Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - klodi27

Pages: [1]
1
Arti Shqiptar / Jeni dashuruar ndonje here pas nje pikture?
« on: December 12, 2007, 03:55:22 AM »
Jeni dashuruar ndonjehere pas nje pikture???
--------------------------------------------------------------------------------
Dje lexova nje tregim nja 50 faqe mbi nje djale qe u dashurua marrezisht pas nje pikture te famshme aq shume sa si te them ajo iu kuthye dhe ne nje fiksim dhe flinte dhe e vinte perballe ne dhomen e tij ku mund ta kishte me te lehte te bisedonte dhe t'i tregonte te fshehtat e zemres se tij.
Pra piktura ishte monologu i tij me vetveten.Dhe ne fund per te shpetuar disi nga bota e tij me pikturen dhe monologun me te ai arriti zemerthyer ta digjte perballe detit (subjekt i se cilet ai dhe ishte)

Tregimi me pelqeu shume veçanerisht gjuha e thjeshte e shkrimtarit qe te fuste ne boten e djaloshit dhe ne fantazite e tij.

Para disa vitesh pashe ne nje ekspozite nje poikture te nje piktori shqiptar dhe fatkeqesisht i kam harruar emrin artistit,por me e keqja dhe si titullohej piktura,por mund te them se ajo per shume kohe m'u be fiksim dhe shpesh e risillja ne mendje,kujtoja kuadratet e saj,ngjyrat dhe menyren se si piktori ishte perpjekur te shprehte pafundesine (pasi mos gaboj aty rrotullohej subjekti i piktures) dhe s'mund te them ne u dashurova mbas asaj pikture,por ama e kam çuar shpesh mendjen tek ajo dhe kam medituar mbi boten e artistit qe ka perfunduar ne ato viza e ne ato ngjyra.

Kur perfundova dje tregimin pikerisht m'u rikthye ne mendje piktura qe une vete e kam quajtur "pafundesi",ne mungese te kujtimit te emrit te vertete te saj dhe tani po ju drejtohem juve ne ju ka ndodhur te dashuroheni pas ndonje pikture apo a ka ndonje imazh a pikture qe ju ka mbetur per shume kohe ne tru dhe ju ka bere te mendoni per te dhe ate qe paraqet???


me respekt,
Enip.


Siartisti
Jeni dashuruar ndonjehere pas nje pikture???
--------------------------------------------------------------------------------
kurse une isha i dashuruar me ate qe kisha pikturuar.
Eshte e pamundur qe nje person te dashurohet me nje impuls kafsheror,edhe pse ne konkluzion ky impuls prodhon diçka te bukur por,eshte vetem nje show per nje mase te pakufizuar njerezish.
Arti prodhon dhe mbi te gjitha per te prodhuar s'duhet te shikosh me ndjenje por,vetem me synimin qe te perpiqesh te gjesh menyrat per te arritur diçka edhe neser.
Pra artisti eshte nje tip "prostitute" qe i sheh gjerat me syrin me te eger,siçthoshte edhe F.Mercury:-une jam nje prostitute i skenes.
siartisti.


siartisti
Deputet

--------------------------------------------------------------------------------
Jo" Fjalet".Une jam nje person tjeter.
Nje qe pretendon te jete artist s'e shikon edhe nga pseudonimi im.Ndersa A.P.eshte mesa duket nje artist ose me mire i informur shume ne boten e artit.
Ate dite kur une postova nuk me dha mundesine te shkruaja emrin dhe pass,por gjithçka ishte automatike.Pse?

nje vajze qe studion ne Rome dhe qe eshte teper e bukur me ka thene qe t'i pretendon te jesh nje ARTIST POR,NE FAKT S'JE ASGJE.Eshte e vertete,te shohim moj ti goca nga Roma.
Njeriu perpiqet te fluturoje por...ka njerez qe te kapin nga pas e te nuk te lene as edhe te ngrihesh sadopak...ti s'besoj ke pasur kete qellim...?Sepse une dua te jem zog e te fluturoj.

Fjalet po ky "Arti Shqiptar" seç po behet ineresant ne kete fillim viti-a mos ndoshta shqiptaret po fillojne te merren me pak edukim artistik dhe jo si gjithmone politik?

--------------------------------------------------------------------------------

armando200104-05-2002, 02:04
Te them qe jam dashuruar pas nje pikture do te ishte nje krim qe do t'i beja artit te piktures ne pergjithesi dhe nje kufizim te palejueshem shijimit te tij si adhurues ne vecanti. Megjithate persa i perket pikturave qe me kane ngelur ne mend jane shume por do te permendja dy punime provokuese qe me kane ngelur ne mendje per nje kohe te gjate:

"Kryqezimi" nga Francis Bacon si dhe po me teme fetare
"Madona" e William Blake.


2
Arti Shqiptar / Arti duhet të jetojë!
« on: December 12, 2007, 03:54:23 AM »
...çdo mengjes ngrihem dhe kembengul qe arti duhet te jetoje.Qe arti s'duhet rrezuar.Qe arti kerkon nje jete te sigurte dhe jo terrorizem fondamental.
...çdo mengjes ngrihem dhe e dashura ime pergatit nje kafe dopio,disa letra te rremujshme ne tavoline,skica te kthyera permbys,nje muzike e forte mengjesi(black blues),dhe rifilloj jeten bashke me tragjedine se arti po permbyset.
...çdo mengjes ekspresiviteti i ngjyrave,absurditeti i ndjenjave,çastet erotike te mbremshme,me ndihmojne se po jetoj perseri me artin.
.................................................. ................................
Arti dhe njeriu jane te vendosur perballe realiteteve qe ne njefare menyre shkembejne shume rreziqe,qe ne kombinim e siper,ndihmojne nje shoqeri te ngrihet apo te humbasi ne nje stad(me pak te zhvilluar)minimal.
Arti eshte per njeriun?
Njeriun e detyron artin te jetoje prane tij?
Arti pershtat transformimin koshient te njeriut ne nje qenie te vleresuar nga sistemi...?

Njerezit si qenie teper te evoluara,me nje kapacitet intelektiv te madh,me nje llogjike te kontrolluar nga senset e ndryshme,me nje fuqi libido(eros) te dashuroje dhe te permbushi kerkesat e tij,kane arritur edhe te krijojne ne sherbim te nevojave te tyre vlera te bukura.
Keto ne kohet antike,si muzika,filozofia,poezia,skulptura
ishin ne sherbim te nje klase shoqerore te zgjedhur,me nje kapacitet te madh per te qene te lire dhe jo thjesht
skllever qe vendosnin trupin e tyre per te manipuluar nje objekt e per ta kthyer ate ne nje subjekt me vlere per te tjeret.
Me vone ne ne mesjete njerezit,edhe pse kishin dalur nga nje erresire e forte,e pakuptueshme per njerezimin;mbase luftrat e fuqishme te barbareve?,ndertuan nje tjeter vizion rreth artit.Muzika,poezia,krijuan nje largesi me pikturen,skulpturen,arkitekturen,iu dhane dimensione te tjera qe ndihmuan te marrin nje tjeter karakter.Shume piktore filluan te ndjehen krenar pse ishin te zgjedhurit e nje oborri mbreteror,te nje kulti te madh besimi-Papati i Romes-,shume skulptor ngriten monumente ne memorie te heronjeve paraardhes,ata qe kishin sjelle boten civile dhe artistike deri ne ato kohe.
Arkitektura krijoi nje ndertim tjeter te konceptit te jetes per shoqerine...zhvillimi i madh kishte filluar,po vinin zbulimet dhe rritjet e ndjenjave njerezore,jo çdo gje do te ishte si me pare.

Ky ndryshim,mjafton qe per nje çast te hap nje liber te A.Hauser(historia sociale e Artit),rifillon dhe permbledh disa te dhena,ndoshta edhe personale ne koshiencen time per boten dhe subjektin numer nje Njeriu.
.................................................. ................................
Ishin njerez ato qe ngriten ne kohet antike te Greqise skulptura madheshtore dhe pallate te paperseritshme per nga permasat gjigande dhe te mrekullueshme;Ishin njerez artistet e rilindjes europiane qe i dhane jetes nje ndryshim te paperceptueshem,me zbulimet e perspektives,ngjyres etj.(P.della Francesca,Giotto,Van Dick).
Ishin njerez ato qe krijuan "Mona lisa","Il giudizio","La pietà",pra ishin Da vinci,Michelangelo-te medhenj,te paperseritshem,origjinal dhe mbi te gjitha artiste te kompletuar.
Ishin njerez te gjithe ato gjenerata artistesh(aq shume..)
qe e sollen artitn ne nje nivel madheshtor me organizimet,mjeshterine punuese,ne kohet moderne ku njerezit po rivizitonin organizimin shoqeror,po analizonin çdo perpjekje per nje jete me te thjeshte,me praktike,ku te jetohej nga te gjithe e jo nga nje klase dominuese;e pikerisht ketu ndodheshin artistet qe "zbriten" me fuqi per te mbrojtur diçka qe akoma kishte ruajtur vlerat e paperseritshme-dashuria per te bukuren!
Ishin njerez edhe ato artiste(te illustruar ne kete seksion)
qe nxorren artin dhe e sollen ne nje nivel te barabarte me progresin dhe zhvillimin e çdo fushe njerzore,kohet moderne te shek19-te.Monet,Manet,Matisse,Picasso,Degà,Van Gogh,Dalì e shume e shume te tjere.
M.Duchamp ishte njeri qe i dha konceptit per artin nje linje te re.Per kush e njeh historine e artit modern-ready made Duchampian eshte nje faze teper e rendesishme per te ardhmen e artit.
Ready made-Objekt i gjetur.Qe vendoset ne nje kontekst te vecante artistik ku prejardhja s'merr asnje vler,por vetem zgjedhja e artistit qe e quan ate veper arti dhe e lidh ne nje muze Arti."Fontana" ,e refuzuar ne ekspoziten"Armory show"ne New York me 1917.
Ndersa illustrimi ne kete seksion quhet "Gran Verrè".

Artiset pas luftes se dyte boterore ishin njerez,ato qe e rishikuan artin dhe ndertuan vlera artistike qe gje tjeter s'ishin perveçse pasqyrimi i nje jete te rendesishme per te gjithe.Ekspresionosmi Abstrakt ne Amerike,Arte Povera,Arte minimal,Pop Art,Iperrealismi etj jane te gjitha rryma artistike qe jane fryte te njerezve ne bashkpunim me te ngushte me jeten dhe me ndryshimet e saj.

Edhe ditet e sotme njerezit prodhojne vlera te medha artistike,pse thuhet te medha?Sespe çdo here,ne çdo periudhe vlerat artistike jane te medha sespe perfaqsojne nje ndryshim shpirteror te botes dhe vendosin ne pah vlerat e nje shoqerie ne zhvillim e siper
qe krenare apo jo,per njerezit e saj,ashtu indiferente dhe teper e pacipe,vazhdon akoma te rezistoje ne baze te se mires dhe se keqes.Dante Aligheri thoshte:"Duhet te ruheni nga ata njerez qe thojne qe s'kam provuar as te miren e as te keqen".
Te gjithe jemi njerez,dhe krijojme situata te mira dhe situata te keqija.
Psh.Shembja e Twin Towers,bombardimet ne Afganistan,Kllonimi human,jane vepra(artistike)njerezore,edhe ato qe i projektuan ishin njerez.



Pages: [1]