06:39:18 PM »
Bukuroshja me sy blu tregon projektin e saj te fundit per videoklipin e ri dhe per jeten e saj sentimentale. Baby-seksi me sybojëqielli, që dikur e quanin një lolitë simpatike nuk është më e tillë! Orinda tashmë është rritur, pasi ka provuar të dalë çdo ditë nga ajo ndjenja fëminore që karakterizon vajzën e vogël të familjes Huta.

Eshtë me këmbët në tokë dhe pranon të flasë për hapa seriozë siç janë fejesa e martesa në jetën e një vajze të moshës së saj. Por, 20 vjeçarja duket se po kalon periudhën e artë të dashurisë, por jo vetëm! Sapo ka publikuar edhe këngën më të re, si një bashkëpunim mes saj dhe grupit kosovar NRG Band. Të tjera detaje, Orinda i zbulon në intervistën e mëposhtme

“As fejesa, as martesa” titullohet kënga juaj më e fundit. Subjekti i këngës, duket sikur i shkon për shtat një vajze kapriçoze, që nuk do as fejesën, as martesën por do të jetë e lirë. E vërtetë?
“Mendoj se kishte ardhur koha që të nxirrja një këngë të re. Eshtë një subjekt i gjetur që më shkon për shtat me moshën që kam. Por, në një të ardhme jo shumë të afërt, nuk do më përshtatet sigurisht. Ishte një eksperiecë krejt e veçantë për mua dhe kam bindjen që ka dal një klip mjaft cilësor”.
Këtë herë keni bashkëpunuar me një grup kosovar, NRG Band. Pse bëtë këtë zgjedhje?
“Në fakt ishte grupi NRG Band që më zgjodhi mua për të bashkëpunuar, në mënyrë që gjithçka të ishte një risi. Unë pranova me kënaqësi sepse është një grup i suksesshëm jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Ndaj me NRG Band ia vlen bashkëpunimi”.
Po teksti dhe muzika, kujt i përkasin?
“Muzika i përket Besnikut, vokalistit të grupit, ndërsa orkestrimi Darko Dimitrov. Ky i fundit është një emër i njohur me të cilin shoh të bashkëpunojnë këngëtarë nga më të suksesshmit jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj”.

Videon e keni xhiruar në Kosovë apo Maqedoni?
“Po është e vërtetë që e kam xhiruar në Kosovë me studion e produksionit „Pixel”. Jam e bindur që është më comode të punosh me shqiptarë. Dhe kur komoditeti ndërthuret me profesionalizmin, gjithçka barazohet më pas me kënaqësinë”.
Mënyra sesi është realizuar klipi është goxha e gjetur. Ndërsa, keni preferuar një look jo shumë të rënduar, apo jo?
“Bëra këtë zgjedhje pasi pashë se vetë stili i këngës nuk linte hapsirë për ekstravagancë. Ndërkohë që, përpara prezantimit të videos, unë e kisha të ngulitur në mendje që tek publiku duhet të përçoja një gjë të thjeshtë e të pranueshme nga audienca e gjerë”.
Duke qenë se në tekstin e këngës ju flisni për fejesë e martesë, po ju vetë keni menduar për to?
“Nuk do preferoja të thoja shprehjen që pohojnë rëndomë bashkëmoshatarët e mi “ jam akoma e re”. Kam menduar për të dyja dhe jam e sigurt që do zgjidhja një person që do mi bënte të paharrueshme të dyja këto momente të jetës. Deri atëherë kam shumë kohë për veten time. Do mundohem të marr çdo gjë nga jeta e beqarisë“.

Ndërsa, nuk ishte hera e parë që vishnit fustanin e bardhë…
“E kam parë veten me fustan të bardhë në sfilatën e “Geraldina Sposa”, ku kam veshur tetë të tillë. Ishte një ndjesi e bukur, fustanet ishin të mrekullueshme dhe kjo për mua ishte një eksperiencë e paharrueshme
Orinda, vihet re që keni qendruar paksa në hije sa i takon pjesëmarrjen nëpër festivale të rëndësishme muzikore. Ke menduar të marrësh pjesë në ndonjërin prej tyre?
“Po, kam në mendje të marr pjesë në festivale, por nuk preferoj ta tregoj para se të vendos se ku”.
Deri më tani, të ka ndodhur që të kesh bërryla në rrugën tënde si këngëtare?
“Do gënjeja nëse do thoja jo. Ka ndodhur, madje shpesh ka patur ligësi të madhe në ato bërryla e xhelozira. Për mua është e rëndësishme që të vazhdoj e qetë rrugën time si këngëtare, duke bërë më të mirën për veten e publikun e gjerë”.
Kemi dëgjuar që kohët shkoni shpesh në Irlandë apo jo?
“Duke qenë se aty jeton prej vitesh ime motërm, unë shpesh i bëj vizita, sigurisht aq herë sa më jepet mundësia”.
Ke menduar të largohesh ndonjëherë nga Shqipëria?
“E kam menduar shpesh herë si alternativë. Por, nëse në peshore vendos Irlandën dhe Shqipërinë, padyshim që do fitonte kjo e fundit. Kam akoma gjëra shumë të rëndësishme për të bërë këtu në vendin tim.
Folëm për muzikën, fejesën e martesën, po realisht si po të ecën dashuria?
“Shkëlqyeshëm! Jam më tepër se kurrë e dashuruar“.

Ermira Isufaj : Gazeta Korrieri


15
Poezi / Ka burrë që di të thotë MË FAL ?
« on: March 29, 2008, 06:39:02 PM »
Me çdo gjallesë krahasohen
K`ta politikanët tanë
Veç me sjelljen njerëzore
Asgjë të përbashkët s’kanë.

Krahasohen lehtë me Gjarpnin
Nga mënyra si kafshojnë
Ngjajnë shumë me Gomarin
Nga mënyra si drejtojnë.

Krahasohen me Çakallin
Nga mënyra si sulmojnë
Kur e mbrojnë veten e tyre
Dhe Luanit ia kalojnë.

Nga natyra si kusarë
Në pushtet si pashallarë
Dhe fodullë dhe të shpëlarë
Hem të dhjerë, hem krenarë.

S’nxori një kjo “politikë”
Që të dijë të thotë “Më fal!”
Për ato që kanë ndodhur
Me dekada mbi shqiptarë.

Nisur që nga shtet’i parë
E në ditët që jetojmë
Nuk po dimë ndonjë burrë
Ta kujtojmë e ta nderojmë.

Zogu na mori paratë
E nuk tha “Më fal” qafiri
Ato që s’mori me vete
Erdhi i mori i biri.

Enveri vdiq pa na thënë
Na la pas kët’ klasë-rrumpallë
Që kurrë nuk i bëri goja
Ti thotë popullit “Na fal!”.

Ramizi është ende gjallë
Bën mirë para se të vdesi
T’i kërkojë popullit ndjesë
Atje ku puna nuk eci.

Berisha nuk kërkon falje
As për lekët, as për votën
As për qindra shqiptarë
Që vazhdon t’u hajë kokën.

Nano falje? Çfarë shakaje…
Një ditë kur t’i dalë rakia
Të jetë esëll të kujtojë
Ditët nga pushtet’i tija.

Racë e ulët, shifni botën
Dalin edhe thonë “Më fal!”
Për gabime që të tjerët
Bënë dyqind vjet më parë.

Ju u kap me presh në dorë
Por, jo falje nuk kërkoni
“..Rrini mos na hani m…”
Duket sikur po na thoni.

U dha ky popull pasuri
Që s’e kishit ëndërruar
U duket vetja të mençur
Ju lyrashë të zbukuruar.

Uluni me këmbë në tokë
“O popull, na fal” të thoni
Nxirreni at’fjalë të shkretë
Që shpirtin ta lehtësoni!

Ndryshe, popull kapi zverkut
Futua kokën në kanal
Mos i ler andej të dalin
Pa thënë njëmijë herë “Më fal!”.


Pages: [1] 2 3